Po tani që Donaldi?

Publikuar më: 11/11/2016

Në shoqërinë tonë, e kam fjalën për këtë sardelen shqiptare njëherë, është vështirë të gjesh njerëz, me të cilët mund të flasësh pa komplekse, frikra, frustrime, të lavazhuar, dhe më pas qytetarë. Një përshtypje e përgjithshme kur flet me këta të fundit, vë re se jo vetëm ne, por e gjithe bota ka rënë në një krizë vlerash dhe morali. Të lutem, lexues i dashur mos më keqkupto që me këtë dua të justifikoj prishjen e peshkut tonë, krejt të kundërn dua të nxjërr në pah.

Zgjedhjet në SHBA mbaruan dhe fitoi ai që pritej! Por nga kush pritej? Para se të sqaroj nga kush pritej e nga kush jo, kërkoj ndjesë në emër të opozitës në menopauzë! Jo se kam lidhje me opozitën, por përmbytja e para disa ditëve në gjithë Shqipërinë ku u bllokua mësimdhënia, u bllokuan rrugë e biznese, miliona euro të humbura, makina të prishura, e si të mos mungonte për herë të parë edhe 5 persona të raportuar kanë humbur jetën, dhe opozita (se qeveriut nuk kam ç'ti them) tjer lesh!

Madje tjer lesh aq sa ka përfunduar projektin gjigand të saj ekonomiko-politiko-iko-iko pa e filluar fare. Megjithatë, kjo është tjetër histori dhe po kthehem menjëherë te Donaldi yne.

Kur niveli i debatit lokal është aq me erë të keqe, kultura është një zhape banane e nxirrë, arti është një palaçollek, dhe shoqëria nga civile bëhet kopile, ti hedh sytë diku më largë. Ma atë pak grup qytetaresh që të rrethon flet për politika globale, për bursën, për gjeopolitikën, etj si këto. Por në raste të tilla dallohesh shpejt kur je jashtë kontekstit. Një perceptim i përgjithshem i ketyre që ishin brenda kontekstit ishte se Donaldi duhet të fitonte të paktën për 2 arsye. Kujdes, nuk po them që Donaldi ishte alternativa e duhur, por në rastin konkret duhej të fitonte.

E para arsye është se një kandidat i tillë duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për distancën që politika ka krijuar me njerezit. Mashtrimet, largësia nga realiteti, gjuha e drunjtë dhe skandalet e pa ndeshkuara janë në çdo vend. Ky zotria duhe të fitonte pikerisht për këtë arsye sepse erdhi si një shaka e pabesueshme, u kthye në një shaka të hidhur, dhe përfundoi në një të vërtetë si patate e nxehtë. Ai duhet të shërbeje si thirrja e madhe, si nje iluminim i madh, si një rilindje (jo si kjo e jona)! Kandidatja tjetër, ose siç e njihte githë Amerika the dirty lady, dhe faktikisht ishte e piste hashiqare, kishte fushatën perfekte, me miliona dollarë të hedhura, dhe ishte nje regjizurë e frikshme Orwelliane, me asnjë veprim të lënë në dorë të spontanitetit. Ky ishte dhe problemi, që fushata ishte aq larg njerezve dhe aq fallco, saqe u kthye perfeksioni në dështim të vetë qëllimit.

Politika, thuajse kudo, është larguar nga njerëzit, nga hallet dhe nga realiteti. Eshtë larguar aq shumë saqë jo vetëm qeveritë sillen keq dhe poshtërisht, por edhe opozitat janë jashtë realitetit, qoftë ky i dhimbshem apo i hareshëm.

Arsyeja e dytë madhore, të paktën unë besoj dhe mendoj kështu, ishte absurdi i kandidaturave. Znj.Klinton do të ishte familjarja e dytë e një dinastie të suksesshme, por të pistë. Nuk kishte mbetur diktator i Afrikës pa bërë qokën te fondacioni Klinton! Tabloja e madhe në aspektin historik i binte të dukej 16 vjet familja Bush dhe 16 vjet familja Klinton. Tmerr! Tmerr!! Degjenerim, feudalizëm, primitivizëm, principatizëm, a ku di unë! Ç'mbetet ti thuash gjithë botës pastaj? Po Gadafit? Po Putinit? Po Saliut? Po Ramës? …..

Rezultati i zgjedhjeve në USA ishte në përputhje me një realitet që shumë pak jashtë Amerikës e kuptojnë, dhe me një kërkesë që buronte thellë nga shpirti që vinte nga njerëz jashtë Amerikës. Njerëzit vendosën të votonin për gjuhën e tyre dhe jo atë të drunjtën, për zgjidhjet e thjeshta dhe jo shkencën fiktive, për të drejtpërdrejtën dhe jo fasadën. Sidoqoftë, pa merak, se Trumpi nuk ka për të bërë asgjë nga ato që tha, është thjeshtë politike….

Tani i dashur lexues pa të mërzitur edhe dy fjalë për qerbelanë tonë, në të cilën mendoj se janë dy gjera për tu vënë re. E para, injoranca e thellë e mediave, por aq e thellë saqë shprehet edhe me mungesën e reagimit pas kryerjes së trapllikut, dhe me kokëfortësinë e mosreagimit ndaj po të njëjtit trapllik. Pas një dite të gjatë punërash, kthehem në shtëpi dhe duke kuqur nja dy vezë ashtu si burrat vetem dinë ti bëjnë, me zë veshi lajmet për fushatën elektorale. I dogja shpejt vezët dhe i mora para duke u allavitur te televizori. Shikoj që thuajse të gjitha televizionet ishin duke u marrë me të njëjtën temë, përveç Klanit (si përherë) që kishte një emision shkencor në turqisht…

Injoranca e interpretimeve, sidomos kur ti njeh kontekstin dhe dallon që ai që po flet eshte aq jashtë tij sa ty te vjen turp për çfare po flet ai… Ky më i miri i gazetarisë shqiptare, që vishet si tavolinë shahu eretike, kishte shkuar në Amerikë dhe po intervistonte një afrikane që çuditërisht do votonte për Trump. Një skenë televizive aq e papërtypshme, për te mos komentuar mbi diarrenë që e quajnë intervistë. Një tip i vetkënaqur deri në nivel përrallash, që i drejtohet një afrikaneje si të ishte objekt ekeperimental për nga ngjyra dhe subjekti i votimit. Mund të kesh parat e dynjasë, shkollën e qoftëlargut, pozitat që nuk i ka njeri, por prap ashtu i kënaqun ke për tu sjellë e dukur.

Thashë se i nxorra vezet që po i shoqëroja me rukolën e shtrenjte dhe majonezën e dashur… Ndërroj kanal dhe kaloj te OraNews. Një gazetare aq simpatike, me sy blu të thellë dhe misterioz, bjonde, që edhe sikur të mos kesh interes për lajmin e jo me për televizionin, do ndalosh për hir të hireve të se saj, njëlloj si do ndaloje në një muze për të bërë adetin në një pikturë.

Shikoj që gazetarja ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me një gazetare në USA dhe ishin në një qendër votimi. Kjo e jona pyet atë amerikanen: A mund të pyesësh të pranishmit se për kë do votojnë? - Si?!, i përgjigjet amerikanja, në dukje e hutuar. Po, po për kë do votojne ata që janë në rradhë aty… - Amerikanja i kthehet duke i sqaruar se nuk mund ta bëjë një pyetje të tillë dhe nuk është normale. Ndërkohë që kjo perla e bukurisë, daulle për sa foli, i kthehet duke i thënë: "Nuk mund ti pyesesh por mund ti dallosh…(me demek nga fytyra)"

Gazetarja amerikane kthen njëherë kokën nga salla dhe ve re njerëzit që në paqe të plotë po prisnin radhën për të votuar dhe nuk e mori guximin të prishte atë paqe për hir të ekranit.

Kjo perla jone nuk kishte anë e udhe, por kishte dhe një pyetje tjetër të fundit. Mos, mendova une, duke më kapur ajo ndjenja e turpit sikur të isha vetë aty, nuk paska fund kjo maskarade, tani e kuptova pse e kanë marrë në punë atë gocën. Shtrengova pirunin dhe i ngula syte koqes së verdhë të vezës që e kisha masakruar anash dhe e kisha lënë si pushtues në fund.

Si do ndryshojë rezultati në Amerike pas votimit? -  ishte pyetja e saj. Në kontekstin shqiptar, ajo mesa kuptova unë pasi ngrita koken nga kurioziteti i tepërt, donte të thoshte se si do ndryshonte Amerika pas rezultatit të zgjedhjeve nëse fitonte një apo një tjetër. Por banaliteti qëndronte te anglishtja e gazetares që ja plaste direkt nga shqipja pa kurrfarë mundimi mendor për përshtatje ose përkthim. Gazetarja amerikane pasi u mpi në fytyrë pasi dëgjoi pyetjen në anglisht u pergjigj e përhumbur: No, we cannot do that in here, you cannot change anything after the result… Dhe kulmi që mendova se kishte kaluar, gazetarja jonë me një qetësi titanike dhe përgjigje tipike politikanësh, që pavarësisht çfarë thua ti unë do bëj timen, i kthehet duke i thënë : Yes, you can change…

O tempora o mores! E nderrova kanalin se më ngeli veza pa ngrënë… Dhe kështu, por jo me të njëjtin intensitet, vazhdonin të gjitha keto kutite e iluminimit të publikut. Kjo pjesë e parë ishte thjeshtë për të ilustruar butaforine që na rrethon, dhe pa prekur ANAListët nëpër emisione, artikujt nëpër gazeta…

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}
Sa e guximshme dhe e vendosur gazetarja, si të gjithë ne shqiptarët në përgjithësi: "E pur si muove!"- deri në vdekje.

Artikujt më të fundit