Një histori moderne

Publikuar më: 23/01/2013
innovation2

Inovacioni ka qene motor i madh i rritjes ekonomike gjate gjithe kesaj kohe. Te pakten deri ne momentin qe kriza financiare dhe me pas ekonomike zuri boten poshte. Edhe perpara krizes ka patur ndonje qe tek tuk thoshte se inovacioni shkencor, pra teknologjia, nuk duket gjekundi kur behet fjale per rritjen ekonomike. Ndersa tani qe ekonomia boterore eshe ne recesion dhe ne rastin me te mire ne stanjacion, shume kryqezojne me ze me te lart faktin se inovacioni ka qene i mefshte, ose nuk ka bere ate cka beri motori me avull, ose tranzistori. Megjithate, u be nje periudhe relativisht e gjate qe idete e reja inovative nuk kane qene shume revolucionare ose me sakte nuk kane qene me efekte te dukshme ne ekonomi. Argumentat te cilat mbrojne tezen se innovacioni teknologjik ka ngelur ne nje ngerc jane tre, te cilat trajtohen gjeresisht. I pari prej tyre vjen nga statistikat e rritjes ekonomike. Komenti i pare qe te vjen ne mendje per te ilustruar fenomenin eshte ai i ekonomistit te famshem Solow. Duke studiuar rritjen ekonomike ai tha se: "Mund ta shikosh moshen e kompjuterit kudo, pervecse ne statistikat e rritjes". Ky argument rrenjet i ka te vjetra por shkelqimin e ka te ri. Qe ne fillimet e eres se kompjuterave, ne statistikat e rritjes ishte e veshtire te identifikoje nje rritje ekonomike qe vinte si pasoje e drejtperdrejte e teknologjise. Nje tergues ku efekti i teknologjise pritej te ishte i madh ishte produktiviteti, edhe pse pas shpikjes se kompjuterit indeksi i produktivitetit ne Amerike dhe Agli pesoi nje renie me nje pike perqindje. Debati eshte i gjere, megjithate teknologjia fitoi me perceptim me shume se sa me numra. Teknologjia dhe lehtesirat qe erdhen prej saj i binden ekonomistet, dhe te tjera grupe me gjere, me faktin se ishte shume e mire kjo qe po ndodhte dhe si e tille e kunderta do te ishte shume keq. Pra ndjesia e touch-it fitoi mbi argumentat e statistikave. Frika qe mbizoteron nga statistikat e rritjes ekonomike, eshte se mos kjo periudhe do te jete stanjative per produktivitetin per sa i perket teknologjise. Pra nese kompjuteri eshte touch-screen apo me tastiere, ne produktivitetin ekonomik kjo pak ndryshim ka, e tille eshte dhe logjika se shpikjet e fundit nuk kane qene revolucionare mjaftueshem. Argumenti tjeter ka te beje me nje studim (Jones 2002) i cili shpjegon se nga 1950 - 1993, 80% e rritjes se te ardhurave ishte rezultat i rritjes se arritjeve ne arsim dhe kerkimit me te madh shkencor. Ne arsyetim ky argument eshte i dyjezuar, sepse ne nje aspekt tjeter edhe rritja e cilesise dhe sofistikimi i metodave arsimore dhe kerkimore mund te klasifikohen si inovacion. Por problemi qendron te fakti se ato nuk jane nje inovacion teknologjik. Megjithate, arsyetimi se edhe kjo arritje nuk ka bere sa duhet mbeshtetet mbi faktin se kerkimi shkencor ne Amerike ne vitet 1950 kontribuoi shtate here me shume ne 'faktorin total te produktivitetit' se ckishte kontribuar ne vitin 2000. Pra rikthehemi dhe nje here te pika fillestare, se zbulimet teknologjike, tani bashke me kerkimin shkencor dhe arritjet ne arsim nuk po japin aq sa kane dhene dekada me perpara. Ne krahasim me simboliken e perdorur me siper te touch-screen-it, sot nuk ka Harvard si ai qe ishte shume kohe me pare. Argumenti i fundit lidhet me perceptimi dhe ndjesine qe njerzit kane. Shume mendojne se gaxhetet qe po shpiken sot dhe prodhohen ne mase nuk po e lehtesojne jeten e njerezve sa e lehtesoje p.sh mikrovala njehere e nje kohe. Prej kohesh nuk ka ndodhr nje shpikje e cila te bej ndryshimin sic e beri terni, soba me korent e te tjera gjera qe sot duken sikur kane qene perhere. Nje shekull me pare gatimi ne Amerike behej me metoda primitive, por ne vitet 1970 kur u bene shume shpikje kuzhina ndryshoij si koncept. Ne te u fut gazi, sobat e ndryshme, figoriferet etj. Por qe nga vitet 70 e deri tani nuk ka ndodhur ndonje gje qe te revolucionarizoje gatimin, por prape kryhet pak a shume si ateher. Vertet tani kane dale frigorifere ose lavatrice te cilat i kontrollon me aplikacion nga smartphon-i yt, por kjo pervecse sa ekstravagance nuk mund te quhet me teper, se prape do shkosh ne shtepi te futesh rrobat ne lavatrice. Nje shembull tjeter eshte levizja e njerezve. Qe kur eshte shpikur avioni dhe treni permiresimet ne menyren e levizjes dhe shpejtesi kane qene te vogla, pervec faktit se tani nuk mund te tymosesh me cigare ne avion dhe ke me pak ushqim nese do ta quanim te tille. Per te mos folur per shembujt qe vijne nga shendetesia. Pavaresisht miliardave te hedhura ne mjeksi kanceri, sida dhe nje tufe semundjesh te tjera te panumerta po bejne kerdine si ne aspektin human dhe ne ate ekonomik po ti trajtonim njerezit si numra. Pra ne shendetesi nuk ka pasur revolucion nga inovacioni apo nga shpikjet e fushes, ashtu si ne fushat e tjera. Gjithe ky pesimizem i krijuar dhe i amplifikuar nga kriza ekonomike globale ndoshta nuk eshte dhe shume me vend. Teknologjia e ka lehtesuar sot jeten e njerezve ne menyre te dukshme, ka bere qe komunikimi te jete ne kohe reale dhe pothuajse i sigurt. Sofistikimi i metodave kerkimore ne cdo aspekt: ekonomik, shendetesor, si dhe arsimor. P.sh: Sot interneti eshte bere aq i rendesishem saqe ne ceremonite e diplomimit studentet falenderojne Google-in dhe Wikipedia-n per shkrimin e tezes se tyre ne kohe rekord dhe jo me profesorin e udheheqjes apo ndonje humanoid tjeter qe mund ti kete ndihmuar. Fakti qe ekonomistet nuk arrijne ta gjejne ne statistika efektin e teknologjise ka te beje me disa analiza te tjera. Si fillim po te kthehemi mbrapa ne histori dhe te shikojme se kur jane bere shpikjet e medha dhe se kur atyre njerezit ua kane pare vertet 'hajrin', do te veme re se ka vertet nje diference kohore te madhe. Dy shembuj: Pas shpikjes se motorit me djegie te brendeshme u deshen me shume se 5 dekada qe ai te vihej ne praktike si perdorim komercial, ne menyre qe me pas te behej popullor motori i naftes. Pasi vellezrit Wright, te cilet bene eksperimentin e pare me nje mjet fluturues (aeroplan), hodhen bazat per ngritjen e avioneve u desh dhe nje 70 vjecar tjeter qe avoni te merrte nje trajte qe shoqeria do perfitonte me vone. Pra shembuj te tjere ka pa mase, keshtu ndodhi me penicilinen, motorrin me avull, hekurudhat etj. Ndoshta keshtu do te ndodhi dhe me lumin e teknologjise qe eshte ende duke vershuar. Nje tjeter problem qe mund te uli efektin e gjithe inovacioneve te dekadave te fundit mund te jete dhe problemi i matjes. Zakonisht rritja ekonomike shprehet me PPB (Prodhimi i Pergjithshem Bruto). Mirepo, permiresimi i cilesise se ambjentit (ne qofte se eshte permiresuar), cilesia e ujit, dhe nje sere produktesh te tjera nuk maten me ane te PPB ose ajo qe gjeresisht njihet si GDP-ja. Si rrjedhim shume gjera ky tregues i rritjes ekonomike nuk i perfshin. Faktor tjeter qe mund te pengoje efektin e inovacionit dhe teknologjise jane dhe rregullat dhe ligjet e shumta qe shteti modern i perdor me bollek. Gjate kohes kur G.W. Bush ishte president cdo vit shtoheshin mesatarisht 1000 faqe legjislacion i ri. Pra thjesht nje tufe me rregulla dhe ligjesh te reja. Kaq shume kufizime, nuk mbytin vetem shoqerine por dhe ekonomine e inovacionin bashke me te. Faktor kufizues i radhes mund te jete natyra e investimeve si nga shteti dhe nga privati. Statistikisht me kalimin e viteve shteti si entitet eshte bere me i madh, kjo duke marre parasysh daljet nga buxheti ne raport me PPB. Si paranteze po them se edhe fakti qe shteti eshte nje aktor i madh dhe i rende e demton tregun. Megjithate, edhe pse daljet buxhetore jane ne rritje konstante pergjat viteve fusha e tyre e veprimit ka patur dhe ka tjeter objektiv, si dhe tjeter efekt. Daljet buxhetore jane me shume per qellime sociale, transferta te drejtperdrejta, pensione, asistenca, etj. Pra rritja e daljeve buxhetore nuk ka lidhje te drejtperdrejte me tregun, inovacionin apo teknologjine. Nga ana tjeter, korporatat kane tendence te investojne me shume ne gjera thellesishte komerciale, se sa ne gjera qe mund te revolucionarizonin boten. Shembulli i fundit, dhe ai me flagrant eshte ai i nje zbulimi qe nje shkenctar kanadez beri ne labratorin e tij. Ai zbuloje se kanceri mund te kurohesh me nje lloje te sodes se bukes. Menjehere perbindeshat multibiliondollaresh, firmat farmaceutike, u hodhen menjehere ne sulm duke deklaruar se nuk mund te prodhonin nje ilac te till se nuk ka interes komercial. Sado fatkeqe mund te duket kjo, llogjika ishte se: 'C'leke mund te nxjerrim nga shitja e sodes se bukes?!' Mjaftoi kaq dhe lajmi u zhduk nga cdo media e mundshme, dhe CNN filloi prap te fliste per princin e Anglise qe u kap nudo ne Las Vegas. Per tu kthyer te nje fatkor thellesisht teknik dhe i fundit ne radhe. Studime tregojne se shoket e rritjes se cmimeve jane absorbuar ne masen mbi 70 % nga zhvillimet teknologjike. Pervec rritjeve te cmimeve nga shkaqe te tjera, nje shkak shume i rendesishem ka qene dhe rritjet e cmimit te naftes. Nafta, kjo fatkeqesi e nevojshme ka qene nje element thelbesor ne pjesen me te madhe te proceseve ekonomike dhe shoqerore. Rritjet ekstremale te cmimit te saj reflektohen drejtperdrejt ne ekonomi. Shume studime tregojne se keto rritje cmimesh jane absorbuar ne nje mase te madhe nga zhvillimet teknologjike. Si perfundim, kjo ndjenje pseimizmi ka shoqeruar ne mase relativisht te madhe kohe krizash si kjo, dhe me pak ne kohe normale. Ne momentin qe dhe profecia e Majave doli bosh eshte mire qe edhe zhvillimet teknologjike bashke me pritshmerite nga to te futen ne rrjedhen e optimizmit. Nderkohe, kenaquni me touch-in, se ne nje te ardhme ndoshta te afert edhe ai nuk do jete...

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit