Përroi Psiqik / Sociale

Gjithçka merr fund kur del dielli

Thonë që udhëtimet të pasurojnë shpirtin e mendjen bashkë. Të udhëtosh, literalisht të marrësh çantën me rroba e të ikësh gjetiu në ndonjë shtet me qytete simpatike që kanë histori, art, kulturë, dhe ndonjë erë të mirë është tjetër për tjetër nga udhëtimi i mendores. Udhëtimi i mendores ështëporopia që merr mendja dhe shpirti në ndijesinë ku ndërgjegjia është gjyqtare e rrethanave në tëcilat ti je vënë ti përjetosh. Dhe si çdo gjë në këtë realitet, në varësi disa rrethana janë të mira, disa të këqija, disa surreale, e kështu me radhë. Ose të paktën kështu të duken ty.  Udhëtimi i mendores si në të shumtën e herëve […]

Letersi / Përroi Psiqik / Sociale

Të vdesësh në paqe

Në shkollë të mesme hoqa dorë nga diskutimet filozofike dhe metafizike pasi bëra relativisht shume prej tyre dhe gjjithmonë përfundonin pa diçka të qartë, pa fitimtar idesh, dhe pa objektiv, por me shprehjen: kështu mendoj unë ose unë kështu e besoj. Në përfundim nuk kish asgjë interesante për tëmësuar. Ndaj dhe kjo nuk është çështje diskutimi metafizik për vdekjen, edhe pse paradoksalisht nuk e mendoj ndonjëherë. Ideja është tjetër gjë, ka të bëj me jetën, ose të paktën atë që quhet e till. Më merr tim […]

Përroi Psiqik / Sociale

Mirushi

Më lejo që që në krye të radhës të them se unë nuk e njoh personalisht Mirush Kabashin. Nuk kam patur tëbëj me të dhe asnjë marrëdhënie tjetër. Normalisht, e njoh nga puna njerëzisht hyjnore që ai ka bërë, pra si spektator dhe adhurues arti. Në jetën time jam ndeshur veç një herë me të në një event që as vet nuk e mbaj mend ku ishte. E them këtë sepse ndijesinë e mbaj mend shumë mirë. Në atë lukuni njerëzish na u kryqezua rruga dhe shikimi dhe për respekt u afrova ta përshëndesja. Kur per […]

Përroi Psiqik

Gjoja

Në vitet e para të punës si shërbetor i dijes (pedagog) ndër vështirësitë e tjera ishte shpjegimi i disa koncepteve për studentët rrishtarë. Jo thjeshtë shpjegimi, sepse ajo punë nuk do ndonjë kallauz të madh, mjafton u’a thua dhe po nuk e kuptuan siç ndodh rëndom varja. Por unë e kisha me aq pasion sa deri në rreshtin e fundit desha të shikoja në sy që ishte kuptuar koncepti pavarësisht aftësive konjitive të studentit. Unë besoj dhe mendoj, se një ndër avantazhet e mia […]

Përroi Psiqik

Iluzioni i kohës

Pse ke frikë nga vdekja? – tha si të kishte folur nga përrejtë e çmendur të eksperiencës që zakonisht të japin një peshë të fortë kur flet pavarësisht sa i ri apo e re je. Dhe të mendosh që diskutimi nuk kish lidhje fare me vdekjen, të paktën mua as më shkon asnjëherë në mend. Gjithçka nisi me një artificë që unë e krijova në bisedë e sipër për të […]

Përroi Psiqik

Ikën të mirët

Është e vërtetë që ka të bëj me natyrën e njeriut, me formimin, edukimin, shumë nga familja si është rritur, sa dashuri ka marre, sa ka lexuar, dhe ndoshta nga ndodhitë në jetë që e kanë formuar të mira apo të kë qija qofshin. E kam fjalën për ato që ndikojnë te energjia se si i jep drejtim jetës një njeri dhe sa intensive e jeton. Po flas për një […]

Përroi Psiqik

Kurvat janë më mirë

Kur isha i vogël dhe dëgjoja fjalën kurvë nuk kisha aspak një konotacion negativ për të, edhe pse e dija që ishte sharje. Me mendjen genuine dhe me sytë e një fëmije që nuk i ka parë akoma bordellet e jetës, kur e dëgjoja e kuptoja që ishte sharje, por që nuk më jepte ndonjë ndijesi negative, përpos faktit që nuk e dija se çfarë ishte kurva. Në atë moshë, […]

Përroi Psiqik

Kaps

Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë  – Keto jane fjalet e Dom Gjergj Metës për të cilin kam shumë respekt. I dashur lexues u bë kohë që […]

Përroi Psiqik

Omertà dhe roli

Që nga koha e qoftëlargut shoqëria jonë është ngritur mbi një fasadë ku të gjithë njerëzit jetojnë rregullisht për të tjerët. Mëkati më i madh kur të jepet vetëm një jetë, të paktën për ne që nuk i japim më shumë rëndësi jetës së përtejme se sa kësaj që kemi sepse do preferoja që virgjëreshat ti kisha në këtë jetë dhe jo në tjetrën, është të mos e jetosh atë […]

Përroi Psiqik

Të bësh paqe

Po të drejtohem ty që ke humbur shpresën, ty që ke dhënë shpirt, ty që nuk të shkon në mendje se ka gjë ndryshe, ty që të ka humbur zembereku i ndërgjegjjes apo nuk ke diçka të till fare, ty që nuk e ke nocionin e kohës dhe nuk e ndjen sa shpejt po të ikën jeta, ty që do të martohesh dhe pllenohesh shpejt të mbyllësh hesapet, ty që […]