Gjendje

Publikuar më: 05/12/2012
gjendej

Në pikun e monotonisë, në pikun e trashjes mendore, në pikun e daljes nga orbita, në pikun e ciklonit të rrethanave, ishte një qetësi që vetëm në dukje mund ta quaje të tillë. Një qetësi që ngjasonte më shumë me atë cipën e qumshtit, e cila mbulon c’ka ndodhet poshtë. Të dy kishim marrë një shikim të përtejëm dhe po mendonim mundimshëm në sinkron, në një diapazon kohor nga një pikë relativisht e afërt e së shkuarës, e deri pak përtej së tashmes.

Ishim përqendruar fort, duke marrë parasysh rrethanat. Ishte pas mesnate, duhet të kishin kaluar dhe nja dy orë. Përreth ishte një gjelbërim i shtirur që jepte përshtypjen e parë për pastërti, më tej kalimtarët e vobektë dhe te pakët në numër. Tutje jeshil-llëkut, duke filluar nga e djathta para dhe në të majtë, ishte rrugë. Vetëm te rruga para kalonin makina tek tuk, por që largësia dhe lumi i vogël që kalonte perballë e mbysnin zhurmen e tyre, ajo vinte vetem si një ofshamë e dobët që përpiej nga qetësia. Kalonin aq pak njerëz, saqë asnjë nuk shpetonte pa u komentuar apo pa u parë mirë.

Diskutimi, një pjesë e të cilit kishte ngjyra retrospektive, ishte mbështjellë me atë energjinë e natës. Edhe pse të dy e dinim se mendimet e natës nuk jane njesoj me ato të ditës, prap vazhdonim ti mbushnim mendjen njeri-tjetrit se pak a shume po flisnim në ajër, po në ajër për mirë.

Se c’më kishte kapur një frymëzim, po aq i madh, sa kisha zell për të analizuar cdo gjë, më dukej kthjellët, por intensiteti me të cilin po mendoja nuk ishte i njejtë me atë që po i flisja. Përpiqesha ta shisja veten për më të qetë përmes fjalëve që nxirrja.

Po do që ai bëri të kundertën, filloi të fliste me një vullnet të cuditshëm; nga guximi i këtij vullneti vetëm “nxirrte”…

Një gacmim rrethanor mjaftoi, ndaloi dhe tha: “Do ti provoj të gjitha në jetë… gjithmonë moralin e bëjnë ata që si kanë provuar”.

E thithi fort cigaren, bëri sikur e përtypi tymin, mori kohën sa të kënaqte mushkeritë me atë shtëllungë dhe filloi prap: “Të gjithë ata që nuk pinë drogë thonë se ajo krijon varësi… Tani po më kalojnë në kokë ca imazhe të gjerave që si kam provuar ndonjëherë, thjesht imazhe!… ”

-“Në këtë moshë, shpejt provova një mori gjerash që sipas konvencionit te llogjikës normale janë mëse të papërshtatshme për moshën, pse të mos provoj dhe të tjera… madje dhe vrasjen”.

Po, po vrasjen, madje dhe do vras – ngriti pak zërin pasi pa që fytyra e tjetrit kishte një buzëqeshje të ngrirë dhe nuk po e kuptonte se pse e kishte si te mbyllur një sy dhe pse tjetri kishte bërë një reagim normal kur kishte dëgjuar fjalën ‘vrasje’.

Tjetri kishte pak që kishte heshtur, po mendonte për ca gjëra që nuk kishin lidhje fare me cfarë po fliste ai.

Kishte njerin sy si të mbyllur nga djegia që i jepte tymi i duhanit që e kishte bërë për një moment të lotonte pak. Pasi e degjoi atë që ngulmonte me një krenari avokati se do vriste, mendoji për ë njëjtat brockulla që ai thoshte në momente të tilla. Gjithmonë thoshte shumë e bënte pak. Tjetri e dinte që ai ishte shumë frikacak dhe skuth njëkohësisht, pavarësisht se zgjuarësia ja kamuflonte ato më së miri.

Kur ktheu kokën nga ai dhe e pa drejt e në sy, vuri re një gjë të pazakontë. E njihte atë shumë mirë, jo thjesht prej kohësh, por shumë mirë. Në moment la cdo gjë që po mendonte rëndë dhe shpejt ju kthye edhe njëherë asaj që ai kishte thënë. Po perpiqej të bashkonte fjalitë e fjalët me aë cka po shikonte te sytë e tij tashmë.

Ngacmimi i parë ishte vënia në dukje e një boshllëku, një makthi, një stërmundimi, një deficence të madhe shpirtërore. Kjo duhet të ishte patjetër shkaku i kësaj gjendje, në mos ato vetë janë gjendje.

Kur e pa atë për pak kohë në sy, u tremb shumë. I kaluan tmerrësisht shumë gjera para syve dhe të fundit pa absurdin. Kishte shumë më shumë frikë nga absurdi, kaq shumë saqë humbi dhe kthjellësinë që kishte më perpara dhe nuk po ndante mendjen nëse po e mendonte absurdin, nëse ai ishte thjesht një mirazh nate apo po e shikonte vërtet.

Cuditërisht u hutua pas tymit të bardhë dhe elegant të cigares dhe duke ndjekur atë me një vemendje perverse filloi të fliste prap duke e pyetur tjetrin herë pas here. Aty tek tuk tjetri i jepte përgjigje për inerci ose thjesht tundte kokën për të thënë- hë vazhdo se po të degjoj e për të dhënë një gjysëm aprovimi sa për të mbajtur biseden gjallë.

Tjetri priti dhe pak e i tha që të coheshin se kishte vajtur shumë vonë. Pinë dhe cigaret e fundit qe u kishin mbetur dhe si me përtesë u cuan.

Sa gjera i kalonin në kokë…

Po ecnin pa folur e pa parë njëri-tjetrin në sy, me qëllim që të shmangnin ndonjë bisedë tjeter, kjo ishte pak e sikletshme. Pas pak, në ecje e sipër vë re që nuk po dëgjonte as hapat e tij në krah, kthen kokën si te ishte i zënë në hall dhe shikon atë. Ai po ecte me duar në xhepa dhe kokëulur, kur u afrua mjaftueshëm u duk si i kuq në fytyrë dhe po hidhte hapa të përcaktuar mirë, por që mezi i bëheshin. Tjetri ishte ende në absurd dhe në atë stuhi të stërmadhe rrethanash e mendimesh, përvecse kishte frikë, po e humbiste nga pak. Aty afër kalojnë dy njerëz që duhet të ishin duke folur me zë të lartë, por zërat e tyre i vinin tjetrit si jehona të largëta, për të vetmen arsye se ai nuk ishte aty, nuk e dinte se ku, por nuk ishte aty. Ndoshta dhe ai në mendjen e tij kishte ikur ti “provonte të gjitha”.

Kthjellohet nga zëri i tij qe fillimisht e kishte kapur për bërryli dhe i thoshte që e kishte provuar. Pasi erdhi në të dhe as zëri i Atij nuk i dukej më i largët, e pyeti si te ishte zgjuar nga një ëndërr që e kishte lodhur shumë: ”Cfarë?!” – Ai i thote: “E provova, më dëgjon, e provova!”

Tjetri që nuk po kuptonte thjesht bëri me kokë si për të pyetur se cfarë kishte provuar.

“E shikon, e bëra… e provova… e vrava” – tha si të gulconte në heshtje e sikur kishte frikë të prishte qetësinë që i rrethonte.

E kishte provuar vërtet…

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit