Gjoja

Në vitet e para të punës si shërbetor i dijes (pedagog) ndër vështirësitë e tjera ishte shpjegimi i disa koncepteve për studentët rrishtarë. Jo thjeshtë shpjegimi, sepse ajo punë nuk do ndonjë kallauz të madh, mjafton u’a thua dhe po nuk e kuptuan siç ndodh rëndom varja. Por unë e kisha me aq pasion sa deri në rreshtin e fundit desha të shikoja në sy që ishte kuptuar koncepti pavarësisht aftësive konjitive të studentit. Unë besoj dhe mendoj, se një ndër avantazhet e mia si akademik qëmoti ishte njëllojë aftësie për të shpjeguar koncepte relativisht të komplikuara me një gjuhë tëkuptueshme për tu mbajtur mend gjatë. Kujdes, ka injorantë që thonë me gjuhë tëthjeshtë, por nuk është e thjeshtë, janë dy gjëra të ndryshme. 

Jo se nuk isha akademik ose shkencëtar i mirë, por që kuptova me kohën që në këtëvend lulet i hanë vërtet gomerët. Mbaj mend në fillim, kur e mora seriozisht shkencën këtu për pak kalova në depresion, sepse nuk merreshe vesh me njeri, përpos faktit që thoshin: Ore budalla je ti?! Por ishte dhe një problem tjetër, që tëmerreshe me shkence ngeleshe pa bukë fare. Dhe një akademik helbete do e ndërrojë një këmishë dhe do veshë një xhaketë, lere më pastaj të pijë kafe në bllokt, apo të zije dashnore. Madje punët shkencore që bëra ather kur isha i ri, janë akoma më të cituarat nëpër botë.

Që të kthehem te thelbi. Një ndër konceptet që duhet të shpjegoja kuptueshëm shumë herët ishte i ashtuquajturi Hawthorne Effect, ose si u quajt ndryshe The Observer Effect. Me pak fjalë është se si njerëzit ndyshojnë sjellje kur mendojnë se janë të vëzhguar nga dikush tjetër. Pra, në shqipe të thjeshtë kësaj here, si të bësh gjoja. Një shpjegues i mirë është një observues i mirë i realitetit. Duke qenë se sa isha kthyer, ather në një realitet që për çudi më bënte çudi, vija re që gjithçka ishte gjoja. Shumë kolegë me të cilët e diskutoja kishin pikpamje të ndryshme. Një për shembull, për të cilin kam shume respekt, më thoshte bëj paqe se kështu e duan. “Ti je i çmendur! Nuk do njeri ketu ti thuash si duhet, apo të vërtetën, këta i dinë tëgjitha vet. Nuk të marrin ty për mend, por të marrin ty për tu dukur, pastaj bëjnë me mendtë e tyre, dhe kur nuk funksionon e ke fajin ti. Thjeshtë ti duhet të marrësh përgjegjësinë perverse në fund…” Një tjetër ma shpjegonte me aksiomën e vjetër tëkohës së komunizmit që thosh: “Ata bëjnë sikur na paguajnë, dhe ne bëjmë sikur punojmë…” 

Mirë po, unë kisha dy probleme. E para isha gatuar nga natyra që të isha ashtu tëthosha atë që duhet, por jo atë që duan. E dyta, isha dhe i ri, idealist, e kështu me rradhë. Dhe me kalimin e kohës mblidheshin eksperienca. Në punë i njëjti avaz, nëangazhime sociale po ashtu, në politikë më vonë po ashtu, e kështu me rradhë. Dhe që thua ti i dashur lexues, kaluan plot dhjetë vjetë kështu. 

Me kalimin e kohës vura re qe kjo punë bëhesh më keq. Çfarë dua të them më keq?! Po ja, nga puna dhe shoqëria, të bërit gjasme vija re që u shtri dhe në shpi. Vija re që njerëzit bënin gjasme dhe në shpi. Gjasme me gruan, gjasme me burrin, gjasme me fëmijet. Tmerr! Po nga shpia, vura re që u shtri dhe te vetë njerëzit. Shihja dhe shoh njerëz që bëjnë gjasme me veten, bëjnë sikur me veten. Aha mendova kjo është gjë pa kthim. 

Një herë gjat angazhimit tim të shkurtër në politikë më ndodh një perlë. Bëhej njëdebat i madh për taksat e karburanteve. Qeveriu sapo kishte shtuar një taksë se keshtu i donte trapi. Duke qenë se unë presupozohej të isha pala tjetër, pra kundra. Më merr dikush në telefon dhe më thotë do dalësh të kundërshtoshë këtë taksën nëkonferencë, dhe do thuash që ne do ta ulim me 26% kur të vijmë. Po mirë i them, por pse 26%? Unë e pyeta për të më dhënë argumentimin profesional si koqe kanari që isha, sepse mendova që ka një përllogaritje nga mbrapa. Po aq me thanë thotë ky, aq më tha kryetari. I them, po pse 26 dhe jo 22, se më duhet të di logjikën nga mbrapa. Prit më tha të flas dhe të them. Pas pak më merr dhe më thotë dil thuaje ti se të besojnë ty, je njeri qe ke besueshmëri. Ore ti daulle më thuaj pse aq dhe jo kaq. Po bëje ore tha se mos do e bëjmë vërtetë ne atë kur të vijmë…

Para ca kohësh lindi detyra për të shkruar një program doktorature. Dhe shefja ime duke dashur ti jepte drejtim në një fare formë më thërret dhe më thotë që duhet tëbëjmë këtë se e kemi urgjent. Kjo puna e urgjencës është e zakonshme, në vendin ku nuk ka punë asnjeri dhe përgjegjësi për asnjeri, gjithmonë ka urgjencë… I them, po nuk bëhet se nuk kemi mundësinë për këtë, për atë, e kështu me rradhë. Ore ti! – më kthehet, gjithmon kështu ti. Bëje se e kërkon pronari. Që të shpjegoj një gjë tëthjeshtë i dashur lexues. Eshtë një sojë si të kërkosh të bësh gjellë me fasule, kur ke vetëm qepë dhe vaj. Nuk është më gjellë me fasule por qepë e skuqur me vaj. Por tëgjithë ne do bëjmë sikur kemi fasule, për të gjithë të bëjnë sikur shohin fasule, dhe në fund të bëjmë të gjithë sikur po hamë fasule… Po nuk bëhet pra, i them, nuk mund ta marr përsiper. Ore beje tha se ashtu e do ai ashtu bëja, ç’më duhet mua unënuk jam këtu për të gjet zgjidhje jam në një moshë që jam në pension dhe do shijoj nipër dhe mbesa. Ti ke te drejtë, i them. Po unë i shkreti çfarë të bëj?!.. Ik tha se nuk merr vesh ti. Për të shkurtuar muhabetin i dashur lexues, në fund të procesit e hengra unë sepse isha i “pa aftë dhe i papërputhshëm me burokracinë e institucionit…” 

Të bërit gjoja në këtë shoqëri nuk është vetëm në këtë aspekt personal që mund ta has unë. Në fund këto tregime që janë të njëanëshme janë dhe subjektive sepse jam unë vet që i tregoj. Edhe pse ti lexues i dashur që ke durimin të lexoshë këto rreshta në ndërgjegjen tënde e di që janë të vërteta dhe e ndjen se për çpo flas. Shko më tej personales! Eshtë gjithë sistemi i ngritur i till. Sidomos kur vjen puna në mardhëniet e ndërvarësisë. Përpara se të trajtoj disa fenomene që janë në shkallë sociale, aman më ler të tregoj dhe nja dy ndodhi personale se nuk i mbaj dot. 

Bërja gjoja kalon në ekstrem në rrethanat e shefllikut. Kohët e fundit e kërkoi detyra të isha “shef”. Dhe ngre një ekip i cili do çonte përpara objektivat e institucionit. Nëvarësinë time kisha disa njerëz të cilët të vetmen gjë që duhet të bënin ishte puna… Mirë po, nuk e dija që nuk ishte kaq e thjeshtë. Vetëm punën nuk donin. Kam pershtypjen që bërja gjoja është e rrënjosur kaq thellë sa kulturalisht është e pamundur të ndryshojë në këtë pikë që flas. I them një herë, njërit prej tyre, i cili ishte dhe lpirsi me i madh hashiqare fare. Ore Loni, nuk jam un natyr e till, vij nga një dimension tjetër, nuk ke pse i bën me mua këto. Të lutem se më vë në siklet. Mjafton të bësh punën, dhe nuk ke as inat nga unë, as pse më pa, as pse më pe, asçfarë kishte në mendje kur më pa se e pash që më pa se e panë, madje i thash nuk dua të të shikoj fare. Më ler në botën time… Do thuash ti i dashur lexues, çfare ndodhi që u vura kaq shumë në siklet?! 

Po ja të tregoj disa rrëfenja nga jeta e zyrës: 

Unë në zyrën time kisha kafe personale dhe meqë u bë zyrë në grup, ose si i thonëevropiançe oupën spejs, u thash që të përdornin ekspresin tim. Një ditë, ky lëpirësi më i madh pasi kishte provuar kafen, si në ajër dhe më një fytyrë të hidhnuar thote:kjo kafja që është këtu është e fortë! Unë i përqëndruar në diçka që kisha në dorë as nuk e kalova si informacion për ta procesuar. Kjo e dyta lëpirësja më e madhe, i kthehet atij dhe i thotë si të ishte në komitet qëndror dhe të ishte mbledhja e punës ku partia do denonte dikë: Mos e shaj kafen e shefit! Ky lëpirësi i parë, si i zënë nëfaj i thote: Çfareë thashë unë?! Kafja është e fortë si shefi…

E marr me vete mënjanë dhe i them, ore Loni të lutem se nuk e ke idenë se në çfarësikleti më vë me këto gjëra. Shef! – tha, unë kam punuar në shtet, në KLSH dhe nëtatime, e kam zakon që këdo që kam sipër do ti lepihem, nuk e kam me ty. Unë do gjej dikë dhe do ti lepihem. Ore, i them, se goxha burrë nuk je, sepse je i shkurtër, por je në moshë dhe me kalamaj. Nuk ka nevojë me mua. Mirë, tha, do përpiqem ta bëj, por më të rrafinuar…

Si shef i departamentit akademik, shefi firmos tezat e çdo lënde. Kjo është njëprocedure rudimentare e mbetur në institucionet akademike. Një ditë kur ju desh tëfirmosesh teza, në irritim e sipër në zyrë, lëpirësi më i madh bërtet: Ore po shefi nuk merr vesh nga të gjitha, pse duhet të firmos dhe një lëndë që nuk e njeh… Nëzyrë pllakosi një qehtësi dhe menjëherë e kuptojë se si tingelloi ajo. Merr tezën nëdorë dhe duke u spostuar në mes të zyrës e ngre në ajër dhe thotë: Po e kam fjalën në kuptimin pozitiv që nuk merr vesh, që shefi të mos ngarkohet shumë duke firmos…

Në grupin e zyrës ishte dhe një që hante ushqim në zyrë. Nuk është problem të them të drejtën, të hash ushqim në zyrë, por kur kjo hante unë mendoja si mundet njëdoktor shkencash të hajë me dorë si një që sapo ka dalë nga greva e urisë, me gojëhapur, dhe një perëndi që kam dëshmitar, si barbar. Megjithatë, nuk kisha çfarë i thosha se mendoja më shumë sa keq më vinte për fëmijët e saj se si i edukonte. Thosha, o Zot, por rriten katalët e rradhës. Një ditë, ky lëpirësi më i madh duke qenë se mendojë nga forca e zakonit që po hante ajo, bërtet duke i thënë: Pse ha ushqim në zyrë? Se mban era peshk, na qelbe?! Po dhe ti hëngre, i thotë kjo, dhe tëmbante erë… Ndërkohë që po haja unë. Me ta kuptuar që isha unë, pra shefi që po hante, ngeli dinamika. Në fraksionin e sekondës ndryshuan humorët dhe si për tëdalë nga situata lëpirësja e dyte e pyet lëpirësin e parë më të madh: Po kur hengra unë, mbante erë? Lëpirësi i parë ja kthen beftas: Jo sa e shefit, kjo e shefit duket qëështë e mirë se mban shumë erë…

Dhe për të mos mërzitur më shumë ty i dashur lexues dhe një të fundit. Unë një herënë vit kam sezonin e alergjisë dhe më kap duke teshtirë pa fund. Ndonjë herë bëhem i bezdisshëm sa dal jashtë se teshtij nja nëntë herë rresht. Pas një muaji sezoni intensiv teshtimash, u qetësua gjendja. Në qetësinë e zyrës ku ishin të gjithë tëpranishëm, lëpirësja e tretë më e madhe teshtin një herë. I kthehet lëpirësja e dytëmë e madhe dhe pa i thënë shëndet fare, tërë tërsëllime i thotë: Hë mi po kopjon shefin?! Në atë moment lëpirësi më i madh hidhet dhe thotë si të shpëtonte situaten: Ty të kopjojnë përherë shef se je gjithmon orientim. Unë nuk po besoja se çfarë po ndodhte! Mendova, po sikur varësia të jetë më e madhe në punë, më shumë para, rrezik heqje nga puna, apo ku di unë çfarë dreqin, çfarë janë të gatshëm këta njerëz të bëjnë?!…

Si gjithmon, mendimi im është që ky vend është në krizë kulturore. Kriza kulturore është e përgjithshme, e thelle dhe është akoma në pjesën e filimit të procesit degjenerativ. Bërjen gjoja mund ta vesh re siç e përmenda dhe në familje, por mbi tëgjitha dhe në fenomene (fjalë e madhe kjo) shoqërore. E ve re për shembull kur halla bën gjoja, kur ndonjëherë mamaja jote bën sikur. Për çfarë do llojë arsye idiote që të duket ty, të tipit po nuk kanë pse ta dinë ata, ose nuk ka pse të dëgjojëkomshiu, ose nuk ka pse ta marri vesh bota. Kam parë gra që i rrifte buri (e kam me një R sepse të atill janë) dhe nuk thoshin boll se më vrave, por boll se na dëgjojnë. Por këto nuk janë gjë akoma. Më e keqja e këtyre është kur kalon në nivel propogande dhe në nivel masiv bërja gjoja. Si një orgji masive çatrafilosjeje psiko-sociale. Për shembull e mban mend Taulant Ballen duke inspektuar fushat me grurekur luftonin me çmimin e lartë të grurit për bukë? Ai vet e di që tall tajaren, si ai molja që do binjakëzonte ekipin e Peqinit me Milanin dhe do hapte Peqini Channel. Pra, Taulanti tall tajaren, edhe njerëzit e dinë që Taulanti tall tajaren, dhe rrjedhimisht në mënyrë nominale fakti që këta e dinë se Taulanti tall tajaren me këta, i bën dhe këta tall tajarsa me Taulantin. Se kush dëmtohet më keq nga tallja e tajares nga të dyja palët, ka të bëj me peshën specifike dhe është diskutim tjeter. Pak ditë më vonë, Taulanti doli duke luftuar fizikisht me karkalecat që po përpallonin Tiranën sepse tenderi ishte bërë gjoja. Prap i njëjti skenar, Tao e dinte që po tallte tajaren, këta e dinin që Tao po tallte tajaren, dhe ky e di që këta e dinë, që ky e di se këta e dinë. Duke e ditur ky që këta e dinë, se ky e di që këta e dinë, bëhet më i kujdeshëm dhe bërja gjoja dhe lëpirja bëhet ciklike. Ciklike, e kam fjalën që nuk ndalon këtu.. E dini ç’bëri më tej Tao? Doli kur ishte piku i vapës dhe luftoi me temperaturat e larta si ministër i brendshëm apo krye polic. Kujdes! Asnjë nga këto që them nuk është për të qeshur.

Një herë një ministre thirret nga kryeministri në moment të fundit. Duke qenë se ishte në makinë me burrin dhe shoferin e burrit, ky i fundit e pyet se kush ish nëtelefon me aq shpejtësi. I thotë më kërkon KM urgjent. Aha, kthehet burri më njëçlirim, dhe me dorën e djathtë i liron një kopsë të këmishës ku të dukesh busti me veror… Këtu të them të drejtën nuk e kam të qartë as se kush po bën gjoja, dhe as me kë po bën gjoja. A burri me gruan, a gruaja me KM, a burri me KM, apo kush dreqin e merr vesh…

Një shembull tjetër është dhe politika. Dy palë të ndryshme i kanë mbushur vetes mendjen se janë opozitë. Njëra palë bën gjoja se do bëj revolucion e keshtu gjërash. Ndoshta këtë e kuptoj se duke qenë të gjithë të vjetër e kanë humbur me realitetin lidhjen dhe perceptimin. Kur them i kuptoj, nuk do me thënë se i mirëkuptoj…

Eshtë dhe një krah tjetër që bën gjoja sikur është opozitë. Për shembull nën skenografinë e Zelenskit, Luli ka marrë bluzën luftarake jeshile dhe bën gjoja sikur bën opozitë. Këta bëjnë gjoja sikur flasin, bëjnë gjoja sikur mblidhen, bëjnë gjoja sikur lëvizin, bëjnë gjoja sikur luftojnë, bëjnë dhe gjoja sikur pallojnë. I them një tënjohuri që e shikoj përherë në krah të luftës së Lulzenskit, or plak po ti e di si ështëai, ti e di si është e gjithë kjo punë çfarë bën? O plak tha, unë lekët i kam bërë, po bëra akoma mire, por tani unë e di si është ai, të rren sy për sy. Na kanë thënëamerikanët që do mbeshtesin këtë dhe po ngeli ky, mire, aty jam dhe unë pykë. Po mirë i them, po si e bën që rri aty bën gjoja gjithë kohës?! Budalla je ti mo, mëkthehet, se mos kam punë tjetër. Pa imagjino të bëje gjë tjetër, ore të bëje punë, kjo është një hiç…

Po një tjetër mik. Tani të kjo fjala mik, i dashur lexues, mos e merr për të plotë, se është vështirë për një të till sot. Ky nuk është mik se është kokra e larvës, por për hir të diskutimit… Kemi të paktën tre vjet që diskutojmë të njëjtën gjë. Që Luli ta fut dhe kjo punë ka marrë erë. Por ndërkohe këto tre vite kanë ndryshuar gjërat vetëm nga ai… Zgjedhjet e fundit më thotë: po ti çdo bësh? Punën do vazhdoj, i them, kam dhe pasione plot. Duke e kuptuar mirë që unë nuk e haja më atëkollotumbë, nuk e zgjati. Ore po ti, i them cfare bën aty, nuk të lodh të bësh gjoja gjithë kohës? Ti nuk je në terezi tha. Ti ke një problem që e merr politikën me pasion, unë e marr me llogari. Në fillim më gënjeu ai mua nja shtetë herë? Tani besoj se do dali ndonjë gje! Do ti që i doli, Luli paskesh qenë aq pazarxhi sa i beri gruan zv kryetare bashkie… Të ketë të drejtë ky me këtë teori mendova?! Që thua ti, pasi e kisha marrë në punë këtë “mikun” tim, u bë një ditë bashkë me shefen time dhe dolën në konkluzionin se une isha i paafte… Po që me llogari, del në rregull kjo punë! Llogaritë dolën fiks, u bënë të dy bashke dhe në punë ngelën vetëm këta qëlepinin mua më para. Ueee mendova, u bën gjithë lëpirësit bashkë, vetëm shefja ime kish ndërruar gojën me gjithë dhembë kush e di sa herë gjatë jetës për këtë punë. Po tani si do ndahen turnet e lëpirjes?! Ky ishte halli im në atë moment… aq naiv vazhdoj saqë…

Ore aman se na lodhe me politikën! –  tha duke hapur krahet dhe në një farë mënyre duke më prurë mua në realitet se ç’nuk po mendoja. Po kaq ka ky vend mor burre aman, i thash si për të mbyll muhabetin dhe po bëhesha të çohesha. Ore tha, po ke palluar ndonjë gjë? Dhe në moment që lëshoi pyetjen, lëshoi dhe vështrimin largë si të analizonte ndonjë filozofi të thellë. Gjithmon, e kam patur tmerr këtë pyetjen, sepse është tipike e njërëzve të frustruar ose burrave “biznesmen” të vendit tonë qëderi në 40 vjeç kanë përdor veç duart dhe tani në “demokraci” u ra ndonjë lekëmatrapazçe në dorë dhe dolën për gjah. 

Unë i them palloj gjithmon!… Dhe në habinë time bëri një psherëtimë dhe po nëhabinë time, u përgjigj duke rënkuar dhe me një “E di, shoku e di… kam dëgjuar!”

U habita për dy gjëra e para që nuk e dija të isha aq i famshëm, dhe e dyta prap gjoja ky?! Dhe vijoji si për të mbushur zbraztinë që lash. Shoku, kam palluar ca gjëra të mira këto kohë… E pa që nuk ngjiti fjalia, se unë isha në botë tjetër tashmë. Qartësisht po gjykoja dhe paragjykoja për shtatë palë qejfe! Mendova, gjojë nëpolitikë e kuptoj, gjoja këtu në punë e kuptoj, po gjoja me gruan bre nuk po e marr vesh këtë punë. A nuk të bëhet jeta fiktive?! Lexuesi im i dashur, që me përpjekje titanike ke ardhur në këto rreshta, nuk e kam për rastin specifik nga i cili u ngrita dhe bazova rrëfenjën, por kështu është e gjithë shoqëria jonë! A nuk mendon dhe ti kështu?!

Që thua ti i dashur lexues teorinë që nisa të shpjegoja në fillim studentëve këtu e thuajse një dekadë më parë, ua shpjegoja pikërisht me këto raste të tilla. Raste që i merrja nga më e banalja, më e thjeshta, e deri pastaj te fenomeni social dhe më pas te ekonomia, por gjithmonë të vërteta. Në këtë vend kam vënë re që edhe ekonominë e shpjegojnë gabim, edhe me ekonominë bëjnë gjoja. U them studentëve ekonomia është gjithmon për njerëzit dhe rreth njerëzve (It’s all about the people), jo profesor thonë, është paraja, banka, tregu, leshi dhe tjerrja e leshit. Jo u them, megjithatë kur ta kuptoni do jetë vonë por e rëndësishme është që do e kuptoni…

Dhe përfundojë në një shoqëri ku në çdo gjë bëjmë gjoja. Arkitekti bën gjoja me klientin. Kur i thotë klienti: Kjo që kam parë në internet është shumë e bukur dhe e dua te shtëpia ime. Ai e shikon që është degjenerim komplet, por prap i thotë se gustot e tua rrallë i shoh… dhe perfundojnë shtëpitë me LED dhe me ngjyrë bezhëduke rritur katalë. Reklamat po ashtu. Ti hedh një qerre me para dhe ku të gjithëbëjnë gjoja përfundon si fushata e marketingut të aranxhatës me skeongrafi meksikane, aktrim neveri, skena bosh, dhe asnjëherë produkt. Ose si ai që bën sikur kosi është më i mirë se gruaja… Inxhinieri i ndërtimit që bën dhoma gjumi 3m x 4m, që vetëm të shtrihesh duhet ta bësh me formulë dhe jo më pastaj të kesh fantazi të tjera. Programuesi bën gjoja kur klienti i kërkon faqe interneti si të Apple qëkushton miliona dollarë, por ka 300 euro buxhet, dhe ky i thotë që e bëjmë. Apo dhe doktori që pasi i ka mbushur me plastikë atë çupën e botës i thotë i ke buzët shumë mirë…

E ç’të të them mo i dashur lexues, të gjithë bëjne gjoja madje gjoja sikur kërkojnë tëvërtetën. Unë i kuptoj të gjitha këto gjoja, për arsye të ndryshme nga kultura, te injoranca, te rritja keq, te mungesa e sistemit, te mungesa e meritokracisë, te… te… Por ajo që nuk kuptoj është të bësh gjoja me veten…

*Të gjithë personazhet dhe situatat e përmendura në këtë përrua psiqik janë fiktive dhe të krijuara nga autori… ndoshta…

5 thoughts on “Gjoja

  1. I nderuar koleg i mençur( kete nuk e them gjoja) , erdha deri ne fund te ketij “perroi”,me shume kenaqesi e pa asnje perpjekje titanike…veç duke qeshur e duke qare njekohesisht, e tashme qe shkruaj mendoj ende se sa fatkeq jemi e se nuk mund te shpresojme më se ky vendi yne i bukur, mund te ndryshoje…me gjoja ,edhe ky vend do te mbetet gjoja Shqiperi.
    Respekt per mendjen e penën tuaj…shembull per cdokend qe i kane mbetur dy pare mend!

  2. Do doja te beja gjoja sikur e lexova,por erdha deri ketu ne fund jo me perpjekje titanike,perkundrazi duke u perfshire ne lexim me po te njejtin pasion qe ju profe e keni shkruar. Do doja ta beja kete koment gjoja se me duhet tju lepihem per note a diplome a ndonje leverdi me the te thashe..po ce do qe po komentoj se me ngeli mendja te 26%! Ne qe i veme ne pikepyetje gjerat jemi me te urryerit, e domosdo do behen bashke ‘miku’ e ‘shefja’ te na percjellin gjoja me keqardhje😅 Po sa mire qe jemi gatuar te tille! Qe s’na duhet te bejme gjoja me veten e tjeret. Po te vazhdonim te gjithe me rrefenja te tilla prit te dalin perronjte nga shtrati e te vershojne furishem. Po sa mire qe ti e ben nje rrefim te tille,me fjale te thjeshta sic ti di te ngelesh ne memorien e te gjitheve,per te kuptuar qe sjemi vetem. P.S: Edhe ketu e fute arranxhaten?!😅 Mos po ben rolin si opozite o profe si ne ate rastin me lart se me gjithe kete antireklame, une po e marr si reklame ta dish do shtyhem ta provoj😄 Respekte, kenaqesi t’ju lexoja. Anonim tlutem🤪

  3. Aaa ti nuk vdes kurre o profe jo.
    Jo ti, ti dmth, fjalet e tua dhe ai shpirti yt qe se gjeti qe se gjeti dot ate realitetin ne kete fallcitet te mrekullueshëm!

    Vetem nje gje, ke thene kur ta kuptoni ç’eshte ekonomia, do jete shume vone… It’s never too late profe… gjoja …

  4. I dashur adash, gjithmone i mprehte ne pershkrimin e krizes morale qe ka pllakosur kete shoqeri.
    Edhe une i kuptoj, jo i mirekuptoj, qe per te ecur perpara Shoqeria kerkon nga individi keto cilesi.
    Ku lepirja kthehet ne virtyt dhe moslepirja ne mekat 😉
    Shume as nuk e kuptojne qe ju eshte kthyer ne refleks si qente e Pavllovit,
    qe sa shohin shefin fillon llapa produksionin e peshtymes per Lepirje.
    Jam shume kurioz te di, po ne gjume kur shohin enderra, a thua jane te njejtet?
    Them se aty jane te lire nga e perditshmja, te cliruar nga detyrimi i lepirjes.
    Aty ata jane me njerezor. Jane vetvetja e tyre ne Subkoshience.
    Deri sa u bie zilja dhe kthehen ne boten reale, ku qe te funksionojne duhet ti kthehen Realitetit te berjes Gjoja 😉
    Bota e enderrave ku jane me humane nuk korrespondon me boten reale ku qe te mbijetosh duhet te besh Gjoja.
    Dhe prandaj edhe shumica i harrojne enderrat se nuk i pershtatet Perceptimit real.
    Edhe ne perrallen e famshme te Andersenit per Mbretin dhe rrobat e tij te bukura:
    Te gjithe benin gjoja sikur mbreti kishte veshur rroba aq te bukura, por ne te vertete ai ishte lakuriq
    dhe “Zhandërmandërlloku” (ska censur ta kapi ket fjale) i tij kish dal sa nje gazep 😉
    Vetem nje femije i vogel, i cili nuk e kishte mesu te berin gjoja, thoshte ore Mbreti eshte lakuriq, hapni syte o milet!
    …e pastaj ky femija i vogel filloi studimet…dhe u be pjese e partive opozitare …dhe fundi dihet 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *