Llum

I dashur lexuesi im vullnet kalitur dhe fanatik i gjës së mirë! U bë kohë që nuk shkruaj dhe kjo për disa arsye. Po së pari, punë me bereqet! Durimmadhin dhe vullnetxhiun në fund të ditës e shpërblen universi. Së dyti, kjo kohë ka qenë aq intensive saqë më janëmbledhur aq shumë gjëra për të thënëne shkruar sa nuk po e mbaj dot më. Ueee sa shumë kam! Ndonjë herë mendoj se sikur tja plas të gjitha sa di e shoh kush e di sa do prishen balancat! Pastaj mendohem thellë, ndez një cigare dhe ngre një teke për tu ftilluar. Si çdo njeri që përpiqet për pak dritëgjatësi filloj e shikoj pak më largë. Po sa ngre sytëpër më tutje, ç’të shikoj! Ore daulle i them vetes, po pse po i the ti të gjitha mendon se do ti kërcasë njeriu për çfarë dëgjo ndhe çfarë ndodh këtu?! Aty vij menjëherë te njëmendim qe ka kohë që më rri në kokë dhe qëne diskutoj me njerëz që unë pretendoj të jenëtë mirë. Se është bërë keq për njerëz të mirë, nuk ke kujt ti hapesh barkun! Kam kohë qëmendoj se kjo qerbelaja ka arritur në një situatë surreale. Kur them surreale, e kam fjalen për nivele që as vetë surrealja nuk e perfshin si përkufizim. Gjithë theatrot ebotës ti mbledhësh nuk e bëjnë dot këtë surrealizëm që shikoj këtu. Gjithkund, gjithkund! Madje më e madhja dhe më e keqja është në shtëpi, aty ku duhet të jetë siguria më e madhe dhe liria më e madhe. Aty është llumi më i keq! Në familje duke ja lepirë dhe gënjyer njëritjetrin për shtatë palë qejfe! Dëgjoj njerëz që nuk venë dot në shtëpi se degjojnë: “Edhe ti do ta gjesh një fat! ” Aaaaaa, masakër Ose ose njërëzit me njeri tjetrin janë nërol gjithë kohës. Tmerr!!! Ti dëgjon, shikon dhe të mbetet vetëm ti thuash: “Oooozgjyre!!! – e kuptoj ça po bën por edhe unë po bëj kot!”. Pastaj me një qetësi të frikshme kupton kontekstin dhe tërhiqesh se kupton qe edhe tjetri që kë perpara po uleret nga brenda të njëjtën gjë. Kur të dy e kuptojnë që bëjnë kot ather është çeshtje se kur do pushojë kjo valle e shëmtuar?! E mban mend që të thash që është bërë keq për njerëz tëmirë? E kam seriozish! Më lodh njerëzia. Njeriun e bën puna dhe të tjerat vijnë nga mbrapa, por njerëzit harrojnë që do vdesin shpejt. Së fundi jam rrethuar nga njerëz që nuk e kuptojnë se do vdesin shpejt dhe kjo është më e keqja të mos kuptosh që je një vdekatar, që do vesh në esfelt! Po nuk e kuptove këtë ather do jetoshë si këta që shikoj vërdallë emë bëjnë muhabet gjithë ditën. Njerëz në moshë të mbytur nga komplekset, burra qëënderrojnë sikur pallojnë e trgojnë përralla nga deshpërimi, vajza që i ka kap dëshperimi i ngeljes në derë, gra që duan të dalin nga dera por që nuk thonë gjë se janë në valle, të rinj që kur flasin jane diarre e gjallë nga kapslliku mendor që i ka zënë dhe nuk ka kivi ti shpetoj. Po pse duhet të mbajnë mend që janë vdekatarë?! Për tu ftilluar se po jetojnë jetë kancerogjene, për qerbelanë dhe jo për vete, me komplekse, frustrime e kësi gjërash. Po vjen një pikë dhe mendoj se nuk kam moshë për të till përrenj psiqik, ose edhe po ti kesh duhet ti mbash brenda. I dashur lexues, e di qe do thuash kush dreqin je ti qëgjykon dynjanë. Por une them se, kur ty nuk të kërcet për shumë gjëra që të kam thënënunëkëto kohë, mua pse të mos më kërcasi një herë për një?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *