Forumxhinjtë

Publikuar më: 05/12/2012

Ndikimi i teknologjisë në kohën e sotme është më i dukshëm se kurrë. Tani po e vë re se sa i rëndësishëm është facebook-u, duke parë se dërgoj një ftesë te të njohurit e mi për të parë faqen dhe në 200, përgjigjën 3 vetë. Nuk e dëgjova një mikun tim që më thoshte para ca kohësh se sa e rëndësishme ishte të kishe "frendsa" dhe se sa e rëndësishme ishte të të bënin "lajk". Megjithatë ideja e forumxhiut nuk më vjen nga çfarë thashë më sipër, por nga realiteti virtual që është krijuar në saj të teknoligjisë. Për hir të së vërtetës gëlltis shumë gërma në ditë dhë pjesa më ë madhe e tyre (për të mos thënë të gjitha) janë virtuale. Kur lexon artikujt në interntet, një rutine e zakonshmë është të shikosh seksionin e diskutimit (ose rëndomë, të komenteve). Kam kohë që ndjëj emocion më shumë kur i drejtohem asaj pjese se sa vetë artikullit, madje në disa raste lexoj vetëm titullin dhë kaloj direkt e te fundi i faqes. Kjo është e vërtëtë edhe pse më vjen keq ta pranoj pasi shkruaj vetë. P.sh. nuk e di se sa persona do kenë arritur te kjo fjali tani pasi të kenë nisur së lexuari. Megjithatë aty, pikërisht aty te ai fundi i faqes bëhet dhe më interesant diskutimi për arsye se aty ruhet një anonimitet që është si mburojë për emocionin e fillestarit, për frikën e të emocionuarit e kështu me radhë. Ky anonimitet u jep të njëjtin efekt mendimeve siç u’a jep dhe nata. Njerëzit natën mendojnë ndryshe dhe ditën ndryshe. Madje ka raste që disave u vjen turp në mëngjes kur shikojnë së ç’kanë bërë me atë mendjen e natës. Kështu pra dhe në internet jo se e perceptojmë botën ndryshe, por shprehemi ndryshe. Më pëlqejnë shumë forumxhinjtë! Kur lexoj median e huaj aty gjen tipa që me një batutë të zgjasin ditën. Këta tipat e internetit kanë një perceptim virtualisht të mrekullueshëm për atë që ata shprehen. Kanë një qasje që duket haptazi që nuk e përdorin internetin për të fshehur frikat e tyre dhë emocionet e ndrydhura, por per të ndarë atë që realisht mendojnë dhe ta ballafaqojnë me të tjerë. Por përvec perceptimit që kanë (dhë që për mua është i paparë) kanë dhë një harmoni që është për tu cuditur. Ndodh që dikush bën një pyetje aq idiote sa të gjithë që e lexojnë e kuptojnë se sa i pa informuar është ai tipi, por prap i japin përgjigje pa e ofenduar dhe në shumë raste me ironi dhe humor, saqë dhe i prekuri e kupton e qesh me të. Sharja më e madhë që mund të hasësh është: "moron". Kur zë të mllaçis pjesën shqiptare të këtyre seksioneve të diskutimit është një realitet ndryshe. Aty dallohet rëndesa e të shprehurit, mediokriteti dhe mungesa e vlerës së fjalëve. Duket që ai tipi që ka shkruar nuk do të ndajë një mendim, por të shprehi një emocion, të shfryjë një duf apo të shajë dikë. Gjithë këto sepse në jetën e përditshme është aq i frustruar saqë kur vjen te ajo kutia "Send Message" i duket i vetmi kanal shkarkimi. Në pjesën e komenteve në gjuhën shqipe dallon partizanizmin e këtyre njërëzve, llogoret, cinizmin ndonjëherë, papërgjegjshmërinë, pafytyrësinë dhe pa-të e tjëra. Po ashtu nuk përton njëri të të shajë me kalibër shtëpie, ose për të të thënë komunist nëse nuk je dakord me të, ose fashist nga krahu tjetër, po aty gjën dhe kushtrime ja vdekje ja liri në 2011, po ashtu dhe njerëz që bëjnë si të preokupuar etj. Kjo situatë shkon përtej frustrimit sepse unë do të kuptoja një shqiptar që shkruan nga Babrruja ose nga ndonjë humbëtirë e Shqipërisë, ose nga ndonjë debil lagjeje që ha fara gjithë ditën, por unë nuk kuptoj kur këto reagime vijnë nga njerëz që për një kohë të gjatë nuk kanë patur të bëjnë me realitetin shqiptar. Me njërëz që janë mëse të shkolluar dhe që janë pjesë e realiteteve të emancipuara. (mesa duket nuk të bëka shkolla) Kjo është për tu shqetësuar sepse i mëshon asaj historisë së vjetër që shqiptarët janë majmunër (kjo është temë tjetër). Personalisht e lidh me sistemin dhe format se si edukohen njerëzit dhe me format që të mbështjellin kur ti je në një realitet të tillë, si ai shqiptar. Dua të them, që si popull më shumë bëjnë gam-gam se sa janë njerëz të punës ose të aksionit, siç thonë amerikanët. Nuk me vjen hiç mire që po bëj një gjykim të përgjithshëm, por për hir të argumentit më duhet ta bëj. Të jap një shembull konkret: Po u drejtohesha disa miqëve të mi që e shesin veten për "intelektuhalë", kur u thashë për të më ndihmuar me artikuj ndodhi egzaktësisht kështu. Njëri më mbajti për një vit e gjysëm me gënjeshtra, tjetri gjashtë muaj ndërsa tjëtri më ka hequr dhe nga skype fare. Se sa budalla jam unë që kam pritur kaq shumë është cështje tjetër! Por thelbi mbetet në vend tjetër, pra unë përpiqem të hedh poshtë aludimet që një pjesë e mirë e shqiptarëve janë si majmuni dhe i përafroj ata me qenin, pra gam-ham. Fabula e gjithë historisë është së nuk gjendet morali prapa mburojës së virtualitetit, e as duke i thënë vetes në mëngjes se je i bukur e seksi, ose “aj lajk maj sellf” etj si këto. Kompleksimi që ka shoqëria shqiptare është i tmerrshëm. Pak rëndësi ka se kush je dhe se sa ke (e kam fjalën në kokë e jo në xhep), çfarë do që të thuash do të jesh i paragjykuar, që pa hapur gojën. Forumxhinjtë shqiptarë janë më shumë si ato kanalet e zeza që për fat të keq prekin më shumë atë pjesë të shqiptarëve që është jashtë Shqipërise, atë më të ndjeshmen. Kjo është normale sepse ai qe është në Shqipëri nuk hap forumin për të marë vesh realitetin, por e jeton atë. Mirëpo largësia e shkretë ka pak a shumë të njëjtin efekt si nata, të rrit emocionin e të përthyen optikën e logjikës! Si rrjedhim nuk gjykon më me llogjikë, por me emocion dhe automatikisht gjykimi yt do jetë ose i gabuar ose nuk hyn në punë. Më e keqja është kur individë të ndryshëm takohen në një pike të tillë dhe ngushëllojnë vetveten me gjykime të tilla. Pa pritur ata kane formuar një turmë patetike emocionale e cila të drejton drejt një spiraleje qe i con drejt nje tatepjete logjike. Kjo pra pak a shumë është shoqëria shqiptare, ose më mirë ajo pjesa virtuale e saj, ku fjala nuk ka rëndësi dhe kur nuk i le vend fjalës do shahesh e do përleshesh, ku argumenti nuk ka lidhje me idetë, por me personalen dhe ku pala përballë teje është armike sado anonime të jetë ajo. Ndoshta e kuptoj pse shqiptarët nuk të rrinë më përballë, por kanë mësuar të të rrinë nga mbrapa me lezet. I dashur lexues, shpresoj të mos jesh trashur. Duke e ditur se sa e rendësishme është pjesa e fundit shpresoj që të kesh arritur deri te kjo fjali...    

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit