Kur mundohem te gjej nje fjale per te pershkruar kete vitin qe lame pas nuk ja dal dot. Eshte tipike si ajo situata kur rri nje ore ne banje e nuk ben gje, pastaj kur nisesh per diku te vjen… Megjithate, prap nuk me vjen asnje fjale. E nis me metodologji, a thua ti se c’do bej, dhe e ndaj ne te mira e ne te keqija. Po prap me del qe kish te mira dhe te keqija. Pastaj kur dua te gjej se cilat kishte me shume, prap dreq o pune.
Nuk e di me duket mua apo jo, por ti lexues i dashur a nuk mendon se eshte bere jeta pak si e veshtire te gjeshe kuptimin? Ka njerez qe jane aq mire ne ate qerbelane e tyre ku jeta me gjithe kohen u iken pa pike problemi, madje dhe mundohen ta shtyjne me shpejte. Fat i madh per ne te tjeret qe keta fakirat nuk kane mundesi te shtyjne kohen me shpejt. Keto dy fjalite e fundit i dashur lexues po te jesh nga ata qe nuk lexon libra kaps por te tjere e kupton qe jane tipike mendime te ndonje tipi qe po shkeputet nga realiteti, tip suicidi, ndonjerit qe e le e dashura/dashuri dhe do te kryej aktin e fundit te frikacakut, ose mendime te nje realiteti veshtire te kapshem, ose jepi nje pershkrim vete ti, aman mos perto…
Mire po, kjo nuk ka te beje me humbjen time te identitetit ose ndonje krize se me ka lene dashnorja, por me shume me nje perceptim te pergjithshem realiteti, me nje humbje shprese te pergjithshme. Ne jemi nje shoqeri ku te gjithe e dime cfare ndodh dhe asnje nuk flet. Kjo mund te jete per arsye te ndryshme, ndoshta ngaqe jemi te gjithe te dhjere, ndoshta nga pafuqia ose ndoshta… Nuk po e sqaroj kete se nuk me duket me vlere. Por per tu sqaruar eshte ndryshimi i perqasjes se madhe qe une mendoj se ndodhi kete vit.
Kjo shoqeri ne krahasim me te tjerat nuk po ecen ne drejtimin e duhur, kjo per shume arsye dhe prej nje kohe te gjate tani. Kete vit vura re se pati nje perkeqesim duke u referuar vlerave. Kete vit vura re qe ne cdo vend fiton po te jesh me i forti, dhe jo me i afti. Tmerr!!! Ti futesh ne pune nese je i forte, merr pune nese je i forte, intervistohesh nese je i forte, ben biznes po te jesh i forte, del ne televizor nese je i forte, futesh ne shkolle nese je i forte, sherohesh nese je i forte, nuk mban rradhe nese je i forte, vete ne parlament nese je i forte (do thuash ti Erjon Brace nuk eshte i forte, e ke gabim i dashur lexues prit sa te nxjerri tigrin…), ne varreza te futin po je i forte, ne klub hyn i pashoqeruar po je i forte, madje edhe seks ben po te jesh i forte.
Kur e kuptova kete me erdhi shume keq, dhe mu krijua nje pershtjellim a thua isha shtatezene. Me kedo qe kam folur kete vit vija re nje humbje shprese, vija re nje mungese drite ne tunel, nje ere apokaliptike e kesaj shoqerie qe eshte mbarsur keq dhe shemtuar. Pyesja per ekonomine po i njejti reagim, per shendetdhine po i njejti reagim, per buqesine po i njejti reagim, per arsimi edhe me keq akoma, per pyjet nuk kisha ca pyesja se nuk ka ngele peme ne kembe, pyesja per kulturen po e njejta gje “bir i nenes ke te qaj me pare”, pyesja per sportin pergjigja ishte nje Sudja e madhe, pyesja per drejtesine dhe njerezit me shikonin si te marre, pyesja per gjykatesit dhe njerezit cakerenin syte, pyesja per Bujar Nishanin dhe aty plaste gallata…
Gjithe ky pershtjellim ndihet ne treg, ndihet te ata qe nuk jane te forte, qe ose duhet te ulin zerin, ose koken madje ndonje here dhe pantallonat dhe te vegjetojne ne belane e tyre te perditshme mes llafesh dhe thashethemesh cuditerisht te verteta. Te vegjetojne ne nje vend qe po i afrohet Makondos ne tipologji dhe vetmise se perjetshme nga dynjaja. Te vegjetojne ne nje vend ku thashethemi eshte institucion fuqiplote, dhe ku gjithe kjo fuqi i buron nga e vetmja gje e cila te ben fuqiplote: e verteta. Te gjithe e dine kush e ka vjedhur ate, apo kete, kush e ka marre ate tender, kush e ka vrare ate, apo dhe kush ja futi atij apo ketij, te gjithe e dine se ke ka dashnore ai apo dashnorja e kujt eshte ajo. Por gjithe ky vegjetim behet nen tè, sepse jane dy realitete te perceptuara. Eshte nje i zi sterre qe rregullon gjithe funksionimin e kesaj shoqerie dhe eshte poshte ose mbrapa maskave te kallaballikut, dhe nje tjeter qe eshte ne fasade.
