Mirushi

Më lejo që që në krye të radhës të them se unë nuk e njoh personalisht Mirush Kabashin. Nuk kam patur tëbëj me të dhe asnjë marrëdhënie tjetër. Normalisht, e njoh nga puna njerëzisht hyjnore që ai ka bërë, pra si spektator dhe adhurues arti. Në jetën time jam ndeshur veç një herë me të në një event që as vet nuk e mbaj mend ku ishte. E them këtë sepse ndijesinë e mbaj mend shumë mirë. Në atë lukuni njerëzish na u kryqezua rruga dhe shikimi dhe për respekt u afrova ta përshëndesja. Kur per habinë time shikoj që u afrua ai të mëpërshëndeste. Hezitant në fillim se nuk po e kuptoja çpo ndodhte por e ruajta ftohtësinë si kuadro. Nuk mëdha dorën por u afrua me përulësi dhe më përshëndeti siç i ka hije qytetarit, artistit, shpirtit të mirë, dhe intelektualit, si të më thoshte bravo për diçka që akoma nuk e kuptoja. Duke tundur kokën lartë poshtë si tëisha unë ndonjë personalitet tha veç bravo. Unë si idiot i them faleminderit. Të uroj shëndet, dhe me tënjëjtën tundje koke i them respekte…

Ndijesia ishte e tmershme! Dhe këtë ndijesi e kisha ndjerë veç një herë tjetër me një tjetër korife të artit shqiptar. 

Një herë në rrugë duke ecur si zakonisht për të shpëlarë kokën nga mendimet e gjullurdisë se amokut tonëmë ndalon në rrugë duke më kapur prej krahu një burrë që ish në moshë. Menjëherë e njoha! Në kokë çfarënuk më erdhi për ti thënë. Që me humorin tënd dhe rolet e tua gjithë Shqipëria ka bërë hajër, që me perlat e tua unë jam rritur, që me përkushtimin tënd ke bërë njerëzit të gjykojnë ndryshe… Por nuk më la të thosha asnjë fjalë. Dëgjo djalë! Të ndjek rregullisht dhe kam shumë respekt për ty, bravo të qoftë dhe sa herë tëdëgjoj nuk di ç’të të them. Dhe tek vazhdonte fliste nuk më lëshonte krahun, e më pas dorën. E vlerësoj shumë i thash i hutuar, sidomos nga ju.. Jam rritur me artin tënd dhe është një art i pa kompromentueshëm dhe që nuk harrohet. Ky ishte një korife tjetër si i madhi Mehdi Malkaj. 

As Mirushin, e as Mehdiun nuk i njihja dhe ndijesia që më dhanë të dy, e kam fjalën atë ndijesinë pasi njeriu ftillohet pasi ha një shpullë ishte e frikshme, e tmershme. E di pse? Po pash veten te ta… jo në kuptimin e narcizit që unë u afrohem kontributeve të tyre shoqërore, por se ç’a ndodh me njeriun në këtë shoqëri, nëkëtë vend. Dhe jo thjeshtë me njeriun, por me njeriun e punës, njeriun e vlerës, atë të mirin që duam tëbëhemi të gjithë. 

Imagjino që në një shoqëri normale duhej të ndodhte e kundërta, të isha unë ai që u thosha atyre ato fjalë dhe ato mendime dhe të shprehja atë konsideratë. Por jo! Sado ata të mëdhenj ndër dekada në këtë shoqëri,shikonin një fije shprese te ajo që thosh një i ri, kërkonin busull akoma në jetë. As puna e pafund, as fama, as arti i pavdekshëm nuk u kish zënë vend në këtë hale të madhe që është bërë ky vend. 

U tremba se pash të ardhmen time, u tremba se mendova për çfarë vete gjithë mundi dhe puna këtu. Të gjithë jetojnë në fasadë e hipokrizi dhe zhduken në harresë.

Pak kohë më parë mu desh të mbaja një fjalim motivues me maturantët në një shkollë të mesme të Tiranës, me të rinjtë e gjeneratës më të re, me këta që thonë janë aq të vështirë për tu menaxhuar e për tu bërë njerëz. 

Kisha pregatitur tjetër gjë dhe sa hyj në klasë u shtanga. Gjithë shkolla për raste të tilla kishte një klasë tëbërë të re sipas një modeli modern dhe që e mbanin si familjet shqiptare në kohën e qofëlargut që nxirrnin për mikun pjatat e mira, gotat e mira dhe vendosnin mbulesë në tavolinë. Aty te ajo klasë më shpunë dhe mua. U emocionova… dhe të them të drejtën mu kujtua prap Mehdiu dhe më pas Mirushi. 

Kishin kaluar gjashtë vite të mira dhe pash atë që kisha ëndëruar për edukimin në këtë palo vend. E dini pse është kjo klasë kështu pyeta të rinjtë? Dhe mësuesja që rrinte pran shtangi. Disa vite më parë me njëkëmbëngulje titanike dhe punë të palodhshme, më përkushtim dhe një dashuri për këtë punë u them, me këto doçka i kam dizenjuar këtë klasë, këto karrige, tavolina, dhe gjithë mënyrën që është bërë kjo këtu… U thash se u nis si pilot në një qytet bregdetar të Shqipërisë së vobektë dhe më pas u përhap klasë pas klase deri sa… Nuk dija si tua shpjegoja? Ç’tu thosha?? Tu thosha që “presorin” e hoqën se nuk u dha leke atyre që duhej tu jepej lekë që të punonte akoma? Tu thosha që të gjihtë ishin kundra në fillim që të bëhej kjo? Tu thosha që ”presori” është akoma në gjyq me lakejt e korrupsionit? Tu thosha se ky vend i ha të mirët për së gjalli? Tu thosha se shkollën që po bëni ju kanë ardhë ca barbarë dhe e kanë bërë per tu debilizuar? Tu thosha që orët tuaja janë ulur se një vrasës i gjeneratave ka menduar se ju nuk duhet te mësoni aq shumë? Apo tu thosha se një debil ka menduar se shkencat e natyrës duhen bërë për disfunksionalë nga tre orë në një ore? Apo tu thosha se në këtë vend vlerat janë zhdukur dhe ju duhet të jeni ose kurva ose tiktoksa? Apo apo tu thosha se po nuk e bët si fisi Raja me shkop bejzbolli do përfundoni si Mehdiu, Mirushi, apo ndoshta dhe “presori”?

Nuk ua thosha dot. U thash se ndryshimi do kohë, dhe puna është e vështire dhe do vullnet, qëndrueshmëri, pasjon, e dashuri… e ndërkohë flisja më vinte për të vjellë. Mirë po dikush duhet tua thotë! Se pastaj ankohemi pse nuk bëhet rinia, pse ashtu e pse kështu. Duhet tua thotë se kur ata përplasen me realitetin kuptojnë që kanë jetuar e rinuar kot, e se për tja dalë në këtë jetë duhet bërë ndryshe, e për të bërë ndryshe duhet bërë një shkollv tjetër nga fillimi. E kur fillojnë shkollën tjetër nga fillimi e kuptojnë se shkolla e realitetit dhe e rruges që hasin kërkon të tjera gjëra. E disa përfundojnë të vetmuar, e disa ikin fare, e shumica bëhet si është bërë. 

Kjo nuk është ankesë! Fare! Se një miku im që nuk më do hiç të mirën një ditë më thosh që ti veç ankohesh. Jo i them, të të hap sytë ty nuk është se ankohem për veten por fenomeni është për të vënë kujën. Dhe pas shume kohësh që bënim debate vjen një ditë duke sharë në shtatë breza dhe duke turfulluar se ç’kishte hequr për të hapur një biznes. Duke share dhe gulçuar thosh se i ish refuzuar gjashtë herë në portal aplikimi, por prap nuk kish arsye pse. I thash në republikën e kotësisë nuk ka rëndësi pse, dhe mos harro se këtu nuk bëhesh asnjëherë vonë, ndaj dhe nuk ka rëndësi pse. Po mirë kjo tha, por mora dhe që ditën e parë gjobë pesëmijë lekë të reja. E shikon?! Ju ktheva pa e prishur terezinë time fare. Ankohem unë apo ti? Por ti do që tëvdesësh ti, të kuptosh si është. Dhe nisa ti shpjegoj që kjo është në kulturat me lëkurë të trashë si kjo jona qënuk kemi përshtypje, ndijesi dhe tolerancë të lartë ndaj abuzimit. Dhe tek shpjegoja si shkencetar i vaktit mëndalon. Ore sa i hidhur që je tha, si ta bën goja të vdes unë?! 

Eshtë metaforë, idiot! Thashë duke u çuar në drejtim të një pune tjetër të kotë.

3 thoughts on “Mirushi

  1. Nuk di nga tja nise. Une nuk habitem nga pershendetjet e marra nga te dy artistet e medhenje. Mua me duket se ata te dy kane pare tek ty te ngjashmin e vet dhe duke pasur parasysh realitetin e përshkruar me tej nga ty, ti je pare si pasardhësi i tyre ne drejtim te komunikmit, mendimit tend te lire dhe origjinalitetit qe ti nuk e ke humbur ne asnje dalje tende publike. Keto tre element i bashkon ata dy gjigand ne syrin e publikut, per te cilat shoqëria jone ka shume nevoje. Une kam nevoje. Shume ose ndoshta pak prej nesh duam te shohim te ngjashmin tone. Ose ate qe ne nuk guxojme ta themi ose sdim ta komunikojme qarte.
    Une te deshiroj te miren dhe shume force, keshtu do te me jepje mundesi mua dhe shume te ngjashmeve te tjere te na perfaqsosh publikisht mendimin e ngjashem dhe shtimin e dijeve. Ndoshta keshtu do vendoset nje gur i vogel ne tempullin e kulturës ende jo te formuar.
    Te pershendes!
    Toni

    1. Mirush Kabashi i ndjere, tashme, e te gjithe artistet e asaj gjenerate me vlera te jashtezakonshme, me të vërtete që u jane falenderues personaliteteve si ju, prof.Rezarti.
      Pikerisht, te vlerat tuaja intelektuale te mirefillta, dhe tek ata pak si ju ketu ne vendin tone te mjere, ata shohin nje drite shprese per te cliruar e per te ndricuar mendjet e te rinjve sot. E kete mision, duhet ta permbushin te gjithe arsimtaret e artistet, sepse politikanet nuk jane me” te forte” se ne.
      Mbeteni nje shembull i lirise se mendimit te lire e te cmuar per keto kohera fatkeqe, qe jetojme e perjetojme.
      Respekt e mirenjohje !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *