Cmimi i ushqimeve dhe inflacioni.

Publikuar më: 16/02/2013
inflation

Duket se ky do te jete fundi i nje epoke me cmime te lira ushqimi, epoke e cila filloi ne vitet 1970. Nga ato vite e deri tani bota njohi nje zhvillim te pamenduar ndonjehere, me pak kriza financiare, por qe nuk ndikuan ne kete rritje ekonomike te botes. Kjo rritje ekonomike u shoqerua me nje rritje te dukshme te popullsise dhe me rritje te mirqenies gjithashtu. Rritja e popullsise dhe e mirqenies shoqerohen me nje rritje te madhe konsumi, i cili ne vendet e zhvilluara eshte bere nje force zakoni ekonomike. Te gjitha keto zhvillime te permendura me siper kane luajtur nje rol mjaf te rendesishem  ne formezimin e rrethanave te sotme ne tregjet nderkombetare, rrethana te cilat po levizin mekanizmin e komplikuar te inflacionit.

Per ata qe jetojene ne keto kohe eshte me e lehte te kuptojne historine. Se fundmi ishin deshmitare te nje krize financiare e me vone te transformuar ne krize ekonomike, qe ishte me intensivja qe pas Depresionit te Madh te 1929-es. Mirepo se fundi eshte vene re nje rritje e cmimeve te perberesve kryesore te ushqimit si: gruri, misri, soja, fasulet etj. Kjo rritje eshte mjaft delikate dhe ka shume pasoja sidomos ne rrethanat ne te cilat zhvillohet problemi ne shkalle globale.

Para se gjithash kjo eshte nje krize. Mund te quhet e tille duke mare parasysh efektet qe kjo rritje shkakton ne vendet e varfra dhe jo vetem. P.sh; Ne qofte se Kombet e Bashkuara vendosin qe minimumi jetik eshte $1.25 ne dite atehere llogarite thjeshtohen ne te gjitha kuptimet, sepse cdo lloj rritje cmimi te nje komponenti kaq bazik, ne kete rast per mbijetese, ka pasoja te tmerrshme. Nje minimum i tille mund te sherbeje per ceshtje statistikash te ftohta dhe te ngurta e jo per te dhene ndonje sqarim ose te pakten nje arritje te organizates ne fjale.

Kriza e ketij lloji nuk i ka rrenjet e problemit te fakti qe nje pjese e botes vuan nga mungesa e ushqimit, por te fakti qe ajo pjese vuan nga mungesa e mjeteve dhe mundesive per ta paguar ushqimin.

Nje aspekt tjeter paradoksal i kesaj situate eshte se ne nje pjese te globit njerezit vuajne skajshem per ushqim, ndersa ne pjesen tjeter vuajne nga obeziteti. Pjesa qe vuan nga obeziteti eshte dhe pjesa qe hedh me shume dem ushqime. Statistikat qe tregojne se sa ushqim hidhet dem ne baze te kategorive te ndryshme jane shume te frikshme, duke filluar 1/3 e sasise se mishit te konsumuar ose ½ e gjithe bukes etj.

Ky problem nuk eshte thjesht pamor sa per ti dhene nje zgjidhje e cila i vjen ne mendje cdokujt qe perton te mendoje me tutje, si p.sh: Te marim ushqim nga nje krah e ta cojme te tjetri, ose e thene ne menyre me sociale te kursesh ketej dhe ta dhurosh andej. Ka te beje me politika te tera te deshtuara (me raste dhe me qellim), nje kosto te madhe logjistike si dhe probleme menaxhimi.

Cfare po i trazon cmimet ne tregjet nderkombetare ndaj te cilave dhe Shqiperia eshte aq shume abuzivisht e varur? Cilet jane faktoret kryesore qe po levizin mekanizmin e cmimeve?

Gjithmone, kur dicka jo e zakonte ndodh ne treg, ekonomistet e kerkojne sqarimin te bazat e teorise ekonomike. Ne fillimin e 2008 kur u vune re per here te pare luhatjet e cmimeve u mundua te gjendej problemi te kerkesa qe po vinte nga vendet ne zhvillim si India dhe Kina. Nga qe analistet dhe media ishin te zene me krizen financiare qe po shpalosej, nuk i kushtuan shume rendesi zhvillimeve te tjera. Pse nuk shkon argumenti i rritjes se kerkeses nga vendet ne zhvillim? Per arsyen e thjeshte se Kina dhe India nuk importojne sasi te medha ushqimi, dhe ne qofte se ne kete loje do te hynte dhe Brazili atehere vlen po e njejta llogjike arsyetimi.

Cmimet ne realitet u rriten si rezultat i faktoreve te perkohshem, me shume se sa atyre afat gjate apo struktural. Renia e vleres se dollarit, ndalimi i eksporteve nga vendet kryesore nga fatkeqesite natyrore qe goditen globin si dhe paniku ne treg, bene qe pasiguria te reflektohej ne cmimet e perberesve kryesore te ushqimit. Mund te permendim ketu kufizimin qe Rusia u beri eksporteve te grurit gjate zjarreve qe goditen zonen si dhe per te mos harruar ne keto raste spekulimet qe kane pjesen e tyre.

Ritja e cmimeve si pasoje e renies se vleres se dollarit nuk eshte hera e pare qe vihet re ne histori, gjithashtu e ka nje interpretim ekonomik nga ana e monetaristeve.Nje dege e ekonomise monetariste e lidh luhatjen e cmimeve me sasine e dollareve te ndodhur ne treg, gjithashtu e mat nivelin e ndryshimit te cmimeve jo me indeksin e cmimeve te konsumatorit (CPI), por me cmimin e floririt ne tregjet nderkombetare. Do te thote se rritja e cmimit te floririt deshmon presione inflacioniste dhe ne qofte se e njejta shume dollaresh blen nje sasi me te vogel floriri se me pare atehere po kjo sasi, heret a vone ka per te blere me pak buke, grure, uje, hekur etj, dmth edhe cmimet e tjera do te pershtaten. Shume ketu ka te beje me cilesite e vecanta te floririt dhe qe perbejne bazen pse meret si indeks ose si etalon ne kete rast. Dekaden e fundit cmimi i floririt pothuajse eshte 5.5 fishuar, me kete rritem, heret a vone dhe cmimet e tjera do te pershtaten. Edhe pse kjo lloj teorie nuk eshte shume bindese, mund te themi me siguri se renia e vleres se dollarit ka ndikuar ne nje mase te madhe ne rritjen e cmimeve te perberesve ushqimore. Kjo sepse pik se pari si shumica e lendeve te para ashtu si dhe drithrat kuotohen ne dollare dhe se dyti kjo rritje do te kompesoje humbjen e vleres se dollarit te prodhuesit.

Faktor tjeter qe ndikon ne destabilizimin e cmimeve eshte dhe ndryshimi i klimes. Ndryshimi i klimes ben qe te ndryshojne dhe ciklet e mbjelljes se ketyre kulturave si dhe crregullimit te rrethit te prodhimit. Ngrohja globale fajsohet per permbytjet e shkaktuara, temperaturat ekstreme te te dy niveleve dhe per nje mori katastrofash. Ne 2010 rrymat e ajrit ne lartesite 7000 – 12000m mbi nivelin e detit te cilat ndikojne motin dhe ererat, ndryshuan drejtim. Pikerisht ky ndryshim sipas shkencetareve krijoi kushtet per permbytjet e tmerrshme ne Pakistan dhe zjarret ne Rusi. Te dyja keto ngjarje ndikuan ne rritjen e cmimit te drithrave ne gjysmen e dyte te vitit 2010.

Eshte e vertete qe pati nje rritje te kerkeses per miser dhe drithera te tjera. Kjo ka ardhur si pasoje e perdorimit te ketyre te fundit per karburante. Histeria e biofiuel-it ka kapur shume shtete te zhvilluara. Le te marim budallallikun e biofiuel-it. Politikat e ndryshme nga qeveri qe po tentojne tu ngjajne simotrave te tyre latine, dmth populliste, jane absurde dhe po ndihmojne ne kete spirale te keqe te cmimit te drithrave. Te marim si shembull Ameriken e cila ka tregun me te madh ne bote dhe nje krahasim te shkurter te saj me Brazilin qe po quhet gjeresisht sot si nje histori suksesi. Ne USA aktualisht etanoli perben 8% te karburantit te perdorur nga automjetet, ndersa per te prodhuar kete sasi etanoli duhet 40% e sasise se misrit te prodhuar ne te gjithe Ameriken. Kjo e dhene mjafton per te treguar se sa jo efektiv eshte kjo menyre e prodhimit te karburantit. Mund te sherbeje per te ngushelluar politikanet per politikat pseudo ambjentaliste, por implikimet qe ka perdorimi i biofiuel-it ne ekonomi eshte dhe me i thelle. Fillon qe nga krijimi i deficencave ne tregun e drithrave, destabilizim cmimi, zenie e hapesirave te presupozuara per tu mbjelle me ushqim si dhe mungesa e tokave te virgjera per shfrytezim. Kerkesa per karburante eshte me solide dhe me fitimprurese se kerkesa per ushqim, sidomos vendet e varfera qe nuk kane rruge per te perdorur karburantin dhe kane aq pak te ardhura per fryme saqe as per ushqim nuk mjafton. Pra per te mos kaluar ne tautologji: Hapesirat e mbjelljes qe ishin te destinuara per ushqim, do zihen nga ato per karburante. Reflektimi ekonomik eshte rritja e cmimit te drithrave sic po ndodh aktualisht. Faktikisht nje tendence rritje cmimi pati diku aty para krizes financiare ne 2007, por u mbyt nga renie masive e kerkeses dhe e veshtiresive te ekonomise globale. Sapo kjo e fundit filloji te marre veten, dolen ne pah anomalite e cmimeve qe nuk mund te mbuloheshin gjate per te vetmen arsye, se kane te bejne me aspektet reale te ekonomise dhe jane pasoja te prekshme te gabimeve ndoshta te mbivendosura ne vite.

Shqetesimi i rritjes se prodhimit te biofiuel-it ne kurriz te ushqimit nuk perfundon ketu. Problemi thellohet kur edhe shteti behet pale. Hera e fundit qe shteti u be pale me politika te ashtuquajtura ndihmese, ndodhi nje krize financiare si ajo e 2007 qe kushtoji mbi $3 trilione ose te pakten aq u deklaruan. Fermeret ne disa nga vendet me te zhvilluar ne bote subvencionohen masivisht nga shteti. Ketu nuk eshte fjala per fermeret dembele, tekanjoz dhe jo efektiv te evropes qe kur protestojne mbushin rruget me tonelata qumesht, ose bllokojne rruget me makineri buqesore te mara me kredi po te subvencionuara, qe fermeret ne mbare boten edhe po te punonin per tre jete me rradhe nuk do ti blinin dot, por per fermeret ne Amerike e gjetiu. Te vazhdoj me shembullin amerikan per lidhje llogjike me ate me siper. Po ne USA prodhimi i etanolit eshte aq pak efektiv sa per cdo njesi te futur prodhon 1.5 njesi energji, ndersa po ne Brazil qe eshte prodhuesi i dyte me i madh ne bote per cdo njesi te futur prodhon 8 njesi energji. Pse ne Amerike nuk vihet re ky inefektivitet i prodhimit dhe fermeret inkurajohen me shume? Sepse fermeret marrin subvencione masive te cilat u mbulojne atyre pikerisht problemet qe egzistojne ne kete lloj prodhimi.  Pra, historikisht shteti ka qene pjese e problemit dhe ne rastin konkret provat deshmojne te njejten gje. Mund te thuhet se nuk ka si te jete ndryshe, por ky eshte nje diskutim tjeter.

Nje faktor tjeter qe ka ndikuar ne rritjen e cmimit te drithrave eshte frika se mos oferta nuk do perballoje dot rritjen e numrit te popullsise. Ky eshte me shume nje problem afatgjate se sa i perkohshem. Per ti bere balle rritjes se kerkeses per ushqim, qe vjen si rezultat jo vetem i rritjes se mireqenies, por dhe i rritjes se numrit te popullsise nuk mund te perdoret me metoda e vjeter me te cilen thjesht shtonim siperfaqet e prodhimit. Kjo per arsye ambientaliste dhe gjithashtu sepse nje pjese e mire e vendeve te zhvilluara e kane perdorur te gjithe hapesiren e mundshme per te mbjelle. Pra, popullsia rritet ndersa hapsirat per tu shfrytezuar mbeten te njejtat. Qe pas koheve te Malthus-it ose Ricardos qe kishin ngecur ne nje pengese te ngjashme per zhvillimin e njerezimit, keta te fundit dolen me zhvillimet teknologjike per te bere te mundur rritjen e efektivitetit. Por a e ka nje limit dhe kjo rritje efektiviteti? Kjo nuk eshte nje pyetje qe hap nje cader per te krijuar nje hije pesimizmi, por nje pyetje qe me shume i drejtohet problemit te menyrave dhe strategjive te perdorura deri tani per te menaxhuar keto probleme. Megjithate rritja e popullsise, e mirqenies dhe ndryshimi i zakoneve te ushqimit, si pasoje e kesaj te fundit, kane te bejne me pak me rritjen e cmimeve sesa teknologjia e perdorur per prodhim, distribucioni dhe politikat menaxhuese.

Ne bote ka vende te zhvilluara, ka vende ne zhvillim qe jane dhe histori suksesi, por ka dhe vende qe nuk prodhojne as sa per tu vetushqyer. Destabilizimi qe po perjetojne cmimet e drithrave kane shqetesuar instanca shume te larta te politik-berjes, dmth  ky nuk ka ngel thjesht problem ekonomistesh. Rendesia qe ka cmimi i drithrave ne stabilitetin ekonomik dhe sidomos ate social, qe eshte kaq i deshiruar  nga politikanet, investoret dhe shoqeria, eshte shume i madh. Edhe pse te treja keto entitete e duan kete qetesi per qellime te ndryshme, konvergojne ne nje pike. Problemi mbetet real, edhe pse si disa vjet me pare u vendos ne hije nga kriza financiare. E njejta gje po ndodh dhe tani nga luftat e revolucionet ne vendet arabe dhe fatkeqesite natyrore si ajo e Japonise. Qeverite sidomos ato ne vendet e zhvilluara jane gjitmone e me te ndjeshme ndaj shoqerise, kjo do mjaftoje per te krijuar vullnetin e duhur per te zgjidhur problemin. Instrumentet ekonomike dhe teoria nuk mungojne per te arritur nje qellim te kenaqshem . Kesaj radhe qeverite thjesht duhet te mundohen te mos jene pjese e problemit por e zgjidhjes.

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit