Ndihma e rradhes per Greqine... Mos!

Publikuar më: 08/01/2013
grek

trilemaDhe si perfundim ne 26 nentor te vitit qe sapo kaluam ministrat e ekonomise te bashkimit evropian rane dakord per nje riorganizim te borxhit grek. Mesa duket nuk duan ta lene shtetin helen te falimentoje. Nga nje aspekt meskin, do me vinte mire sepse kam disa kohe qe e them qe ka per te kaluar ne 'default', por nga krahu tjeter ky eshte de facto nje falimentim per greqine. Nuk mund te mbash me serum nje te vdekur! Mareveshjet e njepasnjeshme, negociatat e egra ndermjet EU, FMN dhe Greqise nuk ishin gje tjeter vecse nje vonese teatrale qe sollen dhe perkeqesimin e ekonomise evropiane ne pergjithesi, dhe kalimin e Evropes ne nje recesion te dyfishte ne rastin me te keq, dhe mos perteritje ekonomike ne rastin me te mire. Teatrale per nje sy te jashtem, por per ata qe e njohin si funksionojne negociatat dhe burokracia evropiane kjo ishte nje ceshtje mjafte serioze. Institucionet evropiane operojne ne nje menyre Kafkiane, drejtesia vonon, por ne fund vjen. Isha i mendimit se greqia do te falimentonte duke u bere pjese e statistikave te 'sovereign default' per arsyen se kushtet dhe supozimet e vena kur u miratua marveshja e pare e ndihmes ishin me surrealet e mundshme. Presupozohesh nje rritje ekonomike e greqise qe ne vitin e pare te marrjes se ndihmes, te ardhura maramendese nga privatizimet, dhe nje tjeter absurditet si dalja ne tregun nderkombetar per te marre hua. Pervec te tjerave per tja lehtesuar barren Greqise dhe huadhenesve te saj, u mendua edhe per nje haircut te sektorit privat. Kjo do te thote qe ata qe kishin blere borxhin e greqise te merrnin nje humbje me 50% mbi ate investim, dhe si gjithmon per kete lloje manevre u shpik nje emer i bukur per ta shitur publikisht, dhe u quajt Perfshirja e Sektorit Privat (Private Sector Involvement). 50% humbje e sektorit privat, ose ndryshe e bankave dhe investitoreve te medhenje profesional per mendimin tim eshte me se e justifikueshme. Si investitore institucional qe jane duhet te kishin qene me te kujdesshem ne investimet e tyre, greqia ishte nje fshat qe nuk donte kallauz, e jo me nje prospekt investimi. Megjithate ky eshte nje debat tjeter. Edhe prap, per hir te nje shume arsyesh qe mund te diskutohen, greqise i jepen akoma keste ndihme duke presupozuar dhe vene akoma kushte surreale. Deri ne 2020 borxhi publik i greqise ne raport me PPB duhet te ulej ne nivelin 120%. Por para se te veje aty kushti me i pamundur ishte se gjat gjithe kesaj kohe Greqia duhet te kete nje buxhet primar me nje suficit prej 5%, gje qe eshte e pamundur ne kohe prosperiteti e jo me te nje krize te pergjithshme. Si perfundim duke pare qe cdo gje u be dhe nuk dha rezultat, kjo e fundit u mundua te shitej si nje ndihme e radhes por qe faktikisht ishte nje 'bail out'.

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit