Kërkoje kuptimin në galeri!

Publikuar më: 28/07/2010
galeri

Shiko se janë muzet dhe galeritë e artit falas sot, a ikim në ndonjë? – Po, thash. Pse jo, ti e di që unë vdes për art. Po ku do vemi se unë se kam idenë fare? – Do ikim te Galeria e Arteve Moderne? – Thashë po pa e mendua më tej, vetëm se në mendje po qeshja. Sa herë dikush më përmend artet moderne më kujtohet seriali “Fiiends”, dhe pikërisht Chendler kur thotë: “You call that art?!... I can do that!!”

Megjithatë, prit ti them dhë një shoku se mos vjen, se mendova më shumë bën dhe gallatë në këto kopshtet e arteve. Siç isha para kompjuterit bëj të marr telefonin dhe duke parë ikonën e Skypet kujtohem, ore po pse harxhon lekë kot?! I shkruaj shpejt e shpejt a do vije apo jo, dhe më kthen përgjigje duke thënë jo. Zakonisht nuk pyes pse po thashë te bëja pak ‘humbor’ dhe ta pyesja, e më pas të merrja përgjigjen e yakonshme se po lexoj ose diçka të tillë me karakter ‘intelektuhal’. Do ti që s’doli humbori?! – Më tha jo se e kam lënë për të dalë me tjetër. Ahh.. mor thash ç’me doli huq.

Nejse, pasi dolëm në një të ftohtë që të thante fytyren, por çuditërisht me një diell gënjeshtar që kur e shikon nga dritarja të thotë që dil një xhiro se në shtëpii kot rri. U ngatërruam nja dy herë rrugës. Domosdo, nuk u mesova njëherë në këtë qytet të vogël, me një neutralitet të tëmershëm (as interesant as i mërzitshëm) dhe me femra të bukura. Si përfundim mbrritëm te galeria dhe unë që mendoja akoma për Chendlerin. Të them të drejtën mu duk sikur kishte pak njerëz, duke menduar se ‘keta’ kur ka gjëra të tilla falas e shprehin dashurine për artin në superlativë.

Kur po hyja brenda u zhgënjeva pak se nga korridori shumë i bardhë dallova një seri fotografishë të varura në mur dhe që vazhdonin deri në fund të murit të bardh e të gjatë duke të krijuar atë idenë klishe artistike të vijës që e shikon në fund si pikë. U zhgënjeva se kur mendoj për galeri të artit kontemporan imagjinoj gjëra abstrakte ose futja kot, se kështu janë këta modernët me shpirt të ndjeshëm artisti dhe fantazi komplekse multidimensionale. Me pakë fjalë një tuf me budalliqe.

Mblidhe veten thashë, e Dielë është, ke kohe në shtëpi për të lexuar ke! Ngrita supet dhe thash hajd ta fillojme me këto fotografitë, kushedi se çdo nxjerri më tutje ky labirinthi i kësaj galerie. U afrohem fotove dhe ç’të shikoja. Ky po që është artist mendova. Tre a katër të parat tregonin një artist gjerman (mendova nga emri) që ishte zhveshur nudo dhe kishte lyer trupin dhe u tregonte njerëzve se ç’farë bëhet kur zhvishesh nudo dhe lyen trupin me bojë. Hehe nënqesha duke menduar, po këta të galerisë me gjerman gjetën ta hapin galerinë, ata janë o makaber o pervers në art. Më vonë mora vesh se artisti ishte austriak, vëllai i vogel gjerman(!).E di që ky është një paragjykim banal dhe e mendova gjithashtu kur po mendoja këtë të parën, por kur kalova pesë fotografitë e para e kuptova se nuk më kishte gënjyer arsyetimi i bazuar keqësisht në stereotip. Nuk jam kundra, ai mund të jëtë art por mund të jetë dhe makabritet. Për të përshkruar vetëm një prej tyre, dhe këetu nuk jam aspak selektiv ne përzgjedhje, ky tipi laskuriq ishte shtrirë në dysheme i lyer me bojë të bardhë, mbrapsh dhe me këmbet hapura në mënyrë që i dukeshin allatet e dala si me presion nga ngjeshja e trupit të tij me dyshemenë. Në krah të tij ishte një bebe, çuditërisht e rregullt, në një jastik që shikonte diku në ‘horizont’. Mendimi i parë që më erdhi ishte, ore e kap ndonjë nen këtë artistin për abuzim me femijët?! Eca më tutje dhe ç’te shihja! Këto po që janë interesante! Ishte një seri fotografishë që artisti argetohesh me penisin e tij. Njëherë i vinte një gjysëm peshku përpara me gojë hapur, njëheë ca gjëra që nuk i kuptoja, dhe njëherë ca fasho me gjak dhe një spatë dhe një brisk dhe një... Ore po ç’do të thotë ky vallë?!...

Kisha ngec te ajo fotografia ku ai lakuriq ashtu siç ishte i kishte veshur penisit të tij një zgavër peshku me gojë hapur dhe me sy sikur të shikonte. Po që qenka e lezeçme, mendova!!! Kur papritur më bëri të lëvizja një ‘daulle’ me një kapuç në kokë ku me një të klithur prej budallai u turr drejt fotografisë duke e treguar me gisht. Ktheu kokën dhe më pa me ato sytë jeshil që i ndriçonin si sytë e një të çmenduri, si për ti shtuar pak surealizëm dhe absurditet ambjentit. Thua ti se kjo po mungonte! Dashke muhabet er dreq, thash, po mua ma ka ënda të shikoj art kontemporan akoma. E pa që nuk bera zë dhe iku. E ndjek me sy për nja pesë metra dhe vë re atë që nuk duhet të kisha vënë. Nuk po e përshkruaj si ecte, por vë bast që ai ka qënë nga Lomza.

Për ti rënë koridorit te çmendurisë shkurt po them që pash dhe ca ‘vepra arti’ të tjera si: një mur të lyer me gjak, ca mure të vizatuar shëmtuar, një rrotë karoce, ca vizatime tekstili, një bluzë me gjak, nje çun që shurroste në lavaman, një që fliste për ëndrat që kishte parë etj. Thashë me vete të dëgjoj njëherë ç’ëndrra shohin këta se vetë u bë një dynja që nuk shikoj. Kam një shok që më thoshte dikur se ëndrrat duhen shfrytëzuar. Po ç’të shfrytëzoj unë kur nuk i shikoj?! Akoma se kuptoj ku e ka patur idenë ai!

Që ta mbyll rrëfimin! Andej dola me dëshirën që të bëhesha artist i artit kontemporan. E para thashë, tingëllon bukur si titull, e dyta justifikon veten edhe nëqoftë se nesër dej nuk e mban dot familjen se thua që nuk e vleresojnë njerëzit artin se janë budallenj, e treta qënka e lehtë fare të bësh art të tillë dhe nuk ka as kosto.

Mendova të merrja nje vezë të pa zier dhe një gozhdë. Tu beja nje fotografi kështu më vete te ndara nga njëra tjetra, pastaj të ngulja gozhdën te veze, pastaj të zieja vezën dhe ti ngulja gozhdën, pastaj ta ndaja vezën dhe ti ngulja gozhdën. Dhe kështu u bë një set fotografik me këto. Por problemi është se duhet ti japësh një kuptim çdo fotografie. Se aty te galeria në anë të çdo vepre ke medemek kuptimin ose atë që njihet botërisht me ‘ç‘ka dashë të thotë autori’. Po unë thash ç’kuptim ti jap vezës dhe gozhdës? Ja pra ku qendron arti tu japesh kuptim krijimeve të tua!

Ore, po pse njeriu duhet të kërkojë kuptim për gjërat që nuk kanë kuptim dhe nuk e gjen kuptimin te gjërat të cilat e kanë atë?!

A nuk është kjo pyetje artistike?!

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}
Pëgjigje artistike për pyetje artistike.IT'S IN YOUR HEAD ! Arti i vërtetë krijohet plotësisht në elektrizimin e mendjes. Lëvizje neuronesh,mendime të vrullshme,perceptime avangarde dhe një pluhur cmendurie. Në kutinë e "overthinking" zbulohet vërtet se cfarë ka kuptim !Gjithë format e tjera që i paraqiten publikut janë një përpjekje për t'i treguar botës që ti ke zbuluar atë që ka kuptim. Cfarë është kjo? E zëmë se lexove një libër me të cilin lidhesh në nivel superior,e ndjen . E përqafon ,i mer erë fletëve dhe kupton që t'i nuk je egoist,prandaj do t'i dhurosh atyre që ke afër të gjithë copezat e emocioneve që ke ndjerë faqe pas faqe. Ndodh që t'a përshkruash historinë me aq pasion sa të gjithë e kërkojnë librin.Ndodh që nuk shprehesh dot ose ata që ke afër nuk lexojnë dhe ti nuk transmeton dot asgjë.Në rastin e pseudo-artit kontemporan ,ty përpiqet të motivojë të lexosh librin dikush që s'i ka parë as titullin .......... Arti i papërpunuar qëndron tek ndjenjat e tua mbi librin dhe vlerat e tij , jo tek forma si e solle për audiencën. Të prezantosh artin dhe gjërat që kanë kuptim në trajta karizmatike për audiencën kërkon durim, këmbëngulje ,praktikë intuitë dhe frymëzim. Want to experience art? Enter your mind .Enter the mind of an artist!

Artikujt më të fundit