O sa veshtire eshte bere te gjesh njerez qe jetojne vetem ne nje, oh sa e veshtire!
Kete vit e kuptova qe po nuk je i forte nuk je per kete shoqeri barbaresh. Ndaj dhe ata qe nuk ndihen te forte ikin! Po, po ikin! Per shkolle e nuk kthehen me, per azil te te gjitha formave. Madje ky eksod nuk ishte pare ndonje here as ne kohet e qoftelargut! Po ti lexues i dashur nese nuk je merzitur deri ketu, vetvetiu te vjen nje pyetje se ku e kuptova une gjithe kete pune?
Une e kuptova kur pasi iken ata hajdutet e pare erdhen keta halucinantet. Kur nderrohet gjaku mendohet per nje riperteritje, por jo hic, asgje. Nga gjerat e medha dhe deri te ato te voglat te cilat i ve re perdite qe i zografis te blloku im si tregimeza per tu shkruar me vone. Por jane aq shume per tu permendur sa nuk do kishte me kuptim ky kandarizim i ketij viti ne kete shkrim.
Po mire nese te jeshe i forte te ben kaq shume gjera te mira, pyetja eshte se si behsh i forte dhe cfare do me thene te jesh i forte?
Ketu fillon diskutimi, megjithate une mendoj se te jeshe i forte ne kete shoqeri nuk eshte vetem ceshtje paraje, por dhe te qenit i forte ne kuptimin e plote te fjales. Te jesh kriminel gjakftohte si ata qe jane ne parlament, te vrasesh naten e te te qashe diten si ata ne parlament. Ta besh kriminelin viktime si prokuroret. Ta besh kriminelin hallexhi si prokuroret. Tu marresh pronen dhe pasurine te tjereve si gjyqtaret. Te vjedhesh hashiqare fare si keta te veshurit me pushtet. Te besh me shkolle nje xhorre ne rastin me te mire dhe nje halabake ne me te keqin.
E pas gjithe ketyre te arrije nje nivel surealizmi ku te gjitheve u humbasin pershtypjet per cka ndodh. Po se dreqi e mori duhet te jeshe i forte te jetosh, se nuk mjafton me te jesh i afte!
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur shikoj qe nje i njohuri im ka vjedh aq shume me ata qe ishin sa edhe sot perdor tollonat e naftes te kohes se tyre.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur shikoj policin e bashkise qe po sekuestron nje arke presh, po mor po presh(!), dhe kur une i bej fotografi fytyrepalari i pa gjdhendur nga familja dhe nga shkolla me hakerrehet sikur te ishte ne kohen e Qazim Mulletit.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur duhet te marresh ndonje tender, se ben vaki e hyn per te konkuruar edhe ato bole qe ke i le rruges.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur hyn ne spital dhe shikon fytyrat e pashpresa dhe doktoret gjakfrohte. Para pak pata fatin te beja nje aksident qe sipas kolegut tim shpetova se kam bere mire… Por jo vetem ambulanca qe nuk erdhi, por ne QSUT nuk me preken me dore dhe ne nje ambulance qe ishte si nje kanace alumini qe e terhiqnin e cuan ne Ushtarak. Ku drama vazhdon duke pare qe doktoret dhe infermieret nuk te shikojne ne sy, por nga dora. Kur harrova i jepja nje infermiereje me ka dhemb aq shume bytha nga gjilpera e saj sa e kisha harruar ate dhimbje. Tu befte dora dru i thashe se i kisha leket nga xhepi tjeter dhe nuk kthehesha dot se isha permbys! Nje mik me merr ne telefon dhe me pyet ku isha shtruar qe te me vinte per vizite dhe kur i them qe isha ne shteteror u habit dhe me th cdesha aty, eshte kot. Mora vesh qe paska dale ne mode qe duhet te veshe ose te Hygea ose te Amerikani. Qyqja thashe qenkam jashte mode. Ky miku im mikroborgjez harron qe jane te njejtet doktore dhe ku pervec te tjerave si shume gjera eshte hoteleria eshte pune pordhesh. Por i dhashe fjalen qe do iki njehere te Hygea vetem te provoj dixhitalin dhe krevatin me pult, se per te tjerat me mjaftojne historite e prerjes se kembeve dhe kalbjes se duarve qe nuk behen publike. Megjithate kjo eshte histori me vete, rendesi ka qe kaloi.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte qe kur i shpjegoj asaj injorantes te tatimet qe eshte gabim gjoba qe me ka vene, por ajo nuk e rruan fare.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur une vij verdalle nje ore per te gjet parkim per te mos i prish pune njeriu dhe kur nje i paudhe tjeter e le makinen ne mes te rruges vetem e vetem se eshte i forte.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur kryeprokurori ben si daulle dhe sikur nuk kupton ca behet se nuk eshte mjaftueshem i forte ose eshte tjeter gje…
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur asaj laraskes te ministria e arsimit i duhen tre muaj te konvertoje nje diplome.
E kuptoj qe duhet te jeshe i forte kur te gjitha projektet i merr nje studio arkitekture dhe nuk ka kellqe te flase njeri hic.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur shikon qe koka te korruptuara deri ne qelize predikojne drejtesi dhe ligj.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur shikon parlamentin plot me horra, hajdute, manjake, dhe mashtrues ordinere.
E kuptoj qe duhet te jeshe i forte kur kuptoj qe nuk ka shanse per nje drejtesi per ti thene nje brezi qe po rritet qe ky vend behet. Per te mos lejuar qe ky brez qe po rritet pervec se injorant, te mos kthehet ne nje tufe larvash dhe ushtaresh intrigante ne funksion te Vellait te Madh Orwellian.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur degjoj gjyqtaret qe jane kunder reformes ne drejtesi.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur Fevziu ben moral dhe Rudina Xhunga opozite.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur Erjon Brace ben ekonomi.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur opozita behet me kostume mijera euro dhe per ligjin flet nje thuthuq (nga mendja).
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur opozita nuk di ku ka ushkurin te lidh breket e veta.
E kuptoj qe duhet te jesh i forte kur shikon se opiumi i kesaj shoqerie eshte futbolli. Dhe nje emocion te pafajshem idiotesk qe ja jep futbolli si sport e korruptuan dhe e bene sic jane vet, pra e ben emocion dhe mall te fortish.
Po mire pse me kaq zi do ta mbyllim kete vit?! Une them qe nuk ishte kaq zi, kishte dhe per te qeshur. Une pershembull shpetova paq, se kur je ne kerkim te adrenalines ashtu shpeton. Por une e di qe ty nuk te kercet se shpetova une se nuk te rregullon humorin. Por sa here ke nevoje per te rregulluar humorin mendo per presidentin, ose per ate tipin Salijanjin, ose Halimin, ose per Muc Nanon, ose Alketen ose per ndonje kryetar bashkie… kedo te gjithe nje soje jane.
Po Loni a e mbylli bilancin e furres se bukes per kete fundvit?
Apo e ka len pa pune miss Alketa nga konferencat perdit?
Bracja si kohe krize ka vendosur te mbaj dieta..
Jo per gje, po u frymezua nga Ilir Peta..
Dhe z.Froku do e haj rehat bakllavane e Vitit te Ri..
Se ata te fortit prokurore e gjykuan me liri..
Nderkohe nga ana tjeter Saliu I shkret..
3000 lekshin e shperblimit nga Edvini po pret..
Pensionist hesapi, ska lek per gjel deti..
Se shikon Vinin q ha vec kofshe nga Permeti..
Meraku nuk e le hurmen farezeze te tatimeve..
Se do t marr dhurate nga “babagjyshi” po ka hallin e premtimeve..
Kuponat tatimor te gjithe I marrin pa perti..
Gjumi nuk I ze nga ajo e shkrete llotari..
Andrea Tufani me doren ne mjeker perpiqet te gjykoje..
Sikur mrekulline e tete ne bote ai do e zbuloje..
Ia dhe Fevziu shkopin nga dora se leshon..
Me pislleqet qe te gjithe qeshin ai I shfaq ne emision..
Rezymeja pozitive ngelet e per kete vit..
Nderkohe qe Loni shet buke perdit..
Vit me I paqte ky qe vjen le te jete..
Hajt tani Gezuar Vitin 2016-te !!!
Shume e bukur!
Rezart