Për hir të reformës

Publikuar më: 04/10/2014

6a00d8341c60fd53ef017ee9a15c27970dNe këtë dalldisje verore ku mbizotëroi check-in-i dhe bikini koicidoi te ishte dhe sezoni i reformave te mëdha. Nuk kam matës empirik qe te them qe ka një fare pakënaqësie te përgjithshme, por besoj se një fare apatie te shoqërisë sonë qe me mund i është turrur kapitalizmit mund ta vere re kushdo.

Është bere e udhës qe gjithkush ndërmerr reforma dhe po aq e udhës është bere ngritja e grupeve te punës. Por si çdo gjë ne këtë vend te bekuar fenomenet dhe proceset duhet te bëhen aq shpesh saqë arrin pika e saturimit. Me pak fjale shoqëria është a primitive saqë ndryshimi vjen nga mbingopja me gjerat dhe jo nga ndonjë faktor tjetër.

Ne grupet intelektuale shume e dine qe grupet e punës janë qokat e radhës qe bëhen ne emër te reformës X apo Y. Çdo grup pune i ka thuajse pak nga te gjitha. Si fillim është ai qe shkruan dhe di ca shkruan mbi te gjitha, po është edhe ai qe i kane dhënë shkollën, edhe ai ‘Yes man’- i i partisë, por edhe ai qe nuk ka punuar ndonjë here por qe i bashkohet mendimit te parafolësit dhe punës se tij, edhe shume te tjerë. (Sqarim: te gjitha “ai”-te e mësipërme mund te bëhen lehtësisht “ajo”)

Dhe këta ekspertet me porosi te Dionisit mblidhen dhe për hir te reformës bëjnë një reforme. Çfarë ndodh ne kësi rastesh është ajo qe ndodh rëndom ne këtë vend. Ndodh me bizneset, me politikanet edhe rëndom me njerëzit: nuk përshtatin por kopjojnë, pra kopjac te këqij. Pa u zgjatur shume me te tilla komente socio psikike, dhe përtej apatisë shoqërore njerëzit duhet te ftillohen (ose rilindin siç i thonë ne kohet e sotme) ne dy reforma te rëndësishme qe po merren tani ajo e pensioneve dhe ajo arsimore (Nuk po përmend CEZ, për shkak te degjenerimit qe ju be taksapaguesve shqiptar nga një kompani mediokër).

Pse këto dy reforma?! Po se perversisht këto reforma nuk prekin një grup ose një pjese te shoqërisë, por gjithë shoqërinë, atë aktuale, te shkuarën e saj dhe gjithashtu dhe te ardhmen. Qe te ndërmarrësh një sipërmarrje te tille fillimisht duhet te kesh këllqe shume, dhe me pas një grup pune me eksperte te vërtetë dhe jo tigan lëpirësa e qoftexhinj. Reforma e pensioneve vendos për te gjithë kontributet e jetës se një hallexhiu, dhe se si do jete jeta e tij kur do dali ne pension. Do jete i deprimuar dhe i pangopur, dhe me shëndetësi falas si është tani apo ndryshe?

Ndërsa reforma ne arsim prek problemin kryesor te kësaj shoqërie. Unë kam besim te thelle se gjithë problemet tona vijnë nga padija, injoranca, keq dhe mos arsimimi. Por pyetja qe shtrohet është si e prek reforma këtë shtylle te shoqërisë dhe zhvillimit te saj?

Ka disa ministri qe për hir te se vërtetës janë si ato te famshmet qe krijoji Fatos Nano atëherë, dhe qe quheshin ministritë pa portofol, pra e thënë ndryshe te punëve te kota. Këto ministri ne krye te 300 ditëve studiuan, përpunuan informacionin, hartuan dhe përpiluan plane, dhe përfunduan reforma te cilat ne boten e civilizuar kërkojnë te paktën 5 vjet. Dhe duke marre parasysh mundin, punën, ekspertizën qe është futur ne këto reforma edhe 300 dite duken shume. Argumentimi dhe mbrojtja publike e tyre është PR-i perfekt qe çdo institucion publik ose privat do te dëshironte.

