Shoqëria e maskave

Publikuar më: 10/05/2013

E pruri sistemi ketu apo e pruren sistemin ketu?! Projeksioni qe i ben realitetit shqiptar kur je jashte Shqiperise eshte pashmangshmerisht i perthyer ne rastin me te mire, dhe miop ne rastin me te keq. Mirepo, kur je ketu eshte ndryshe! Ndryshe jo se ndryshon gje, por se e shikon zhbirimin e ngjarjeve ne kohe reale, dhe aq sa vuajtje mund te jete kjo per disa, aq edhe sherben si shkolle me vete. Per nje moment po qendroj te ndryshimi.

Shume vijne, ose kthehen me idene e ndryshimit dhe se do mund te bejne nje gje ‘jo ndryshe’, por me te mire. Po i bie shkurt dhe nuk po permend ate fazen e adaptimit, po kaloj direkt te faza e fundit problematike. Faza e fundit dhe problematike eshte ajo kur gjithe ato ide apo naivisht endrra qe ke pasur ti ka perpire nje grope e zeze qe eshte realiteti shqiptar. Ketu lind bipyetja: A eshte individi i dobet, apo realiteti shume i forte? Nga nje prespektive me shoqerore eshte e veshtire te gjykosh individin. Kjo per arsye se ketij realiteti i mungon meritokracia, boshti i vlerave, kultura, e nje liste e gjate gjerash te tjera. Nga ana ekonomike dhe me nje doze darvinizmi nga mbrapa, e gjykon individin qe cke me te! Pavaresisht si eshte realiteti do mbijetoje me i forti, ose e thene ne konotacion ekonomik me i zoti (te pakten teorikisht).

Gjithashtu, pak rendesi ka se me ‘zotesi’ ne kete mes do te kuptojme te qenit matrapaz, me vlera te diskutueshme morale, apo edhe nentedhjetenendesh. Si do qofte, per te mbijetuar duhet te jesh prap i zoti, keshtu qe ose do futesh gjithe dijet e tua ne kete vorbull e te vallezosh me te, ose dicka tjeter qe nuk eshte e pelqyeshme. Dikush thote qe do guxim te jetosh, e jo te vdesesh.

Neqofte se mundohesh te mbijetosh, me patjeter duhet te hysh ne sistem, te kuptosh si luan sistemi, dhe nese nuk do te behesh qelbur, duhet te behesh patjeter pak pis. Qe nga momenti qe ke hyre ne sistem detyrimisht je pjese e tij. At’her, ne kete rast cfare gjykohet? Sistemi, apo individi? Dua te them qe gjykohet sistemi, por nje merak se mos ngre nje kurth logjik per me vone, sme le te bindem. Te marr sikur gjykohet sistemi, se ne fund te fundit edhe individi qe sapo u fut ne te duhet patjeter te sillet e luaje si ky i fundit, dhe nese nuk e ben nje gje te tille athere ai e flak individin jashte vorbulles se tij .

Personalisht besoj se individi e ben sistemin dhe jo e kunderta. Shume njerez fajin per problemet e medha qe ka kjo shoqeria ja faturojne sistemit. Cfare te metash ka sistemi shqiptar? Pas kesaj pyetje ngecet fyti i mendjes dhe nuk kaperdin gje... Sepse eshte e nevojshme qe para se te gjykosh duhet nje perkufizim dhe ndarje e termit sistem. Cfare problemi ka sistemi politik? Une them qe nuk ka! Po ai gjyqesor? Prap, them qe nuk ka! Po ai ekonomik? Po edhe per kete them qe nuk ka! Po sistemi shoqeror? Ta marrim sikur edhe ky nuk ka. Dhe lind pyetja tjeter: Ather cfare problemi ka?

Problemi eshte individual, eshte nje sistem virtual qe shqiptaret e kane ngritur ne mendjet e tyre. Pak rendesi ka se cfare modeli apo sistemi ekonomik, gjyqesor, politik e shoqeror eshte realisht, shqiptaret kane te tyrin virtual. Eshte si nje psikoze kolektive qe ka krijuar nje pershtjellim virtual ku njerezit jetojne. Te marr nje shembull ne menyre qe ta konkretizoj. E beson kush se ne mendjet e njerezve do ndryshoje gje sikur te jete taksa e sheshte apo progresive? Mendon dikush se ndryshimi i takses, ose i nje kodi cfaredo ligjor do ndryshoje menyren se si mendojne njerezit, si jetojne, si i hedhin plehrat ne toke, si parkojne dysh e tresh, si peshtyjne ne toke, apo dhe si i zene vendet e punes?

Ngritja e ketij sistemi virtual qe ndodhet vetem ne koken e njerezve krijon dhe nje shkeputje ne realitet, ose ndryshe ajo qe rendom thuhet se ‘ligje kemi po nuk zbatohen’. Pikerisht pra , per kete arsye, sepse nuk ka rendesi cfare ligji ose rregulli eshte, por pse nuk zbret ky sistem ne menyre qe te behet me real?

Gjithe ky problem i madh eshte rezultat i mospercaktimit te rolit te individit ne shoqeri. Pamundesia e individit duket qe te fakti qe cdo njeri prej tyre mendon se do ishte me mire nje pune ne shtet, e duke vijuar me vone me kompleksin e magazinierit. Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri fasadash, nje shoqeri rolesh, por jo aktoresh. Duke marre parasysh eksperimentin e Stanford, roli te njeriu ndikon ne nje mase shume te madhe. Mirepo, ne shoqerine shqiptare efekti i rolit nuk vjen nga nje burim institucional, por nga ky realiteti virtual. Roli nuk eshte thjesht nje ure per ne jeten reale, por eshte dhe nje maske te cilen individi e ve para se te perballet me kete realitet, para se te perballet me tjetrin. Perversiteti i ketij procesi eshte se ka arritur nje pike vicioze. Njerezit ndihen vetvetja me maske, jane rehat me maske, dhe me e keqja akoma po u vene maska dhe femijeve te tyre. Nje shembull po banal do ishte: Te keqen mami mos ta marr vesh bota se cka shtepia! – Mire Ma! Po mire kur mund te kesh turp nga varferia, nga tradhetia e burrit, nga paaftesia, por kur keto kalojne ate cakun moral? Po sikur e ema i thote te birit mos te marr vesh bota qe babi i hyn ne dru mamase? Dhe keshtu me rradhe mesohen dhe breza te tere maskarenjsh (lexo: njerez me maska).

Ne te kundert me sintezen, duhet gjetur dhe problemi i problemit te cilin u pretendua ketu. Per ate ka nje mori gjithashtu, qe vijne qe nga historia e larget, te rrethanat gjeografike, e ndoshta te ndonje problem gjenetik per te cilin nuk kam kellqe te flas.

Sistemi nuk vet-behet, individi e krijon ate, i jep forme, dhe shume gjera te tjera por jo fiziologji. Ndersa individi nga sistemet nuk krijohet, por i jepet forme ose ndikohet ne menyra te ndryshme. Sa e vertete eshte kjo e fundit?! Nuk e di, se kush me mohon qe komunizmi ne Shqiperi nuk krijoji nje individ te ri? Nje model Orwell-ian, qe edhe kur nuk pergjohet i duket sikur pe gjohet nga Ai. Si perfundim, ne kete faze reflektive ne te cilen po notoj ne ambiguitetin e ideve, argumentave dhe doktrinave po i mbetem besimit tim qe individi eshte superior ne lidhje me sistemin, dhe si i tille mund ta ndryshoje ate. Shenjat qe nje individ le ne realitetin historik mund te jete nje vije jo e drejte si ne Efektin Flutur, ose si nje levizje valesh qe kap gjithe bregun (ripple effect).

p.s: Ne qofte se ne shoqerite e zhvilluara ne bote maska eshte simboli i anonymous, atyre qe nxjerrin te vertetat, luftojne padrejtesine dhe bejne Robin Hood-in modern e virtual, po ne Shqiperi simboli i cfare ose kujt eshte maska?

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit