Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Ooo  Bambagjysh!

Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps   Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat.

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Vera e mbathur (II)

Me gjithë pritjen për punën, këtë verë u pa se kohë të vështira po jetojmë. Janë shumë të vështira, e kam seriozisht. Ndonjëherë ngushëllohem me faktin që e gjithë bota është në krizë vlerash, por kur dal jashtë kësaj qerbelaje, ose kur kujtoj vitet e shkollës e punës jashtë nuk më del hesapi.  Njerëzit ja vënë fajin politikes dhe e kanë shumë gabim. Ata që ikën, e që u duket […]

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Vera e mbathur (Pjesa I)

  Kur shkruan rrallë është dhe mirë dhe keq. Në fund të fundit, si me çdo gjë – apo jo? Në qerbelanë ku jetojmë është mirë, se akumulon perla, por është keq se i bie të shkruash gjatë dhe unë e di që ti e ke tmerr të përqëndrohesh gjatë në një shkrim, po nuk pati imazhe kompromentuese ose një përmbledhje të bidait. Por unë e di që ti lexuesi […]

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Butaforia e rinisë së përparimit dhe amerikanët!

Si çdo gjë në këtë vend, që të ftillohen njerëzit, duhet që një fenomen të saturohet në atë pikë sa të të vijë për të vjellë ose duhet të vdesë njeri. Që ta konkretizoj: i ke parasysh ato streçet e femrave me leopard? Kur nuk ngeli dhe burrë pa i veshur ato atherë e kuptuan femrat që nuk mbante me ujë pilafi. Ose, e ke parasysh kur flasin njerëzit për […]

Politike / Shtypi / Sociale

Opozita kaps

Kjo vjeshtë ka për të qenë e bukur, jo për arsyen se morra 20.000 lekë gjobë për vonesë të deklarimit tatimor, por se kam një ndjesi të brendshme që më bën të besoj se do jetë e tillë. Sidomos pas një vere të veshtirë ku përvec vapës, thatësire ishte dhe ekonomia e shoqëria bashkë. Pasi vijuan aksionet për ribërjen e shtetit një e nga një, njerëzit ngaqë u mësuan keq, […]

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Për fushatë i bëj të gjitha…

U bë kohë që marr vrull të zografis ndonjë gjë, por sa herë më vjen, bëhem gati dhe prapë ikën. Është njësoj si ajo ndjesia që të shkohet në banjë aq shumë dhe sa arrin te dera nuk të shkohet më… Megjithatë, jo se nuk ka material për t’u marrë, apo situata, apo njerëz, sepse dhe stof ka dhe gallatë ka, por edhe ditëzinj ka. Mirëpo janë bërë aq shumë […]

Analize / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Cudirat e vitit te vjeter, dhe hallet e te riut

Ne që kemi zgjedhur të jetojmë në këtë qerbela në krahasim me ata që jetojnë se nuk kanë nga tja mbajnë, kemi një avantazh! Avantazhi është se ne nuk jemi pjesë e asaj që të gjithë e dinë se çfarë ndodh por asnjë nuk flet.  Do thuash ti lexues i dashur në pritje të open-barit të vitit të ri, po çfarë bëni ju ndryshe nga të tjerët? Ne nuk flasim […]

Politike / Shtypi / Sociale

Bordell

Para se shthurja e shtetit Grek te ndodhte nje panorame e till si kjo me posht pasqyrohesh ne mediat nderkombetare.   Ne shkrimin me posht e marre nga MAPO.AL vihet re se deputeteve u aguhen qera, mbi 100 mije dollare kohe telefonike, dhe me interesantja eshte se parlamenti ka hapur procedurat per nje makine te re se me rente pika mua ajo qe ka krietari tani qenka shume e vjeter […]

Analize / Letersi / Shtypi / Sociale

Pse shkruan në errësire dhe kush lexon në errësire?!

Problemi më i madh në shtypin e shkruar shqiptar është mungesa e ideve dhe argumenteve që mbështesin këto ide. Kjo mungese nuk vihet re vetëm në këtë aspekt të jetës shqiptare por dhe me tej, për të mos thënë që është karakteristika kryesore e saj. Në një shoqëri të majmunizuar është normale që një zhvillim i tillë ku çdo gjë që pre-supozohet të jetë e re, pas pak merret vesh që është kopjuar, […]