Ne mbrojtje te tyre dëgjon perla te cilat dëshmojnë se sa reforme ndërmarrësit janë ne brendësi te problemeve me te cilat po merren. Një zëvendës ministër thoshte qe qeveria financon inputet e procesit dhe kjo nuk shkon. Nuk e di se ne cilin vend, organizate ose dhe univers paralel financohen outputet e procesit. Kërkohet qe me këtë rast reforma duhet qe te prodhoje dije dhe jo letër.actual reform cartoon

Po si fillim, nëse duhen dije dhe jo letër universitetet nuk duhet te mbushen si varka shpëtimi dhe o burra ti futim te gjithë ne shkolle. Me këtë rast ulim numrin e daulleve, horrave dhe qokaxhinjve ne universitete.  Po si vazhdim, nuk është ndonjë çudi e madhe qe te krijosh ambiente dhe mbi te gjitha ti ruash ato. Ne mënyrë qe universiteti te duket universitet, dhe jo banja alla turka te hedh ujin nga këmbët.

Po qe te nxjerrësh dije dhe jo letër duhet dhe ti paguash ata qe shume njerëz akoma nuk dine se si tu thonë: “petagog” apo ”pedagog”. Me sakte ne gjuhen profesionale ti motivosh.  Është shume e lehte te mos e lejosh mësimdhënien ne privat, por ta marre vesh kushdo qe nuk ka një pedagog ,qofte dhe daulle, qe te dali i kënaqur nga mësimdhënia ne privat. Shume e dine fjalën qe qarkullon: “Futu, mbyll sytë dhe veshët, bej katër oreshin, merr 100 mije leke, dhe dil”.

Mësimdhënia jashtë fakultetit është një burim për shume dhe nëse 1 ore paguhet minimumi 25 mije leke te vjetra, një diete për një pedagog qe shkon ne një filial (Kukes, Sarande, etj) është 55 mije lek te vjetra. Ne këtë pike vlen te qahet halli i atyre qe akoma e bëjnë këtë pune me ndërgjegje dhe përgjegjësi te plote, dhe jo atyre qe vene për mësim dhe hane midhje e blejnë vaj ulliri. Faktori i motivimit për te bere një ore shtese jashtë normës është nen zero duke marre parasysh qe një ore paguhet nga 500 leke te reja, ndërsa një ore ne privat nga 2500 leke te reja. Pra diferenca nuk do gradën master për tu kuptuar, ose doktorature meqë ka dale ne mode.

Nëse do dije dhe jo letër, shtohet dhe nje specifike tjetër sepse kjo pune është vet specifike. Para pak ditësh, një nga këta drejtoret e rriatdhesuar qe merren me artin thoshte se arti nuk mund te shihet si forme pune dhe nuk duhen kërkuar përfitime prej tij, por autori duhet te shprehi atë çka ndjen nëpërmjet tij. Për këtë thënie andej nga jugu ka një shprehje qe thotë: “Bir Selman i nënës, ke te qaj me pare”. Ky vend është mësuar me demagog, shitës mendsh qe kurrë nuk hapen ndonjë dyqan ti shisnin, pioniere dhe dallkauk. Arti dhe arsimi, e sidomos universiteti kane nevoja specifike. Këtë nuk e them unë, se nuk po shpik gjë por e thotë bota e civilizuar. Meqë jemi këtu, arti është forme frymëzimi, etj, etj. E si mund te frymëzohesh me barkun bosh? Universiteti kërkon filozofi, kërkim shkencor, lëçitje shume, dhe ndonjëherë zografisje, e as këto nuk bëhen me barkun bosh...

Mire po para shume dekadash hierarkinë e metodave e zgjidhi Maslow. Konkluzioni ishte, dhe është sot e kësaj dite, qe nuk behet filozofi me barkun bosh. Po fillimisht do ushqehesh, pastaj do vishesh, pastaj do futesh kokën diku, po edhe një shoqe ose shok për nevoja te tjera e do njeriu. E pasi i ka te gjitha këto mund te filozofoje, te bej art, apo kërkim shkencor.

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit