Të vdesësh në paqe

Në shkollë të mesme hoqa dorë nga diskutimet filozofike dhe metafizike pasi bëra relativisht shume prej tyre dhe gjjithmonë përfundonin pa diçka të qartë, pa fitimtar idesh, dhe pa objektiv, por me shprehjen: kështu mendoj unë ose unë kështu e besoj. Në përfundim nuk kish asgjë interesante për tëmësuar. Ndaj dhe kjo nuk është çështje diskutimi metafizik për vdekjen, edhe pse paradoksalisht nuk e mendoj ndonjëherë. Ideja është tjetër gjë, ka të bëj me jetën, ose të paktën atë që quhet e till.

Më merr tim at në telefon, dhe më thotë që ka ndërruar jetë nipi i tij. Shume i ri, infrakt në zemër… Nuk ka rëndësi se nga se, si, qysh e tek, por rëndësi ka që ishte shumë i ri. Për kontekst, ka njerëz qëu buzeqesh fati që në moshë të re. Por me sa kam lexuar dhe me sa kam jetuar, edhe pse të dyja jo mjaftueshem, është e rëndësishme që mundësinë që të jep fati duhet patjetër të dish ta mbash. Nuk e di si ta shpjegoj rëndësinë e kësaj fjalie të fundit, është shumë e rëndësishme ta mbash me çfarë do llojë mënyre: me punë, me vullnet të fortë, me qendrushmëri, me talent, apo dhe me lëpirje, hipokrizi, skuthllik, kurvllik, e çfarë të duash ti. Që në moshë të re e buzeqeshi fati të ishte doganier. Prap për kontekst, ishte viti simpatik 1993 dhe në Shqipëri nuk kishte as doganë, as sistem, as tra dogane, dhe paratë që bëheshin nuk numeroheshin por peshoheshin. Që prej asaj dite, dhe atij viti ishte doganier dhe më shumë fat madje. Ishte gojë ëmbël dhe gojë artë, qytetar dhe nuk prishte qejfe, veç içik sarkazem se e kish në sua. E di e di, është i diskutueshëm nocioni se çfarë është të jesh me fat, por le të biem dakord që kam të drejtë… 

Për vijimësi në gjithë jetën time që nga ai vit që thash jam takuar 3 herë me të, dhe një prej herëve ka qenë në një rast vdekje. Hera e dytë, ka qenë kur krejt pa pritur më kërkoi të takoheshim urgjent dhe në atë takim urgjent më kërkoi të futesha mik për punën e vet se ishte ndryshuar partia dhe po ndryshoheshin doganierët. Herën, e parë nuk ka shumë rëndësi…Po kjo nuk ndodhi vetëm me mua se isha special, por dhe me të afërm të tjerë, djem e vajza hallash, xhaxhallarësh, tezesh, e sojë e sorollop. 

Për të mos e bërë shumë fisnore këtë punë, para disa vitesh kisha një shoqe të ngushtë. Ishim aq afër sa çështë breshka me zhguallin e saj.  Kjo nuk filloi punë në doganë por thjeshtë u martua. Ndonjëherë dhe martesa është si punë në doganë, por ky është një diskutim tjetër. Ideja është qëather e kam takuar dy herë. Një herë për të pyetur, dhe herën e dytë rastësisht kur po pinim orëve tëvona të natës në mënyrë të pavarur. Kisha gjithashtu një shok po të ngushtë, dhe ai u kujtua një ditëtë ma fuste. Më idhnoi shumë se ishte e futur tipike e një katoliku të keq, por nuk ngelem ndonjëherëte akti se jam njeri i arsyes dhe i lirë, dhe gjithmon kërkoj shkakun. Kam gjithashtu një shok, i cili ka një biznes që ka shumë punë por ngaqë është vetëm e nuk afron njeri nuk rritet dot më. Ka ngelur nënjë pike… E pyes ore pse nuk merr njerez, dhe përgjigjet sikur i ngec shpirti.

Meqë jemi te shkaku, kam kaq kohë që mundohem të gjej shkakun se pse njerëzit që ndajnë shumëkohë në punë në zyrë me njeritjetrin, më shumë madje seç ndajnë në shtëpitë e tyre ja nxijnë jetën njeritjetrit. Kam një koleg që për hir të së vërtetës është i zgjuar, por është njeri i keq shumë. Kur them i keq e kam fjalën tipike si rastet e përrallave që është dhe në shiprt i keq por edhe perëndia e ka lenë të goditur fizikisht. E di e di, që në kohët e sotme nuk lejohet të bëhen të tilla përshkrime por në fund të fundit kush e verifikon që unë nuk i kam sajuar personazhet e këtij përroi psiqik? Ndoshta… 

Që po të thosha, e shoh që gjithë ditën ua nxin jetën atyre që ka vërdalle. Ka punuar gjithë jetën nështet në dy prej institucioneve më qelbësira: tatime dhe kontrollin e lartë të shtetit. I them ndonjëherë, ça ke pse nuk të rri në një vend. Qesh me një të qeshur tinëzare dhe me një zë të hollështrigani thote: Eeee e di unë si jam, nuk bëj dot ndryshe…

Në një nivel tjetër janë dhe të tjerët zihen e sherrosen gjithë ditën. I them njëherë njërës prej tyre qësapo kishte bërë një skenë të paparë në një mbledhje nga ato të kotat që bëjnë zakonisht njerëzit kaps. Pse e ben gjithe këtë, për një qime prish ditën tënde, stresoesh, nuk e ke mendjen te gjëra tëbukura dhe per çfarë? Se zihen kot, për një presje, për një slajd, pse nuk më vure në cc në mail, apo pse e mbylle derën kur nuk isha unë… Tmerr them, nuk arrij të perceptoj dhe të fut në aparatim tim logjik pse dikush mund të bëj këtë punë të nxijë jetën vetes. Kur mbarova fjalinë, u turr tëpërgjigjesh dhe zëre sikur nuk kishte degjuar çfarë i kisha thënë. Filloi të më shpjegonte se pse kishte rëndësi cc në mail, dhe pse dera interpretohesh kështu e ashtu… Ajo fliste dhe unë në mendjen time mendoja: Rëndësia a satëme, idiote! Prap fajin e kisha une, kisha fol kot, se aty kuptova që ështëproblemi i përhershëm. Kultura, mendësia! Ishte kaq e përfshirë, jeta e saj ishe gjithë ajo skenë, dhe jo vetëm e saj. E shefit të saj që kish përballë dhe po benin luftën e kotësisë përball gjithë dynjasë. Më bëri përshtypje se në zgjatjen e gjithë shfaqes asnjë nuk kish turp, morali nuk egzistonte, respekti për tjetrin vanitesh, nuk kishte rregulla, nuk kishte njerzillik, secili kapte çdo fjalë të mundshme për të ndërtuar topin e mutit për të gjuajtur tjetrin, nuk kishte dorëzim,  i fundit që mbytesh me mutin e tjetrit ather mbaronte loja. Mendova kur kështu është kjo që pretendon të jetë elitë, se janë të dy me grada shkencore, thash imagjino atë që ka punuar në tatime apo diku gjetkë. Menjëherë mu venit gjithë shoqëria vërdallë, dhe mu grit një projeksion si në ëndra. Pash tmerr në mendjen time… Pasi mbaroi mbledhja e mutit u kthyen të gjithë në zyrë. Aty pash që nuk kish mbaruar shfaqja. Sikur nuk kishte ndodhur gjë, e përshëndetën njëritjetrin dhe i futën furçën e radhës. Nuk po më besohej çfarëpo shihja. Megjithatë, e kalova kollaj falë dhe shkëputjes mendore dhe shpirtërore që kam bërë saqënuk angazhohem më hiç.

Mund të vazhdoj pa fund me shembuj por ideja është gjetiu. Ideja është te jeta vet. Prej shumëkohësh kam vënë re se është kthyer në moto puna apo apo distanca nga njerëzit. E permenda punën, si justifikim për të thënë të njëjtën gjë në raport me distancën. Se do thuash ti, ç’lidhje kanë rastet me njëra-tjetrën? Kanë, kanë, dhe të keqen e kanë të gjithë të përbashkët. Të përbashkët e kanëmungesën e njerzillikut, mungesën e botës shpirtërore, mungesën e sinqeritetit me veten, mosnjohjen e vetes, mosnjohjen e vlerës dhe etikës, dhe ajo që unë vlerësoj më shumë, mungesën e mirënjohjes. 

Kam njohur kaq pak njerëz të till, saqë nuk ka nevoj të rrish shumë me ta që të kuptosh, por mjafton të flasësh pak dhe e merr ndijesinë e shpirtit të mirë. Që të mos vesh re rëndësinë e kohës në raport me jetën, të mos vesh re që atë e bëjnë njerëzit dhe rrathët me radhë është mëkat që gjithë njerëzit e kuptojnë me kohën. Ajo shoqja që thash në fillim, herën e parë që më takoi nxitoi si të kish gjëra tërëndësishme për të bërë. Pasi kaluan vite të pa vëna re në ndërgjegjie, dhe u takuam rastesisht herën e dytë, nuk rreshte së pyeturi si të tentonte të kapte kohën e humbur. Deri sa erdhi momenti që i vinte turp të thosh dhe për tu përshëndetur më pas. U them studentëve që në vit të parë, në këtë botë i vetëm nuk bëhesh askushi, madje i vetëm je thjeshte lunatik. Qeshin se mendojnë se tallem, dhe shumica janë aq prepotent sa mendojne se njerëzit u kanë detyrim, apo e marrin çdo gjë për tëmirëqenë. E di që e kam luftën e kote, se këta  kanë ata prindër që u përmenda lart. Këta nuk kanëpikë faji. Kur ti shikon që babi yt është legen, siç e do zakoni prap do thuash që është burrë i mirë. Dhe siç e do sociologjia do ta kesh model atë… Kur modeli i prindit është si ata më lartë te mbledhja e mutit, ather dhe fëmija ashtu do rritet. Megjithatë, ata pak syresh që e kuptojnë çfarë u them, nuk qeshin. Por i dalloj se shikojne vërdallë, rreth e rrotull tyre. Janë të vetmit që nuk e kanë kokën nëmendere, ose të vetëqejflosur, ose duke predikuar.

Unë këtë vit nuk e ndaj nga vitet e tjera, madje nuk mendoj se ai që vjen do jetë special. Jam i sigurt që do jetë më i mirë, dhe do punoj fort që të jetë më i mirë. Unë këtë vit mësova shumë, mendova shumë, lexova shumë, dashurova shumë. Këtë vit jam krenar për shumë gjëra që kam bërë, jam i zhgënjyer nga mosirënjohjet, nga punët e pa vlerësuara, e jam i lumtur se prap jam më mirë. Unëkëtë vit, si çdo vit tjetër xhanëm, vleresova njerëzit dhe në ndërgjegjien time jam përpjekur të bëj mëtë mirën. Ndërgjegjia është ajo që të tregon gjithmon ku ke dhe nuk ke çaluar. E ke parasysh qëthellë thellë brenda vetes e di se ku ke bërë mirë dhe ku keq pavarësisht se flet broçkulla? 

E megjithatë, dhe unë e di që këtë vit mund të kisha bërë me mirë me disa njerëz që i vlerësoj dhe i dua fort. Por, ata e dinë… 

Por këtë vit unë mësova dhe një gjë tjetër. Kur më mori tim at në telefon të më jepte lajmin e keq, pas tij më morën në telefon disa nga fisi. Djem e goca hallash, e xhaxhallarësh, e kështu me rradhë. Të gjithë donin të venin se ishin të indinjuar për vdekjen, por asnjë nuk dinte ku kish shtëpinë i ndjeri… Të gjithë më mernin mua në telefon. Perlë, mendova! Të gjithë njerëzit sot po luftojnëdashje pa dashje për këtë llojë largimi, për këtë llojë vetmie, për këtë llojë paqeje… Kësaj i thonë tëvdesësh në paqe! Për këtë luftojnë këta njerëz mendova?!

Unë nuk ja uroj njeriu këtë paqe, madje as atij shokut tim që më idhnoi. Unë i uroj gjithçka veç paqes. Por më shumë se të mos vdesësh në paqe, uroj të mos jetosh në paqe. Sepse po jetove nëpaqe, nuk ka rëndësi pastaj si vdes në paqe apo në kaos. Kur nuk je në paqe ke bërë mirë, ke ndihmuar njerëz, ke punuar mirë e keq bashkë, ke mërzitur njerëz, ke shkaktuar hatër mbetje, ke bërënjerëz të qeshin, apo i ke mërzitur ata. Ke jetuar… Në fund mbeten njerëzit. Të përket ty tëzgjedhësh se cilët… 

One thought on “Të vdesësh në paqe

  1. Sa shume ngjajne mes njeri-tjetrit , njerezit qe na rrethojne…pra nese do filloj te tregoj dhe une raste te tilla zhgenjimi, hidherimi, injorimi…thjesht do perserit, vec me status tjeter social ndoshta.
    Sa nevoje kemi per paqe , aq edhe per njerez, shoke, miq. Por shpesh kam hequr dore nga paqja ime shpirterore per disa njerez qe mendoja se duhet te ishin pjese e jetes sime. Kur kam kuptuar se ishin pikerisht ata njerez qe ma kishin vjedhur kete qetesi, u largova prej tyre, zgjodha te mos u kushtoja me kohen time te vyer e as t’i lejoja me te ma vidhnin ate kohe. Kjo nuk kurseu as njerezit e mi te aferm.
    Te jetosh ne paqe me veten , qenka shume po shume e rendesishme…e per kete m’u desh te shkoja 45 vjeçe qe ta kuptoja. Prej gati dy vitesh po perjetoj vertet shume momente paqeje me veten,e kjo po me ndihmon shume te jetoj me mire edhe me familjen time.
    Nuk behem pishman per cdo moment qe u kam dhuruar njerezve ,ne cdo rrethane, sepse ne fund te fundit mesova pikerisht se si te fitoj veten e paqen qe me nevojitej, qe me ndihmon tashme edhe te zgjedh me ke te ndaj apo perjetoj te perditshmen time…
    Une s’kam humbur, perkundrazi…ata qe largova prej vetes, as nuk mund ta dine se c’kane humbur, e jo me te kene fituar dicka.
    Kjo eshte per te ardhur keq kur e mendon, sepse kupton se sa shume kohe i duhet shoqerise sone shqiptare per t’u zhvilluar.
    Na mbetet gjithmone neve,mendoj se tepermi une, neve njerezve te arsimit, te vazhdojme misionin tone me nxenesit e studentet tane, qete nderroje dhe mendesia e brezave ne vijim…
    Deri atehere uroj per te gjithe : Paqe !😊
    Mesuese : Antonela Azizi ( Çela)🤗

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *