Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Sociale

PPP

Dikur, që në vegjëli, kam dëgjuar një histori e cila mu tregua për të ilustruar konfliktin intelektual mes Nolit dhe Konicës. Kjo ishte si shtojcë në kuadrin e gojëdhënave dhe nuk e di sa autentike ishte. Thuhet se Konica ishte aq sqimatar si person dhe përçmues ndaj Nolit sa që thosh: Unë, nuk jam si Ai! – Ai edhe kur mbaron supën, ngre tasin me dorë për tëmarrë fundin, unë ha deri sa të marri luga. Mu kujtua kjo histori kur diskutoja me […]

Analize / Ekonomi / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Ooo  Bambagjysh!

Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps   Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat.

Analize / Ekonomi / Politike / Sociale

Ministri i Qilarit

Një vend është mirë nëse ekonomia e tij është mirë. Për tu shpjeguar studentëve teorinë e hirearkisë së nevojave sipas Maslow përdor shpesh një shprehje e cila pa shumë shkence e sintetizon gjenialitetin e atij zotërisë. “Nuk bëhet filozofi me barkun bosh!” – kjo është ajo fjali që unë mendoj se e shpjegon më mirë, edhe pse studentet në pamje të parë prap nuk e kuptojnë. Ideja është që ti […]

Politike / Shtypi / Sociale

Opozita kaps

Kjo vjeshtë ka për të qenë e bukur, jo për arsyen se morra 20.000 lekë gjobë për vonesë të deklarimit tatimor, por se kam një ndjesi të brendshme që më bën të besoj se do jetë e tillë. Sidomos pas një vere të veshtirë ku përvec vapës, thatësire ishte dhe ekonomia e shoqëria bashkë. Pasi vijuan aksionet për ribërjen e shtetit një e nga një, njerëzit ngaqë u mësuan keq, […]

Analize / Përroi Psiqik / Sociale

Asgjë e re nga Olimpi

Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te […]

Analize / Ekonomi

Zgjidhja e diferences se madhe

Para se ti futesha profesionit të ekonomistit, shumë vite më i ri, në moshë kur quhesh i ‘vogël’ akoma, kisha një problem me idenë e të falurit. Këtu nuk e kam për një bluzë, bukë apo sheqer, e kam fjalën të falurit e parasë. Nuk e kuptoja mekanizmin ekonomik që ishte mbas atij procesi, por idenë e të falurit para’ nuk e gëlltisja dot. Që ta mbyll me pjesën e […]

Ekonomi / Sociale / Teknologji

Një histori moderne

Inovacioni ka qene motor i madh i rritjes ekonomike gjate gjithe kesaj kohe. Te pakten deri ne momentin qe kriza financiare dhe me pas ekonomike zuri boten poshte. Edhe perpara krizes ka patur ndonje qe tek tuk thoshte se inovacioni shkencor, pra teknologjia, nuk duket gjekundi kur behet fjale per rritjen ekonomike. Ndersa tani qe ekonomia boterore eshe ne recesion dhe ne rastin me te mire ne stanjacion, shume kryqezojne […]

Ekonomi / Sociale

Nje pjese e inflacionit dhe ushqimet

Duket se ky do te jete fundi i nje epoke me cmime te lira ushqimi, epoke e cila filloi ne vitet 1970. Nga ato vite e deri tani bota njohi nje zhvillim te pamenduar ndonjehere, me pak kriza financiare, por qe nuk ndikuan ne kete rritje ekonomike te botes. Kjo rritje ekonomike u shoqerua me nje rritje te dukshme te popullsise dhe me rritje te mirqenies gjithashtu. Rritja e popullsise […]

Ekonomi / Politike

Metronomi Grek

Në financat publike është përherë e veshtirë të zgjedhësh ndërmjet dy opsioneve të financimit të investimeve buxhetore. Ekonomistët diskutojnë ndërmjet rritjes së taksave dhe marrjes borxh, si dy ndër alternativat thelbësore të financimit publik, gjithmonë kur duhet financuar deficiti. Ne rastin e politikanit, ketu nuk ka dilemë sepse shtrohet pyetja e thjeshtë: Sa budalla është një politikan që të rrisë taksat? Me baza historike shumë pak ka politikej kaq budallenj. […]