Asgjë e re nga Olimpi

Publikuar më: 29/07/2015
12

mfRKAJAplakatydziwozwierzagryzmolysatyrykon2013Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te shkalla, atij te parkingu, ose dhe Lonit. E njejta gjë ndodh edhe me njerëz që ty të lidh puna ose çfardo lloj gjëje, por që nuk të kërcet fare që të lidhësh tri fjali për një muhabet kaps, por mjaftohesh me fjalët: Sa vapë, ëëë??!! Tmerr!!!  Dhe ja ku dole nga situata.

Kush e di sa here jam bërë gati të hedh ndonjë gërmë, po më mbytën puna dhe avazet. Ndaj dhe të kërkoj ndjesë ty - lexuesit tim të përkushtuar dhe virtuoz. Ohh sa shumë ka për të shkruar, dhe sa herë që degjoj, shikoj ose kuptoj ndonjë perlë, marr zografin dhe e mbaj shënim dhe e ngre në kokë historine, por shumë rrallë e bitis në letrën virtuale, ndaj dhe më duhet ta bëj çarçaf kur shkruaj se mblidhen të gjitha bashkë. Mblidhen more aman, mblidhen, ndaj dhe nuk e mbaj dot më…  E si t’ja nis more aman?!...

Po ja nis me pas zgjedhjet se kish goxha material. Si gjithmonë kemi atë tonën që na dallon. Fituesit e zgjedhjeve mbajtën zi, ndërsa humbësit bënë dasëm për fitoren. Ka rrezik këtyre të dytëve do tu ketë ngelur marshi brenda… Ishin aq të gëzuar dhe aq të lumtur që pa filluar zgjedhjet saqë nuk bënë fushatë fare, nuk e kishin të nevojshme! Po unë them ti leme zgjedhjet se helbete me një gotë verë, ndodhi ca ndodhi e kalojmë.

Po e vazhdoj me ekonominë. Jemi aq mirë saqë bizneset tona po marrin kredi nga vendet fqinjë. Këtë tregues mund ta shikosh si të duash ti lexues i vemendshëm dhe i paanshëm. Si thote dhe Ministria e Financave borxhi yne është rritur në përqindje, por ama është ulur në lidhje me prodhimin bruto. E vetmja menyrë që të ndodhë kjo është që gjatë këtyre kohëve të fundit ekonomia të jetë rritur me rritme më të shpejta se borxhi. Të kërkoj ndjesë se të trasha me nënkuptime shifrash, ku ke nerva ti në këtë vapë të bësh krahasime të tilla. Me pak fjalë, Ministria e Financave ka rrjedhur, për të mos thënë atë tjetrën. Perveç se këtë vit liberalizuam import - eksportin e gomarit mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, doganat kanë korrë aq shumë sukses saqë nuk dihet se kush është kreu i doganave, shumë njerëz mendojnë se është një kompani britanike që tall tajaren me ne. Kur bëjnë si seriozë në doganë, të shikojne me një banane në dorë dhe të thone: Të lutem, a ke faturë për këtë? - Ti si banane ngrënës i epshëm që je i thua thatë: Jo! - Ndërsa përfaqësuesi i agjensisë që tall trapin me doganat të pyet rrufeshëm: Ku ta di unë që ti nuk e ke vjedhur bananen? - Edhe ti, ëmbël si shejtan i thua që sapo e hengre bananen, dhe nëse ai e do mbrapsht duhet të presë nja një orë në doganë…

Pa le me tatimet, ajo goca është aq e zgjuar sa kur flet dikush për politikë fiskale, e mban gojen hapur dhe picëron sytë, njëlloj sikur të pyet dikush WTF are you talking about? Megjithatë, nuk ka asnjë problem…

Po vazhdoj me një lajm nga prokuroria. Sa herë dëgjoj fjalën prokuror më kujtohet një rregjistrim i vjeter i një mbledhjeje të prokurorëve, po shumë e vjetër. Të gjithë ishin mbledhur për të diskutuar punën e tyre dhe ku secili prej tyre xixëllonte nga patllaket e floririt, gjithë prokurorët si kokë cepa me X6 të sotëm. Kishte aq shumë flori dhe halabakllëk në atë mbledhje saqë rregjistrimi nuk u dha më dhe ndoshta u zhduk. Por së fundi kur një polic i shkretë ja permblidhte një tipi dhe ai i thoshte se kot sa i hyn këtij muhabeti, prokuroria sqaronte se ai e kishte bërë krimin pa dashje.

Screen Shot 2015-07-28 at 11.42.14 PM

Megjithatë, në të tilla raste të vjen në ndihmë gjykata. Po do të mallkosh njeri, dy mënyra ndër më të keqijat janë: e para të shikosh tjetrin në spital dhe e dyta në gjykatë. Edhe pse eksperienca ime e fundit në gjykatë ishte e kenaqshme, mu duk vetja më mire se në bllok. Nuk po flas për gjykatës se ka aq shume perla, por kam hall se nuk do ketë sistem drejtësie të mbaje… Imagjino të vihesh në duart e tyre?!...

Po vazhdoj më mirë me opozitën. Ose më saktë me rrugën e qoftë largut. Nëse ke një shembull më të mirë se si nuk duhet të jetë opozita, kjo që ka ky vend tani është idealja për tu thënë fëmijëve: Gogoli! E përbërë nga një tufë njerëzish shumë të konsumuar, me një interes zero për çka ndodh, pa përshtypje dhe me tmerrësisht shumë para. E rifreskuar me njerëz të rinj në moshë, por të vjetër në shpirt e mendje, brek salepë të pashokë, diletantë, skuadër çupa çupsash, dhe njerëz pa frymë. Në zgjedhjet e fundit bënë aq shumë fushatë sa u lodhën duke përtypur çamçakëza. Për të mos përmendur perlat e skuadrës së çupsave, mjafton ajo zonja që në lagjet më të shkundura të Durrësit primitiv u premtonte njerëzve muze ndërplanetar ose në anglisht: Whatever the hell you had in mind! Me i forti doli Bamir Topi. Si i djathë i vërtetë që jam tha, po kaloj nga e majta se bën politika të djathta. Kur e degjoj këtë arsyetim N.Ndoka menjëhere aplikoi për profesorat dhe erdhën talanët dhe i dhanë gradat për inat të avokat Ngjeles. Vetem ky kish ngelë pa titull thanë talanët…

I dashur lexues u mërzite? Menjëhere po kaloj te pika ime e fundit, po futem direkt te arsimi. Po do të mollois nja dy gjera më shumë këtu për dy arsye. E para se me prek drejt-për-drejt, dhe e dyta se e kam mision timin. Po ja si çdo gjë, ne do na e bëjnë të huajt. Edhe reformën e arsimit të lartë ata po na e diktojnë. Thonë që kanë marrë nga oksidenti njerëz nga vendi më demokratik në botë, vend që dhe kushtetutën e kanë të pashkruar, Anglia. Një vend që kryetari i lordëve përgjegjes për komisionin e etikës dhe disiplinës, thith kokainë nga gjoksi i një prostitute, sepse ta thithësh në tavolinë është shumë e zakonshme.

Po si gjithmonë ka tallje tajareje masive. Fillimisht u kërkua nga të gjithë pedagogët ta lexonin atë dhe të jepnin sygjerimet, kritikat, dhe propozimet. Ishte një moment i bukur për mua, se kam dhe kolegë që ke qejf ti degjosh, por kam dhe nga ata që i degjon për të të sjellë në qejf, pra për të qeshur. Se helbete, ke rrota që lexojnë slajde plot. Megjithatë, pasi zografisëm kritika dhe diskutuam ethshëm, reagimi ishte zero. Dua këtu të ndalem dhe të them që ky vend nuk ka nevojë për reforma dhe se as arsimi nuk ka nevojë për reforma. Mesazhi im për arsimin e lartë është ky: Mos hajde në shkollë o idiot! Ose të paktën në universitet.

Vit pas viti unë shikoj studentët e vitit të parë, që vijnë si më të qullosur, si më të papjekur, si aguridhe, dhe më injorantë. Mirëpo, kur studenti në master për Administrim Publik të pyet se çfarë është decentralizimi, ty nuk të mbetet shumë në dorë për të bërë. Kjo do të thotë se ai debil ka ardh gjysmak deri aty. Kjo do të thotë se reforma nuk fillon nga lart, por nga poshtë. Krimi kundra njerëzimit që është bërë me reformat në arsim, ka patur si qëllim opiumizimin e kësaj shoqërie. Nuk e kuptoj se çfarë problemi kishin lëndët që benim më përpara si sociologjia, filozofia etj. Tani studentët thonë se në shkollë të mesme bëjnë lëndë si Frutikultura, Ngrohja Globale, Këshillim Karierre, Lule, dhe një sërë traplliqesh të tilla. Eshtë e kotë të vazhdoj me te tilla shpjegime. Por ndryshe nga disa pseudo akademikë që i vijnë verdallë argumentit sikur do hapin brimë në ujë - po them se kjo e ashtuquajtur reformë nuk adreson çfarë duhet. Do thuash ti çfarë duhet? Po pyet ata që e dine më mirë hallin: studentët dhe pedagogët. Se më mirë se gruaja që lind femijën, dhembjen nuk e di njeri, as burri që perpiqet të sensibilizohet.

Po ja, që unë të jap më shumë për këtë sistem, duhet të kem material ose brumë më të mirë. Pra, sistemi ti filtrojë debilat, qokaxhinjtë, palacot etj. E di ku i dalloj këta? Kur më thonë ti e ke në terezi o presor! Debil, them me vete, të aftët nuk e kanë asnjeherë në terezi!

Po ja, që të jap më shumë, duhet dhe një rrogë e denjë, se të them të drejtën kur shikoj se çfarë bëhet në parlament them pse ata paguhen më shumë se një shërbëtor i dijes?

Po ja, që të jap më shumë, duhen ca kushte, si për shembull të mos kullojë ulluku në verë në klasë dhe në dimër të mos rrish në cep si kaçube.

Po ja, që të jap më shumë, do ishte mirë që për kërkim shkencor të paguhesh dhe jo të ndodhë e kundërta, si në asnjë vend tjetër në botë.

Po ja, që të jap më shumë, dua që të më mbrojë ligji kur vjen puna, dhe të veprojë ligji kur vjen prap puna. Po se publikisht dihet që shumë universitete janë kthyer në bordello dhe kanë vite që prodhojnë sëmundje për shoqerinë në formën e një qelbi që po perhapet gjithandej.

Po çfarë duan studentët? Po transparencë, libra, tarifa të ulta, e ndonjë lulishte ku të ulen, dhe që kur të venë te dekanati për të marrë ulje tarife, ajo zonja të mos i thotë qe nuk mjafton një prind i vdekur për tu perjashtuar nga tarifa, por duhet ti ketë të dy të vdekur…

Shiko sa gjëra të thjeshta janë? Cilat prej këtyre ‘reforma’ i prek ose i ka adresuar?

Po se reforma nuk adreson apatinë dhe debillëkun që ka kapur rininë dhe mbi të gjitha studentët. Ku misioni i pedagogut në salle nuk është të shikojë për gjatë provimit, por të shndërrohet në një polic dhe të vihet në pozita qesharake, ku duhet ti thotë gocës së huaj të hap kembët se mes tyre ka një tufë me kopje, ose të kontrollojë veshët e studentëve se mos kanë kufje, ose të bëjë paqe me tipa që kanë me dekada në shkollë dhe ne fund të thonë: po nuk më dhe provimin ta rregulloj unë, ose me drejtora që duan master, ose me plehra që duan shkollë dhe të gjithë keta shëmtira kur dalin në treg frustrojne Neve, Neve pra, që për një gjë të vogël na bëhet faqja flakë, për të mbajtur veten përdorim mendjen dhe shpatullat, e jo sytë e sumën, ne qe nuk parkojmë tresh se na vret ndërgjegjia, por vijmë vërdallë deri sa të gjejmë një palo vend që nuk ka as arkë as bidon, ne që dhe në rradhë kur rrimë dhunohemi nga turpi se mos bëjmë ndonjë skenë, ne që në provim shkruajmë aq sa dimë, ne që në këtë mut vendi po bëhemi si pishtarë eksperimental.

Po ti nuk di që janë ca gjëra që nuk ka reformë ti regullojë. Kur i pyes studentët se çfarë bëni në kohën e lirë, një daulle më thotë se: çohemi nga gjumi për të fjet gjum! Kjo është një perlë që nuk vjen nga zgjuarsia, por nga trashja aq e madhe sa që është e mire. Nje brez studentësh që perveç se nuk dinë të mendojnë, por nuk dinë as të flasin, të shkruajnë e jo më të komunikojnë. Një fanfare shkruante "Marketink i Avancuar", thashë me vete sa injorante as titullin e librit nuk e ka parë. Ose për të mos fol për një akt dhe më të trashë akoma, ku ka njerëz që marrin librin e KF (për ata qe nuk e dinë është Kontabilitet Financiar) dhe e çojnë te Kisha e Laçit. Ose për debila që të marrin në telefon dhe të pyesin çfarë note kanë marrë, ose larva hipokrite që për një notë kalojnë 24 metamorfoza fytyrash, ose …

Ka disa gjera që as shteti, as reforma, dhe as profesori nuk i rregullon dot. Une besoj se njeriu dhe mbi te gjitha një i ri është pasqyrë e familjes së vet, ai rritet dhe formohet në familje dhe pastaj vijnë të tjerat. Me këtë dua të them që për një pjesë të madhe të problemeve e kanë fajin prindërit dhe familjet e degjeneruara nga vlerat, se sa këta te rinj të daullepsur. Po po, prindërit!

Po ai prind e ka fajin që do ti japë me pahir shkollë femijës, ai prind e ka fajin që nuk e lejon femijën të studiojë çfarë të dojë, apo ku ndihet më mirë, ai prind e ka fajin që e përdor femijën si kundrabufe për ta parë bota, ai e ka fajin që komplekset e veta, dështimet dhe gjithë mos realizimet e veta i nxjerr te femija. Sa e njohur është shprehja: "Ja ne nuk bëmë shkollë, po shkolluam fëmijët!" Jo qorr, ti nuk i ke shkolluar, u ke dhënë atyre një copë letër.

Pra ti je fajtor që si prind i bën femijët çarçaf! Që në fillore e mëson fëmijën që ti blejë mësueses varëse floriri dhe celular, që ta korruptosh që të vogël, nga të pafajshëm, ta kthesh në pjellë të keqe. Ti mor ti prind qelbesirë e ke fajin, kur më vjen si larvë më kap prej xhakete se vajza jote ka marrë 9 dhe jo 10, dhe ti do ti japësh atë që nuk e meriton! Se vallë do ti bëjë punë nota, dhe nuk merr njëherë mundimin të pyesësh a nxë kjo goca ime apo jo… I ka notat more tutkall, por nuk të nxë fëmija, është me shkollë, por jo funksional. Kur gjatë intervistave për një praktikë me pagesë, medemek kisha zgjedhur vetëm ajkën e ajkës; asnjeri prej tyre nuk e kuptoi se çfarë i thosha ose çfarë i shpjegoja. Pasi kaloi 2 ditë e pyeta njërën nëse kishte mbajtur shënime. Më tha që kish mbajtur dhe më tregon 7 fjalë të shkruara, po po 7 fjalë!!! Nuk u besoja syve, se si gjithë ajo gocë me mesatare 17.8 nuk e kishte fare idenë se ç’po bente. Se janë mësuar të mësojnë skarcitete përmendësh, të frustrohen, dhe te martohen shpejt e të ikin nga shtëpia.

Unë e di që ti lexuesi im i dashur nëse ke arritur deri në këtë pikë, ose je shumë i fortë, ose ke nje si angusmë përbrenda, ose ke rrjedhur. Cilado qoftë prej këtyre, unë të respektoj shumë.

Kjo që po jetojmë është një tokë e djerrë me shumë pak shanse për tu bërë e mirë në një të ardhme të largët. Mua më vjen keq për femijët që lindin rishtazi, që nga të pafajshëm kthehen në pjella të mekatarëve dhe më vone praktikues dhe predikues të mëkatit. Por disa njerëz nuk dorëzohen në misionin e tyre dhe u duket jeta më e bukur kur janë në luftë qeoftë dhe me mullinjtë e erës.

Por për ta mbyllur jo me zymtësi dhe me mungesë shprese, unë të them një barcaletë: Shiko, a e di ti se Shpëqim Idrizi është çam? Prit se nuk ka mbaruar, po që fal namaz e dije? Hahahaha…

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit