Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë – Keto jane fjalet e Dom Gjergj Metës për të cilin kam shumë respekt. I dashur lexues u bë kohë që nuk e marr zografin e ti hedh në kartë ca gjëra që thellë, thellë, por thellë, thellë ama ja vlen ti thuash. Madje jo ti thuash, por ti ulërasësh! Jo se këtu nuk ka perla dhe absurditete por sa bëj e nis diçka më këputet Të jesh budalla në këtë shoqëri është gjëja më e kollajtë dhe jo se je budalla vërtet, por se je vetëm! A e di ti çfarë është vetmia? Jo, jo ajo që ke në mendje ti! Duke shpjeguar teorinë e motivimit, një pyetje e vështirë më erdhi në fund të një leksioni nga dy studentë: Profesor çfarë ju frymëzon ju? Aaaa moj goca të më kishit pyetur më përpara, i thashë shpirtit! Se me zë tjetër gjë u përgjigja I dashur lexues e di ti çfarë do të thotë të jesh kaps? Jo, jo, jo atë që ke në mendje ti! Kaps e kam fjalën për batakun moral dhe të vlerave në të cilin ka rënë kjo shoqëri! Nuk e di më duket mua apo nuk ka mbetur më gjë pa u shbërë?! Kur trashesha në punë ose duke bërë gjoja sikur dëgjoja njerëzit, më përpara shëtisja vetëm në bulevard. Por tani edhe bulevardi më duket i vogël, më duket kaps. Po në fazë trashjeje çdo një ose dy muaj (jo çdo javë se nuk punoj në ministri që të marr dhe dashnoret me vete) krisja e ikja gjetiu jashtë. Amsterdam, ku dhe prekesha në muze me Van Gogun, Firence ku dhe të shikon syri e të buron shpirti, Paris, ku etj. Nuk ti listova të them që kam parë këto, se besoj nuk është më koha që bëhet kjo punë, por për të thënë që aq shumë ngelesh kaps shpirtërisht sa del të rishpikësh veten e të marrësh ca frymëzim. Tani nuk dal më jashtë, ndaj them KAPS! Se po të dal kam hall se nuk kthehem më Më thotë një koleg se jam bërë shumë pesimist! E pash njëherë Tëmën ore mendova, unë nuk lë gjë pa marrë me pozitivitet dhe nuk marr gjë seriozisht. E si ta zgjidh i thashë? Hajde tha ikim në mal ngjitim male. Po mirë kuadro, i thashë! U nisëm për në Vermosh dhe në më beson ore ti 5 kreshta si të ishim djelmosha nga hordhitë e Skënderbeut i ngjitëm e i zbritëm. Ne fund i them: Kuadro sipas kësaj logjike i bie të rrimë në mal, e shikon që dhe kjo nuk është zgjidhje?!… Kjo shoqëri është bërë kaps nga gjërat më të vogla që ti ndoshta nuk i vë re. Po që kur dal nga shtëpia komshiu im legen e lë qesen e plehrave te shkalla për ta hedhur nesër nesër nesër. Ndërsa unë i shkreti si kaps që jam e hedh ku është psr tu hedhur. Po dal në mëngjes për të marrë makinën është përherë një tip që të bllokon rrugën sepse punët e atij llumi janë më të rëndësishme se të tuat. Unë i shkreti, po kaps, vij vërdallë ndonjëherë edhe një orë derisa ta lë ku duhet. Po nisesh për në punë dhe e ke vënë re që kohët e fundit është bërë dhe qyteti kaps sepse në çdo lloj orë të ditës është trafik? Mos e dhëntë që të pshurrë perëndia se mjaftojnë dy pika dhe barbarët e humbasin toruan e bëhet trafiku lesh e li. Po vete në punë që vete? Po edhe aty një diarre shpirtërore, meritokratike, mukotike, butake dhe një amok që ti i bën derman vetëm po të bësh paqe. Dhe sa herë i them vetës bëj paqe se do sëmuresh! Nuk e rregullon dot ti atë, i ka marrë ferra uratën Jo nuk rri dot, prap i hap avaze vetes Do thuash ti i dashur lexues, gjithmonë nëse ke patur durimin të lexosh deri këtu se për më tutje është për ata durimmadhët. Pse këto budalliqe të shqetësojnë ty? Po, po! Pikërisht, këto! E di pse? Sepse janë gjërat e mia, që bëjnë jetën time, përditshmërinë, frymëzimin, po nesër dej dhe të fëmijëve të mi, e të tyret, e kështu me rradhë. Po ti i dashur po shqetësohesh për SPAKUN, OFL, Kushtetutën, opozitën, ligjin antimafje, ligjin antishpifje? Po ja që po të them që mua nuk më rruhet trapi fare për këto! Po fare!!! E di pse? Sepse këto janë për gomerët, duhet të hanë dhe gomerët! Po përpos përditshmërisë më shqetëson dhe që pas një tërmeti katastrofik me aq të vdekur dhe me aq humbje në biznes në Shqipërinë e shkëlyer dhe kaps doli vetëm një Rock Star. Ai që ishte 20 orë live në media sociale a thua ishte Kim Kardashian. A i kërkoi njeri llogari për përgjegjësinë e dikujt? A po pyet më njeri se ku jetojnë ata fakirat? A po pyet më njeri se si u ndihmua ai biznesi? Jo se duhet të ishe prekur dhe ti që të kuptoje se çfarë ishte Po më shqetëson që në vendin tonë po vriten nga tre gra përditë dhe reagimi më i madh është poster në Facebook! Po ti tutkun nuk e di sa gra vriten në këtë vend kaps, sa rrihen barbarisht dhe sa skllavërohen po më keq. Vetëm kur del në televizor e merr vesh Mos shiko rrethet, por bëj gaf te shikosh rrethinat e këtij mut kryeqyteti! E ndërkohë që këtu kalojnë femrat në satër Rock Stari ynë me dy allate më vete takon Lavrovin e Rusisë për të zgjidh konfliktin Rusi-Ukrainë. Tek shkruaj këto rreshta si nuk po shkul flokët nga fjalia që shkruajta. E ke parasysh atë, duhet të kesh dy që një ta mbash dhe një ta çash?! Po ashtu është! Reagimi i opozitës për këtë është më qesharak akoma. Po zhbëhet shoqëria, po zhbëhet çdo lloj principi! Po më shqetëson tjetër se, vdiq Nexhmie Hoxha dhe u turrën gjithë trimat e demokracisë ta shanin, mallkonin dhe ta ofendonin virtualisht. Po po shajnë e mallkojnë një të vdekur, se sa ish gjallë i rruajtën trapin asaj e të gjithë atyre që u pinë gjakun. Po e di çfarë më shqetëson tjetër? Më shqetëson fakti që në një sallë plot e përplot me studentë dhe prindër kur kryeministri ofendon një student dhe e nxjerr përjashta si plehrë, prindërit e pranishëm dhe shokët e shoqet e tij duartrokasin kryeministrin e jo shokun e tyre. Tu vijë turp! Palaco! Njësoj si me çdo diktator, sa kanë qenë gjallë edhe në kurriz tuaj i keni duartrokitur, të presim kur të vdesi ky që çoç do thonë Po më shqetëson tjetër shkollat që janë kthyer në bordell. E di që e ke dëgjuar për atë mësuesin në Fier që pallonte fëmijët e shkollës. Dëgjoj vërdallë dhe habitem nëse ti pyet këdo që e njeh pak Fierin si qytet të gjithë e dininin që ai kish mbi një dekadë që e bënte atë punë dhe njihesh në qytet. Unë nuk ja vë fajin as Ministres së Arsimit, as drejtoreshës së shkollës. Por ta vë ty! Ty si njeri kaps që nuk të bën më gjë përshtypje. Sepse një shoqëri e tërë që ka arritnë këtë pikë që të dëgjojë atrocitete të tilla dhe nuk reagon! Dhe tani bëjnë të gjithë si të prekur Po të lutem shumë, dil njëherë në shkolla nëpër rrethet e vogla, bëj një shëtitje në shkolla fshati, pa kalo njëherë te Hoteleri Turizim në Tiranë Fëmijët o tutkun, fëmijët!!! Po pse vetëm shkollat?! Po pse nuk e di ti se si është në Administratë dhe Ministri? Dhe si e thotë ajo shprehja e brendshme e qarkores së institucionit: “Nuk të pallon shteti, por pushteti”. Ka dy muaj drejtori që përditë me gojën me lëng dhe me barkun si derr nuk i shqitet shoqes time. √ãshtë bërë e bija e botës me makth! As kjo nuk të shqetëson ty? As fëmija?… As po të jetë motra ose gruaja jotë e cila të vetmin shans që ka për të bërë lartë në karrierë është të përplaset prej muri nga drejtori ose nga ministri? Heu bre burr i dheut i fortë qenke! Po e di çfarë më shqetëson tjetër? E di ti që Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë një mjeke okuliste? E di pse e di? Se vet ja dhashë notën kaluese në diplomë, jo se dinte çthoshte, por për këtë fakt heroik! Nuk të shqetëson as kjo? Mund të vazhdoj pa fund E di e di, une jam budalla, jam mërzitur, jam bërë pesimist Por unë kam një ëndërr! Një ëndërr që në këtë hale vend ta nisësh ditën mirë, të vesh në punë mirë, të vesh në shkollë mirë, të vesh në spital mirë, të hash mirë e të dashurosh mirë! Gjëra të vogla janë! Unë e di se ti do sensibilizohesh në internet, do protestosh se do të thërrasë dikush se duhet mbrojtur kapslliku i madh, do shikosh kokën tënde për momentin dhe nuk do mendosh për nesër, do marreëh pultin e televizorit dhe prap do shikosh kapslliqët që e di shumë mirë që po të gënjejnë, por tashmë është vonë se të pëlqejnë. Veç për të mençurin është e vërteta, si dashuria për atë që ndjen. E pra e!