Kurvat janë më mirë

Publikuar më: 20/11/2020

Kur isha i vogël dhe dëgjoja fjalën kurvë nuk kisha aspak një konotacion negativ për të, edhe pse e dija që ishte sharje. Me mendjen genuine dhe me sytë e një fëmije që nuk i ka parë akoma bordellet e jetës, kur e dëgjoja e kuptoja që ishte sharje, por që nuk më jepte ndonjë ndijesi negative, përpos faktit që nuk e dija se çfarë ishte kurva. Në atë moshë, kam përshtypjen, hutimi rreth termit ishte për arsye se kushdo në nerv e sipër mund ti thoshe dikujt kurvë dhe e veshtirë ishte për mua të nxirrja karakteristikat e përbashkëta të kurvës kur kushdo mund të ishte i/e till.

Në syte e mi kurvë mund të qe një njeri i mirë, edhe një i keq, edhe një gënjeshtar, edhe një prift… Se çuditërisht e dëgjoja shpesh fjalën prift kurvë… Në një aspekt të parë, me shumë fjala kish të bënte me atë që e thoshte, dhe tregonte së tepërmi për shkarkimin nervor të saj ose të tij se sa për karakteristikat e pritësit të sharjes, ndaj dhe qe e veshtire për mua të nxirrja një deduksion për fjalën kurvë. Por kurvlliku në shoqërinë tonë keqkuptohet shpesh, si me shumë gjëra xhanëm, me të qenit ndryshe ose kundra rryme, ose në mos dakordësi me standardin.

U shkëputa herët nga Shqipëria dhe për vite me rradhë as që nuk më ra ndonjë herë te diskutoja, të quaja, apo të quhej dikush kurve. Më paradoksalja, ishte se kjo ndodhi kur isha në një vend në të cilin e dëgjoja aq shpesh fjalën kurvë sa nuk ta pret mendja. Në gjuhën e tyre fjala përdoresh ashtu si kemi ne në shqip shprehjen "dreqi e mori" ose si është në anglisht “fuck”, ose “damn it”. Por si kontekst social mu desh të vija prap aty ku linda që ta degjoja, por jo kuptoja, kontekstin social të kurvllikut ose të të qenit kurvë. 

Për kontekst, duhet të sqaroj se jo që në fillim kur u ktheva e "ndjeva" fjalen kurve, ose qoftë dhe fenomenin. Në fillim isha rrishtar, një llojë si fëmija që përshrkova në fillim. Kisha një naivitet që vinte si rezultat i jetës dhe edukimit ndryshe dhe mu desh koheë të ndotesha socialisht dhe psikologjikisht. Sa më shumë integrohesha profesionalisht dhe socialisht aq më shumë ndjeja kurvllikun. Gjithë andej! 

Për arsye profesionale dhe formim ekonomisti më duhet të ndaj fjalën kurvë nga prostitutë sepse prostituta ka natyrë komerciale, tregëtare dhe e bën atë subjekt ekonomik ose operator tregu. Gjithashtu më duhet të sqaroj se kur thua kurve nxjerr dhe një inat, duf, mllef, xhelozi, apo çfarë do llojë gjendje tjetër që ti e ke dhe rrjedhimisht kjo nuk ka lidhje me të qenit kurvë apo jo të palës tjetër. Ky rast përjashtohet nga gjithe ky përrua psiqik…

 

Në fjalorin shqip fjala kurvë është "grua ose vajzë e përdalë, grua a vajze bishtëdredhur, lavire". Pra si përkufizim është paragjykues se mund të ishte dhe mashkull i përdale, bishtë dredhur apo lavire, por që ky është diskutim tjetër. Po sipas këtij fjalori fjala e përdalë do të thotë: "e shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet si vajzë apo si grua". Po të marr vetëm pjesën e parë: "e shturur moralisht", edhe ka diskutim për një trajtim filozofik. Por kur shtohet dhe pjesa e dytë komplikohet se hajde gjeje se çdo të thotë në shoqërinë dhe botën e sotme të ruash nderin… Po ti hyj më thellë përkufizimit se çfarë do të thotë e shthurur ather del që "është prishur moralisht…".

Këtu tanimë ka një standard për të folur mbarë e prap. E di që morali është një temë që në shoqërinë tonë ka pak rëndësi dhe është koncept në ambiguitet të plotë, të paktën në perceptim dhe ndijesi. Por kjo është një ndijesi shqiptare për dy arsye. E para, në çdo shoqëri të emancipuar ka bosht moral apo bosht vlerash tek i cili individi, familja, apo dhe një grup shoqëror orientohet dhe bën vendimmarrje në bazë të atyre vlerave. Te ne kjo nuk egziston më prej kohësh.

E dyta, në shoqërinë tonë me natyrë të theksuar primitive nuk ka diskutime dhe rrahje mendimesh për sa u perket ideve, metafizikes apo dhe filozofisë. Dua të them se sa herë të bie diskutimi për çështje morali ose boshti vlerash nuk ngazellehet njeri sepse njerëzit janë të prirur drejt gjërave konkrete ose të prekshme. Rasti i vetëm që mund të bësh diskutime të tilla është kur shikon një grup adoleshentësh ëndërrimtarë të cilët nuk kanë dalë akoma në jetë, dhe kjo shpjegon dhe mungesen e shpirtit në shoqëri. 

Mungesa e shpirtit bën që pyetjet pa thelb në një shoqëri pa kuptim, si kjo e jona sot, kane një problem se vijnë moshë e pa moshë dhe kohë e pa kohë. Në çdo shoqëri të civilizuar ndodh të kesh pyetje egzistenciale kur je në universitet, ose ose kur i ke bërë të gjitha në jetë dhe fillon eksperimenton kufijtë e moralitetit, fizikës dhe e përmbledh me ndonjë teke drogë të çfarë do lloji. Ndërsa te ne kanë humbur kufijtë edhe të eksperiencave jetësore.

Për hir të së vërtetës fjalori shqiptar ka përkufizimin më taksonomik dhe orientues për sa i përket kësaj fjale. Po ta zbërthesh atë nga paragjykimet gjinore dhe nga çështjet lehtësisht të këtushme primitive dhe të vendosësh përkufizimin në kohët moderne, e bën perfekt detyrën në krahasim me fjalorët e tjerë që bubrova. Dua të them që të ruash nderin në kohët e sotme nuk do të thotë më të jesh i apo e virgjër, por për hir të rrëfenjës do ta quajme devijim nga boshti i vlerave, ose zhvirgjërim vleror.

Luteri e quajti arsyen kurvë për shkak se identifikojë një mungesë besnikërie te ajo. Mungesë besnikërie ndaj anësisë! E quajti atë gruan e djallit, madje më të madhen e kurvave. Keqkuptimet e atyre që nuk futen ndonjeherë thellë e interpretuan se duke qenë fetar ai ishte kundra arsyes si kundrapeshë e besimit. Por krejt e kunderta ishte, sepse ai thjeshte ndau arsyen nga feja dhe predikimi, ashtu si po përpiqem unë të ndaj kurvën nga boshti i vlerave. 

Erdhi koha që kuptova nga dy burime të ndryshme se çfarë qe kurva dhe rrjedhimisht dy lloje kurvash. I pari, burim i jashtëm, pra çfarë në gjirizin e shoqerisë perceptohesh kurvë. I dyti, i brendshëm, çfarë arrita unë të deduktoja se qe kurva.

Nga këto të parat dëgjoja shumë dhe duke marrë parasyh natyrën time shumë kurioze, shtuar këtu dhe imagjinatën e shfrenuar kisha një ngut të madh të njihja dhe unë një kurvë. Si shpjegon Stendhal kristalizimin e dashurisë kur sapo të ka zënë qymyri e merr çdo gjë me ngut, ashtu dhe unë e kisha me ngut të madh. Mirë po gjërat nuk vijnë ndonjë herë në kohë, aman kuptohen me kohë… 

Njoha shumë kurva të tilla, ose të paktën nga këto që thoshin ose e merrja vesh më vonë se ishin kurva. Kuptova që ishte si thosh Nietzsche njëherë e një kohë: "Gjërat nuk janë asnjëherë ashtu si duken". Edhe në këtë rast kuptova se ato nuk ishin ashtu is thuhesh, e më vonë mandej kuptova se gjithë njerëzit këtu nuk janë ashtu si përshkruhen dhe si thuhen…

Në shoqërinë tonë ka humbur njerzilliku. Të qenit njerëzor, ose të paktën i vetëdijshëm për këtë gjë, do të thotë të përballesh me të vërtetat. Në këtë tonën u bë dekada që nuk përballet njeri me to… Kur vjen te e vërteta kuptova se këto lloje kurvash duket sikur e kishin kuptuar më herët që armiku i jetës është koha, mosha, vdekja, e jo ai ose ajo që ke në krah. Në fund të fundit, ky ose kjo e fundit janë thjeshtë bashkëudhëtarë afatë shkurtër apo afatë gjatë qofshin. Këtu ndahen kurvat: ato që kanë mendësinë e procesit ose të rrugës dhe që e vënë peshën dhe rëndësinë e jetës te rruga, dhe ato që e venë deri diku te pikë mbrritja. Në varësi të mendësisë ti vlerëson ose jo dhe bashkëudhëtarin.

Si përfundim njoha shumë "kurva"… Kur ke të bësh me një kurvë, në kuptimin metafizik të fjalës, ti kupton që është më e mirë e çdo gjëje reale që do kesh në jetë. Vështirë të zvendësosh përrejt e pasionit që i mundeson veç ai llojë partneriteti përfshire këtu dhe frustrimin e madh shpirtëror dhe mendor që të dëmton por njëkohësisht të buavit emocionet  e tjera si një drogë e fortë. Çdo përjetim është i një dimensioni tjetër dhe intensiv aq sa të krijon varësi duke e kërkuar përherë. Por si çdo gjë intensive të ngarkon zemrën dhe mendjën dhe kurr rri gjatë kthehet në luftë. Është si të pyesësh veten po sikur të jesh i lumtur jo vetëm një çast, por gjithë jetën, njëzet e katër orë në ditë pa pushim? A do kish kuptim? Si do e dalloje pastaj që je i lumtur?...

Sa më shumë njihja dhe dashuroja të tilla kurva aq më shumë nuk i jepja dot kuptim virgjerisë kolektive sipas fjalorit që citova. 

Sa më shumë njihja e dashuroja aq më shumë vija re thellësinë e padrejtësisë së madhe që peshonte mbi jetet e brishta të tyre. Edhe me e forta prej tyre fshihte një brishtësi që të le mendjen bosh. Shpesh herë me të fortat në dukje, duke ruajtur fortësine nuk e kuptonin se po zgjasnin syrgjynosjen e tyre shpirtërore e cila vinte jo për faj të vetit. Ndërsa më të brishtat, ahh… ato me të brishtat… Këtu kam një ndjese sepse nuk i kuptova në kohe, por i kuptova me kohë…

Sa më shumë njihja dhe dashuroja kuptova se sa së prapthi ish ndërtuar ai boshti i vlerave dhe se nuk kish arsye ti vendoste jetët në kohë, por duhej pritur koha që shumë prej tyre të venin dëm… 

Mirë po kjo llojë kurvërie kishte një stereotip femëror dhe shumë rrallë kishte burra kurva, ose nuk kishte fare, ose une nuk pata fatin të njihja apo dashuroja burra kurva…

I dyti llojë i kurvave që unë arrita të deduktoja sa më shumë integrohesha socialisht dhe profesionalisht çuditërisht nuk ka një stereotip gjinor, pra nuk prevalojnë femrat, ndoshta krejt e kundrta është e vërtetë. U integrova, të paktën kështu besoj, jo duke e humbur veten por me parimin e Stendhal që thotë se të njohësh vetminë më parë duhet të kalosh mes njerëzve… 

Në një vend të deformuar shpirterisht është mëkat që duhet të presësh tragjedine në mënyrë që të mësosh si të jetosh. Gjithë ky llojë kurvash vura re se ishte pikërisht gjëegjeza që unë nuk po gjeja dot dhe për ta lidhur me perkufizimin ishte grupi që ishte pa bosht vlerash, ku çdo gjë justifikon çdo gjë, ku çdo gjë shitet për çdo gjë, ku gjithkush nuk beson te askush. Një cikel vicioz i cili e çon në zgrip jetët e këtyre lloje kurvash por pa i shëruar asnjëherë, sepse cdo gjë që ndodh i shtyn edhe më tej si pasojë e mosbesimit. Shërimi fillon veç kur dorëzohesh… Kam njohur kurva të tilla që edhe te e ëma dhe i vëllai nuk e gjenin dot besimin…

Përpos gjithë kurvllikut dhe ndarjes konceptuale se çfarë është në të vërtet kjo e fundit ideja është se si të krijojmë një bashkësi të re vlerash e cila nuk bazohet në iluzionet e injorancës historike tonë, apo babëzisë që buroi nga demokracia e shthurur, e as nga eksperienca e deri tanishme, por nga eksperienca njerëzore e shoqërive të civilizuara. 

Uroj që kësaj here të na prijne kurvat e para se janë plotë jetë…

Jepi like:

Tregoi miletit:

Jepni komentin tuaj

{{ comment.text }}

Artikujt më të fundit