Për fushatë i bëj të gjitha…

Publikuar më: 06/06/2015
1

11393202_868868073149077_6088144437199859165_n_Fotor_CollageU bë kohë që marr vrull të zografis ndonjë gjë, por sa herë më vjen, bëhem gati dhe prapë ikën. Është njësoj si ajo ndjesia që të shkohet në banjë aq shumë dhe sa arrin te dera nuk të shkohet më… Megjithatë, jo se nuk ka material për t’u marrë, apo situata, apo njerëz, sepse dhe stof ka dhe gallatë ka, por edhe ditëzinj ka. Mirëpo janë bërë aq shumë të tilla sa nuk di nga t’ia nisësh, i bie ta bësh çarçaf tregimin, dhe ti e di i dashur lexues që gjëja e fundit që dua të bëj është të të mërzis ty me shkrime të gjata që në një vesh të hyjnë e kush e di nga dalin.. Ja ta provoj ta nis njëherë. Po ja, këtë vit nisi fushata një muaj më herët se herët e tjera. Shyqyr, se material të tipit “o ç’u kenaqa!” do ketë plot. Po nisi fushata herët dhe unë ende mbaj mend fjalët e para të kandidatëve. Njëri e nisi me një gabim frojdian që as gazetari më i zgjuar shqiptar (ai që bën monolog për hallatet e Davidit) nuk e kapi. I nderuari e nisi fushatën duke e krahasuar me dhimbjet e lindjes. “Mos!”- thashë, e kanë marrë me zor. Ndërsa ky tjetri e nisi si cdo gjë thuajse, me reklamë dhe me bërje gjoja. Kjo, sa për fillimin e fushatës. Por dikush belbëzoi që fushata me ligj nuk lejohej të fillonte atëherë. Lexues i dashur ti e di që nuk i plas njëriu trapi për ligjin! Po ja, këtë vit vërtetë ka fushatë, por ka dhe biznëse në ditë të hallit, madje ka edhe njërëz në ditë të hallit. “Ky sistem i ngritur funksionon si një çark për biznësin”,- ky ishte komenti i një klienti kur më tregonte se si bashkia i shkonte natën dhe i bënte fotografi tabelës sipër dyqanit për t’i vënë gjobë ditën. Kishte të drejtë, si çark është! Për një kategori njërëzish që rrojnë nga supet e tyre, kjo mejhane e madhe me emrin shtet është gjëja më e keqë që mund të ndodhë. Ti paguan sigurime shëndetësore por të shkosh në spital zere se ke vdekur. “Kalo nga klinika pasdite” - më tha doktori para pak kohësh në QSUT. Është bërë edhe spitali punë mode. Po the që vajte në QSUT je katnar, ndersa kur thua që u shtrove te Amerikani je në modë. Madje ka nëjrëz që shtrohen kot, vetëm për të thënë që ishin tek Amerikani. Paguan sigurime shëndetësore, por kur vjen puna te pensioni ta llogarit një tip që nuk e ka haberin jo të skemës së pensionëve, por të vetë punës. Po ja, vete nga vete prapë ai që punon paguan dhe për atë që dredh zinxhirin. Shteti me tagrin e vet i bie fakirit dhe nuk i bie faqirit. Ndërkohë që një klub në Tiranë të fton të shkosh si të jesh, me brekë e pa brekë, shteti mobilizohet të kapë te paudhët, keqbërësit dhe matrapazët. Keqbërsi më i madh rezulton të jetë një punonjës i shërbimit social me mbi 25 vjet punë dhe kur e ndalon polici, jo vetëm që i bën moral, por dhe i heq patentën për 6 muaj, praktikisht e le pa punë. Nderkohë nuk ka nëvojë të jesh as shtet e as polic të shohwsh se çfarë cudirash ndodhin vërdallë, ku me Tiranën në shtetrrethim vriten 3 xhambazë në mes të ditës, në mes të vendit. Po ja, kam vënë re që për fushatë ndryshon njeriu. Se helbete njëherë në dy vjet duhen bërë ca adete dhe qoka. Për fushatë bëhesh dhe i ditur, si një njëherë që do përmirësonte cilësinë e diellit. Për fushatë bëhesh dhe njeri i mirë, si një sot që krisi e mori një jevg në krahë dhe e coi në spital, pasi kishte përveshur mëngët. Për fushatë bëhesh dhe njësh me popullin, të kap sedra dhe i hypën autobuzit dhe nuk u kërkon njerëzve të lahen, por u thua se do u sjellësh autobuz të ri. Për fushatë të hypën dhe një e përbrendshme për të puthur dynjanë, dhe del rrugëve dhe puth duart e të tjerëve. Kjo do guxim të madh, sidomos kur ti i fshin duart pasi i takon, e jo më t’u hysh me llap duarve të popullit. Po për fushatë ti ulesh gju me gju me popullin dhe dredh një cigare për të cilën mallkon veten më vonë që ke tymosur. Po për fushatë ti bëhesh dhe i gjithëditur, u premton njerëzve dhe planëtare, akuariume dhe… Këtë te fundit nuk e kuptoj cfarë efekte narkotikësh mund të të japin halucinacione të tilla. Po për fushatë ti e prish dhe rrugën që sapo ndërtove për ta ribërë prapë, vetëm për fushatë! Po për fushatë, ti prish një ndertesë pranë ekonomikut dhe i lë lavazhet ngjitur të ndihmojnë në mbarëvajtjen e mesimit, në menyrë që shërbëtorët e dijes të kenë veshtiresi pune që të kaliten. Po për fushatë, ti del e i takon njerëzit derë më derë, madje për fushatë ti heq dhe kollaren. Po për fushatë ti bëhesh dhe i zgjuar, ti u jep zgjidhje halleve të Gjermanisë, e jo te Lonit në Kelcyrë dhe Vithkuq. Po për fushatë ti ul dhe taksat, se gjithë vitit mezi pret që të marrësh nga më i ndershmi atë që ketij qëlbesire shteti nuk i takon. Po për fushatë ti e le ndertimin te liqeni se ajo me demek nuk është pjesë e parkut. Po për fushatë ti sjell Erdoganin këtu i jep një darke, dhe bllokon gjithë Tiranën, a thua se ishte Armagedon. Po për fushatë ti të kerkon dhe mendim, se me demek te kërcet shume cfarë thonë telektualët. Po për fushatë ti të jep dhe xhinksa bre. Te pakten jepi një palë Genës. Po për fushatë ti të nxjerr dhe nga burgu. Po ti për fushatë marton burrin me burrë! Po për fushatë ti martohesh disa herë… Po për fushatë ti të lëron dhe nënën, se vallë nuk mjaftoi koha kur nuk ishte fushatë. Po për fushatë ti thua se pyet popullin çdo javë se çfarë hallesh ka. Po për fushatë ti të jep dhe leje pa leje. Po për fushatë ben dhe sikur mbyll universitete. Po për fushatë ti nuk të mbyll as biznesin, edhe pse Loni i shkretë do ta mbyllë. Po për fushatë Shpetim Idrizi bëhet cam, madje do kryejë dhe amanetet e të parëve. Po për fushatë Xhelalin e bën qytetar dhe Gicin intelektual. Po për fushatë Lubonja ndërron dhe TV. Po për fushatë mobilizohen dhe analet e istave dhe bëjnë propogandë, a thua se nuk janë bërë bajatë ku nuk mban më. Po për fushatë servilin e quan shoqëri civile, dhe ajo e civiles së Shkodrës thotë që gjykata e vendos nëse një parti eshte e majtë apo e djathtë. Po për fushatë dhe Zaloshnja bëhet nga aritmeticist në statisticien. Po për fushatë ti vë re dhe betonin, se a thua nuk e kishe përpara surratit. Po për fushatë Vangjushi nuk ka program elektoral, saqë kur e pyet gazetari dhe i thotë se në programin tënd ke thenë këtë e ke thenë atë, Vangjua përgjigjet se nuk ka fare program ndaj dhe gazetari gënjen. Ore ka anë e udhe kjo?! Po për fushatë ti miraton projekte duke e ditur që nuk ke kokërr leku. Po për fushatë ti merr anëtaret e partisë dhe bën një fushë sporti për lagjen. Po për fushatë pajtohesh dhe me gruan, se duhet të dalesh në komunitet. Po për fushatë ti nuk ia prish njeriu, madje dhe liqenin e ringjall dhe policët e liqenit nuk i nxjerr më. Po për fushatë… Po për fushatë ti të leron dhe nënën, po se e ben për fushatë, ndaj… E shikon i dashur lexues se sa gjera bëhen për fushatë? E shikon që periudha më e lodhshme, më e zënë, më intelektuale e jetës është ajo e fushatës? Po mire, a e vë re që kesaj here fushata sikur po duket cuditshem? E vë re që njerëzve nuk ua ndjen fare? E vë re që janë moskokëçares ndaj gjithë kësaj trapnaje? E vë re që reklamat e fushatave janë aq surreale sa dhe vetë anëtarët kur i shikojnë në televizor nuk i besojnë? E vë re që në reklama ka shume vende pune, por asnjë nuk e di se si do të hapen? E vë re që po rrjepesh dita ditës dhe fajin ia vënë Gjermanisë? E ve re që?!… Me duket se nuk do vësh re gjë as kësaj radhe, do ta hash shëndoshë. Prapë!  

 
- Që kur kam ardhur këtu bej të marr zografin e të zografis,
Nuk më del art, por më del një plis.
- Bëj të nis një perlë e ta bitis,
Tjetër më del në fund, përzierje e bërë pis.

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit