Inovacion / Përroi Psiqik / Sociale

Libri

Në jetën time gjithmonë kam qenë i nxituar, por jo në kuptimin që kam marrë diçka pa meritë, por në sensin që doja të përjetoja shumë gjëra, duke ditur që koha është e kufizuar. I nxituar në veprime, por jo në marrjen e gjërave. Them “në marrjen e gjërave”, sepse në këtë botë as meritat nuk t’i japin, por duhet t’i marrësh. Vazhdoj t’i qëndroj parimit që bota është ngritur […]

Analize / Përroi Psiqik / Sociale

Profesori i popullit

Personalisht kam patur dy gjera ne jete te cilat fillimisht nuk dija ti artikuloja apo perceptoja, sepse kur je i ri koha eshte nje tjeter dimension dhe ka nje tjeter vlere ose nuk ka fare. Por me kalimin e kohes i artikulova mire dhe i perfeksionova dhe u meshova edhe me fort. Ato dy gjera jane puna dhe qendrueshmeria. Po me kalimin e kohes kuptova qe keto dy gjera si […]

Përroi Psiqik / Sociale

Gjithçka merr fund kur del dielli

Thonë që udhëtimet të pasurojnë shpirtin e mendjen bashkë. Të udhëtosh, literalisht të marrësh çantën me rroba e të ikësh gjetiu në ndonjë shtet me qytete simpatike që kanë histori, art, kulturë, dhe ndonjë erë të mirë është tjetër për tjetër nga udhëtimi i mendores. Udhëtimi i mendores ështëporopia që merr mendja dhe shpirti në ndijesinë ku ndërgjegjia është gjyqtare e rrethanave në tëcilat ti je vënë ti përjetosh. Dhe si çdo gjë në këtë realitet, në varësi disa rrethana janë të mira, disa të këqija, disa surreale, e kështu me radhë. Ose të paktën kështu të duken ty.  Udhëtimi i mendores si në të shumtën e herëve […]

Letersi / Përroi Psiqik / Sociale

Të vdesësh në paqe

Në shkollë të mesme hoqa dorë nga diskutimet filozofike dhe metafizike pasi bëra relativisht shume prej tyre dhe gjjithmonë përfundonin pa diçka të qartë, pa fitimtar idesh, dhe pa objektiv, por me shprehjen: kështu mendoj unë ose unë kështu e besoj. Në përfundim nuk kish asgjë interesante për tëmësuar. Ndaj dhe kjo nuk është çështje diskutimi metafizik për vdekjen, edhe pse paradoksalisht nuk e mendoj ndonjëherë. Ideja është tjetër gjë, ka të bëj me jetën, ose të paktën atë që quhet e till. Më merr tim […]

Përroi Psiqik / Sociale

Mirushi

Më lejo që që në krye të radhës të them se unë nuk e njoh personalisht Mirush Kabashin. Nuk kam patur tëbëj me të dhe asnjë marrëdhënie tjetër. Normalisht, e njoh nga puna njerëzisht hyjnore që ai ka bërë, pra si spektator dhe adhurues arti. Në jetën time jam ndeshur veç një herë me të në një event që as vet nuk e mbaj mend ku ishte. E them këtë sepse ndijesinë e mbaj mend shumë mirë. Në atë lukuni njerëzish na u kryqezua rruga dhe shikimi dhe për respekt u afrova ta përshëndesja. Kur per […]

Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Sociale

PPP

Dikur, që në vegjëli, kam dëgjuar një histori e cila mu tregua për të ilustruar konfliktin intelektual mes Nolit dhe Konicës. Kjo ishte si shtojcë në kuadrin e gojëdhënave dhe nuk e di sa autentike ishte. Thuhet se Konica ishte aq sqimatar si person dhe përçmues ndaj Nolit sa që thosh: Unë, nuk jam si Ai! – Ai edhe kur mbaron supën, ngre tasin me dorë për tëmarrë fundin, unë ha deri sa të marri luga. Mu kujtua kjo histori kur diskutoja me […]

Analize / Përroi Psiqik / Politike / Sociale

Sindroma e Karshtetit

Oooo sa kohë u bë! Sa kohë u bë i dashur lexues që nuk e kam trazuar përroin psiqik dhe tërrëfej. Shumë, shumë fare madje! Kjo nuk është gjë e mirë, se të rrëfesh në mot motit i ka bërë mirë njerëzimit, atij që e nxjerr dhe atij që e dëgjon. Nga krahu tjetër, jo se nuk ka patur perla, marrina, apo dhe gjëra të bukura  ooo si jo! Ka patur plot dhe ti lexuesi im i rregullt dhe me durim gomari e di që unë çoç i vëzhgoj […]

Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Ooo  Bambagjysh!

Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps   Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat.

Analize / Sociale

Konsulenti

Fjala konsulent në Shqipëri është si një epitomë për mua. Por nga koha që mbarova shkollën dhe deri te koha që fillova punën dhe u njoha me mënyrën se si operojnë konsulentët më ndryshojë shumë mendimi. Sot kur dëgjoj fjalën konsulent më vijnë në mendje dy gjëra: E para, më vjen në mendje Andi Bandi Zulullandi, dhe e dyta, më vjen në mëndje një derr i kënaqun. Në Tiranë shikon […]

Analize / Përroi Psiqik / Sociale

Shoqëria kopile

Mora rrugën për Janinë dhe përfundova te protesta e parë kundra importit të plehrave apo mbetjeve si i thonë borgjezët. Një koleg më telefonon dhe më thotë që hajde se na thërret detyra qitetare e civile që ti bëjmë ball këtij demoni qe po rrezikon të ardhmen tonë. Në vend i thash, ti e di që unë jam patriot vatani dhe për këto raste të këput. Të them të drejtën […]