Vera e mbathur (II)

Publikuar më: 06/09/2016
Vera e mbathur (II)

Me gjithë pritjen për punën, këtë verë u pa se kohë të vështira po jetojmë. Janë shumë të vështira, e kam seriozisht. Ndonjëherë ngushëllohem me faktin që e gjithë bota është në krizë vlerash, por kur dal jashtë kësaj qerbelaje, ose kur kujtoj vitet e shkollës e punës jashtë nuk më del hesapi.  Njerëzit ja vënë fajin politikes dhe e kanë shumë gabim. Ata që ikën, e që u duket sikur nuk kanë ikur akoma futen garuzhden, këta që erdhën kanë futur lopatën dhe ditën për diell, as turp e as kurrëfarë kompleksiteti. Një fotoshop e një dorë boje dhe dynjaja bën gjoja sikur e ha. E bukura është se edhe njerëzit janë ftilluar poshtë në "bazë", si i thonë në gjuhën e partisë, por janë aq të pa fuqishëm sa nuk reagojnë dot. Janë një sojë si kur nuk çohesh dot kur je sëmure, vetëm se shoqëria jonë është sëmurur me breza. Me kujtohet, kur erdhën këta dhe u emerua një drejtor në një dikaster që nuk kishte lidhje me profesionin. Pa zbuluar me tutje ky zotëria u bë drejtor në një institucion ku të gjithë ishin inxhinierë pyjesh dhe arkitektë, ndërsa ky kishte mbaruar gjuhët e huaja. Një herë dëgjon se punonjësit po flisnin se kush do bëhesh koke turku i pari…

Në mbledhje drejtori u thotë të vërtetën.

Pa merak, - tha, nuk heq njeri se unë, gjithë shoqërinë e kam nga gjuhët e huaja…

Tëmën ore… - ju lirua shpirti njërit nga inxhinierëve.

Kur them është keq, nuk e kam nga mungesa e optimizmit, se për ata që më njohin e dinë sa me optimizem dhe humor e marr jetën. Madje në krye të rradhës studentëve u them që po nuk bëtë humor me këtë realitet është mëkat, të paktën me humor u tregon njerëzve që ti e di çfarë ndodh dhe nuk mund të të marrin për budalla ose të marrë. Për të pamundur mund të të marrin, por jo për budalla!

Ky vend drejtohet nga çuditëbërës ku bërja e çudive është zhbërje e ligjësive ekonomike, sociale, fizike, politike, dhe e çfarëdo lloji. Në këtë qerbela në mes të ditës ndodhin gjëra që janë jashtë çdo logjike e prap nuk i kërcet as të madhit e as të voglit. Këtë verë vura re që njerëzve u humbi shpresa dhe përtej çdo llojë besimi kanë ardh kohë të vështira… kohë kur nuk njihet besimi por lufta për mbijetesë. Kohë kur kap ça të kapësh është bërë lajtmortiv i jetës së përditshme, dhe jo puno që të meritosh. Kohë ku ti punon për vite me rradhë dhe në fund të ditës shpërblehet bundra apo bundri. Kohë ku shkollës i ka humbur soji e sorollopi. Kohë kur teza e maturës shtetërore e Të GJITHA PROVIMEVE del sheshit si të ishte ai sherifi i juridikut para një dekade dhe asnjë, ore ASNJE nuk ndihet për një skandal me përmasa kombëtare ndërsa Zhvejku i ministrisë së arsimit numëron bëmat dhe arritjet e proletariatit. Kohë e vështire kur ky vend çahet nga kultura dhe inovacioni saqë shqiptarëve po u dalin nga veshët të dyja.


IMG-20160819-WA0002

Kohë kur dynjaja braktisi telenovelat, bixhozet, burrat, gratë dhe u investuan te reforma në drejtësi. Kalon apo nuk kalon, kjo ishte çështja! Masa e vegjetuesve as nuk e kuptoi se çfarë ishte reforma dhe se ça dreqin dilte prej saj. Debilat nuk e kuptuan që gjyqtarët pasi kanë vjedhur tërë jetën tani meqë do quhen të pastër do tu behet rroga 3000 euro dhe pensioni 2400 euro. Pse? Se kanë bërë vezën e kuqe, kanë çuar këtë shoqëri këtu ku është me padrejtësitë me të mëdha se vetë Turku e çdo pushtues tjetër. Po doktorët që të shpëtojnë jetën, të paktën në teori? Po mësues e pedagogë që të gdhëndin fëmijën, të paktën në teori? Po polici që të mbron jetën, të paktën në teori? Kohë ku zhbëhet çfarë do llojë teorie, kur zoteria privatizon ujësjellësin sepse është me miliona euro fitim. Që nga koha e Adam Smith, makroekonomia i njeh të tilla raste si monopol natyral, për arsye që varjojnë që nga siguria kombëtare, e deri te risku i lartë, etj. Ndërsa ne nuk i njohim këto sepse nuk ka nocion të sigurisë kombëtare kur vidhet banka kombëtare, thesari i shtetit, e brekët e shtetit. Makutëria dhe lopate futja ka arritur në atë pikë degjenerimi sa njerëzit vetëm vezhgojnë nga habia ose nga mpirja që u dhemb aq shumë ajo qe u ka vajt në palcë!

Në këtë kohë jo vetëm lopatë futësit por dhe këta që duhet të ruanin portën kanë dalë nga rruga e perëndisë. Opozita ka gjetur derexhenë te njeriu me butaforik se vetë Ver Llapa, te vetë zotëria kuq e zi. Opozita është si në efekt valiumi. Kur takova njëhere një eksponent të ri të opodhitës u sugjerova ca trajnime që të ndërtonin një frymë te të rinjtë se atje e vija re që kishin mungesë të theksuar dhe sidomos në kohën qitetarit dixhital. Sa herë u them studenteve, ndani idetë tuaja pa frikë se ai që do mundohet të kopjojë do ta bëjë jashtë kontekstit dhe përherë keq. Kështu ndodhi! Nisën një tur trajnimesh nga Përmeti në Dibër dhe e bënë tap gjithë rininë e shkretë… Mu kujtua kandidatja për zgjedhjet lokale në Durres. Kur zonja nga qiteti vinte te zona e Kënetës dhe u premtonte "lokeve" dhe fshatareve "muze ndërplanetar" (whatever the f**** that means) duke ua bere kokën daulle, me lezet ai esnafi që ishte me këmbë në tokë i përmblodhi mirë dhe rrjedhimisht fitoji. Kur rinia e pushtetit dergjet brigjeve të Jalit e Dhërmiut, rinia e opozitës është katandisur në kokpalarë, partizanë dhe lokaleve me tavolina bosh se përgjigjja që u vjen nga elitarët që do udhëheqin pakënaqësinë popullore drejt fitores dhe do tu japin atyre një shpresë e vizion është se tani nuk kanë lekë as për ujë pa gaz në  mes të Korrikut se janë në opozitë! Kur të vijnë, do kenë…14088480_10154272534000325_8135656072530720481_n

Në kohë krize, qoftë ekonomike, qoftë shoqërore, qoftë vlerash njerëzia kalon në menopauzë mendore. Në kapsllikun sezonal media shqiptare bën perjashtim se nuk pyet për sezon por e ka këtë tv fundit konstant. Kur them media e kam fjalën për kanalin turk TVKLAN, ose këta snajperat që përdoren sa herë duhen tendera si Shqiptarka.com, lajme24, e ku di unë. Gazetaria është kaq pa shtyllë kurrizore sa që as për njeri-tjetrin nuk sensibilizohen. Diarreja që përsëritet në emisione të darkës, ku në mëngjes ti vdes e në darkë e ke gati emisionin arrin në nivele përtej banales. ANAListë të cilët bëjnë gjithologun për çdo temë dhe pisanjos karakteri 360Gradë.

Screen Shot 2016-08-16 at 9.26.58 AMNdaj dhe lajme nuk ka më, ndaj dhe kronikat janë tjerrje leshi pa fund, ndaj dhe turren drejt sensacionit të paqënë, ndaj dhe mediat të ashtuquajtura kombëtare nuk mbushin dot 24 orë pa Fejsbuk. Dhe pastaj pordhojnë lajme si: "Goditet Shalsi" - ku në fakt atij zoterise i ranë me vezë, ose "Çmendet rinia" - se një grup kraheshkulurash (siç thotë një koleg i nderuar) po bëjnë dush në shkuma parti të heqin yndyrën dhe tualetin e djeshëm te Santa Quarranta, e nuk qënkan të çmendura se janë pa punë e prostituohen për nje telefon apo ku di une… Se për pasion ka harruar dynjaja të pallohet…

Për të mos folur për atë tipin që ka tre vjet që zë televizorin me intervista kaps nga plazhi dhe prap gazetar nuk u bë. Me një anglishte përtej banales, me një komunikim sikur ka gjithë jetën që nuk e fut dot marshin e tretë, dhe me një mungesë profesionalizmi që përkthehet në "hajde me se do mbushim orën". Për të mos folur për zhburrerimin dhe zhgrarimin e gjithë sistemit, sepse gazetaria nuk është më gazetari por dhjetari. Në të njëjtin edicion lajmesh krietari del se është në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme, në një kronike përuron kopshtin "Tri Fletat e Fatit" dhe në të njëjtën kohë është në Jalë me naçut e rinisë. Po dreqi e mori, një në një edicion, një në një tjetër që ta hajë dynjaja…

E ç'te të them më unë aman?! Ka marrë erë gjithandej, por nuk ka shpresë dhe dritë në fund të tynelit. Një mpirje si e opiumit… Kohë të vështira, apo jo?

Kohë të vështira po jetojmë, madje shumë të vështira! Kohë ku Balkanweb citon jeta osh qef si burim informacioni dhe emisionet e pasdites janë bërë si spirra psiqike,

kohë ku nuk këndohet më dhe festohet me qofte e kur martohet i bardhë me të zi del në lajme…Screen Shot 2016-08-23 at 2.27.07 PM

kohë ku Blushi flet për ekonominë dhe Land Balla për pyjet,

kohë ku tatimet janë bërë tapë dhe i vendosin OJF tatim mbi fitimin,

kohë ku Koçua do bar dhe opozita bebelina,

kohë ku Lali ta do më shumë fëmijën se vet prindi dhe ku tetë Marsi festohet me përpallim latin,

kohë ku të rrasin brenda për një presh dhe ku Fullani është i përsekutuar,

kohë ku Braçes nuk i plas fare dhe kryeprokurori ankohet për mungesa pa arsye,

kohë ku në spital nuk shërohesh dhe ku policat i kanë bërë si lodra Lego,

kohë ku u ka vajt njerëzve në palcë dhe ku financat i drejton D. Jovani,

kohë ku vrasja quhet gabim teknologjik dhe ku në vend të atdheut vihet partia,

kohë ku vdekja e Sadnës është zi kombëtare dhe datëlindja e Skenderbeut, dinjitarit të fundit Shqiptar, nuk i bëhet as një kronikë në vend të lamjeve të sportit kur luan Tërbuni…

kohë ku  për të marrë vërtetim pronësie për pronën tënde duhet të paguash 1200 euro dhe kur për të marrë pronën e tjetrit nuk ka vevojë për vërtetim,

Kohë ku pistoletes i thone këllëf telefoni, dhe ku njerëzit martohen me facebook

Kohë kur Kreshnik Spahiu butaforik është më i rëndësishmi në opozitë, dhe kur Klani flet turqisht nga 7 e mëngjesit në 7 të mëngjesit tjetër e kur TOPi te rënia ekonomike shikon rritje optimizmi…

20160825_135120Kohë kur adoleshentët e shprehin dashurinë duke i shrydhur puçrat njëri tjetrit…

Kohë kur biznesi po flet me veten ndersa qeverriu flet për rritje ekonomike publiçitare

Kohë kur… Ma thuaj nje fjale ti aman, lexuesi im i vëmendshëm! Pa më thuaj një kohë kur…!

 

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}
Koha kur kupton se eshte 2019 dhe perkatesisht 2 vite e gjysem qe nga ky shkrim dhe nje m*t ka ndryshuar. Vetem se opodhita ska me nevoje per bebelina po per tampona dhe erion braces i plas shum. P.s: Shkruaj me shume :)
Kohe kur perpiqesh te shkosh ne universitet por perfundon tek kafeneja perballe shkolles sepse zysha sot dhe pothuaj perhere ka nje pune urgjente, kohe kur shikon sesi femrat shtrihen ne makinat e atyre barboneve per te fituar nje darke gratis dhe nje pale kepuce te reja tek zara, koha kur meshkujt reshtohen para dyerve te shkollave dhe digjen nga shalet e atyre pseudostudenteve te cilat me teper ekspozohen sesa vijne ne auditor( dhe te mendosh sesa moral berii Z.dekan ne fillim te vitit shkollor) , kohe kur te duhet nje dokument por nuk mund te flasesh me sekretsaren sepse pavarsisht se eshte ne oren e punes duhet te presesh sa te mbaroje kafen e mengjesit ,drekes,pasdites derisa ta "marre pak veten me te mire" , kohe kur ti kerkon te argetohesh me miken tende por ajo smund te vije sepse nuk e le ai pseudo i dashur sepse nese shkon e konsumon nje kafe ne bllok do te te kapin me zor dhe do te te len shtatzane, kohe kur ka akoma kaq kokshkrete dhe te pamend dhe ceshte me e cuditshmja femra qe i duan dhe mendojne se kane te drejte, kohe kur shkon tek hoxha te heqesh magjine dhe hoxha perdor stilet e tij' per te te larguar sa me shpejt magjine , kohe e dh*ere
Kohë kur komshiu, akoma si në kohën e qepës, të ruan nga syri magjik kur erdhe, kur ike, nga ike, me kë ike, ça bleve, ça kishe veshur..... Kohë kur shitësit po si bleve gjë në dyqan s'të flet më me gojë dhe herës tjetër bën sikur s'ka nga ajo që kërkon. Kohë kur adoleshentët majmuna mbysin edhe pikën e fundit të origjinalitetit që mund t'i ketë mbetur. Meqë bëjnë naçut - palaçut kështu, atëhere po nis dhe unë duhanin dhe të tjerat më vonë, do lyem edhe unë si surratpaçavure se kështu lyhen gocat, do dal dhe unë për kafe dhe do iki në parti (13 vjeçarët), etj, etj dhe shumë etj. Kohë kur fëmija nuk thotë fjalën e parë ma ose ba, po sharjet me fjalët nga më të bukurat që ia mëson babi dhe pastaj mami e mburr në gjithë fisin. Kohë kur 20 vjeçarët thonë më mirë të kesh, se të dish, se po pate të mëson ai te rruga si t'i përdorësh lekat. Kohë kur u bënë këngëtar dhe Lekë Plepi dhe Loli Loka
Kohë kur arti bëhet me fundshpinë.. Kohë kur të marin për të marrë të arratisur sepse po këndon simple man -lynyrd skynyrd Kohë kur shikon një emoji si mut duke qeshur dhe e kupton që është më i lumtur se ti ... Kohë që të vijnë menstuacionet më shpesh se uji ...Kohë kur i thua vetes "LIFE IS GOOD", por ti jeton në Shqipëri ..aty ku life isn't good .It is just #_ut. Kohë kur adoleshentët i shtrydhin pucrat me aplikacione dhe dashurinë e blejnë në ebay Kohë që të thithin optimizmin si hamortë KOHE QE DO DOJE TE KISHE LINDUR NE NJE KOHE TJETER ...!

Artikujt më të fundit