Barbaret te porta...

Publikuar më: 08/06/2014
Poçi

Si do behesh Poci Si ishte poci








U vesha e u ngjesha per ne pune dhe me nxitim u nisa per te marre makinen te garazhi nja ca pallate me larg timit, se pjesen qe eshte per garazhe te pallati ku banoj e ka bere loni magazine. Nejse, sa zbres nga ajo qe barabaria qe kam verdall e quan "acensor" kujtohem qe kisha harruar tasin me buke dhe vitaminat qe mi kishte dhene Eralda. Kthehem prape, ashtu si kthehesh tere turfullime kur ke hrruar dicka. Por ne rastin konkret nuk e kisha inatin me ate per te cilin kisha harruar por me veten time. Do ushqeja qenin qe dashje pa dashje u pagezua me emrin Poci. Pasi afrohem te ai cik cep qe I kisha bere nje shtepi prej kartoni dhe plastmasi ve re qe zona dukesh sikur kishte vene fshesen asfalia greke. Te kthehem shume shkurt se si nisi historia e pocit. Nje dite te bukur pasi u vesha dhe u ngjesha per ne pune, mora makinen disa pallate me tutje, dhe u nisa. Pa dale nga rrugica qe eshte bere nje porte psikologjike per mua, ndaloj makine dhe gjej nje radio qe ka nje muzike qeta shtyj deri sa te arrij ne pune. Pasi e gjej, e hap zerin ne nivele te shfrenuara dhe kaloj porten psikologjike. Pse porte psikologjike? Po sepse pas asaj, ne mendjen time, jane barbaret… Me muzike me volum te larte eshte e vetmja menyre qe une te mos vete ne pune I cakorduar. Sepse te lagjja ime, njerezit jane aq injorante saqe ecin jo ne trotuar por ne rruge duke kruar barkun dhe ndonje here dhe menderen. Sa dal nga porta psikologjike e deri te puna eshte nje makth mengjezor. Te arrishe te pallati me shigjeta aty ku fillon dhe vete jeta, duket nje mision lumturie. Megjithate, njerezit qe ecin rruges, ne semafor ste firshkellen njeri, ose keta qeoftelarget qe nuk mbjne as krahune majte dhe as te djathtin sikur kerkojne te te japin nje mesazh, te gjitha bashke formojne ate barbarine. Kam nje koleg qe e ka stakuar mendjen, dhe e shikoj sa rehat eshte. Mire po, dhe kjo rehatia me tremb. Tani qe te kthehem te Poci pa trashur ndonjerin qe ka arritur deri te kjo fjali ne te lexuar. Jo per gje po njerezit jane te zene dhe nuk degjojne traplliqe. Nje prej ketyre hereve qe ndaloja dhe gjeja radio shikoj Pocin. Nje qen I sfilitur ku skishte me, ishte I vogel, dhe I shtrire ne menyre qe kuptohesh qe po jepte shpirt. Dal dhe I afrohem per ta pare. Mundohem qe ta coj por nuk jepte dhe merrte. Sajoj nje tas me uje dhe ca salcice dhe ja le aty ne nje cep me bar(bar more e kupton apo jo???) dhe e vendos ne nje karton per ta pat si pike referimi. Kur kthehem mbazdite e gjej ne mes te rruges duke ecur me nje kembe qe e terhiqte zvarr. E rendesishme per mua ishte qe ishte cuar! Dal me qellimin ta ushqeja prape, por ne ate gjendje qe ishte vendosa ta coj per vizite. Kur po e vendosja ne karton per ta fut ne makine, kalon nje Loni dhe me pyet se cfare organizate isha… Qeni nuk afrohesh kollaj, ishte I friksuar dhe kishte dhe dhimbje. Kur arrita ne spital me thane ti beja nje grafi. Prita nja 15 min per grafine dhe doli qe kishte thyer dy kocka, femurin me cmbaj mend dhe nje kocke tjeter dhe duhej operiar urgjentisht. Ne spital me thane ta operoja menjehere. Une i pyeta se sa kushtonte operimi, dhe ata me thane 1500 leke te reja eshte grafia dhe 15000 leke te reja eshte operimi. Te theodhoriut, thashe me vete, si tja bej?! Mire I thashe doktoreshes. Do ta mendoj dhe do vij prap. Dhe pa mbaruar une ajo pyeti me shpejtesi, po grafine do ta paguash apo do ikesh? Pyetja me kapi gafil, jo se kisha bere ne mendje qe te mos e paguaja, por mendova kush e di sa veta u kane ikur pa paguar… Doktoresha e hoqi nga pesah pocin dhe e la jasht. Poci avash-avash u afrua te kembet e mija dhe me shikonte me ato syte qe: he po tani? A more palaco me veshe te medhaja mendova te dukem si mamaja tani! E mora dhe e cova aty afer ku e kisha gjet, per te mos e lrguar nga zona se mendova se ishte me mire I bera nje shtepi te vogel me kartone dhe me plasmast qe te mos kishte lageshire aq sa mundej. Ta coja ne shtepi, nuk ishte e mundur sepse qeni tjeter eshte te 60 kg dhe kur luan di budalla me nje puter e kishte shtypur pocin qe ishte kocke e lekure. I vendosa nje mision vetes, qe pocin do ta operoja, dhe nese behesh mire kushdo mund ta adoptonte. Se me vone shume njerez e ngaterruan misionin. Qellimi im nuk ishte ta shpetoja nga rruga, une isha mjaftueshem realist ne objektivin tim. Qellimi im ishte qe ate ta beja te barabarte me qente e tjere perpara koshit dhe perballe rruges. Pasi vendosa misionin, thashe une nuk bej poste ne facebook por kur bej e kam nje arsye :) IMAG0523

Dhe lajmerimit I pari ju pergjigj Eranio,  qe menjehere me gjithe grupin F106 dhane kontributin e tyre. Do ti qe kjo me dha shprese. Pastaj nje mikesha ime, Fatma, dhe pastaj te tjere. Nje shok femijerie qe kisha qe nga klasa e 3 fillore qe nuk takohesha me shkruan dhe me thote qe do te me takoje per te dhene dicka. Pas shume vitesh e takoj Olenin, folem per Pocin, dhe duke qene se kishim shume per te feolur ne fund harroje te jepte ate qe kishte ne mendje. U ndame dhe pasi kisha ecur konsiderueshem degjoj emrin tim ashtu si me therrisnin ne femijeri. O Arti!!! Kthehem dhe e shikoj mikun tim duke vrapuar. Ca harrove I them?! Po qenin tha si do ja besh. Fola me disa njerez - i them, dhe me thane qe duhet ushqyer nja dy jave se nuk mund te perballoje operacionin. Ndaj po e ushqej dhe kur te jete gati besoj se do behen mjaftueshem para per ta operuar. Ai spo fliste, dhe pas nje pauze te vogel me veshtiresi tha: Po gjynaf… dhe duke u bere gati per te qare. Se si vazhdoi me tutje nuk ka rendesi! IMAG0525

Mire, me vone u interesuan shume njerez. Henri, mblodhi leke nga fakultete te tjera dhe nga grupi i vete. Me vone u bashkuan dhe shume grupe studentesh. Greta, vrap e vrap e me qejf te madh mblodhi grupin dhe u mori "peseqind lekeshat". E me vone te tjere e te tjere u bashkuan ne kurimin e pocit. Dhe nga Polonia me erdhen para per Pocin. (Apo jo Irola?) Ditet kalonin, dhe une cdo mengjes coja tasin me ushqim. Mire po me gjeti belaja me barbaret perreth. Asnjehere, nuk gjeja tasin qe coja ne mengjes dhe mbazdite. Ore po tasin e qenit per cfare ta duan barbaret?! Skish te paguar momenti kur veja te poci, syte kishin filluar ti merrnin jete, dhe kur afrohesha leshonte klithma dhe e tundete ate bishtin fort saqe degjohesh e perplasura te kartoni. Donte te luante, po skish shoke, donte te dilte po kis frike. Nje grua aty me thote qe kalojne kalamajte dhe e gjuajne me gur. U bera, se desha veten. Shikoj te nje cope betoni ishin mbledh keta kalamajte e lagjes, dhe po luanin si brez betoni qe jane lojra te dhunshme ose kafsherore si te jene ne kopesht zoologjik. Kur u afrova rane ne qetesi, shiko sa budalla u tregova ne parim edhe pse besoj se nuk mund ta beja ndryshe. U them nese e kishin pare ate qenin qe rri atje. Dhe te gjithe ne kor me thone po. Por nje cune me fytyre me yndyre thote ate qe mezi ecen kur e ngacmon. Aq me duhesh mua dhe u them: Tani me degjoni me vemendje ju pjella te poshtra nga familje kanibale. Nese e ngacmon dikush dhe njehere ate qenin do tu bej copa copa! E kuptuat apo ta perseris prap?! Une qe u beja si i forte disa kalamajve, por e dija qe po tu thosha qe degjo xhaxhin se kjo nuk eshte sjellje e mire e bla bla bla, nuk do me funksiononte. Gjate kohes qe e ushqeja Pocin, nje grua perballe nje pallati i sillte cdo mbazdite dicka per te ngrene, nje zoteri tjeter qe kishte nje byrektore i conte byrek. Dhe poci cohesh ne kembe, lodronte, ecte shtrihesh per qejf ne bar dhe ishte potuaj se gati per perim dhe pastaj Besjoni na ofroje mundesine e strehimit meqe kishte shtepi private. Kish ku vente me mire?! Per ca dite filluan shira te forte dhe mu be Poci si femije i dyte. Nje nate, sa kisha mbaruar se shkruari dhe ishte ora 3 e mengjesit. Po binte nje shi i tmerrshem. Sme ikte mendja nga Poci. Bera cbera, u vesha mora dhe cadren dhe ika ta shikoja cpo bente. Kur arrij aty shikoj qe poci ishte me shtepi te re. Dikush, i kishte bere nje shtepi si ajo qe i kisha sajuar une por shume ere me mire. Pra, Pocin nuk e zinte shiu! Perle! - thash. Mbaruan shirat dhe po afrohesh koha qe poci te operohej. Kur kaloja nga pallati per te Poci shikoja qe njerezit qeshnin. Ore thashe mua sme qeshin ndonjehere keta barbaret, une si flas njeru ne Zululland. Barbaria dhe provincialiteti arrin kulmin. Njerezia qeshnin se thoshin "Profesori" qe merret me qente e rruges. Dhe kjo u dukesh jo vetem anormale, por sipas nje plaku aty une kisha rrjedhur… Ka dhe te tille. Thuajse leket ishin mbledhur dhe jeta epr Pocin dukesh mese shpresedhenese. Sa here kaloja luaja me te, se skishte te paguar ajo ecja e tij e mundimshme. Ndonjehere, kush ka kafshe e kupton, me kujtohesh ajo grafia e tij dhe sa te thyera i kishte kockat. I afrohesha aq shume dhe e shikoja ne sy. Ore, i thosha po si nuk shikoj dhimbje te syte e tu. Kaq i vogel, i sfilitur, i dobet, e te gjitha te keqijat dhe kur veja aty ishte plote jete. Ndonje here me ngrinte gjaku kur nuk e shikoja aty te shtepiza, se ngaqe dilte dielli largohesh te nje shesh aty afer dhe shtrihes si derr i vogel ne bar. Shirat mbarua, koha u hap, nga selfiet dolen ne mode bellfiet, dhe barbaret mbeten po te njejtet. Po dilja ne mengjes si perhere me tasin e pocit dhe bidon uji per te. Kur afrohem, nuk shikoj as Pocin e as shtepine e tij. Thashe cfare kishte bere vaki. Shikoj aty verdalle por spo gjeja gje. Me thote ky i byrektores, aty eshte tha po do kete dale. Po shtepia, e pyeta? He se ska gje tha se do e kene levizr kalamajt. Barbare te vegjel, thashe pa e vrare mendjen. Kur kthehem mbazdite, e gjej ushqimin ashtu si e kisha lene. Aty me foli nga ballkoni ajo gruaja qe e ushente. Zbriti dhe me tha me nxitim si te mos e degjonte njeri. Nuk eshte me aty tha! Si nuk eshte? - pse ku vajti. Erdhi nje cun dhe pasi parkoje makinen aty i hodhi kartonin me plastmasin ne plehra dhe e goditi me shkelm qe te mos rrinte me aty - tha. Nje fytyre me vinte nje me ikte, edhe pse se shikoja fytyren time. Kam kohe qe e mbaj veten pa e rrahur nje barbar, po se pervec faktit qe vetem une humbas do thone iku profesori nga mendja. I them vetem me thuaj kush eshte se merrem une me te. Gruaja afer pleqerise, e trembur thote duke ikur se nuk e kishte pare mie nga fytyra dhe se nuk e njihte. Kam pritur 2 ore e 20 minuta aty perballe se mos dukej Poci. Po binte dielli dhe ai cepi ku rrinte Poci pas 2 oresh te fiksuara se mos vinte per tju afruar tasit filloje te me dukej si vegim. Te nesermen, mora bicikleten dhe fillova te shikoja cep me cep. Shikoja cepa ose gropa, se mos nga goditjet qe i kishte dhene barbari kishte ngordh. Per tre dite kam kerkuar Pocin e bukur me veshet e medhaja. Arrita ne nje lagje jevgjish dhe pa i pyetur e dinin se cfar kerkoja. Jo tha ajo gruja qe kishte tre femijet e saj dhe nja tre kelyshe te tjere. Po do te maresh ndonje qen ti mos hajde verdalle tha merr ndonje nga keta ketu, shiko sa te bukur jane! Une isha tere nerva dhe shakate e saj me dukeshin kaps. Diten e katert i humba shpresat, dhe tek flisja me ate te byreqeve shikoja tasin qe edhe pse poci nuk ishte e coja se mos kthehesh. Pas nje qetesie, ky zoteria i byreqeve kthehet dhe me thote duke qeshur pa qeshur: Profesor, po nuk qan buri per nje qen! As vete se vija re se me kishin rekkelyer nja dy pika. Me zore te madh (qe se merrja vesh pse), i them se nuk kam qare ndonje here. Dhe faktikisht skam qare ndonjeher eper njerez, as per nene, gjyshin, e ndonje tjeter qe ka vdek se fundi. I thashe qe jam alergjik dhe ndaj me lotojne syte. Mire po, sa here kaloj aty sme iken nga mendja shikimi i Pocit, bishti i gjate qe e tundte aq shpejt nga gezimi, syte qe nuk tregonin dhimbje, dhe klithma qe leshonte kur largohesha si te thoshte o daulle mos me li ketu se do vijne barbaret… Si shef te porta jane!!! Fale Pocit njoha njerez te rrinje, takova nje mik qe kisha dekada qe se takoja, kuptova se si njerezit bashkeveprojne ne raste te tilla, vura re qe nuk jemi aq te pashprese, se ka dhe njerez qe sjane barbare, fal tij mora eksperience dhe emocione qe ishin shume te bukura. Po une ca i dhashe Pocit? Ate qe priste ai prej meje kur e tundte bishtin e kur vinte nga mbrapa duke nxituar dhe terhequr kemben e tij, une nuk e cova deri ne fund! Me vjen keq sa me ska se shume prej nesh e dine qe si Poci jane shume dhe pafuqia eshte me e madhe se deshira per te bere dicka. Megjithate kjo te pakten mua nuk me ndalon. Ndaj me keto leke qe jane mbledhur them te kuroj nje qen tjeter. Pra misioni ndryshon por vizioni mbetet i njejte. Une them se Poci do jete diku se sa here kaloj aty shikoj ate cepin dhe ka ngele tasi akoma, por bosh. Dikush me tha qe qeni kur e ndjen qe do iki nga kjo bote, largohet nga shtepia per te shkuar diku larg qe te mos e shikoje i zoti. Shiko sa fisnik eshte qeni, sa gjithe jeten e ndan me ty dhe vdekjen e mban per vete…

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit