Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Sociale

PPP

Dikur, që në vegjëli, kam dëgjuar një histori e cila mu tregua për të ilustruar konfliktin intelektual mes Nolit dhe Konicës. Kjo ishte si shtojcë në kuadrin e gojëdhënave dhe nuk e di sa autentike ishte. Thuhet se Konica ishte aq sqimatar si person dhe përçmues ndaj Nolit sa që thosh: Unë, nuk jam si Ai! – Ai edhe kur mbaron supën, ngre tasin me dorë për tëmarrë fundin, unë ha deri sa të marri luga. Mu kujtua kjo histori kur diskutoja me […]

Analize / Përroi Psiqik / Politike / Sociale

Sindroma e Karshtetit

Oooo sa kohë u bë! Sa kohë u bë i dashur lexues që nuk e kam trazuar përroin psiqik dhe tërrëfej. Shumë, shumë fare madje! Kjo nuk është gjë e mirë, se të rrëfesh në mot motit i ka bërë mirë njerëzimit, atij që e nxjerr dhe atij që e dëgjon. Nga krahu tjetër, jo se nuk ka patur perla, marrina, apo dhe gjëra të bukura  ooo si jo! Ka patur plot dhe ti lexuesi im i rregullt dhe me durim gomari e di që unë çoç i vëzhgoj […]

Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Ooo  Bambagjysh!

Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps   Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat.

Analize / Politike

Po tani që Donaldi?

Në shoqërinë tonë, e kam fjalën për këtë sardelen shqiptare njëherë, është vështirë tëgjesh njerëz, me të cilët mund të flasësh pa komplekse, frikra, frustrime, të lavazhuar, dhe më pas qytetarë. Një përshtypje e përgjithshme që kur flet me këta të fundit, vë re se jo vetëm ne,por e gjithe bota ka rënë në një krizë vlerash dhe morali. Të lutem, lexues i dashur mos më keqkupto që me këtë dua të justifikoj prishjen e peshkut tonë, krejt tëkundërtën dua të nxjërr në pah. Zgjedhjet në SHBA mbaruan dhe fitoi ai që pritej! Por nga kush pritej? Para se të sqaroj […]

Politike / Shtypi / Sociale

Opozita kaps

Kjo vjeshtë ka për të qenë e bukur, jo për arsyen se morra 20.000 lekë gjobë për vonesë të deklarimit tatimor, por se kam një ndjesi të brendshme që më bën të besoj se do jetë e tillë. Sidomos pas një vere të veshtirë ku përvec vapës, thatësire ishte dhe ekonomia e shoqëria bashkë. Pasi vijuan aksionet për ribërjen e shtetit një e nga një, njerëzit ngaqë u mësuan keq, […]

Analize / Përroi Psiqik / Sociale

Asgjë e re nga Olimpi

Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te […]

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Për fushatë i bëj të gjitha…

U bë kohë që marr vrull të zografis ndonjë gjë, por sa herë më vjen, bëhem gati dhe prapë ikën. Është njësoj si ajo ndjesia që të shkohet në banjë aq shumë dhe sa arrin te dera nuk të shkohet më… Megjithatë, jo se nuk ka material për t’u marrë, apo situata, apo njerëz, sepse dhe stof ka dhe gallatë ka, por edhe ditëzinj ka. Mirëpo janë bërë aq shumë […]

Analize / Politike / Sociale

Bunkeri i kujtimit

Jetojmë ne një vend ku njerëzve u kane humbur përshtypjet ne mase dhe ku arritja me e madhe është te jesh anëtar (po te duash dhe aktivist) partie. Thuajse është kthyer në klishe shprehja se historia kur përsëritet për herë të dyte kthehet në komedi. Ku dua të dal me këtë? Po ja ta them: Pashë se ishte hapur në formë muzeu një bunker i diktaturës komuniste. Një nga ato […]