Personalisht kam patur dy gjera ne jete te cilat fillimisht nuk dija ti artikuloja apo perceptoja, sepse kur je i ri koha eshte nje tjeter dimension dhe ka nje tjeter vlere ose nuk ka fare. Por me kalimin e kohes i artikulova mire dhe i perfeksionova dhe u meshova edhe me fort. Ato dy gjera jane puna dhe qendrueshmeria. Po me kalimin e kohes kuptova qe keto dy gjera si vlera, se une mendoj se jane vlera, i kam prej time meje. E bukura e kesaj eshte se mi mesoje keto te dyja pa mi thene apo pa me bere moral per to. Besoj ti i dashur lexues qe njihemi bashke prej kohesh e di qe une mendoj se ku ka moral mban era mut.
Kur u ktheva ne memedhe pas shume investimesh dhe sakrificash si shume te rinj qe nuk dine cfare te bejne pasi mbarojne shkollen, ndryshe nga te rriturit qe i genjejne duke u thene se duhet ta dijne, edhe une isha daulle komplet. Kisha nje numer telefoni, qe ishte i tim ati, dhe nje numer te nje shoku te shkolles se mesme qe e gjeta me vone per te bere ndonje kontakt pas shume vitesh shkeputje. Mire po nuk e dija asokohe qe jeta i ka kesi gjerash dhe shiku ish marre babi me politike dhe vete po ashtu, kishin hyre ne sistemin e ketij vendi te cilin une nuk e kuptoja hic dhe kishin nisur mire punen si e do vendi ketu. Une nuk kam qene i pasur ndonjehere, dhe as ne shkolle te mesme nuk kam qene, por shoku im ishte hallexhi ather dhe une me sa mundesha i paguaja dhe kafen, dhe cigaret e hapura, dhe furgonin qe kthehesh ne shtepi. Kujdes behet fjale gjithesej per 20 leke furgon, 20 leke cigare te hapura, dhe 50 leke kafe. Ish realitet tjeter ather. Prap kujdes, nuk po i them keto sic mendohet shqiptarce qe po ja ze ne goje, por edhe sikur ti zija prap nuk ka problem. Une besoj se ai qe thote pse i ze ne goje eshte thjeshte mosmirenjohes. Mire po kjo eshte teme tjeter. Qe po te thosha, kur u ktheva isha une hallexhiu. Shkurt qe te mos e tjerr shume leshin kur e takova shokun filloje te me shpjegonte se si eshte procedura dhe krejt papritur filloje te me bente moral. As nuk e kontaktova me, dhe as nuk fola me me te…
Ne perpjekjet e mia per te ushtruar aftesite e mia profesionale, ose ne shqip per te kerkuar pune, vura re se te kerkoje pune ketu ishte turp, sikur po kerkoje borxh apo ndonje prostitute… Fillova punen e pare hidhja te dhena per nje kompani shqiptare qe merresh me farmacite italiane. Kur vajta diten e pare degjoja rreth meje vetem uff buff. Benin mesatarisht 170 -200 kartela per ti hedhur ne sistem. Diten e dyte arrita te hidhja ne sistem kater fishin e me te mirit aty. Vazhdova aty kater dite te tjera… Me vinte dhe zore nga prindrit se ishim kater veta pa pune. Megjithate me te pyetur gjeta nje pune si bicim ne profesion. Studio kontabiliteti dhe aty diten e pare ai filloje te me shpjegonte si funksiononte programi. Pastaj kur pash qe nje kontabilist me 15 eksperience me thoshte coje nga llogaria 557 te 443 u bera tap. Ore i thosha, cfare do te besh me asetet?! Prap me thosh ne menyre automatike te njejten gje. Isha i ri dhe revolta me bente te kundershtoja ku mendoja se nuk kish logjike gjeja. Ta dija se edhe pas 15 vjetesh do mbetesha prap i ri ndoshta do kisha ikur ketej qe ather… Megjithate, edhe aty kater dite bera…
Rasti e donte te filloja praktikant te ministria e financave. Aty, me shume se keto ku isha kuptova qe aty vdisje si njeri, si profesionist, apo si karakter. Drejtor kisha nje qe sot ben politike te madhe dhe i thote popullit si duhet te behet puna. Perpos faktit qe aty ne kater veta ne zyre punonte nje, mates performance ishte se sa makineta llotosh kishte secili nen mbikqyrje, dhe ish diku te 50 euro per makinete. Pjesa me e madhe e hirearkise se ministrise mateshin kush kish me shume makineta dhe se ku i kishte.
Per te mos u zgjatur fillova pedagog dhe pas shume perperlitjesh aty kuptova se cfare doja dhe kisha pasion te beja. Auditori ishte emocion me vete, dhe mundesia per te ndryshuar mendje njerezish te ngasherente.
Nje pjese e te vjeterve ne fillim, me referoheshin me ‘ai i riu’, ose thjeshte ne emer. Nje here behesh nje mbledhje. Duke qene se une vishja pantallona te kuqe, ose corape me ngjyra, ose xhaketa me bojna kish rene ne sy paraqitja. Mu kujtua historia e Arlekinos… Ne mbledhje e siper, pasi dolen problemet e zakonshme, nje nga te vjetrit qe tashme eshte bere per rahmet, hodhi ne diskutim shqiptarce, pra duke folur per gjene pa folur per gjene, se si ne auditor duhet me seriozitet dhe paraqitje. Une duke mos e pasur mendjen se si i ri nuk me binte rasti te thosha gje, isha fokusuar te kompjuteri qe mbaja para. Kolegu im ne krah, qe ish nje vit me i madh se une, dhe edhe ai kish mbaruar jashte, me thote kuadro po flasin per ty. Me te qeshur i them vari leshte…
Qe thua ti i dashur lexues une nuk ndalova se veshuri pantallona te kuqe, por vesha dhe mustarde, dhe jeshile, e keshtu me rradhe. Pas dy vjetesh, ai i vjetri qe kish ngritur diskutimin moral dhe parimor filloje te vishte ngjyra…
Por jo vetem kaq, ai i vjetri nuk me drejtohesh me ne emer por Profesor. Qe prej atij momenti une isha profesori. Kudo ne gjithe Shqiperine dhe jo vetem ne auditor. Me kalimin e viteve ishte nje intensitet pune dhe pasioni i pandalur, dhe madje gjithmone me buzeqeshje. U habita kur isha profesori dhe ne Maqedoni, Kosove, apo Florida. Perle! Mbi 10.000 studente e te trajnuar nder vite nga cdo cep i vendit. Eshte nje emocion qe nuk e perjeton kushdo qe e ben ate pune, por vec kur ate pune e ben me dashuri dhe perfshihesh.
Nje dite te bukur ne morine e atyre kater puneve qe beja, nje grup i vogel qytetaresh te talentuar me propozojne ti bashkohesha nje projekti per nje emision televiziv si Armiku Popullit. As e kisha idene se cfare ishte dhe as me kish shkuar ne mendje ndonjehere. Edhe pse median e njihja mire si ‘analist’ apo ‘ekspert’ dhe prej 10 vitesh nuk kisha televizor. Nisi dhe kjo aventure dhe filloje te rritesh bashke me te dhe une. E mbaj mend episodin e pare kam qene aq i perhumbur dhe i qete ne te folur, dhe episodin e dyte me dore te thyer… Edhe stafi aty nuk besonte qe kisha thyer doren mendonin se ishte inskenim, aq e cudicme ishte. Armiku i popullit filloje qe me nje qendrueshmeri te frikshme dhe me nje audience shume specifike te hynte ne cdo mendje deri dhe ne piken qe me shume kish ndjekes ne diaspore se ne vend. Rrugeve po filloja te ndjeja armikun tashme dhe jo profesorin. Ne fillim me merziste pastaj kuptova dicka tjeter. Per vrap nga liqeni me ndalonin njerezit dhe me pergezonin per armikun. Bravo njeri, te lumte tjetri, dhe gjithmon me thoshin bravo per guximin. Une ne ate timen mendoja ore cfare guximi thone keta?! Ne rruge e njejta gje. Dhe vija re kur ma thoshnin afroheshin dhe ulnin zerin… Mesazhe nga njerez qe punonin ne administrate, mesues, e ku di une se cfare qe perhere kishin hallin e anonimatit. Me ndalonte polici ne rruge vec per te me thene bravo armiku popullit. Nje here nga liqeni ishte rast ekstrem. Tek po beja vrap degjoj nje te bertitur qe thoshte ‘Bjeru!, Bjeru q** rr***! Nuk behet ketu, bravo!’ Ishte nje cun qe po bente hekra dhe me pershendeti ne menyren e tij. U ndjeva ne siklet te madh. Kish shume njerez. Por kur pash qe te gjithe qeshen si ne miratim u permblodha. Me kujtoje ky episod profesorin… Gjate pandemise ku skizofrenia njerezore nxorri tanqe per te luftuar nje virus dhe u bene njerezve vaksina si kavie ishin rruget bosh ekstremisht. Une si antisistem dilja xhiro ne unaze dhe beja ecje te gjata. Nje here ne unaze ku ishte nje vape e tmershme dhe rruga bosh degjoj mbrapa nje zhurme makine. Kthej koken dhe shikoj furgonin e policise. Eca drejt duke ruajtur qehtesine, dhe kur vura re qe po afrohej drejt meje mendova se e hengra thashe do me bejne shembull komunistet…Furgoni del para dhe hapet dera e mesit dhe aty mendova me rrasen dhe mua. Sa u hap dera shoh nje grup me police qe filluan duke qeshur dhe njeri prej tyre bertet ne ate qehtesi filmash: Profe je i madh, bjeru q** rr***! Ueeee thashe! Filloje gjaku te me qarkullonte prap.
Qe thua ti kuptoja qe komunizmi nuk kish qene ndryshe nga cishte dhe ceshte tani ketu. Shoqeria jone jo vetem qe nuk ka evoluar, por ka de-voluar, dhe shkaterrimi i sistemit arsimor na ka sjelle ne kete derexhe qe auditoret tashme po nejxrrin killera. Gjat kohes qe benim emisionin rregullisht pyesnin njerezit ore po si ju lene juve si nuk u kane thene gje… Dhe nderkohe qe ne ‘na linin’ Shqiperia drenohesh nga njerezit me vlere, nga mendjet, nga profesionistet, nga shpirtrat e lire. Erdhem sot ketu ku jemi ku edhe vete keta qe e drenuan nuk bejne me mitingje ketu por i bejne jashte Shqiperie. Erdhem sot ketu ku njerezit nuk kane me nevoje per shkolle, ku njerezit nuk parkojne me dysh por tresh ose thjeshte ndalojne makinen ku u do trapi, erdhem sot ketu ka spitale te reja por jane bosh, erdhem sot ketu te besh gjoja eshte kult, edhem sot ketu ku ti shikon te bardhe por do thuash shikoj cfare shikon ti, erdhem sot ketu ku ti vepron se per te menduar mendojne ata, erdhem sot ketu importohen 70% te ushqimeve dhe shpenzimet per bujqesine rriten, erdhem sot ketu ku per arsye se nuk ka magjistrate do ulim mesataren te fusim kasape, erdhem sot ketu ku per arsye se nuk ka mesues do fusim barinj dhe per barinjte do bejme akademi per tu dhene doktoratura. Erdhem sot ketu ku une teksa shkruaj keto rreshta ne mes te kafenese ky ne krahun tim i bertet kamarierit duke i thene do vish ta marr porosine apo ta q* p**** e semes. Erdhem ketu ku jemi qe nuk eshte ky qe bertet problemi, por ku asnjera nga tavolinat nuk reagoje te thosh dicka, por te gjithe sikur nuk ndodhi gje…
Kthehemi ne pune per te bere episodin e rradhes se armikut dhe cunat me humorin e zakonshem me thone hajde se kemi nje lajm te keq. Ku ka lajm te keq ne kete mut vendi more u them aman. Ka ka thane, dhe ulen syte. Emisioni do mbyllet. Dhe aty ra heshtja… Si arsye tha na kane thene se nuk gjeneron te ardhura ideja eshte qe eshte vit zgjedhor tani dhe ata jane bere si egersira…
Po eshte i vetmi mor burre ne gjithe Shqiperine me kete format dhe qe nuk ndiqet nga tallavaxhinje por nga intelektuale. Mor burre tha njeri ca intelektualesh duhet bere emision me balerina, kurvlliqe apo sherre… Ato ndiqen tani!
Cdo aventure ka fund, dhe ne kete vend gjerat nuk hujne ndonjehere ne histori sepse nuk jane te qendrueshme mjaftueshem. E them histori sepse gjithe jeten time kam pyetur te rinj se cfare do doje ti te beheshe kur te rritesh dhe vet kam patur prej 30 vjetesh nje pergjigje… Une nuk e dija se cfare do behesha, e di tani se cfare jam, por kur te rritem dua thjeshte te hyj ne histori!
Historia, thosh Hegeli perseritet njehere Profesor, nje here Armik, dhe tani prap profesor… Vetem se une tanime nuk kam hallin e historise time dhe sipas atyre qe me rrijne afer do ishte me mire te kisha menduar me shume per historine time dhe sic thone shpesh keta qe me ndalojne ne rruge ‘po ti do ta ndreqesh ore…’, per historine e madhe.
Si profesor do thosha qe nje soje si ne komunizem ky sistem nuk la me njeri me vlere dhe ruani veten dhe femijet. Ndersa si armiku i popullit do thosha moton kryesore ‘te hame, te pime, e te …’
Profe,,po ms vje shume keq per kte lajm te papritur, uroj shume qe ty edhe cunat magjike tju shoh ne Youtube live, pa ndihmen e ketyre plerave qe mbyllin emisionin.
RESPEKTE DJEMA
😔
Profe, besi dhe gerti vetem respekt. I vetmi emision i hajrit i mbetur ne kete WC-Shtet dhe ne keto kurvnale televizive tashme prej disa vitesh. Une dhe mendoj te tjere si mua, besojme tek qendrueshmeria juaj. Nese dhe ju besoni tek qendrueshmeria juaj shikoni ne youtube videon per edi diarrene dhe sikurse per yllin ndoshta MCN ka vend dhe per ju. Vetem respekt, dream on!
Cna thate o cuna, Shume e trishte… gofund me per armikun te kaloj ne YouTube?
Ja arriten te mbyllnin te vetmin emision te hajrit. Respekt per ty profesor, Besin & Gertin
Lajmi më i keq edhe per ne, miku yne “Armiku i popullit”..sepse ju tashmë keni hyrë në histori, si njeriu mes të paktëve në këtë vend, që” luftoi” të evoluojë këtë shoqëri dhe që nxiti “zgjimin”te ne, njerëzit” e heshtur” për shkak të frikërave, që ky sistem ( më keq se ai që lamë pas) na ka shkaktuar.
Shumë herë e gjej veten te ky shkrim e te cdo ndjesi e juaja, prandaj më vjen shumë keq që tashmë po marr vesh se edhe nje emision , për shkak të të cilit fillova të ndiqja një tv, tanimë nuk do të lejohet më të vazhdojë.
Por gjithsesi, me gjithë respektin për ju, besoj se ju nuk do “zhdukeni” prej nesh ,që ju ndoqëm për kaq kohë …, duke shpresuar se do jeni në një mënyrë a një tjetër në kontakt përmes rrjeteve sociale, ju urojmë më të mirat për veten e familjen tuaj…dhe mos ndryshoni kurrë( edhe pamjen dmth☺️,shaka)
Respekt e mirënjohje pafund!🤗
Perse nuk e pranon qe e mbyllen ngaqe ti kendon shume keq,?! Pak shaka me armikun e popullit. Me vjen shume keq qe nuk do kemi mundesine ta ndjekim me nje emision ku te vertetat thuheshin ne menyren satirike te mundeshme, edhe qe mezi prisnim diten per te pare emisionin e radhes. Shpresojme qe sezonin e ri tju shohim ne ndonje kanal tjeter. Respekte!!
Shpreh indinjate per mbylljen e emisionit dhe habi ne te njeten kohe qe Big Brother ju lejoi kaq gjate ne performim!
Per nga absolutizmi i pushtetit qe ka sot Big Brother tek ne, ne bote vetem North Korea mund te na konkuroj!
Te rrish urte apo te kryengrish, kjo eshte ceshtja?!