Ministri i Qilarit

Një vend është mirë nëse ekonomia e tij është mirë. Për tu shpjeguar studentëve teorinë e hirearkisë së nevojave sipas Maslow përdor shpesh një shprehje e cila pa shumë shkence e sintetizon gjenialitetin e atij zotërisë. “Nuk bëhet filozofi me barkun bosh!” – kjo është ajo fjali që unë mendoj se e shpjegon më mirë, edhe pse studentet në pamje të parë prap nuk e kuptojnë. Ideja është që ti nuk mendon dot për metafizikën, për artin, poezinë, muzeun etj, kur ta bën barku gër-gër.

Unë i dashur lexues besoj se e di se profilin e kam ekonomik, ndaj dhe më bën mirë të flas për të dhe jo për fushë tjetër për të cilën nuk kam njohuri të thella.

Se bën vaki dhe them ndonjë gjë për mjeksine! Unë vërtet jam daulle nga ajo fushë por di që kur vajta para ca javësh, ilac qeni nuk kishte dhe doktori nxjerr kokën nga salla e operimit dhe më thotë të bleja vrap një tetanoz.

Ose ja dhjefsha, u mërzita shumë për tenderin e dializës se ta kisha ditur se nuk do kishte shumë kritere do kisha hyrë dhe unë të kisha bërë ndonjë plackë.

Se bën vaki them ndonjë gjë për arsimin! Qyqja reforma e re arsimore do jetë aq e mirë sa ne tani do shkepemi në shkencë dhe në bashkëpunime me NASA-n. Madje ndoqa dhe debatin, ata që e mbronin dhe ata që ishin kundra. Ata që ishin kundra, një grup kalamajsh të pa strukturuar nga jeta, dhe “mësuesi” i tyre për nga statusi, më mirë të mos dalin ta mbrojnë se ishin për turp. Sikur protesta të kishte mbaruar me vezët, aty do ishin nderuar. Por kur filluan dhe të flisnin, u bë si historia me atë gocën e bukur që gjithë dynjaja e donte por kur nisi të fliste… E njëjta gjë edhe për palën që medemek mbrojnë reformën. Por për ta spo flas fare se është si puna e asaj: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë..

Po lexues i dashur bën vaki të flas edhe për…!!! Për çfarë?! Për spektaklin e CEZ? Që e mbyllën me nder! Për kurat dhe masazhet që kërkojnë punonjësit e OSHE që më rëntë pika janë në stres të madh! Apo për ligjin e ri të vullnetarizmit mor aman, a thua ky ligj ishte ajo që na mungonte prej kohësh që nga AY dumbaba. Apo për reformën në drejtësi që iku Nasipi dhe erdhi Tazbriti.

Se bën vaki e them gjë për presidentin. Pa merak se për atë dhe të dua nuk ka çthem.

Po bën vaki them ndonjë gjë për opozitën që ju bëftë dita njëmijë. Po zgjedhin për kryetar të të rinjëve një të plakur pa mbushur 30 vjec. Po u dalin në mbrojtje njerëzve dhe hallexhinjëve përditë. Ja përshembull, po mbrojnë Rapiscanin e ndonjë rrap tjetër. Po një gjë e kam amanet për ta: aman të punësojnë ndonjë për PR se po vjen 2016 dhe është turp. PR me të mirë e ka partia e gjelbër!

Megjithatë kush jam unë të flas për këto, kur nuk marr vesh. Jo se po të merrja vesh do bënte ndonjë ndryshim. Ose dhe po të bëja sikur të merrja vesh, prap nuk bën ndryshim. Ja, shiko Blushin kur flet për ekonominë!

Por për ekonomine dy fjalë ti lexues i dashur do mi dëgjosh  se të jap fjalën e nderit që marr vesh.12235100_10153552313929300_1749965497929824806_n

Në drejtimin e një shteti barrën më të rëndë e ka ekonomia dhe si përfaqesues i
filozofisë së ekonomisë që ndjek, një qeveri është ministri i financave. Ai i kaluari kishte ça kishte por nga ekonomia ja thoshte. Madje theshnin, që edhe FMN kur fliste me të negocionte nuk jepte urdhra.

Ndërsa ky që është sot, pavarësisht se e pritem si teknicien shumë të zotin, na doli qilarxhi. Pse qilarxhi? Po se ekonomia e një shteti nuk është qilar që të tundesh çelësat te dera.

Prej dy vitesh e kusur masat e sygjeruara për të rregulluar ekonominë janë masa që vetëm prej nje diletanti ekonomik mund të vinin, ose e një tipi që nuk e ka njohur ndonjëherë ekonominë e tregut. Këta që nuk e kanë njohur ndonjëherë tregun janë më të rrezikshmit,  për ta tregu ka për të qenë gjithmonë kavie. Përshembull ka njerëz që kanë një dekade që merren me taksimin por prap taksimin nuk e kuptojnë. Pse? Po sepse tipave të tillë u mungon nje element shumë i rëndësishëm që çdo business school ja bën të qartë çdo studenti: transactional experience! është pikërisht kjo që u mungon këtyre njerëzve, dhe ministrit. Në momentin që ne ndodhemi ekonomia ka mundesinë më të mirë për një “rebound” sepse është pikërisht momenti për ta bërë dhe kushtet janë të tilla. Më poshtë nuk ka ku vete! Në momente të veshtira krize, dalin ide dhe biznese që bëjnë histori.

Por duhet mjedisi i duhur dhe fryma e duhur. Nuk kam parë ndonjëhere një barbari të tillë ndaj ekonomisë dhe biznesit dhe një “derdhje” injorante për sa i përket fushës.

Nga kafshët na vjen një leksion i madh. Për ata që kane lexuar ndonjëhere diçka të vlefshme, teoria thotë që kafsha e fiton njeriun përhere me dashuri.

Edhe ekonomia e ka me dashni more Cim. Me frikë e provuan komunistët në 45 por nuk u doli mirë se rezultati tashmë është publik. Ku nuk bie unë dakord?

Po ja, taksa nuk duhet të rritej. Po siguracioni për profesionet që ti medemek i quan të lira nuk duhet të rritej. Po se është një turp i pamasë që unë të nis muajin me $150 minus, se me $50 që po paguaj tani po marr aq shumë sherbime sa mezi pres mbazditen të dal një xhiro për qejf nga spitali. Turp!

Unë nuk bie dakord dhe me frymën ndaj biznesit. Drejtoria kanibale e tatimeve dërgon njëherë gjobën e cila është e paheqshme nga sistemi sipas injorantëve që keni vendosur në sportel, dhe pas një jave më dergon rregulloren e ndryshuar  në bazë të së cilës unë kisha marrë gjoben. Turp!

Unë nuk bie dakord sidomos me frymën ndaj atyre që quhen biznese të reja, ose në gjuhën e katnareve që ke vërdalle nëpër Tiranë: Start-Up! Për të mësuar më shumë rreth tyre ka dhe trajnime që i japin ca kalamaj që kanë një gjë të ngjashme me atë që thashë mësipër. Edhe këta nuk e dinë për ca flasin se nuk kanë transactional experience. Bizneset e reja kanë nevojë aq shumë saqë asnjë nuk po e kupton që këto janë fondamenti i ekonomisë së sotme. Rroftë Ministria e Inovacionit që ka bërë çudira, dhe lajmërimet në Facebook per vende pune për inspektorë të ardhshëm tatimesh, barbarians at the gate!

Unë nuk bie dakord me rritjen e taksës për industrinë e birrës. Po sidoqofte të ketë nisur ajo industri sot është ndër më të konsoliduarat ne treg dhe tmerri më i madh është mungesa e argumentit logjik dhe ekonomik për çdo ngritje, apo ndryshim që ndodh në këtë politikë-ekonomike. Vetëm një kategori njerëzish thotë se kështu do bëhet se kështu mu tek mua, dhe besoj kuptohet se cila.

Unë nuk bie dakord me rritjen e primit të siguracionit për makinat. Këtu me lejo të them dy herë TURP! Sepse çmimi vitin e kaluar u rrit me një mbledhje publike oligopoli dhe u trefishua brenda ditës. Ti si përfaqesues i shtetit atë detyre ke, të luftosh monopolet dhe oligopolet e jo të bësh të kundërtën.

Unë nuk bie dakord që turizmit të mos i ulet TVSH-ja, e përpos kësaj të mos merret një masë të paktën për ta nxitur. Argumenti i Ministrit për këtë masë,  ishte se aktualisht nuk kemi këllqe.

Po ti i dashur lexues mund të mendosh, gjithmonë nëse ke arritur deri këtu, se unë qenkam një nihilist i poshtër! Jo, nuk është kështu. Por çështë e vërteta këtu qendron gjithe absurdi i ketij shkrimi, se kam ditë që e mendoj. Sa herë dal nga puna mendoj se sa surreal mund të jenë këta njerëz që kanë një jetë që merren me ekonomi, ose që janë injorantë fare nga fusha. Habitem dhe nuk di kujt tja them! I nderuari Ministër jo pak herë është bërë subjekt barcaletash ndër kolegë, madje të kategorisë dhe të brezit të vet, se ne të rinjte akoma jemi në rradhën e ujit. Por natyra dhe inkubatori i lidershipit në Shqipëri nuk të lejon ndonjëherë të marrësh vesh të vertetat, se kur je aty të thonë gjithmonë cca do të degjosh. Si puna atij te shkretit me nusen, i zoti e merr vesh i fundit …

Unë gjithashtu kërkoj ndjesë, nëse përmenda shumë herë fjalën Ministër, se në fund të fundit mund të mos jetë fare përgjegjes për të tilla politika apo veprime. Por edhe nëse nuk është prap turp i madh, se i bie të të dali nami për një gjë që se ke bërë dhe prap e pranon, dhe mbron duke qenë i ndërgjegjshëm.

Por mbetet dhe një aspekt tjetër përveç kësaj fryme kutërbuese që është krijuar në ekonomi. Edhe vetë aktorët dhe operatorët e tregut e kanë humbur shpresën ose janë vasalizuar ku nuk ka ku vete më. Profesionet e lira që preken nga ndryshimi i fundit janë avokatët, doktorët, infermierë, arkitektë, inxhinierë, pra një pjesë e mirinformuar, e arsimuar, dhe intelektuale e shoqerisë. Asnjë reagim nga këta! Madje as avokatët të cilët ka këllqe e i kritikon Erjon Brace. Ekonomisti që për tërë jetën ka bërë propagandë gazete dhe tregun nuk e njohu një herë të vetme!cani-brace

Po janë dhe këta të industrisë së birrës që emrat a pronarëve të tyre njihen si lakonjë të mëdhenj të çdo pushteti, si dhe qokatarë të fortë kur e kërkon nevoja, të cilët me mediat e tyre të bëjnë gjëmën kur të vërsulen si ujqër të tërbuar, madje të martojnë edhe me burrë po të jesh burrë. Madje, media të mëdha të tyre në krye të menusë e kanë hequr fare kategorinë ekonomi, e kanë zëvendësuar me “Bota”, “Show Biz”, “E fëlliqesi të tjera”. Por as këta nuk patën reagim….Menu BalkanWeb


E vetmja e guximshme në këtë luftë me cikllopë ishte opozita me 24 margaritaret e saj! Ajo u ngrit si hundëshkabë dhe sypetritë dhe denoncoi furishëm represionin ekonomik. Edhe si gjithmonë këta brekë salepet e opozitës që u ka humbur vula, denoncuan furishëm se pse do taksoheshin makinat e luksit, se faktikisht ato nuk ishin makina luksi. Kësaj i thonë një ta mbash e një ta çash! Po helbete, janë të zëne se kanë mbledhur pleqësinë për të zgjedhur kryetarin e të rinjve, kryetar me dy K.

Unë i dashur lexues mendoj që të mos zgjatem më se edhe ti më mërzitesh, se ke halle e punë të tjera. Më lejo ta mbyll me të fala të ngrohta për presidentin, dhe të bëhemi gati për festat e dimrit se mos na ngelet pa shtëpi pushimi në mal, se tani për tani është mirë se shikon Bidain.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *