Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat. Une ca kaps kisha ngelur, edhe ai më duhej! Po sikur të ikësh nesër për pushime, cilin vend të botës do zgjidhje?! Tëmën ore thashë, po ky? Unë prap ngela. Kur mendoja një ditë më vonë habitesha me veten se si nuk ma ndjente fare për të ikur dikund, ose për të bërë pushime, ose çfarë dhurate desha, ose për tu bërë njerëzor. Kur njerëzit më pyesin si jam, une nuk ankohem duke u thënë se cfarë nuk shkon, por u them atyre se cfarë ka shkuar mirë. Prap më shikojnë cuditçëm! Po ky mendojnë, nuk ka frikë se mos prishet, po ja tregove khasabasë? Megjithatë, i dashur lexues këtë vit jamtreguar dorështrënguar në të shkruar dhe kjo për shumë arsye. Koha fillimisht, përqëndrimi në punë dhe objektivat e vitit, qokat që duhen bërë në këtë qerbelanë tonë, po dhe ndonjë mërzitje e shkurtër. Une e di që ti e ke ndjerë mungesën, por sidoqoftë je përpjekur ta mbushësh atë me diç tjetër. Me çfarë? Ooo, i dashur ky vit ka qenë plot me perla. Ka patur kaq shumë perla dhe kaq shumë arritje (të paktën për mua), sa nuk di ç’ti kërkoj bambagjyshit. Këtë vit ooo i dashur lexuesi im humordashës dhe mendje mprehtë njerëzia mësoi aq shumë për barin sa ndodhi revolucion! Për 50 vjet me rradhë kjo shoqëri bar hëngri e gjak derdhi, ndërsa tani kaloi në një stad tjetër: bar piu dhe gjumë fjeti. Këtë vit ekonomia bëri çudira! Ministri tha se të ardhurat në buxhet vijnë nga populli dhe si rrjedhim i ndaj si të dua. U çuan nobelistët e ekonomisë në gjithë botën dhe hoqën kapelen, ne akademikët dorëzuam gradat, e kështu me rradhë. Tatimet këtë vit, ditën e fundit të vitit falën miliona euro të atyre që nuk i kishin paguar. Po une i shkreti që i dhashë kokërr më kokër, që mu thaftë kompjuteri që bëra deklarimet. Taksat unrriten për ne fakirat, dhe u ulën për faqirat! Pijet energjike nuk e meritojnë taksën e lartë që kanë ndaj dhe si dhuratë qeveriu u hoqi atë barrë të madhe. Gjak e serum ishalla! Këtë vit rendi u forcua aq shumë sa vetë policia ju bashkua aksonit dhe kauzës së madhe të korrjes, shirjes, pirjes dhe q***. Në Vlorën e dashur nuk ngeli njeri pa marrë dhuratë tritol, pa vdek, dhe pa u ther. Në Elbasanin e varfër nuk ngeli e kuqe pa hyrë dhe femër pa u shit, njësoj si në vitin e largët 1997. Këtë vit mjedisi u çorodit fare, i shkreti! Në Valbonë u turrën vandalët, në Vjosë katalët dhe nga Liqeni i Tiranës lalët. Përmbytjet e kësaj natyre të poshtër, kësaj rradhe ishin më të mëdha e më intensive, por arritjet e qeveriut ishin akoma më të mëdha! Ciklistët kaq të fustruar të Tiranës këtë vit morrën një dhuratë të madhe. Trotuaret e fakirave u zvogëluan dhe u bënë korsinpër biçiklistët. A thua se trotuaret ishin 2 dhoma e një kuzhinë, e jo nga 20 pond ku njerëzit ecin në rresht si rosakët pas bibës. Këtë vit arsimi u kolaudua! Për të 25-ti vit rradhazi nxënës dhe studentë vazhdojnë të jenë daulle dhe të hidhen nga reformannë reformë, si të ishin tespie greke. Këtë vit ministrja ishte aq largpamëse sa me tu ftuar moti shpalli ditë zie në shkolla. Pushim! – tha. Më mirë në shtëpi dhe ngrohtë‚ të mëson mami, babi, gjyshja, apo kushdo qoftë, sesa nënshkollë apo në klasë me duar në shalë. Këtë vit shoqëria u ndriçua nga një emancipimni paparë. U përdhunuan e rrahën më pak femra, u zhburrëruan më pak meshkuj, më pak lagje mbushën ujë me bot, u ul cinizmi, njerëzit ja futën më pak njëri-tjetrit, e në fund të ditës prap mbetën vetëm. Komplekset u venitën si me magji. Njerëzit po bëjnë paqe me vegjetimin. Ditët e fundit të vitit kam takuar disa mikesha që çuditërisht kishin një kërkesë të përbashkët: “Na gjej njënburrë!”. Ka rënë zia e burrave më thoshte një tjetër. Epo mendova, mirë që ka rënë zia për burra, por mua pse mi kërkojnë! Kush e di si më mendojnë. Ose si njeri të mirë ose si shoqen e tyre, të parrezikshëm. Shpresoj kjo e para… Femrat u emancipuan goxha! Nuk qurraviten më për tju var dikujt në qafë, por tani bëjnë foto mbi kofano makinash, 7 foto rrugës për në banjë, edhe 77 në banjë, edhe 777 kur dalin nga banja, vendosin vesh dhe hundë me efekte dhe bëhen si vitrina kinkalerinash. Xhan, mos harro se çdo gjë që nxjerr tregon se po komunikon diçka. Pastaj kërkon burrë me doktoraturë! Meqë jemi te shoqëria dhe te vlerat e saj, këtë vit edhe viplliku pësoi ndryshime. Njerëz me iluzione që fluturojnë me panxhar në tajare që mendojnë se janë vipa, intelektuhalë, anaLista, këngëtarë, ata që bëjnë artin e vet, showbizista, e lloj soj sorollopësh që e kanë bërë këtë shoqëri dhe rini TAP-ë. Pa le shoqëria civile (ose kopile) ishte aq e sukseshme sa nga 982 OJF-ë që ka dhe 144 mln Euro në financime nga bashqimi evropit dhe ambasadat e vendeve të huaja, nuk arritën të pordhonin një figurë për të bërë një komision vetingu. Këtë vit drejtësia ishte në pararojë të ndryshimit. Edhe pse iku viti i rradhës që nuk u vu drejtësi për asnjë gjë dhe u bënë akoma më shumë padrejtësi, ajo ishte kryefjalë. Lloje soje horrash, vandalësh e kriminelësh shpëtuan pa u lagur në ditën për diell dhe prap u dënua me 10 vjet një për një lopë, unë me 10,000 lekë gjobë për deklarim me vonesë të ardhurash, me heqje patente për 20km mbi nivel shpejtësie etj, fakira plot. Gjygjtarë që u gjetën lekët në krevat, të tjerë që thonë se nuk e di si i morri lekët, prokurorë që shtypin njerëz dhe nuk e merr vesh njeri dhe së fundmi politikanë që përdhunojnë këtë shoqëri Këtë vit media firmosi kapitullimin e saj! Televizione të tëra të kapitulluara profesionalisht që shërbejnë si çaj opiumi. Burra e gra gazetarë që mendojnë atë që u vendosin në kokë e thonë atë që nuk e mendojnë. Televizione turqisht e indisht folës, diare programacioni dhe llum prodhues. Kapitullimi i zërit të një lirie të paçmuar, aq i rëndë sa edhe kur ua thua në sy qe jeni debila, injorantë, delenxhinj, humbëtira, zhgaravina,nkazan, tenxhere, penxhere, tepsi, tas, legen, etj pohojnë fatin e tyre të keq duke u mllaçitur me bar në gojë. Këtë vit i dashur lexues opozita u hap aq shumë, sa nuk e morri vesh ça i hyri e doli nga shalët. Diletantizëm i tejskajshëm dhe fatkeqësi kolektive për këtë shoqëri që nuk po di nga tja mbajë, ku ta kërkojë shpresën që e ka humbur si pordha nëpër brekë. Këtë vit, lexuesi im shakator, isha mire! Pse të ankohem?! Shpresoj që edhe viti tjetër të jetë po aq i arrirë sa qy. Po ishte më i arrirë edhe më mirë akoma. Por mos harro xhan, arritja ka kosto nuk është e kollajshme. Nuk po të uroj më kapslliqe, por po të them lere bambagjyshin dhe shiko veten. Po ishe mirë ti, mirë jam dhe unë!