Gjithçka merr fund kur del dielli

Thonë që udhëtimet të pasurojnë shpirtin e mendjen bashkë. Të udhëtosh, literalisht të marrësh çantën me rroba e të ikësh gjetiu në ndonjë shtet me qytete simpatike që kanë histori, art, kulturë, dhe ndonjë erë të mirë është tjetër për tjetër nga udhëtimi i mendores. Udhëtimi i mendores ështëporopia që merr mendja dhe shpirti në ndijesinë ku ndërgjegjia është gjyqtare e rrethanave në tëcilat ti je vënë ti përjetosh. Dhe si çdo gjë në këtë realitet, në varësi disa rrethana janë të mira, disa të këqija, disa surreale, e kështu me radhë. Ose të paktën kështu të duken ty. 

Udhëtimi i mendores si në të shumtën e herëve vjen nga halli. Zakonisht është ai i cili na përpëlit nga realiteti i të qenit të vetkënaqur, ose pa përshtypje për çka na rrethon, sepse halli është ai i vetmi i cili të shtrëngon bythën duke të prekur aty ku ty të duket si hall yti personal por në tëvërtetë është një fenomen shoqëror i cili ty nuk të ka interesuar se ke qenë kalimtar, ose tangelcial në hapsirën tënde jetësore, ose e thënë në gjuhë kulturash civilizimi thjeshtë nuk je i ndërgjegjshëm për të parë më tutje pragut tënd…

QSUT më kujtojë kur vajta në Tepelenë ku kisha bërë 8 vjeçaren. U ktheva pa pikë emocioni, kurioziteti, apo ndijesie pas gati 20 vjetësh. Kishte sheshe dhe kështjella, por nuk kishte njerëz, dhe ata që kishin mbetur ishin gogolë, trupa që tërhiqeshin në dënesën e kohës për mos u mbajtur mend nga mbitoka. Dikur kishte njerëz e i kishte të gjitha, tani ka gjithçka por nuk ka njerëz. Nuk ka gjëmë të keqe, sepse në të tilla raste e bukura bëhet bishë dhe të tremb nga boshlliku. 

Në tre të mëngjesit, ku me ç’degjoja ishte ftohtë, se unë vet nuk para e ndjej të ftohtin, kur u afruam te urgjenca, e pyes dhe i them në mënyrë të papërgjegjshme ke takat të futesh sa të parkoj?… Mëvonë e kuptova që nuk duhet ta bëja, por më është bërë ves i keq rregulli dhe qytetaria tashmë. Edhe në lagje kam për borxh ti bie verdallë me herë të tëra deri sa të gjej një vend bosh, ose do ta le makinën në atë mënyrë sa të më bjerë në paqe ndërgjegjia që të mos jem jashtë rregullave dhe tëmos i bie në qafë njeriu. E di që është gabim, humbje kohe totale… Një komshiu im e le mu nëhyrje të pallatit, por aq ngjitur sa për të hyrë duhet të kalosh mbi kofanon e tij, e jo më të marrësh karrocën e fëmijës.

Kur hyra aty pasi e kisha sajuar makinën shoh që po vinte vërdallë akoma. Edhe pse në vështirësi akute për të marrë frymë po vinte vërdallë duke pyetur me një zë të ulët si të mos bezdiste njeri. Çfarë po bën mo, i them si tja vija fajin atij? I hodha një sy vërdallë që të kuptoja kush ishte ku dhe çfarë ishte ku, dhe shoh një dhomë që e ndante një dritare xhami nga koridori i madh i gjithëurgjencës. Aty ishin mbledhur disa syresh dhe po zgurdullonin telefonat. Një grua tek më pa, i bie me brryl asaj në krah dhe i bën me shenjë drejt meje. U çuan, dy dolën nga një dere dhe dy të tjerënga një derë tjetër dhe si ashtu pa u dalluar fare e morën në dorë të sëmurin si të pandehur dhe e vunë në një barrelë si krevat. Gjëja e parë që vura re ishte që nuk ja ndërruan atë gjënë e bardhë qëishte shtrirë ndonjë i pandehur tjetër para. Në një krevat tjetër ishte një fëmije në oksigjen që ish si mos më keq. Dhe në krah të tij, ma merr mendja, ishte një burrë dhe një grua që mund të ishin prindrit e tij edhe pse nuk më ngjanin. Po vinte një erë e ndenjur si e atyre njerëzve në rrugë qëkanë kohë që rrinë me të njëjtat rroba dhe bëhet si erë myku i përzier me djersë, pluhur dhe ndonjëtjetër gjë. U afrova drejt atyre prindërve si të kërkoja burimin e erës se mu duk se më vinte andej, por më ndërpreu rrugën një infermiere. Si e ka emrin, a është vaksinuar? Pasi i thashë emrin, e pyes vaksinuar për çfarë se nese e shikon nuk është moshe e vogël? Për kovid tha! Harrova që tanimëkovidi është standard edhe kur të djeg shurra. Jo, i thashë, asnjë vaksinë nuk ka bërë. Më pa njëherë, dhe duke u ftilluar shpejt te letrat që po shënonte, ehuuuu tha, ska gjë. E kishte shënuar tëvaksinuar pa pritur përgjigjen time. Këto jane shenja të disfunksionalizmit.

Një moment pasi po e merrnin në konsideratë të pandehurin i bën protokollet dhe më thërret njëdoktor dhe më thotë na këtë recetën dhe ik bleje këtë se nuk ka këtu. I them çfarë është? Se ç’me thotë një emër që me pak fjalë ishte nje ilaç që duhej për të futur një tub në bibilush për të nxjerrëlëngjet. Pa u menduar gjatë e mora vetëtimthi atë letrën dhe u nisa me vrap. Kur dola në rrugëmendova, ore ku të shkoj tani pa mirë? Nuk lash polic pa pyetur, ku kishte farmaci hapur në atëore, vdne dreqi është… Pasi i kisha rënë vërdallë u ktheva tërë nerva gati tja futja në gojë atë letrën. I gjej prap bashkë dhe i them ku dreqin të gjej farmaci hapur tani në këtë orë? Pa e prishur njeri terezinë panë njeri tjetrin dhe thotë një zë, diku te pediatria mund të ketë.. Ky që më dha letrën serbes serbes ma merr nga dora dhe çohet duke thënë lere fare se nuk ke çe do po hë… Prap pa e nxjerrë revoltën, ndoshta ish më mirë ashtu, më thërret i pandehuri dhe më thotë se i duhesh diçka për të fshirë hundët. Shikoj vërdallë, asgjë! Dal jasht në koridor dhe i zë infermierët me rradhë, hiçasgjë. Iki te recepsioni dhe e pyes. Zotri tha, këtu ne kemi vetëm pambuk, nuk mbajmë keshtu. Mirë xhan, i thash me një qetësi ofenduese. Vrapoj se u kujtova që kisha në makinë. Duke u kthyer shoh këtë doktorin që kish dalë nga banja si duket dhe me duar të lagura merr një nga ato topat me letër spitali që janë që shtrohen në krevate kur ndërrohen pacientët për arsye higjene, e gris një letër të madhe krevati dhe fillojë të fshinte duart si të ish për atë punë. Sado që dukesh tmerrësisht jo praktike për ta bërë atë, ai e bënte pa teklif fare që të bënte të besoje se e kish bërë zakon. Ore i them ka alkool për duart ose dezifektant. Nuk e shikon tha, që ka mbaruar ja ku e ke bosh… Nuk e di pse atë natë të vonë dhe mëngjes të herët e kam mbajtur përbrenda çdo gjë.

Në gjithë bandën e doktorëve dhe infermiereve  vihet re, si në çdo cep në këtë vend, bjerrja kulturore. 

Mungesa e higjenës është kudo në këtë vend, dhe nuk është ndryshe dhe spitali. Nuk është ndryshe se ne nuk e perceptojmë vend ndryshe, vend specifik, të rëndësisë së veçantë, kulturalisht spitali për në është si kuzhina, si stallë, ose si lokal. Ndaj dhe është pis, me drejt akoma nuk është spitali pis janë njerëzit e pistë.

Shikoja doktorët me vëmendje, edhe infermierët gjithahtu. Doktori, si ndryshe nga ç’jam mësuar unë, se për fat dhe për mendje, shumë shumë rrallë vetë në spitale, ishte i ri. Por nuk ishte kjo ajo që ishte më e rëndësishme. Estetikisht ishte problematik. Me një të qethur të keqe, ato rrobat tëshkujdesura si të mos dallonte nga një infermier që nuk kish fjetur mbrëmë. Një moment vë re qëkishte një gjerdan floriri në qafë, të rrumbullaket si tub, të trashë gati një gisht, dhe jo i lëmuar por si rripa rripa të ndërthurur si lëkurë gjarpri. Nga ngjyra, mendova unë se ish flori. Pastaj me figurën e horrit që bënte më mirë të jetë flori safi se sa ndonjë metal i bojatisur, se do ish më veshtirë për mua të interpretoja absurditetin e atij gjerdani…

Edhe infermierët mu duken pis, por perpos pisllikut më bëri përshtypje si rrinin, si silleshin, gjestet, dhe gjithë stofi që jo me doktorllikun nuk ka lidhje, por as me stofin e një shoqërie të civilizuar. I shikoja se ishin të gjithë shumë të rinj. Dhe shikoja bjerjen e krizës kulturore që ka përfshirë këtëshoqëri. Shikoja vdekjen e perceptimit tim që kisha për doktorin. Ku kishin këta kuriozitet për punën, apo estetikë pune, apo profesionalizem, dreqi e mori nuk kishin komunikim e jo më tëmbanin era doktor. I shikoja duke u ngulur sytë si idiot dhe shikoja te ata familjet nga kishin ardhur. O Zot thash! Pastaj shikoja te ata llojin e shkollës që kishin bërë… mungesë meritokracie, pa standarde, jo pa standarde xhanëm, zero standarde. 

Kish kaluar 4 orë në këmbë nga ora 3:20 e mengjësit që kisha ardhë ose që kisha parë orën për herëtë fundit. Dhe po vinin fytyra të reja. Si dukesh po ndërohesh turni. As pacientët as ata qëshoqëronin pacientët në gjendje të rëndë nuk merrnin asnje informacion që të dinin se ç’të prisnin. Në jetë pritja është ajo që të sfilit më shumë, sepse është ajo që të zgërdhin shpirtin. Njeriu mësohet me ç’do lodhje fizike po ajo shpirtërorja është ajo që të bën të uroj dënim me vdekje. Mezi po me mbanin gjunjët, dhe si rrallë herë po ruaja qetësinë, veç observoja nuk bërtita asnjë herë. Jam krenar për veten në këtë pikë, se kam filluar të vë një mur ndaj çmendurisë së këtij vendi tëçatrafilosur që shpesh herë të dërrmon shpirtin dhe telendis mendjen me absurdin e vet.

Një çupë që të jepte përshtypjen se ishte kompetenti nga e ecura dhe mungesa e komunikimit me dynjanë vinte vërdallë. “Kompetenti”, si term kërkon pak kontekst qoftë kukturor dhe historik për të kuptuar jo thjeshtë fjalën, por perlën që përmban kjo fjalë në gjerësinë e kontesktit kulturor tonin. 

Nejse, duke më kaluar përpara e ndaloj dhe i them më fal si parashikohet tani? Do shtrohet apo jo? Dhe pa e vënë në punë fare aparatin konjitiv, pa balancuar gaz freksion procesin neurotik të marrjes së informacionit dhe kthimit të përgjigjes tha nxitimthi dhe arrogantthi: unë jam konsulente, fol me doktorin ose infermierin. 

Që të kuptosh ti i dashur lexues. Vakumi i njerëzve profesionist dhe qytetare ka krijuar vende bosh që në disa raste do mbushen nga nevoja ekstreme dhe imediate. Mirë po si thotë thënia makabre e popullit tonë: kur jevgu gjeti kos, leu dhe bythën. E njëjta gjë me këta njerëz, që nga nevoja ekstreme janë vënë në vende që nuk do i kishin imagjiniuar, ose më sakt në vende që duhet tëkishin punuar fort për ti arritur. Por si gjithmon kur të jepet diçka ti e nënvlerëson atë. Konsulentja ishte një nga këto raste ndaj dhe si infermierët që e shoqëronin rrinin me orë të tëra në telefon me zakonin e neveritshëm të gjeneratës së qoftëlargut që e ka debiliziar shoqërinë, dhe ndoshta dhe botën. Por për botën të them të drejtën nuk më kërcet shumë, sepse ka mekanizma vetërregullimi nëshoqëritë e civilizuara. Te kjo jona nuk ka me as këmbana që të bien. 

Në pamundësi mendore dhe fizike nga kembët dal të marr ajër në atë të ftohtë që ishte jasht. Shikoj kish vajtur ora tetë pa pesë. Unë në jetën time pa mëngjes mund të kem dalë 3 herë. E dua shumëmëngjesin, e megjithatë duke parë rreth spitalit me dhimbje vendosa të mos ha nga frika e pocaqisëqë më rrethonte. Eca pak dhe me dhimbje thash po pi kafe të më dalë gjumi. 

Perëndi, e vetmja kafe që ishte afër ishte tipike kafe astiri. Çdo gjë e zezë, ku ngjyrat ekstreme futeshin dhunshëm diku jo për të thyer simetrinë dhe raportet e ngjyrave, por për të të thyer sytëdhe hundët. 

Bo booo thash, këta mendojnë se janë kreativ, madje interesant. Kishin marrë guximin që nëfilxhanin e kafesë të shkruante mesazhe si brenda si jashtë. Nga këto mesazhet kaps që thonëinjorantët kur duan të duken, të tipit artist lind nuk bëhesh.

U ula dhe duke pritur siç e kam zakon, të keq a të mirë nuk e di, fillova të kqyrja detajet rreth e rrotull. 

Në një tavolinë ishte ulur një meso burrë me një qartësisht studente të vogël, ose për të mos paragjykuar ligjërisht rishtare. Ai ishte simbioza e një burri shqiptar në meso moshë, që nuk i ka njohur ndonjë herë dyert e edukimit, me vështrimin e rëndë por me një buzëqeshje autoriteti, me kokën e rruar dhe me xhupin tipik të fryrë, me atë çantën që mban ky soji këtyre në sqetull të lënënë tavolinë me dy telefona, dhe që i rrinte afër mjaftueshëm ta bënte të qartë pronësinë, dhe largëmjaftueshëm si të mos binte në sy nëse e shihte dikush që nuk duhej rastësisht. Ajo e kishte fytyrën pristine, me flokë të gjata, fytyre shumë të bukur simetrike, dhe ca sy gri në jeshil të shkruar. Ishte e pastër dhe estetikisht e veshur mire, duart i mbante mirë, dhe nuk mu duk formati tipik i kësaj situate ose si i dy të tjerave që kisha në krah. Mendova, ç’dreqin të detyron ty të prishësh jetën?!… Një burrë me një studente të vogël si simbol i pedofilisë së bërë kapilar në këtë shoqëri, këtu mu mbyll keqardhja për të dhe vazhdova më tej. Në krahun tjetër timin, ishin dy vajza të tjera. Të dyja që në mëngjes kishin marrë sanduiç, kafe, dhe të dyja çantat e shkollës i kishin lënë në tokë. Pa u ardhur sanduiçi dhe kafeja, i kishin ndezur të dyja cigaret me tymin shtëllungë. E thëthinin atëcigaren aq kollaj, dhe e nxirrnin atë tymin e saj aq serbes sa të ishin të regjura në duhan pirje. Dreqi e mori mendova, çfarë të shtyn që në mëngjes të shkatërrosh stomakun ashtu, pa le lekurën e fytyrës si femër që je. Ato e thithnin, e mua më ngacmonte stomaku. 

Më tutje, ishte një debile që kish vënë telefonin në tavolinë dhe po bënte bisedë me video që nësabah me dikë me zë të lartë si ta kish në tavolinë. Nuk i kam kuptuar asnjëherë këta njerëzit qëhapin videon dhe flasin rrugëve. Një debil në krah të djathtë mbrapa që shikonte video në telefon po me zë të lartë.

Po rrethohesha nga njerëz estetikisht problematik, disfunksional në përditshmerinë e tyre, dhe çuditërisht të gjithë tymosnin që në 8 të mëngjesit pa u zgjuar stomaku i shkretë akoma.

Në atë momente shoh që jashtë kishte filluar trafiku, njerëzit si zakonisht ecnin pa nxituar për kudo në vendin që nuk je asnjëherë vonë, dhe ajo më e rëndësishmja që kishte dalë dielli i plotë. 

Gjithçka merr fund kur del dielli… 

Të kujtohet shpërbërja trupore që le shpirtin të mos marrë seriozisht asgjë, të mos ketë përshtypje nga çka ndodhur një ditë më parë, dhe asgjë nga ato që ke përmendur nuk të duket e rëndësishme kur del dielli prap. Aty mendova që kur nuk ka për të ndryshuar gjë. Në tulatje e siper mu kujtua Doktor Gjilpera, mu kujtua një volum i fjalimeve të parlamentit te 1915-1918 ku ishin po të njëjtat gjëra si sot, dhe mu kujtua vetja një dekadë më parë…

Gjithçka merr fund kur del dielli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *