Rreth trilema

Historia e mardhënieve njerëzore ka deshmuar se si e shkuara i ka dhënë përherë ngjyrë së tashmes, dhe si rjedhim dhe e tashmja do të lërë gjurmë dhe do të fragmentarizojë analet e se ardhmes. Duke u nisur nga ky koncept nuk eshte e veshtirë te dalloshe cka ka ndodhur e po ndodh ne realitetin shqiptar. Mbit të gjitha në rastin e Shqipërisë është më se evidente se ajo cka bëhet si pjesë e se tashmes është në një masë të madhe një ndikim i ngjarjeve historike, në më të shumtën e rasteve të dhimbshme për një vend e për një komb si Shqipëria. Mungesa e vazhdueshme evirtytit dhe përkushtimit si vlerë, e një ndryshimi benign dhe shterpësia në ide çuan në krijimin e një vegle e cila do te shërbente për ngacmmimin e një ngarkese të akumuluar në kohë.

Kjo ngarkesë është rezultat i një kohe të gjatë mendimi, analize dhe eksperience e përftuar mbi bazat e nje diversiteti dhe larmishmerie mardhëniesh njerëzore. Konkluzoni?! Marrja perisper e nje misioni me qëllim ndërtimin e një vizioni sa më të prekshëm në realitet. Qëllimi i “Trilema” është krijimi i nje elite që nëpërmjet një bashkpuinimi konstruktiv të parandalojë pasqyrimin e efekteve dramatike të së shkuarës në të ardhmen dhe në të njejtën kohë të krijojë paradigmat per ndertimin e një sistemi te ri vlerash.

Këtu do jete pika e takimit e asaj kategorie intelektualësh të cilët mendojnë dhe besojnë se nëpërmjet ballafaqimit të ideve,opinioneve dhe analizave mund te përftohet një sintezë që do të shërbejë si themel mbi të cilin do te mbështetet një filozofi e re drejtuese. Nevoja per profesionalizem, kapacitete dhe integritete të forta morale po bëhet gjothmon e më domosdoshme për shoqerinë shqipëtare. Jo se keto te fundit mungojne, por mungesa reale e nje mundesie perfaqesimi në kuadrin e një alternative që përmban lirinë e mendimit dhe të shprehurit pa u mbytur nga meskinitete të formave rudimentale dhe ato të reja të formuara nga vicioziteti që ka shoqeria jonë, ka bere që këta zëra të jenë një kakofoni e pa organizuar dhe në rastin më të mirë një personalitet i djegur në viciozitetin e fortë të realitetit shqipëtar.

Duke qënë koshient për veshtiresite dhe pengesat e kësaj sipërrmarje është shumë e rëndësishme të krijojmë një ambient që të nxit dhe proklamojë ballafaqim në rang ideshë dhe jo në rang të një lufte personale individësh. Një hap i till është shumë i rëndësishëm për krijimin e një komuniteti i cili me vonë mund të identifikohet si alternativë në politikëbërje dhe vendimmarrjen e përgjegjëshme të munguar në shoqërine tonë. Cfarë qëllimi praktik do të kishin politikat në qoftë se nuk do të ishin për njerëzit?! Pra krijimi i një sistemi të ri vlerash e politikash duhet të ketë si pike referimi shoqerinë.

Tregoi miletit: