PPP

Dikur, që në vegjëli, kam dëgjuar një histori e cila mu tregua për të ilustruar konfliktin intelektual mes Nolit dhe Konicës. Kjo ishte si shtojcë në kuadrin e gojëdhënave dhe nuk e di sa autentike ishte. Thuhet se Konica ishte aq sqimatar si person dhe përçmues ndaj Nolit sa që thosh: Unë, nuk jam si Ai! – Ai edhe kur mbaron supën, ngre tasin me dorë për tëmarrë fundin, unë ha deri sa të marri luga. Mu kujtua kjo histori kur diskutoja me njëkoleg situatën e sotme të shoqerisë sonë. Të dy emra të ndritur të këtij kombi dhe sado pole të kunderta prapë lufta e tyre kishte një moral, një artistikë dhe një fisnikëri brenda. Kur them për PPP nuk e kam fjalën për ato të treja që kontrollojnë botën, e as për këto të shkretat tona partneritete publike-private por e kam fjalën për një nocion, për një gjendje socio-ekonomike, për një fashë kohore në histori, për një mutacion social, për një psikozë të përgjithshme, e ndoshta për një diagnozë. Unë me PPP quaj Pjerdhja e Përgjithshme e Përparimit. Ç’të jetë kjo vallë? Po ja, si fillim në çdo punë që bëj, nëçdo aktivitet profesional që organizoj dhe në çdo komunikim kam vënë re se nuk dëgjon njeri! Ore asnjeri e kam fjalën! Nuk e kam fjalën dëgjon me veshë, por nuk i shkon mesazhi ne tru fare. Në kohën që po jetojmë pjerdhja e përgjithshme e përparimit demonstrohet gjithë andej, në çdo grup interesi, në çdo anë, në çdo institucion, në çdo parti, në çdo familje dreqi e mori.   la Në kohën e pjerdhjes së përgjithshme të përparimit është e kotë të flasësh për shtet. Unë të paktën jam ezauruar me hashiqarizmat e këtij shteti, sa nuk kam si ti pikturoj më.  la Të flas për edukimin?! Të them që pas gjithë atyre përpjekjeve, mundimeve e sakrificave doli çdo gjë nul, sikur të mos kish ndodh gjë fare Ore po kaq shoqëri me memorie të shkurtër paska qenë kjo? Kryemadhnia, si nje bashkë-ideator i epokes shqiptare të “Pjerdhjes së Përgjithshme të Përparimit”, duke e njohur mirë sistemin arsimor, i beri të gjithë lanet dhe vet është në rregull. Studentet tha, janë ngelësa dhe kanarë se ngrihen kot. Deri diku këtu ka të drejtë, por që është diskutim tjeter! Pedagoget (lexo petagoget) tha, janë plagjiaturistë, daulle, kafexhinj të thekur, marrin lek dhe llapin kot. Edhe këtu deri diku ka të drejtë, por që prap është diskutim tjetër!  la Po zotërote kur i di mire si janë këta, atëherë pse në punë merr ngelësa? Pse drejtorë bën ngelësa? Pse inspektorë bën ngelësa? Po pse pikërisht merr ata pedagog qëjanë plagjiaturistë, e të ngjisin kaq shumë sa i bën ministra, zv.ministra këshilltare dhe mendimtarë? E për të dhënë vlerësimin për edukimin dhe për të thënë që unë nuk pyes për njeri e jo më për halle dhe probleme, mori një me mendje sa një koqe fiku, mori dhe njëkanare dhe një e bëri ministre e një zv.ministre. Si përfundim politikat e edukimit të njëvendi pa edukim ngelen në duart e koqeve të  kanarëve.  la Të flas për bujqësinë? Po nga ta nis? Po ta nis nga masakra e prodhimit që ishte këtë vit? Nuk ngeli produkt bujqesor pa kalbur, apo nga ato që çmimet u rritën dhe u be preshi produkt borgjez. Po të flas për fondet e të shkretit IPARD. Me miliona euro për tu shperndarë për fakirat e bujqësisë dhe ata që merren me atë punë nuk u shperndanë kurrë. Po pasi u shtyne per 6 herë aplikimet sa u kopsitën mallagarët, u shpërndanë te 4-5 oligarkë në kuptimin e plot të fjales. Po e le bujqësinë se nuk është mjaftueshëm seksi.   la Të flas për rendin e drejtësinë? Të thuash që hera e pare në historinë e këtij vendi që gjithë policia do të iki nga sytë këmbët? Tëthuash që në vendin e çudirave një që vret 4 police nuk dënohet kurre dhe një që ështëdënuar me burgim të përjetshëm lirohet për sjellje të mirë?! E di, e di i dashur lexues. Me siguri po mendon që kjo epoka e pjerdhjes së përgjithshme të përparimit qënka frenetike. Të flas për shëndetësinë? Të të them që po llamburin dynjaja dhe ilaçe nuk ka?Të të them që me lek, miqësi e shejtan mu be halla për ankand se kish thyer legenin? Të tëthem që një doktor më thosh 1400 euro një copë hekër, një më thosh ta bën vëllai te Hygeia me 4000 euro hallën si të re, dhe një më thosh nuk ka nevojë farë? Si përfundim halla u bënë terezi në Janinë.  Të të flas për vetë naltmadhninë? Të të them që kërkon falje për një kërpudhë qe u prish dhe nuk kërkon për një mal me padrejtësi se asnjeëherë nuk ka vet as faj e as përgjegjësi? Të të them që është bërë si Rrapush Xhaferi në 1997 ku u thoshte njerëzve i bërë dhogë se vëllezërit Frashëri ishin krenaria e Tepelenës? Ehuuu!Të të flas për opozitën? Të të them që me këtë protestë që bëri tregoi se sa jashtë kontekstit është? Të të them që nuk gjej shpjegim të arsyeshëm se pse nuk i thërrasin mendjes? Pse veshtrojnë e nuk shikojnë ç’bëhet? Të të them që mu duk protesta një barbari organizative dhe një keqardhje për ata fakirat që kishin ardh aty, e me paditurine e tyre, mos evoluimin, mos integrimin, mos zhvillimin, mos  e mos  e mos  treguan se si vendi jonëështë bashkëjetesë e disa shekujve ndërkohë që bota është në të XXI-tin? Të të them se sa të nevojshme e ka të HAPET vërtetë e të dëgjojë zëra ndryshe? Të të them se sa nevojë ka për të formuar alternativën aq të kërkuar nga njerëzit dhe gjendja alarmante? Të të flas për shoqërinë? Të të them që në kohërat e “Pjerdhjes së Përgjithshme të Përparimit” ka vetëm tre alternativa? Po e para, të bëhet palë duke u përshtatur me llumin. E dyta, tëpërmirësojë ekosistemin ku punon vetë. Por që është aq e vështirë, sa që i ikën jeta njeriut duke e bërë atë dreq përmirësimi dhe në agoni as nuk e shijon këtë të fundit e as të afërmit e vetë nuk i njeh më. Si rrjedhim zgjedh të tretën, atë të largimit nga sytëkëmbët nga ky palo vend.  I dashur lexues të të them që Atdheu është lakuriq? Më ndihmon ta veshim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *