KOM

Publikuar më: 05/12/2012

Ndodhesha ne nje kafe komode e cila me eshte peshtirosur deri ne ate mase sa ne nje distance prej njeqind metrash ndjej eren karakteristike te atij vendi si te ndjeshe eren karakteristike te nje shpie kur futesh brenda, vura re qe kisha nje kom si te mbledhur ne gryke. Nuk e mar vesh se ca me shtyn te vete prap aty, megjithate reth mesnates isha ulur me dy shoke te mi dhe po debatonim per nje cope te felliqur realiteti qe pak rendesi ka. Ne forme teper instiktive ndjej nje perhapje te komes, si tentakula ne formen e nje krisje u shtri brenda trupit e me pas e perfshiu te gjithe ate. Epiqendra ishe nje pike qe se percaktova dot. Kur mendoj jam i bindur qe pervec forms absurde te asaj lloje unike energjie qe ka formuar ate me te cilen une mendoj, nuk mund te jete gje tjeter qe te kete bere ate. Ne qofte se nje dite do te behem aq i ditur dhe mar vesh qe ajo krijese ka lidhje me ndonje gje tjeter dhe jo me ate qe thash, athere probabiliteti i vetvrasjes eshte shume i madh, sado qe kete te fundit e quaj fenomen te turpshem. Per momentin dola nga ajo situate, por po nga i njejti burim me erdhen nje pafundesi mendimesh, ideshe, fytyrash, situatash, gjykimesh…

Fluksi i tyre ishte i tmerrshem!…

Nuk e di pse kam nje bindje, po si te trajtimi i vetvrasjes ose Sizifit nga Kamy, edhe ketu e ka nje pikenisje nga ndonje shkas.

Kisha ne krahun tim te djath nje kuartet larvash injorante, te ndyra ne te gjitha kuptimet e fjales. U fiksova dhe po degjoja me vemdneje cfar thoshin. Per fat te keq u thellova dhe fillova tu vija re edhe gjestet me te vogla, gjithashtu dhe mimiken. Dikush mund te thote qe: “Kush je ti qe gjykon …”, etj si keto, Edhe pse jam i mendimit qe nuk duhet te jeshe dikushi qe te gjykoshe, ne rastin konkret jane ca gjera qe i perfshin nje rregull e pergjithshme. Regull kjo qofte ne formen e vleres, etikes, estetikes apo ku di une se cfar. Ne shume raste verberia e cinizmit ose dhe e parrugesise i ben njerezit qe me dashje te bejne gjoja sikur nuk e shikojne kete regull. Megjithate,  qe jerezit te jene aq te papare sa te thyejne kufijte e injorances, idiot-llekut e debil-llekut e te zihen pa e kuptuar se kush po kap rekordet e thyerjes se ketij kufiri kurrsesi nuk do ma kishte mare mendja.

Nje deshire, nje inat, nje vrull per kryerjen e nje masakre nuk e e kisha patur asnjehere.  Jo se nuk ka patur raste te tilla te denja por kete here rrethanat si gjithmon luajten nje rol te rendesishem ne rrjedhen e ngjarjeve.

Po shikoja dhe nderkohe po mendoja skenen e vrasjeve. Pata nje medyshje se thashe a ishte e merituar vrasja?! Por as qe nuk u tuta fare ne skenarin qe kisha ne koke, thjesht ajo medyshje ishte si nje sfumim i percipte veshtire te vihet re e jo me te te pengoje moralisht.

Si puna e ndjenjes qe ke kur nje njeri kerkon te te zgjoje nga gjumi e ti nuk do te zgjohesh per qamet, ashtu mu be kur ky shoku im qe po me godiste ne shpatull per te me thene kush e mban mend se cfar. Kishin pak qe qeshnin me mua se sipas tyre nuk isha ne terezi. Kushe di cfar reagimesh e mimikash kam bere duke imagjinuar ate kasaphane. Per pak me erdhi keq qe me nderpreu ate lloje filmi qe kisha ne koke, po zhvillohesh me nje intensitet dhe me nje shpejtesi qe e bente filmin te tmerrshem. Regjia, skenari, muzika etj ishin ten je dore, dhe si gjithmon ku ka perqendrim ka dhe arbitraritet, subjektivitet dhe mungese drejtesie. Per shembull ne film ata po denoheshin te gjithe pa gjyqe e  te tjera si keto.

Zgjata doren te merja cigaren qe kisha lene ne tavell por ishte djegur e gjitha, ajo forma e hirit te paprishur ishte shume fisnike. Pasi ndeza dhe tymosa shpejt e shpejt nje cigare tjeter u thashe te coheshim prej aty se nuk po mbaja me.

Rruges per ne shtepi po mendoja per tjeter gje komplet, edhe pse menyra ishte e njejte me ate te paren, por sikur nuk kish ndodhur gje fare. Pak me vone me shume pak qetesi vura re se ajo gogel e poshter sikut po haesh me veten, gje qe me shqetesonte mua. Nuk besoj se jam nxituar ne formimin e idese, por me cudit fakti se si dhe pse?!…

Ka nje energji te brendeshme kjo koma saqe po me ve ne rezik ne nje menyre teper te paskrupullt, shume serioze dhe tmerresisht te rezikshme…

Mund te mendoja dhe per gjera te tjera por me te njejten menyre mendimi, dhe kjo me friksonte. Faktikisht ishin tri gjera qe me turbullonin mendjen dhe qe zinin pjesen e konsiderusheme ne ate trafik te renduar mendimi. Ndijesija qe te jepte ajo lloje menyre kishte nje trashesi brenda qe me tutte jasht mase. Normalisht vendodhja e komes ishte ne mendjen time os me sakt ne menyren e llogjikimit. Koma nuk kishte te bente me larvat qe kisha pare me perpara. Ja pra qe i kisha denuar dhunshem duke nxjerre energjine negative qe kisha nga arsye te tjera. Jo se ajo katershe nuk ishte e felliqur, te mos e ngaterroj kot.

Rrethanat gjithmon jane te pa krahasueshme, pra asnjehere te njejtat. Sa te mrekullueshme aq dhe te rezikshme behen nga simptoma e pakrahasueshmerise. Ato rethana cuan te ajo pike qe koma te behej me ato karakteristika. Kur thashe qe tre ishin gjerat kryesore qe zinin kohe ne mendje desha te kuptoja se kjo kom ishte mpleksur nga tre fije. Ngecja e rrezikshme deri ne “kom” ishte nje kryqezim i vajtur keq ndermjet femres, shoqerise dhe punes.Pergjithesimi eshte i qellimshem se ne qofte se do behesh e kunderta nje mori rrethanash, detajesh, arsyesh dhe menyrash do te komentonin ato tre fije duke krijuar koma te tjera me te vogla ose ndoshta dhe me te mbedha. Nuk eshte e veshtire qe te tre elementeve qe permenda tu ve emer te pervecem, por sic e thashe pergjithesimi eshte me dashje te madhe. Nuk me duket e drejte te permend rrethana qe veshtire te kupohen pa u jetuar ose pa qene ne brendesi te tyre dhe ne rast te kundert do te dukeshin patetike ose thjeshte pa vlere.

Kur behet nje kryqezim i till eshte mjaf i demshem per arsyetimin dhe per mbarvajtjen normale te mendesise. Ka momente kur ajo qe e quajta “kom” eshte ne nje nder maksimumet e saj dhe menyra jote e konceptimit mer nje trajte te “lige”, e si rrjedhim dhe ajo e llogjikimit. Ne kete moment nuk ben gje tjeter, thjeshte demton veten. Ne raste te ndryshme kur je ne mardhenie me nje te dyte ky demtim mund te shfaqet dhe me nje thyerje personaliteti, deformim imazhi, humbje kontrollit te situates, pra me thjeshte nje keq llogjikim dhe si rrjedhim nje perceptimt te gabuar te realitetit. Problemi eshte si te zgjidhesh fijet dhe ato ti veshe ne lidhje me njera tjetren vetem kur duhen, e jo ti beshe “kom”. Ka raste fatekeqe qe mesohesh me situaten dhe te duket sikur ste intereson me te zgjidhesh komen. Kete mund ta quaja nje gabim fatal sepse pa zgjidhur ate te shkrete, ne cfardo lloje aspekti nuk kalon asnje stad dhe fillon e ezaurohesh llogjikisht.

Zgjidhja eshte me e thjeshte se sa duket, ti vetem duhet te veprosh ne rastin konkret e jo vetem te flasesh. Me pak bashkim pikash, Ti, i ke te qarta veprimet qe duhe te ndjekesh sepse ti ben te qarta ato rrjedhshmeria e pashmangshme e situates ne rrethanat perkatese. Ne fillim nuk bindesh, pamvaresisht se ti “do”. Kjo ndodh gjithmon, sepse gjendja jote eshte e till duke mare parasysh komen dhe veshtiresite qe vijne nga te papriturat e ndyshimit…

Kur vjen deri ketu kupton se gjithcka ishte nje kom llogjike dhe nje experience e cudicme. Mpleksje te tilla do kete gjithmon por asnjehere nuk do jene te njejta, thjeshte do te shfaqen ne stade te ndryshme te tuat dhe te tyre bashk.

Vere 2006

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}
102 demons. That's what I call them. They look like tiny transparent black dragons.There eyes are the lightest and the most vibrant green one has ever seen.It's not like they go away at some point ,they just sleep. These little demons feed with sadness and sometimes even with the highest form of happiness.The little rascals lay very close to the light of spirit, in a secret space among the ribs.It is where it all starts. The "state " though,is only felt when the dragons bring the darkness to the mind.Sometimes you are hopelessly desperate and transform to sb you think you are not,but what do you know about who you are ?.Sometimes they like to eat paper and make me write. Once the writing is done they sleep again . It is a hard time figuring them out . Are they a gift or a curse? I never know, but when the "HORLA" phase is over there is this huge gratitude in your mind.A feeling stronger than any other. A touch of subconscience... Maybe...just maybe .. destruction is a form of creation !

Artikujt më të fundit