Nje menaxhim me inovacion.

Publikuar më: 18/04/2014

Se si do jete menaxhimi neser eshte pothuaj e pamundur te percaktohet, por projeksioni eshte pjese e natyres njerezore. Njerezit projektojne ne te ardhmen nisur nga historia, eksperienca ose nga nevojat. Duke marre parasysh kete te fundit mund te themi se menaxhimi neser do te jete nje projeksion I nevojave te shoqerise, I ndikuar nga eksperiencat e shkuara dhe me baza historine e tij. Nevojat e shoqerise dhe organizates jane ato qe do ti japin menaxhimin formen.

Rishpikje ndoshta eshte fjale e madhe, dhe ndoshta nje term I vene per te motivuar pergjegjesit e kesaj detyre. Pershtatje dinamike do te ishte me me vend duke marre parasysh rrethanat. Mire po, arritjet e medha  fillojne me aspirata te medha, dhe rishpikje eshte nje aspirate me e madhe se pershtatje.

Perpara vendosjes se aksiomave te radhes menaxheriale disa pyetje ngrihen per keto aspirata. Si ne kete kohe me ndryshime te shpejta, do te krijohen organizata mjaftueshem te pershtatshme dhe te forta, dhe ne te njejten kohe te specializuara dhe eficente? Cfare duhet te beje organizata per te qene e rendesishme ne treg dhe fitimprurese?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve mundohen ti gjejne shume kerkues se shkences se menaxhimit, e megjithate  nuk ka nje te till te vetme. Nuk mund te kete nje te till, e nuk mund te kete as metodologji per zgjidhjen e tyre. Kjo, sepse metodologji eshte si tu thuash njerezve si te dobesohen, ose si te behen te pasur dhe rezultati I ketyre metodologjive eshte I njohur ne treg. Per me teper qe nuk ka sens ekonomik, sepse nese dikush e di si mund te behesh I pasur nuk do ta nxirrte ne treg por do behesh I tille. Duke menduar qe analogjia eshte shterruese per argumentin, mund te themi se qellimi eshte krijimi I nje modeli. Nje model qe ofron zgjidhje jo vetem per pyetjet e me siperme por dhe me gjere. Modeli ndryshe nga metodologjia nuk tregon se si duhet te veproshe, pra nuk ka perqasje normative.

Ne nje realitet qe te vetme konstante ka ndryshimin, ku stategjia eshte vendimmarrje, dhe ku ekonomia nuk eshte me ekonomi por eshte ekonomi e dijes organizata ka nevoje per inovacion.

Nderlidhja e entiteteve te ndryshme te shoqerise dhe organizates e ben strategjine te nevojshme. Nje vendim nuk perkthehet me ne nje pasoje por me disa pasoja, pasoja te cilat ndertojne rrjete veprimi. Kjo karakteristike e ben strategjine te nevojshme per organizaten.

Menaxhimi I ndryshimit eshte nje nevoje tjeter. Nese ndryshimi eshte e vetmja konstante ne realitetin shoqeror, ather menaxhimi I ndryshimit mund te jete menaxhimi I organizates ose pjese e rendesishme e saj.

Nuk ka nje algoritem te percaktuar per tempin e ndryshimit, gjithashtu teknologjia dhe faktore te tjere situacional do vazhdojne te kene rritem te ndryshem ndryshimi me ate te organizates. Si rrjedhim, ndryshimi organizativ mbetet ne dore te menaxherit dhe me nje ndikim te forte kontekstual. Organizatat dhe menaxheret te cilet nuk do kuptojne kontekstin do te kene probleme me pershtatjen me tregun.

Gjithe ky kontekst I madh zhvillohet ne nje ekonomi qe nuk eshte me nje ekonomi me karakteristikat e ortodoksise se hershme, por zhvillohet ne nje paradigme te re ekonomike, ate te ekonomise se njohurive. Qe organizata te lulezoje ne ekonomine e njohurive, asaj do ti duhen pikerisht keto te fundit. Nje bashkesi aftesishe dhe njohurishe qe do bejne te mundur lundrimin e organizates ne strategjite qofshin ato blu apo te kuqe.

Si perfundim, ne pardigmen e re te ekonomise menyra me e mire qe arritjet te jene afer aspiratave te medha eshte inovacioni. Me sakte paradigma e re e inovacionit. Paradigma e re e inovacionit eshte nje model dhe jo metodologji e cila personifikon nje revolucion ekonomik. Inovacion ky qofte shoqeror, ekonomik, organizativ, I proceseve apo produkteve.

Paradigma e re e inovacionit eshte nje model me tre elemente sic jane: Teknologjia, Tregu dhe Implementimi. Ku teknologji do te quajme ato egzistuese dhe te reja. Treg, nje lloje mardhenie njerezore. Ndersa implementim gjithcka ndodh mes dy te parave. Ky trinom zhvillohet mbi dy principe kryesore.

E para, e trajton inovacionin si nje proces iterativ, pra permiresim I vazhdueshem I elementeve me bashkeveprim te njekohshem dhe te ndersjellte.

E dyta, eshte nje model gjenerik. Ku gjenerik do te thote qe cdo lloje inovacioni mund te shpjegohet nepermjet ketij modeli dhe se kushdo mund te inovoje ne secilin prej elementeve te mesiperm te inovacionit, duke e hedhur poshte modelin linear te inovacionit me dihotomine e tij jo funksionale.

Si perfundim, menaxhimi modern ne ekonomine e njohurive aspiraten me te madhe ka inovacionin dhe arritjen e tij me te madhe do ta vlersoje si gjothmon: tregu!

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit