Përroi Psiqik

Më mirë i vdekur!

Më mirë i vdekur, njeri koti thoshin! E mbanin për punëtor, por budalla. Shpesh e tallnin edhe me dy gungat që kishte në ballë. Punë të çuditshme bënte për moshën që kishte. Nuk kishte mbushur njëzet vjeç e punonte si varrmihës. Puna që bënte e kishte mbajtur larg familjes, i takonte rrallë! Edhe pse e quanin budalla, fshatar, e tallnin për punën që bënte, me gungat e ballit, dialektin si fliste […]