Në stacion...

Publikuar më: 24/10/2016

        Kur je rrugës çdo detaj e ngre në piedestal. Jo se ka ndonjë gjë të çuditshme ose speciale rreth asaj që shikon ose vë re, por është thjesht efekti i rrugëtimit. Ti bëhesh i çmendur në rrugëtim, bëhesh moskokçarës, bëhesh nomad, bëhesh pisanjos, bëhesh melankolik, ndonjëherë edhe legen...
        Për shembull, ajo vajza që është aq e bukur dhe ti e di që nuk do e shikosh më atë fytyrë që krejt papritur të ngazëlleu në një stacion gri të mërzitshëm treni. Nuk do shikosh më ato duart e kryqëzuara që ndryshe nga fytyra e bënin bjondinën e ëmbël të dukej kryeneçe, nuk do shikosh më sytë blu të shkruar te saj që edhe pa të parë fare ty të duket sikur të kanë parë për gjithë jetën, nuk do shikosh me buzët e kuqe mjaftueshëm sa për të shkaktuar stuhinë në bark dhe rozë mjaftueshëm sa të krijojnë një aureolë embëlsie, nuk do shikosh më ato mollëzat e ngritura me aq elegancë si të një zonjushe në novelat letrare që nuk janë asnjëherë te vërteta. Po nuk do shikosh as atë trupin e drejtë peri, që thua si ka mundësi që gjithçka shikon qenka perfekte...
        Në kokë fillon e ngre lloj lloje historish se si do t'i flasësh, si do takohesh, e se si duhet ta mbash aq të shkurtër historinë me të se po u zgjate prishet magjia. Gjërat e përjetshme në tentativë janë vuajtje, por çuditërisht njerëzit kërkojnë këtë të fundit. Në rrugë, në udhëtim, ti bëhesh i përkohshëm ndaj dhe tonaliteti emocional është më i lartë, është ndër të paktat rrethana të jetës kur njeriu jeton ditën dhe momentin, larg përjetësisë, larg vuajtjeve. Në të tilla raste thua "varja" pa ta bërë syri tër, nuk do ta dish për të nesërmen e as për javën tjetër, as për moralin si shejtan e as përgjegjësitë si qyqe.

        Jepi like:

        Tregoi miletit:

        Jepni komentin tuaj

        {{ comment.text }}
        The same thing happens at night as well. One thinks carelessly and actually enjoys his thoughts . Right now I'm thinking that somehow we are emotional vampires .The daylight kills our genuine emotions. CARPE NOCTEM ! CARPE NOCTEM! The moon was gorgeous tonight ! Beautiful enough to make one write .

        Artikujt më të fundit