Katharsisi i bilbilit

Publikuar më: 27/01/2013

Që shoqëria shqiptare ka pafundësisht probleme kjo nuk është ndonjë gjë e re. Që media shqiptare është jo profesionale edhe kjo nuk do kallauz. Por që të laheshin mëkatet në TV, nuk ishte pare. Çlidhje dua të krijoj ndërmjet shoqerisë dhe medias tani? Do vij me vonë te kjo pike. Një bilbil i muzikës shqiptare të premten në darkë te një emision që unë e kam shumë përzemër, tentoi të lante mëkatet në televizor, dhe pasi të mbaronte emisionin mendonte se do kishte mbaruar dhe katharsisin e saj, e si rezultat do kishte dalë nga ato dyer si qelibar. Zonja në fjalë nuk u perfol nga mediat, ashtu siç ajo pretendonte, ose nuk 'ja futën' gabimisht, dhe as nuk ndodhi ndonjë ngatërresë, por u shpall e fajshme me një vendim gjykate. Pra nuk e bëri burgun si në Shqipëri që të dënojnë 4 vjet për një lopë dhe me gjobë për vrasje, edhe zakonisht gjyqi të bëhet në TV ose në ndonjë emision, ose në autobus. Ndërkohë ajo u hetua, u gjykua dhe u dënua nga gjykata njësoj si ndodh në botën demokratike dhe si pretendojmë ne në Shqipëri. Kur e shikoja duke folur dhe duke iu dridhur zeri nga pamundësia për tu vetshpjeguar/mbrojtur mu kujtua prapë një tjetër fenomen që po ndodh në Shqipëri. Në këtë shoqëri njerëzit kanë shumë kohë që kanë humbur përshtypjet, gjithashtu ka kohë që është ngritur një tymnajë sociale absurditeti. Por edhe absurditeti e ka një sens praktik, se në fund të fundit, ti e ndjen absurdin kur të godet me atë pjesën e tij praktike e të ngurtë. Ama kësaj rradhe po më dukej surreale situata. Gjat kohës që bilbili fliste nuk u besoja veshëve, madje edhe pjesa kur nuk donte ta quante burg atë që kishte bërë, por 'Vacanze di Natale'. Ore jam unë budalla që nuk po më duket kjo reale, apo diçka s'shkon me këtë bilbilin?! Dyshimi nuk binte mbi arsyetimin tim se sa mbi atë që po drejtonte emisionin. Kjo ndoshta nga pasioni më të cilin e ndjek emisionin dhe zgjatja që u bë për të hyrë në temë, pas një limonatë të gjatë me këngët e bilbilit. Mirepo, më i zoti i kamerës në Shqipëri nuk më zhgenjeu (kjo mund të tingellojë patetike) sërish. Pak nga pak doli në temë, dhe e terhoqi fijen e turpit aq mjeshtërisht sa as nuk rrezikoi këputjen. Media me mua është treguar e padrejtë! - tha bilbili. Qyqja! - brofa duke u çuar për të marrë cigaret se vallaj nuk mbante më. Kam përshtypjen se ky është i vetmi rast ku sharlatanet e medias shqiptare nuk kanë gabuar, sepse edhe të donin të gabonin nuk e bënin dot, nuk kishte rrugë tjetër. Nuk është punë thashethemesh shpirt, është vendim gjykate (jo shqiptare), dhe të më besosh, po të ishte i gabuar ai vendim ke shkallë të tjera për të kërkuar padrjetësitë që të bëhen. Ishte një ngatërresë, hyra pa qese, dola me qese në çantë… Seriozisht?! Të jenë kaq debila shqiptarët sa të përtypin çdo gjë?! Zëri i brendshëm më thotë që janë të atill debila, por logjika e ftohtë dhe racionale sma lejon ta shkruaj. Ndoshta dikush mendon se çfarë problemi ka këtu në këtë mesele?! Problemi nuk është me faktin që kryen dënimin dhe jeta vazhdon, sepse teorikisht keshtu funksionon dhe ti nuk duhet të ngelesh me njolle për gjithë jetën (edhe pse kjo nuk është e vërtet po kështu duhet ta shkruaj kësaj radhe). E keqja është këtu te shembulli që u jepet njerëzve, te standarded shoqërore që krijohen, te vorbulla sociale në të cilën njerëzit kridhen përditë, dhe e fundit por më e rëndesishmja te boshti i vlerave dhe rregullave që kaq shumë mungon. Prapë dikush mund të më thotë: "Ore Loni po kjo ndodh në gjithë botën!!!" Edhe une jam dakord me këtë. Në amerikë Tiger Woods bëri orgji e sla njeri pa palluar dhe doli te Oprah e kërkoi falje, gjithashtu dhe Lance Armstrong, i cili mashtroi gjithe boten për vite me radhë doli po te Oprah dhe kreu mea culpa-n e tij. Gjithashtu në Amerike, Kim Kardashian është e famshme, por askush nuk i pergjigjet pyetjes se çfarë di të bëjë ajo. Do thotë dikush po dhe Greta Koçi ashtu është! Nejse kjo është temë tjetër. Për tu rikthyer, do shtroja pyetjen se pse shkova deri në Amerikë? Për të vetmen arsye se kjo është gafa që çdo njeri bën gjithmon kur gjykon brendësinë shqiptare, krahasohet me gjëra të pakrahasueshme të cilat janë aq largë me standardet sa më sbëhet. Po ta permbledh atë që dua të them me termin 'socialja', kjo e fundit në sensin kronologjik është bërë më këq e jo më mirë me kalimin e viteve. Surealizmi i mësiper vazhdon e kthehet në metodë saqë edhe kur gjërat ja bëjnë Muuu.. dhe janë mu aty përpara syve njerëzit vazhdojnë të thonë të kundërtën. Edhe kesaj rrefenje psikike po ti shikoshë strukturën letrare e ka shumë kaotike, është një ilustrim se si kjo shoqëri është tjerur dhe se vlerat jane në gjendje amoku. Prit njëherë, se harrova se për çfarë e nisa gjithë këtë...

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit