Me gjithë pritjen për punën, këtë verë u pa se kohë të vështira po jetojmë. Janë shumë të vështira, e kam seriozisht. Ndonjëherë ngushëllohem me faktin që e gjithë bota është në krizë vlerash, por kur dal jashtë kësaj qerbelaje, ose kur kujtoj vitet e shkollës e punës jashtë nuk më del hesapi. Njerëzit ja vënë fajin politikes dhe e kanë shumë gabim. Ata që ikën, e që u duket […]
Vera e mbathur (Pjesa I)
Kur shkruan rrallë është dhe mirë dhe keq. Në fund të fundit, si me çdo gjë – apo jo? Në qerbelanë ku jetojmë është mirë, se akumulon perla, por është keq se i bie të shkruash gjatë dhe unë e di që ti e ke tmerr të përqëndrohesh gjatë në një shkrim, po nuk pati imazhe kompromentuese ose një përmbledhje të bidait. Por unë e di që ti lexuesi […]
Butaforia e rinisë së përparimit dhe amerikanët!
Si çdo gjë në këtë vend, që të ftillohen njerëzit, duhet që një fenomen të saturohet në atë pikë sa të të vijë për të vjellë ose duhet të vdesë njeri. Që ta konkretizoj: i ke parasysh ato streçet e femrave me leopard? Kur nuk ngeli dhe burrë pa i veshur ato atherë e kuptuan femrat që nuk mbante me ujë pilafi. Ose, e ke parasysh kur flasin njerëzit për […]
Çudirat e vitit te vjeter, dhe hallet e te riut (II)
Kur mundohem te gjej nje fjale per te pershkruar kete vitin qe lame pas nuk ja dal dot. Eshte tipike si ajo situata kur rri nje ore ne banje e nuk ben gje, pastaj kur nisesh per diku te vjen… Megjithate, prap nuk me vjen asnje fjale. E nis me metodologji, a thua ti se c’do bej, dhe e ndaj ne te mira e ne te keqija. Po prap me […]
Ministri i Qilarit
Një vend është mirë nëse ekonomia e tij është mirë. Për tu shpjeguar studentëve teorinë e hirearkisë së nevojave sipas Maslow përdor shpesh një shprehje e cila pa shumë shkence e sintetizon gjenialitetin e atij zotërisë. “Nuk bëhet filozofi me barkun bosh!” – kjo është ajo fjali që unë mendoj se e shpjegon më mirë, edhe pse studentet në pamje të parë prap nuk e kuptojnë. Ideja është që ti […]
Opozita kaps
Kjo vjeshtë ka për të qenë e bukur, jo për arsyen se morra 20.000 lekë gjobë për vonesë të deklarimit tatimor, por se kam një ndjesi të brendshme që më bën të besoj se do jetë e tillë. Sidomos pas një vere të veshtirë ku përvec vapës, thatësire ishte dhe ekonomia e shoqëria bashkë. Pasi vijuan aksionet për ribërjen e shtetit një e nga një, njerëzit ngaqë u mësuan keq, […]
Asgjë e re nga Olimpi
Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te […]
Për fushatë i bëj të gjitha…
U bë kohë që marr vrull të zografis ndonjë gjë, por sa herë më vjen, bëhem gati dhe prapë ikën. Është njësoj si ajo ndjesia që të shkohet në banjë aq shumë dhe sa arrin te dera nuk të shkohet më… Megjithatë, jo se nuk ka material për t’u marrë, apo situata, apo njerëz, sepse dhe stof ka dhe gallatë ka, por edhe ditëzinj ka. Mirëpo janë bërë aq shumë […]