Dasma e Shoqes

E kish mberthyer Tiranen nje i ftohte i pazakonte. Por si per ngushellim, ne te njejten gjendje ishte e gjithe Evropa. Lajmet jepnin fshatra te bllokuara dhe mjerim ne Shqiperi, por kur pershkruanin te ftohtin qe kishte zene evropen nxirrnin vetem kartolinat me pamjet e bukura te dimrit me debore, edhe pse i ftohti ishte i njejte si ne Shqiperi, Angli, Portugali apo Gjermani. Natyra nuk para diskrimonon ne te tilla raste, ndersa njerezit, po si njerezit.

Ishte me shtat mendje, he te dilte nga shtepia he te mos dilte. Erdhi disa here rrotull neper dhome, dhe sa here bente nje rrotullim te plote vershonte drejt deres se xhamte te ballkonit sikur kishte per te lare ndonje hesap me te ose sikur i hakerrehej me vendimin e marre. Po pse, ­- tha me vete – se eshte ftohte, ndaj duhet te rri ne shtepi gjithe  diten si kukudh? I veshur sic ishte, pastroi pluhurin e vetem njeres kepuce dhe doli me nje nxitim inatcor duke e ditur se cfare priste jashte.

I beri hapat e para duke turfulluar,por e bardha e debores e futi ne nje ritem qetesie ne te cilin i ftohti nuk ishte me preokupim. Ecte dhe shikonte fytyrat e ngerdheshura te njerezve, pershendeste ke njihte dhe shikonte ndonje femer te bukur qe kalonte rastesisht. Ne Tirane edhe pse skishe shume ku te ecje me, prap ishte bukur te vije diku ne  kembe, pak rendesi kishte se ishte ftohte apo ngrohte. Nuk zgjati shume dhe ju prish humori prape. Sic ndodhte ne Tirane rendom, nje tip i nxjerr koken nga dritarja e makines dhe me nje te bertitur horri te lezecem i thote: “Ku vete o budalla, se shef rrugen ee…?!”, edhe pse drita ishte jeshile per kembesoret. E kapi si nje ndjenje e cudicme e perzier me nostalgji, mall kartoline, merak dhe pishman njekohesisht. Kishte pak qe ishte kthyer dhe keto skena e benin per te qeshur , sepse nuk ishte futur akoma ne vorbullen e realitetit. Qeshi dhe i hapi rrugen horrit te padurushem qe kushedi se per ku nxitonte.

Me tu futur te kafja e zakonshme dalloi aty mikun e tij me te cilin me para kishte folur ne telefon dhe kishin lene te takoheshin aty. Kur ai e vuri re qe po hynte, buzeqeshi dhe po perpiqej te hiqte nga mendja ate ndjenjen e fajit, qe lehte i dukej sikur do ti prishte fytyren e do binte ne sy kur mendonte se vetem para pak po donte ti kepuste mikut ndonje genjeshter per te mos dale ne ate te ftohte. Pas takimit dhe disa batutave te rastit qe u hodhen si te zgjatura e me pertese nga te dy, nisi te shikonte reth e rrotull. Vuri re se pervecse dhe brenda ishte ftohte,  por edhe kishte pak njerez ne kafe. Aty ju kujtua se dhe rruget ishin te shkreta nga njerezit, gje qe nuk e vuri re rruges.

Kur ishte vetem e humbiste mendjen fare. Kishte raste qe e linte mendjen dhe fizikisht i dukej sikur ishte ne nje vakum. Problemin me te madh e kishte kur i jepte makines vetem, sepse futej ne nje gjendje te jashtezakonshme, si ne nje gjendje te droguari. Harronte qe ne rruge nuk ishte vetem dhe i dukej sikur po leviste ne kohe, e hapesira pereth ishte e topitur dhe vizualisht veshtullore. Kishte shpetuar disa here per nje fije kur udhetonte vetem me makine.

Nuk paska njerëz tha, dhe pasi priti pak shtoi: “Edhe jashte ashtu ishte, rruget bosh”.

Eshte ftohte, tha tjetri.

Pavaresishte se eshte ftohte, nuk mund te jete dhe kaq bosh, ka rrezik eshte sezon tani dhe studentet qe i japin gjalleri cdo qyteti , jane te zene.

Tjetri po e shikonte sikur cpo thoshte ky. C’sezon e ke fjalen?! – e pyet si i hutuar. E kam fjalen per sezonin e provimeve te studenteve, ashtu ndodh gjithandejj ne kete perudhe, tha ai me nje ton si sqarues. Jo mo jo, eshte ftohte pa le sezonin, tha ky me nje ton si per te treguar se tjetri po ja fuste kot. Gjithe vitin njesoj eshte ketu, ka nuk ka sezon. S’e shikon ti, po e vrasin shume mendjen studentet ketu!

Sikur po pertonte ta zgjaste ate teme shterp akoma, por edhe po te mos e zgjaste nuk kishin shume ca te thoshin bashke. Nuk kishin shume gjera te perbashketa per te diskutuar, sepse ne botekuptime ishin pothuajse, ne mos diametralisht te kundert, shume te kundert. I bashkonte aty miqesia dhe se te dy ishin njerez te “mire”.  Megjithate, vendosi te mos e vazhdonte ate muhabet dhe i leshoi syte pertej hapesires se pare qe i lejonte te shikonte jashte ambjentit te kafese.

Instiktivisht ngaqe skishte ca te bente, beri te kapte filxhanin e kafese, por jo qe filxhan nuk kishte, por as kamarieri nuk kishte ardhur. Beri ta kerkonte me sy po nuk dukej gjekundi. Duke kerkuar per kamarierin, perballe tij vuri re nje vajze qe tymoste e nervozuar. Kishte hedhur crregullt kemben mbi kembe dhe ishte kerrusur drejt tavolines sikur po i kerkonte shpetim. Perpara saj ishte nje gote birre aq e madhe saqe ju duk si damixhan. Eee..  mendoi, ka halle dynjaja. Vajza, e mbajtur mire, me model te pazakonte flokesh por shume estetik, ore e cante te shtrenjte, nje unaze qe dukej dhe tejpertej gotes se birres, dhe mbi te gjitha, e ulur vetem. Do ta kete nje hall patjeter kjo, mendoi duke u cuar per tu afruar te banaku per te porositur kafene.

Ne banak ishin dhe nja dy te tjere para tij te sapo ardhur, dhe si duket nuk kishte kamarier, por ishte vetesherbim. Mos, po mendonte  po kamarieret c’faj kane, edhe i paguajne per nje cope buke dhe tani i kane hequr fare. Ne momentin qe mbaruan pune ata qe ishin para tij, i drejtohet banakierit. Sa nisi te hapte gojen per te porositur, degjoi nje ze sikur i rrembeu te tijin. Ishte vajza qe kishte pare me perpara. Ajo pyeti banakierin se cfare ishte ai koktejli qe i kishte pergatitur me perpara se ishte shume i mire. Ne momentin qe ai tha emrin e dyte te perberesve, kjo e nderpret duke i thene shume thate ti bente nje tjeter. Ishte aq afer me ate vajzen saqe e vuri re qe i ishte trashur gjuha nga alkoli. Kthehet nga banakieri per ti thene per kafen e vet, ndersa ai qe me nje te qeshur idiote i thote qe te presi radhen. Aq shume u nervozua, por nuk e dha veten. Me vete cfare s’mendonte. Po ai plehra, mjekercjapi i poshter, me ato pantallona ushtarake qe kane dale nga moda qe kur falimentuan firmat piramidale. C’ma punoi shqiptarce fare karagjozi, mendoi ne fund dhe ktheu koken duke shfryre.

Duke levizur nga nervozizmi, ve re vajzen bjonde qe kishte nje te qeshur sikur ja kishte plasur njeri ne fytyre. Edhe ky qe qesh per kortezi. Po qe qenka e bukur mendoi, dhe uli koken si pa u vene re drejt vizes qe formonin gjokset e saj, ishin te kolme edhe pse ajo ishte shume elegante. Sic ben mashkulli ne keto raste, ne vend qe te ktheje koken diku tjeter, e ngre shikimin prap drejt fytyres se saj, sikur nuk ka ndodhur asnje gje. Kur e pa serish ne fytyre vuri re qe ajo i kishte buzet shume te thata, ajo e poshtmja i ishte bere shume keq dhe binte shume ne sy.

Po shikonin njeri-tjetrin ne sy dhe ishin aq afer te banaku saqe rrethanat e detyruan ti fliste asaj. Nuk eshte si shpejte per te pire?! – i thote si me gjysme zeri duke mos dashur ta ofendonte. Por ajo pa e vrare shume mendjen, ndoshta ngaqe se kishte ne ato momente me vete, i thote se kishte patur nje dite te keqe ne pune. Nuk ka gje – i thote tjetri, gjithmon eshte nje dite e tille, si tja besh kur behen shume te ketilla. Ajo rrembeu goten dhe sikur nuk po fliste me njeri fare u largua duke u perpjekur te mos bente teten ne te ecur. Aha, mendoi,qenka bere daulle ne alkool vajza, pastaj ska hyre barku i dites akoma dhe ajo paska patur dite te keqe ne pune!

I verviti banakierit leket si per ti thene qe nuk kam kokerren e respektit per ty, njeri medioker!  Ai mori leket si pa te keq fare. Ne keto raste nuk te vjen plasja me ate qe te ka bere ne fillim tjetri, po te vjen me ate qe s’kupton se cfar perpiqesh ti tregosh ti. Dhe gjithmone menyren e duhur per tja treguar e gjen kur gjithcka ka mbaruar e ska me kuptim. Mori kafen dhe po i drejtohej si me pahir tavolines ku e priste shoku i tij. E mendonte ate kafe si humbje kohe.

Kaloi mese nje ore dhe muhabetet ishin te thata, si per ta shtyre. Por si per te pasur me ca te merrej filloji te ndiqte me shume me sy vajzen qe ishte ende aty sesa te degjonte mikun. Ajo, ne ate nje ore e qindarka ishte cuar reth dhjete here, e ku dukejj sikur ikte te dhoma e femrave. Ne keto raste tjetrin e merr per te lojtur pa menduar dy here. Kur nuk eshte afer teje ose te prek ty ajo cka ka ndodhur me tjetrin  te duket thjeshte nje ndodhi, e zakonisht i ke pergjigjet per cdo pyetje dhe zgjidhjet per cdo koklavitje. Edhe pse hallexhiut mund ti dukesh arrogant, ose absurd, ose i panjerezishem ne ate pergjigje, ose ndihma qe i ke dhene ti vazhdon e ngulmon ne te drejten tende, se ne fund te fundit eshte e tjetrit…

Miku i vet i fliste dhe ky qe e bente rolin aq bukur saqe per nje ore e ca ai skishte marre vesh gje qe ky se kishte haberin se per ca i fliste. Kur papritur, vezhgimi u be me interesant. Te vajza simpatike e cila vazhdonte te hidhte dem cigaret duke ndezur nje,  tymosur dy tri here e me pas fikur shkujdesshem ne tavell, afrohet dhe ulet nje burre. Po, po, burre! Zakonisht, femra e bukur, sado vetem te jete ulur prap te intimidon, dhe qe te marresh guximin te ulesh pa i mare leje duhet te jesh budalla, ose sic thone ne kohet e sotme artist, dhe ne Shqiperi kishte me shumice nga te dyja. Aty se mbajti fare dhe nxitimthi e pyeti mikun e vet nese e njihte ate burrin qe ishte ulur te tavolina pas tyre. Ai pa e vene  re akoma se miku i vet nuk e kishte mendjen te ky u perpoq te shikonte burrin pa shume kuriozitet. Aha… po, po e kam parasysh kush eshte, tha. Kjo ishte e mira e Tiranes, qe ne mos ti vete nje nga te njohurit e tu do ta njihte tjetrin, dhe si perfundim te gjithe do dilnin te njohur me te gjithe. Prandaj ishte dhe e veshtire te beje shtet, sepse ishte shume e veshtire te beje sikur nuk i njihje njerezit.

Ai eshte budalla, tha. Se me ca meret, me duket se shkruan, a eshte artist ose dicka e tille, por ka shume leke. Qeshi kur i degjoi ato fjale tek dilnin nga goja e mikut te tij me nje sinqeritet te pambukte. Ai kthehet dhe njehere per te pare nga tavolina e tyre, dhe pastaj kthehet nga ai. Po ti burrin shikon, se shef ate gocen qe eshte perball tij? Tjeri qeshi por per shume shkurt, se ja mori mendjen prap vajza qe po kryqezonte shikimet me te edhe me shpesh. Ai burri foli per rreth dhjete minuta, pastaj ndaloi se vajza me nje indiferentizem si per ti thene qe je ulur gabim, u terhoq nga tavolina, u mbeshtet rehatshem dhe nxorri nje parfum nga canta e saj e madhe. U parfumos mire e mire duke pare nga tavolina e cila po e vezhgonte, nxorri dhe nje buzekuq, i cili nuk ja beri buzet me te kuq por thjesht me bukur, gjithashtu thatesira e buzeve nuk i dukesh me. U duk se po vinte ne vete. Mos, tha me vete, me paska vene re qe po e shikoja si manjak. Nuk e dinte qe pak rendesi ka se si e shikon femren, gjithmon ajo te ve re.

Do ti qe artisti e kuptoi se duhet te cohej nga tavolina. Nuk ishte dhe shume budalla ne fund te fundit, pavarsisht se po bente cmos ta zgjaste qendrimin e tij. Ne fund, me nje siklet qe duhet ta kish pasur ne fillim, u cua duke e pershendetur lehte vajzen. Ajo nuk priti gjate dhe me nje te qeshur frantike beri me shenje nga tavolina e cila po e vezhgonte. Tjetri beri sikur s’kuptoi ne fillim, pastaj ju drejtua dhe me shenje e pyeti se ca kishte. Ajo po i thoshte nese mund te ulej aty me te (ta). Tjetri reagoi sikur cdo gje te ishte ne rregull dhe e ftoi te ulej. Ajo mori canten, pastaj nje xhakete te kuqe me kapuc qe e kishte hedhur shkujdesur aty afer dhe pastaj goten e saj, qe tashme ishte koktejli i kushedi sate.

Ajo zgjodhi te ulej ne ndenjesen qe ishte ne krah te mikut te tij, dhe perballe tij. Ky i fundit qe dukej me i pire se ajo sepse nuk po reagonte fare, a thua sikur cdo gje qe po ndodhte ishte krejt normale. Pastaj, a thua se ca ndodhi, nje femer u ul ne tavoline per muhabet ose per te shtyre kohen sepse ishte vetem. Mirepo, keshtu ndodhte kudo por ne shqiperi nje gje e tille ishte e ralle. Te pakten asnjerit prejt te dyve nuk i kishte ndodhur nje gje e tille me perpara. Edhe pse njeri shume pak kohe kishte kaluar ne shqiperi ndersa tjetri vinte pak si i trashe nga natyra. Ajo ishte ulur dhe i kishte ngulur syte drejt e te syte e tjetrit perballe pa i levizur fare. Kishte nje inat, nje brenge, nje makth, dhe nje kercenim ne ata syte e saj. Edhe tjetri po e shikonte ne sy, por me shume nga hutimi, se sa donte ta shihte ne sy. Duke u pare ne sy zakonisht njeri nga te dy ose perpelit syte ose shikon gjetke. Por me ate nuk do te ndodhte, se kesaj radhe ishte ajo ne ate gjendjen transdeshente te cilen ky e dinte mire se si ndiheshe. Dueli i pashpallur i syve u nderpre nga nje kaplim qe i kapi syte e saj, ju duk sikur ne syte e tij gjeti nje cike shprese, a ndoshta ndonje pergjigje. Thua ti gjesh keto gjera ne syte e nje te panjohuri?!…

Per nje moment u duk sikur ajo ndryshoi komplet, erdhi ne terezi e i doli pija, dhe cepat e buzeve po pergatiteshin per te buzeqeshur. Kjo situate mjaftoi qe te krijonte nje si qoshe kofidence mes gjithe asaj situate qe ne dukje ishte normale por ne perjetim aspak e tille. A thua se te dy njiheshin, qe ajo te gjente shprese te syte e tij, e ai ta perjetonte situaten ndryshe nga miku i tij qe ishte komplet i leshte, ose qofte dhe nga cdo njeri tjeter qe ishte aty, ose qofte dhe banakieri. Ai shfrytezoi boshllekun qe kishe krijuar qetesia per ti zgjatur doren dhe per ta pyetur se si quhej. Ajo, pasi hezitoi te zgjaste doren, formoi nje buzeqeshje te plote dhe i kapi doren atij ftohte. Te gjitha pjeset e dukshme te saj sygjeronin gjera te ndryshme. Dora ne ate moment tregonte mosperfillje, po ndoshta dhe lodhje. Syte shpres, po ndoshta dhe makth, te dyja u japin syve nje shkelqim qe ngaterrohet here pashere. Ndersa buzet, nje buzeqeshje tere dashamiresi, por ne te njejten kohe shprehnin nje lodhje si te thoshin: “He se plasa!…” Ca budallalleku bera, tha. Rregulli e do qe thua emrin tend ne forme prezantimi dhe pastaj pret qe tjetri ne reciprocitet te beje te njejten gje, kete e dine dhe kalamajte, po une c’pata valle. Ajo duke tundur koken ne nje menyre sikur po shkundej e me nje ze si mace tha se e kishte emrin Laura. Mirepo si per ters, ajo as nuk e mori mundimin te pyeste se si quhej tjetri, e jo me te pyeste per mikun, te cilit i ishte ulur ne krah, me te u mjaftua duke e pershendetur me nje tundje koke.

Me veshtiresi hodhi kemben mbi kembe dhe filloi te ndizte cigaret e saj tmerresishte te holla. Sikur u kthye ne normen e saj te mepareshme, ndiz, tymos dy tri here dhe fik shkujdesshem. Papritur u cua vetetimthi, rrrembeu canten dhe u largua drejt banakut. Miku i tij dukej sikur nuk ishte i interesuar te merte vesh se ca po ndodhte. Ne menyren me te cuditcme atij nuk i bente pershtypje fare ajo qe po ndodhte rreth e rrotull tij. Cfare paske qene more, mendoi per mikun e tij. Si per ta provokuar e pyet: – E pe ate vajzen, sikur ka rreshkitur?! – E pse? – i kthehet ai qete qete. E pe ti sa e mire qe ishte? Dhe pasi ndenji pak, ashtu qesim shtoi; po si pak e dobet per te patur gjoks aq te madh, eee…? Nejse, prap nuk duket ne disproporcion, shume mire duket. Nderkohe ky mendonte qe ose miku i vet eshte vertet i leshte ose eshte ky budallai ne kete mes. Ne te vertet, nuk kishte rendesi a ishte njera apo tjetra, mund te ishin dhe te dyja bashke. Ajo ashtu si u cua nga tavolina ahtu u ul, vetem se kesaj radhe sikur u plas ne ndenjese. Beri te qeshte po sikur ju shtriq fytyra nga permbajtja qe po i bente te qarit, ishte gati tja plaste me ngasherim. Ne ato momente fytyra e saj ngjasonte me digen e vjeter te nje lumi, i cili nga shtrengata eshte fryre dhe po i ben presion diges per ta shperthyer ate. Mirepo ajo nuk po ja lejonte vetes permbytjen. Si per te hequr vemendjen, ai nisi te fliste.

Me the pak me pare qe kishe patur nje dite te keqe ne pune, apo jo?

Po, tha ajo, por nuk dua te flas per te.

Ou… thash kot per muhabet, tha. Dhe aty kuptoi qe jane ca raste qe me mire mos te flasesh fare se sa te kepusesh brockulla, ose gafe si ajo qe tha, te pakten si gafe kishte tingelluar aty per aty.

Po pra, tha ajo, por nuk dua te flas per ate. Thjeshte nje dite e keqe ne pune dhe kaq.

Ai u terhoq si per te dale ngja kjo gjendje e cuditshme qe ishte krijuar dhe ndezi nje cigare. Duke e tymosur me qef te madh cigaren mendoi, dites i mer te keqen ti, se as tre ore ske bere ne pune sot. U drejtua nga miku i tij si per ti treguar asaj qe po i drejtohem atij. Ajo fiku e nervozuar cigaren e sapo ndezur, shtrengoi goten e koktejlit, u afrua si per te nderprere biseden e tyre te panisur akoma dhe tha: Dreqi e mori, sot anullova dasmen.  Kaq mjaftoi per ta futur ne vorbull dhe mikun e tij, i cili krejt papritur ishte kthyer nga ajo e ishte bere tere sy e vesh. Sot ke anulluar dasmen? –  e pyeti ai. Po, tha ajo, duke vene doren para fytyres si nje perforcim per digen qe mbante shtrengaten brenda. Po pse kishe per tu martuar, e pyeti ky si pa te keq. Por menjehere e kuptoi sa idiote ishte pyetja. Per deri sa kishte planifikuar e anulluar dasem, rrjedhimisht qe kishte per tu martuar, dasmen njeriu nuk e ben per ditelindje.

Ngeli njehere dhe tha te thoshte ndonje gje tjeter shpejt e shpejt, ne menyre qe te rregullonte ate pyetje qe kishte bere. Asnjeri prej te dyve nuk e kishte vene re budallallikun ne ate mes. Mire, tha, shyqyr qe se kapi asnjeri se ca thashe. Ne moment kujtohet prap. Po pse, asnjeri prej ketyre nuk po me degjon ca po them?! – mendoi i indinjuar. Ne moment hodhi syte nga ajo dhe po e shikonte nga koka te kembet. Vuri re se ajo ne dore mbante nje unaze fejese. Nje unaze e bukur, klasike dhe me nje gur te ngritur perpjet ne menyre estetike. Nuk e dinte se ne cilin gisht e cilen dore mbahet unaza kur je i fejuar apo martuar. Nuk merrte vesh nga keto zakone. Kjo ishte arsye e dyte pse nuk zgodhi ta pyeste per ate unaze qe ajo kishte ne dore. Si arsye te pare mendoi se nuk donte ta pyeste per te treguar qe ishte indiferent per ate qe ajo thoshte. Por qe nuk ishte aspak keshtu.

Nderkohe qe miku i tij pa teklif fare, i qete dhe me nje buzeqeshje te lehte si per te treguar se tani po argetohesh e pyeti nese seriozisht e kishte bere ate qe ajo po thoshte. Ajo i kthehet me nje gjysme inati e gjysme pezmatim duke i thene po dhe se ne ate mes nuk kishte gje per te qeshur. Situata, sikur u ctensionua, edhe pse pa ndonje arsye konkrete. Ajo nuk fliste po te mos i flisje, ishte kail te rrinte aty si dru. Duke shfrytezuar uljen e tensionit ne ajer dhe qetesine qe i kishte mberthyer te tre, ai e pyeti se pse e kishte anulluar dasmen. E anullova, tha ajo. Fola me kameramanin dhe me pronarin e vendit ku do organizohej dasma, por me ka ngelur  dhe fotografi. Miku, me ate menyren e tij te mefte, e pyet nese kishte lene ndonje kapar per rezervimet, sic e donte zakoni. Pa e lene ate te pergjigjet tjetri e pyet nese ajo e kishte paguar kaparet apo jo. Ajo shtrengoi buzet si te perpiqej te mbante akoma portat e diges mbyllur, e duke e pare ate ne sy shpertheu ne shtrengate. Me nje ngasherime dhe duke u perpjekur te mbante zerin per te mos uleritur nxorri disa fjale ashtu neper jarget qe i dilnin nga goja. Pastaj duke u munduar te mblidhte veten tha: “Po a ka rendesi kjo?!…” Kete te fundit e tha me nje denese dhe me nje tonalitet sikur lutej e sikur kerkonte pak mirkuptim nga ata, e sidomos nga ai qe kishte perballe e i kish ngul jo vetem shikimin po dhe shpirtin.

Ishte nje situate si ato te jashtezakonshmet qe ai perjetonte jo ralle, si ato transshendentet ne te cilat ai ndihej aq rehat. Por kesaj radhe ishin perfshire te tre ne nje menyre te cudicme, dhe secili ne menyren e vete. Ishin futur ne ate vezoren qe izolonte cdo gje te jashtme. Zhurmat nga jashte vinin si zhurma e radios qe nuk kap stacionet e qe degjohet nga larg dhe bukosur. Pamja pertej vezores ishte pothuajse e padukshme. Te shembelleje ishte njesoje sikur kerkon te shembellesh nga nje xham qe eshte mbushur me avull dhe ti e fshin per te pare pertej tij, por ne momentin qe ty te duket sikur shikon athere ai vishet shpejt prap duke te rritur ty tensionin e nervin, e gjithashtu duke te lene perhere me uri per te pare. Ndersa mendjet e tyre nuk e merrnin mundimin te dilnin pertej asaj veze me realitet fiktiv. Po valle a kishin arsye apo deshire per te dale nga ajo veze? Ndonjehere, gjen rehat ne nje realitet fiktiv dhe mundohesh ta shtysh sa me shume daljen prej tij. Rikthimi te ‘normalja’ zakonisht te jep nje gjendje para-frike, nje gjendje e cila te dembelos shpirtin e te mefshteson mendjen ne nje menyre e cila te pregatit kete te fundit per te mos ikur prej andej. I thote mendjes qe atje e di se si eshte, ndersa ketu nuk e di si do veje. Nje gabim ne autosugjestionim i cili i permend mendjes se si eshte atje jashte te normalja, por harron ti thote se nuk di se si do jete. Eshte me mire te mundohesh ne nje realitet qe nuk e krijon ti, por ne nje qe eshte real, dhe eshte me e shendetshme qe te kerkosh ne te ardhmen e nje realiteti qe e prek dhe jo te atij imagjinarit, te atij te cilit ti mund te kryesh metamorfoza abstrakte. Metamorfoza ne te cilat ti mund te jesh mbret, piktor, doktor, kurvar, horr apo dhe kushdo tjeter…

Te tre e dinin kete pune, dhe e kuptonin fare mire se cfar po ndodhte. Me sakte, kuptonin jo ate cfar tjetri i fshehte tjetrit, por ate cka secili mbante te fshehte per vete. Ajo e mblodhi veten, rrekelleu ate cka kishte mbetur ne gote dhe u nis furishem prape per te mare pijen tjeter. Ca do bejme ne? – ju drejtua mikut te tij ne nje forme qe thoshte se kot po te pyes se e di qe te dy duam te marim vesh me shume. Asnjerit prej tyre nuk i vajti mendja se pse ajo po u drejtohej dy te huajve, ose njerit prej tyre se tjetri ndodhi qe te ishte aty. Pse ajo u drejtohej dy krejt te panjohureve, dy njerezve qe nuk i kishte pare asnjehere ne jeten e saj, te pakten jo ne ate qe po jetonin. Miku qeshi, le te rrime dhe ca e te presim se cdo na thote. Cuditerisht ajo u kthye ne tavoline duke qeshur. E qeshura e saj, per ata qe u dukej sikur kishin kohe qe e njihnin, ishte nje e qeshur skizofrenie. Per nje tjeter qe e shikonte per here te pare ishte krejt normale, nje qeshje e nje femre te bukur qe binte shume ne sy. Pika e kuqe te buza qe i ishte shkaktuar nga tharja e buzeve po i shfaqej prap, edhe pse vazhdonte te pinte rregullisht.

Po mire, i tha ai, po pse e anullove ceremonine? Se mora vesh qe ai kishte nje femije, tha ajo duke tundur koken si te thoshte: E shikon se c’ndodh? Ai kishte nje femije me nje tjeter, perseriti ky, duke bere te njejten gafe qe kishte bere me perpara. Kesaj radhe per ta mbuluar shpejte nguti te pyeste: – Po ti, kur e more vesh qe ai kishte femije me nje tjeter?! – ju drejtua asaj duke e pare ne sy, dhe me duar mikut te tij, duke i bere me shenje, kur! A thua a e kishte femijen me mikun e tij ai. E mora vesh nje dite para krishtelindjeve, tha ajo. Dhe me e forta, nguti te thoshte me nje ferfellime, ishte se ne do takoheshim familjarisht per te ngrene darken e krishtelindjeve. U takuat, pyeti ky tere kuriozitet. Po tha ajo, dhe une e di se si kam mbajtur te gjithen brenda meje. Te dy keta kishin shtangur, qetesine e theu miku i tij. Ndersa ajo ishte kerrusur dhe ulte e ngrinte koken sikur po behej gati tja fuste tavolines me te, ai e pyet nese u kishte thene prinderve me vone apo jo. Po, tha ajo. U thashe. E cfare thane ata? – pyeti tjetri.

Asnje gje, cfare do thoshin?! Ne fund te fundit do martohesha une e jo ata. Te dy e moren me mend se prindrit do ishin bere merak, e ndoshta cfar sdo kishin keputur. Por ckuptim kishte ta pyesje me tej? Ndaj dhe nuk ngurruan ta pyesnin me per prindrit. Po mire i tha ai, po femijen ai me ke e ka? Asaj nje fytyre i ikte nje i vinte, dhe dukej sikur nuk e mbante vendi. Dukej qarte qe aty u irritua shume. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, menduan te dy, dhe priten per nje pergjigje tere shpoti. Ajo ndezi cigaren e kushedi sate, ne tavoline ishin dy paketa bosh të cigareve të saj të holla, shtriqi fytyrën duke ngritur mollëzat lart fortë dhe u be gati ta thoshte. Një ngashërimë e mbajti që të niste së foluri. Dy çurkë loti po i derdheshin mbi faqe, hundet filluan ti rridhnin dukshëm, ndersa ajo s’bënte përpjekjen më të vogël për ti fshirë ato nga fytyra. E kuptoi qe nuk fliste dot dhe u zgjat te kapte canten e vet. Rrëmujshem nisi te kerkonte dicka. Çanta ishte aq e madhe saqë nuk do ishte problem të gjeje çfaredo që të kërkoje atje, edhe sikur te ishte e vogel, prap ne canten e femres gjen cfare te duash. Pasi e trazoi mirë çantën, nxorri nga ajo një fotografi dhe ja zgjati atij me dorën para. Ai e mori duke hezituar dh po e shikonte duke mos kuptuar asnjë gjë. Është e bukur? – pyeti ajo me çerek zëri. Tjetri i kapur gafil ngaqe nuk e dinte se kush ishte ajo, hezitoi të përgjigjej. Është e bukur? – pyeti ajo sërish, por kësaj here duke çjerrur zërin si të donte të ulërinte. Dreqi e mori, mendoi ai, mos na bën ndonjë skenë tani, edhe ajo na duhet. Duke i kthyer fotografinë, i thote: ‘’Është, po jo sa ty…’’.

Aty e kuptuan te dy se për çfarë bëhej fjalë, ju desh pak të dyve, kohë e cila i vuri në siklet, por e kapën për çfar bëhej fjalë. Ajo në fotografi, ishte një vajzë brune, me flokë kaçurrela mesatarisht të gjata. Kishte një fytyrë të gjerë dhe për nga bukuria nuk krahasohej me vajzën që ish ulur në tavolinën e tyre. Jo se ajo që ish ulur me ta ishte bjonde dhe dukej më e bukur, por realisht vajza e cila kishte prishur martesën e mbetur ne tentative nuk kishte ndonjë bukuri me të cilën mund tëjustifikoje, qoftë edhe banalisht djalin. Në fakt, në pamje të parë, ajo kishte një çehre burri. Menjëherë atij i vajti në mendje, se çne ajo kishte një fotografi të saj në çantë. Ta pyeste, do ishte shumë e sikletshme, të mos e pyeste nuk e mbante dot, plus që është veprim i sëmurë, mendoi duke justifikuar veten. Pa mbaruar mendimin mirë u bë gati ta pyeste, kur fap, tërë qesëndi nisi të fliste miku i tij. Po ti e njeh atë tjetrën, meqënëse paske fotografinë e saj ne çantë? – pyeti ai, duke mos i shkuar mendja hiç për keq. E tmerrshme, mendoi ai, ndonjëherë njerëzit e kanë vete te keqen në kokë.

E njoh, tha ajo, është shoqja ime e ngushtë. Aty ishte moment i denjë për një suspans të gjatë. Por po bëhej aq e gjatë sa ajo dukej sikur po humbte kontrollin. E donte nevoja që njëri te fliste. Prit moj prit, i tha ai sikur nuk po merrte vesh fare se cfare po ndodhte aty ne ate mes. Burri yt i mbetur ne tentative paska vajtur me shoqen tende te ngushte, e madje e paskan dhe nje femije bashke per te cilin ti e ke mare vesh vetem para pak. Aty ndaloji pak si te llogariste kohen sa kishte kaluar nga momenti qe ajo e kishte mare vesh e deri ateher. Domethene, nje muaj e kusur, shtoi ai si per ti vene pike pyetjes se tij te madhe. Miku nisi te qeshte, nuk e vriste mendjen se mund ta lendonte te gjoren apo jo, ose se po bente keq apo jo. Ajo kur degjoi zhurmen e nenqeshjes se tij, ktheu koken dhe e pa me nje pezmatim zkizofrenik.

Kthehet nga tjetri duke i ngulur ca sy te tmerrshem dhe po shtremberonte buzet si ti kerkonte llogari atij e si ta pyeste:”He po ti pse nuk po qesh, po pres Une…”. Ne ate moment ajo ja plasi te qarit. Hapi portat e diges, dhe madje i hapi mire. Jam idiote, jam idiote, thoshte me ngasherime. Jam idiote? – pyeste ate. Ai nuk dinte ti kthente pergjigje apo jo. Por per te evituar skenen  e meparshme u perpoq te sajonte nje pergjigje. Jo, ti nuk je idiote, u pergjigj si me gjysem zeri. Ti po e perballon mjafte mire kete pune, te tjerat ne vendin tend do kishin ikur nga mendja. Cja futa kot, mendoi pasi mbaroi se foluri asaj. Sot kane ndryshuar kohet. Injorantet ne keto raste bejne si te luajtur nga mendja. Njerezit qe kane dy pare mend nuk mendojne me shume se tre dite. Madje kur trediteshin e kalojne daulle ne alkool, athere nuk mbetet per tu menduar fare se pas tre ditesh vazhdon jeta. Ajo ka gjetur llozin e radhes, ndersa ai ka gjetur ndonje manushaqe tjeter. Po kjo cka valle qe ben keshtu, vete i ka koklavitur gjerat ne fund te fundit, mendoi si te ishte duke humbur interesin nga e gjithe ajo katrahure. Si per tu shpleksur pak i hodhi nje sy ores. Vuri re se kishin kaluar tre ore te mira qe pasi ishte ulur ajo me ta.

Ajo nuk po mblidhte veten nga te qarat. Me shoqen e ngushte?! – pyet ky duke iu drejtur mikut te tij duke shprehur nje habi te madhe. Ajo sikur te kishte shperthyer ndonje tjeter situate, ose sikur sapo te kish mar veshe gjemen, u mblodh duke u bere top, ngasherimat gati po e mbytnin, ndersa cigaren nuk e leshonte nga dora. Ashtu sic ishte mbledhur nxorri disa fjale nga goja, por qe asnje gje nuk u mor vesh, edhe pse te dy u munduan per te degjuar. Si the? – tha ky, me nje ton sikur nuk donte ta lendonte. Ajo jetonte ne nje vend me mua, ngriti zerin ajo. Si, si, si ?! – pyeten te dy njezeri. Dmth, qe ta kuptoj mire unë  tha ky, ti anullove dasmen pas nje muaji e ca, pasi more vesh se i fejuari yt asookohe, i cili vazhdon te jete dhe tani perderisa e ke unazen ne gisht akoma, vajti me shoqen tende te ngushte, me te cilen ti jetoje ne nje shtepi, e te cilen e la dhe me barre? Po e kuptoj mire une? – e pyeti ate si ti kerkonte sqarim. Ajo me fytyre te lagur, kishte mbledhur veten duke e degjuar kete te fundit qe e pyeste me pompozitet si ti kerkonte llogari. Po, tha, mire e ke kuptuar. Vetem se duhet te shtoj se aparamenti eshte i imi, i paguar nga une, ashtu si dhe ato shpenezimet e tjera.

Po ti me ca i paguan te gjitha? – pyeti ai si te kishte autoritet te plote mbi ate. Te thashe qe punoj, u pergjigj ajo me nje ton qares. Po meqe ra llafi, tha ai, cfare pune ben ti? – e pyeti me te njejtin tonalitet si me pare. Une, punoj ne nje kancelari juridike, u pergjigj ajo.

E sa kohe ke aty?

Kam tre vjete.

Po motra a vellezer ke ti?

Jo, jam vetem une.

Aha, tha, tani e kuptoj qenke femije i vetem ti, qenke nga ata. Ajo sja vuri veshin fare kesaj fjalise se fundit. Por pas atij dialogu sikur u krijua nje marrdhenie ndrvartesie ndermjet tyre. Ajo ndjente dhe mendonte sikur i detyrohej dicka atij, ose sikur duhet ti pergjigjesh atij, aq shume saqe dhe shikimi qe vinte nga syte e saj ishte i till sikur kerkonte aprovim ose shprehte nje ndjenje perkatesie.

Prit pak, i nderpreu miku i tij. Po neqofte se ju te dyja jetonit bashke dhe ti ishe ne prag martese me te, po  fejuari yt ku jetonte? Me mua, tha ajo. Pas asaj pyetje, te cilen ai nuk e priste fare qe te vinte nga miku i tij, ajo sikur e humbi toruan. Ajo po e shikonte ate si te donte te thoshte; qe po kjo eshte e verteta. Ai po fillonte te dyshonte tashme, nese te gjitha ato qe po thuheshin ishin te verteta, apo nje marrezi e trilluar. Pastaj mendoi, e kush mund te trilloje gjera te tilla, duhet te jesh ose i semure mendor ose te jesh gjeni per ti kombinuar ne kete menyre. Pastaj dhe sikur ajo te ishte nje nga keto te dyja, ishte aq e pire saqe do ishte e pamundur ti lidhte gjerat aq mire. Gjat gjithe kohes pinte pa pushim. Ne nje moment ai mendoi, sikur vete te kishe pire aq shume nuk do ta mbanin kembet e jo me mendja e stomaku.

Prap dicka nuk shkonte. Ai po mendonte se si ka mundesi te jetojne bashke. Menjehere i erdhen ne mendje nje mori pyetjesh. Ajo sikur ta dinte per ato pyetje qe i vergellonin atij ne koke, e po e shikonte me ca sy qe shprehnin nje frike te pakuptueshme. Ate e shpetoi miku i tij nga ai lum pyetjesh qe do vershonte. Me ate qeshjen e tij te zakonshme, u mesuan me te tashme, se rrinte rrinte e ja jepte kur kuptonte ato qe kishin kaluar. Po ti pse qesh? – e pyet ai. Jo, asnje gje tha, po mendoja se si mund te kishte ndodhur. Ndodhur cfare, pyeti ajo. Po ja, tha, nje dite ai vjen i pire ne shpi dhe ne vend te shkoje nga dhoma e tij, ngateron deren dhe ze ate tjetren. E gjithe kete e thoshte si te tregonte ndonje barcalete. Ky e shikonte mikun e tij tere cudi, edhe pse nga brenda i vinte per te qeshur. Me shume u cudit me menyren se si i punonte atij mendja, sesa me ate qe tha. Ndersa ajo, e shikonte si te ishte budalla e ti vinte keq per te.

Prit, prit tha ky. Ajo sikur u drodh, e ndjeu qe duhet te jepte llogari me tej.

Po ata vazhdojne te jetojne akoma me ty?

Po, tha ajo si me ndrojtje.

Po ai ca pune ben?

Nuk punon.

Po ajo?

Gjithashtu.

Po mire ti si e ben qe edhe e ke marre veshe prej me shume se nje muaji edhe  rri me ta ne nje shtepi? A te vjen te kthehesh ne shtepi kur mbaron punen? Po edhe kur vete atje, a eshte tmerr te rrish?

Ca te bej tha ajo, dhe filloi te qaje serish. Tundte koken duke perseritur: Jam idiote, e di, jam budallaqe… Pasi e tha disa here ai e nderpreu duke bere me shenje te qetesohej. Po mire po pse nuk i nxjerr jasht ti ata, pyeti sikur dicka te mos shkonte. Po se jam budallaqe, u pergjigj ajo sikur te mos dinte cte thoshte tjeter. Si moj qenke budallaqe, ti je duke bere si Nene Tereza. Ata jane pa shtepi, pa pune, e ti i mban nen cati e me buke. Cfare do besh, do presesh deri sa tu lindi femija qe tua rrisesh ti?

Per mendimin tim ti duhet ti nxjerresh jasht tani e me pare. Nuk mund te vazhdosh keshtu, tha ai me nje ton keqeardhjeje.  E di, tha ajo, qe duhet ta bej kete, por nuk e bej dot nuk kam fuqi, nuk mundem. E pse, e pyeti ai i cuditur, pas gjithe ketyre qe te kane bere? Une e urrej ate, tha ajo. Ke prej tyre? – pyeti ai. Ndersa une dua ta takoj ate, i ndrpreu miku i tij. Po ti cthua keshtu, ja priti tiejtri. Seriozisht, tha miku, dhe mori qendrim. Ky qenka tip fare. Fle me njeren, pastaj me tjetren, edhe prap jeton me te dyja ne nje shtepi. Ky eshte si puna e atyre me shume gra, si u thone atyre, sec kane nje emer, e me nje sy mbyllur si te perpiqej per te kujtuar dicka i ishte drejtuar atij per ndihme. E ke fjalen per poligamine, i thote ky. A po, ashtu si i thone, tha duke qeshur miku. Ajo nderkohe nuk i shkepuste syte prej tij, a thua se priste dicka nga ai. Ketij nuk i kishte ikur akoma vrulli qe kish marre duke pyetur. Pse nuk i nxjerrr jashte? – i drejtohet ky me gjysem kercenimi si te ishte puna e tij e gjysem si te kerkonte llogari.

Po femija, tha ajo, dhe menjehere shpertheu ne lot. Si femija, pyeti ky krejt i shtangur. Ktheu koken nga miku, dhe e pyeti se cfare femije thote kjo more. Ju duk sikur nuk kishte kuptuar asnje gje gjate gjithe kohes qe kish qene aty. E more femija, i pergjigjet miku, sikur ste tha qe ai e ka lene shtatezene ate. Ore ti e mer vesh, i thote ky, kjo thote qe nuk i nxjerr dot  nga shtepia se ka lindur femija tashme. Po pra, tha ai tere qesendi, nuk e more vesh ti qe ka lindur? Moj ti, i kthehet ky asaj, a ka lindur femija apo jo?! Po thote ajo, pa pushuar se qari. Po ketu ndryshojne shume gjera, tha ai, dhe brofi nga ndenjesja. Jo, jo ska mundesi, ose jam une budalla ose, ose nuk e di xhanem…  Po kur ka lindur femija? – pyeti ai si i humbur duke e ndezur shpejt e shpejt nje cigare si te mos donte te humbiste ate cka do degjonte. Diku nga mesi i Janarit, tha ajo me nje hutim te dukshem. Nga mesi i Janarit! – theksoi ai. Po domethene, pak paska qe paska ardhur ne jete femija? Aha, prandaj te vjen ty keq per ti nxjerre jashte nga shtepia ata? – e pyeti ky butesisht me nje tonalitet qe tregonte nje qetesim, mirekuptim dhe keqardhje njekohesisht. Ajo sikur u ngroh nga ky reagim. Po pikerisht, tha si e keputur.

Nuk e di, tha ai, e forte je. Ne qofte se do ishte per ti nxjerre jashte, tani do ishte periudha me e mire, ne kete te ftohte do ta paguanin shtrenjte. Po ti jetoje me te dhe nuk e kishe vene re qe ajo ishte shtatezene?- pyeti ai si te ishte rikthyer ne teme. Po te tha pra, u hodh miku i tij. Te tha, qe e mori vesh nje dite para krishtelindjeve. Jo, tha ky, atehere ajo mori vesh qe ai e tradhetonte. Pastaj, krishtlindjet ishin afro para dy muajsh, ne ate periudhe ajo ka qene shtate muajeshe, nuk e paska vene re kjo barkun e asaj duke jetuar ne nje vrime te gjithe?! – pyeti ky me nje nervozizem te dukshem. Euu.. sa e vret mendjen dhe ti, i tha miku. Lere ta degjojme si do veje kjo tenelovele me tej, e c’rendesi ka ne fund te fundit. Ai i kishte thene ato fjale pa piken e skrupullit, sikur ajo te ishte nje gje pa vlere e thjesht te perbente subjektin e dites se tij boshe. E ndoshta dicka me shume se dites, javes ose subjektin e asaj qe ai do tregonte te te tjeret dhe do mbante muhabet per nja nje jave. Ky u habit dhe po e shikonte me nje pamje asgjeditesi. Per cudi te madhe te tijen, asaj as qe i kishin bere pershtypje fare ato fjale, madje sikur e kishin ndihmuar per te ikur me tej. Por me tej, ku?!…

Vertet? – pyeti ky me nje ton si per te ulur nervat e te gjitheve. Nuk e kishe vene re qe ajo ishte shtatzene? Jo, tha ajo dhe ja plasi serish ne ngasherime. Per tu shkeputur nga tema, ai u cua dhe mori dy birra te banaku, per vete dhe per mikun e tij. Pasi e ktheu icik birren, nisi te fliste sikur skish gje fare. Po ne pune, ju drejtua asaj, si vete? Ajo tundi koken si per te thene qe mire vete.Tundjen e kokes e shoqeroi me nje mjaullime, si per te mos e lene bosh pergjigjen, sikur ajo te zvendesonte te folurit. Dhe faktikisht e zvendesoi. Po mire, kjo situata jote nuk ka efekt negativ ne pune? – e pyeti ky me idene qe tani kishin hyre ne teme tjeter. Po ka, si nuk ka, tha ajo dhe nisi te qante serish. Mos! – tha ky, prap filloi. Ka ne te gjitha e jo vetem ne pune, tha ajo duke fshire fytyren me nje pecete te perdorur deri ne fund. U cua me shpejtesi, sic e bente sa here cohej per te marre pijet ne banak, dhe u drejtua drejt dhomes se femrave. Kur u kthye, qe cuditerisht nuk zgjati shume, futi doren ne cante para se te ulej dhe nxorri po te njejten fotografi te cilen ua kish treguar me pare. E mori dhe ja drejtoi prap atij. Me kete, me kete, e shikon?! – i thoshte duke u qare. Po pse, me e mire se mua eshte ajo? He fol, me e bukur te duket?

Jo pra, tha ky. Te thashe njehere, qe ai djale nuk e di se ca humbet duke te lene ty per kete. – ju pergjigj ai duke bere me gisht nga fotografia. Ajo mori fotografine, dhe beri ta fuste ne cante. Pa pritur kthehet drejt mikut te tij dhe ja tregon dhe atij sikur ta kishte harruar qe ai ishte aty. Po ty si te duket? – pyeti ajo sikur nuk kishte rendesi cfar do thoshte ai. Edhe ai, ne mos, nje pergjigje kot me kot i dha. Vetem tundi koken duke bere si me gjysem shenje nga ai si per te konfirmuar ate qe kish thene me pare. E shikon?! –u drejtua ajo te dyve. Jam budallaqe, jam idiote, jam shume budallaqe. Jo, jo, i tha ky, ti nuk je budallaqe, madje po e perballon shume mire gjith kete. Je treguar shume humane qe nuk i ke nxjerre jashte nga shtepia qe te dy. Te tre, tha miku. Nga shtepia ime, theksoi ajo.

Pasi rrotulloi koken disa here si per te shprehur pendim, i nguli syte atij dhe po shtrengonte dhembet. E poshtra, tha, mosmirenjohese, qelbesira, nje e pafytyre, nje njeri qe cdo gje do te ma marri, arriti deri ne ate pike sa dhe burrin ma rrembeu. Ky qe e shikonte dhe ndjente nje keqardhje. Kur ajo mbaroje se ankuari, ai po degjonte dhe njehere ne mendje ate qe sapo ajo kish thene dhe i erdhi si per te qeshur, por nuk e dha veten. Sa debile, mendoi, i paska grabitur burrin. Po si ka mundesi, pyeti ky si pa pritur, ajo te beri gjithe keto gjera e ti nuk arrite te kuptoje gje ne kohe ose dhe te parashikoje se dicka do te ndodhte, per me teper qe e kishe dhe shoqe te ngushte. Ajo me merr cdo gje mua, tha ajo me nje inat qe cuditerisht ishte kthyer ne gjysem stoik. Do te jete si une, do te kete gjithe gjerat e mia, dhe gjithmone do te me turperoje mua. Si te te turperoje ty? – pyeti ai si te kish humbur fillin.

Po, po, pikerisht ate do te beje! Ajo do cdo gje timen,  madje dhe jeten time me duket sikur e mer ndonjehere, dhe prap do qe une te dukem me e ulet se ajo. Ajo mendon se eshte me e mira, me e bukura, me e zonja, e ndersa une jam nje kopje e saj, ose ne rastin me te mire qe perpiqem te kopjoj ate. Moj ti, iu kthye ky, clidhje kane keto qe po thua me ate qe te ka ndodhur ty? Pastaj, ty te paska rrembyer burrin, dhe kete e tha duke qeshur si per te shprehur budallallikun e asaj fjalie. Kjo mund te jete dhe faji i yt, qe te paska marre burrin ashtu ashiqare fare. Jo vetem ta ka marre, u hodh miku nga krahu tjeter, po dhe ta la shtatezene, tha ai duke qeshur. Te dy qeshen, kush me shume e kush me pak, ndersa kjo shtrengonte me njeren dore cigaren, ndersa me njeren dore gjurin e saj. Duke pare keta duke qeshur, asaj i mori fytyra nje ngerdheshje qe tregonte nje te qeshur prej te semuri mendor. Nderkohe qe ajo qeshte keta te dy sikur u friksuan nga fytyra e saj. Mos, me duket se ka ikur kjo, beri me shenje miku i tij. Ajo do me marri jeten mua… thoshte neper dhembe ajo, e duke leshuar lotet curk.

Asaj kishte ca qe i ishte trashur gjuha me shume se cduhej. Madje kur tentonte te thoshte ndonje fjali te gjate vihej re shume se e humbiste ca thoshte. Me gjithe ate alkohol qe ka pire ajo, eshte kaq e forte qe po mban, mendoi ai. Ne moment ajo brofi ne kembe. Keta se moren vesh se cpati. Ajo u duk sikur do binte per nje moment, dhe tjetri u be gati ta kapte ne rast shembjeje ne toke. Miku i tij u kthye nga ajo dhe e pyet tere terezi. U cove shpejt eee? Tu bene syte xixa? Ajo as e pa, e as nuk e degjoi ci tha, vetem beri me gisht drejt banakut dhe u nis ne ate drejtim. Dukej qe kish pire se po bente nje tete te crregullt gjate ecjes.

Kesaj rradhe kish blere dhe cigare. Kishte mbshur pjata me cigare te pa mbaruara dhe tavolinen me paketa bosh. U ul si te mos kishte me fuqi te mbahej. Do ikim? – pyeti duke u drejtuar nga ai. Si do ikim? – u pergjigj ai duke e pyetur tere cudi. Po ne ku te vemi? – thote ai duke mos u drejtuar as nga njeri e as nga tjetri. Por ne fakt po e digjte nga brenda nje kuriozitet i tmerrshem. Donte te kuptonte se c’donte te thoshte me “do ikim”. Une do takoj nje shoqe, tha ajo. Mire i tha ky, dhe ne duhet te ikim se po na iken dita ketu. Miku i tij po e shikonte sikur ti thoshte: “C’po ben, nuk do marrim vesh se si do perfundoje kjo mesele, nuk do ta dish se ku do veje kjo e ngrata?!” Edhe vete po ngordhte nga kurioziteti, por e mbajti veten e beri si indiferent. Mire, athere do cohemi, tha sikur nuk i interesonte se cfare do benin te tjeret.  Une do iki te takoj nje shoqe, tha ajo. Tashme fliste sikur te kishte mish te huaj ne hunde, aq e pire ishte. Shume mire do besh, se ne shtepi nuk e di une se si kthehesh ti, i tha ky. Po meqe ra llafi, ti nuk fle me ate apo jo? – e pyeti si pa te keq.  Ajo leshoji nje angusme te qari, sikur ti thoshte se cfar dreqin  po nxirrte nga goja.

Pasi priten me siklet se kush do cohej i pari, ajo i beri me gisht atij nga xhaketa. Ai e mori dhe ja hodhi, pa u cuar per tja dhene ne dore. Ajo i kontrolloi te gjitha paketat bosh se mos gjente ndonje cigare te harruar dhe ca ishin te sajat i hidhte te cante sikur ta kishte thes. Sa budallaqe, mendoi ai, hodhi dem gjithe ato paketa cigaresh e tani kerkon cikerrima. Ajo ngriti koken si te mos kishte fuqi dhe e pyeti ate: “Po ti nuk do vish me mua?…” Po une c’dua me ty? – u pergjigj ai. Mund te vini, korrigjoi veten ajo pastaj. Une me nje shoqe do jem, ju mund te vini se nuk ka gje. Sa u be gati te fliste ky, e nderpreu miku i tij, po patjeter tha, duke ja bere me sy atij. Do vijme, plus qe ti mezi ecen dhe do ishte me e sigurt po te vinim ne. Pastaj cte keqe ka?! – pyeti ne ajer sikur ishte gati te zgerdhihesh. Shume mire, tha ajo me ate tonin e zerit qe dukej si budallacke nga pija. Ja te iki dhe njehere ne dhomen e femrave tha, dhe u cua duke i qeshur buza. E cudicme, mendoi ky sa u largua ajo dhe ishte i sigurt qe nuk degjohej gje ju turr mikut te tij. Po ti more budalla, cna fut ne kete mesele akoma? Cduam ne me te? Ja se shikon, do ti rrime dhe nga mbrapa tani pa le! He mo dhe ti si ben, i tha ai pa e prishur humorin fare. Ske nje cik kuriozitet se ca do ndodhi atje? Pastaj car ben sikur cfar pune ke per te bere? A thua se cfar do ndodhte atje.A thua se do luhej teater! Pastaj, pune nuk eshte se kishte asnjeri as tjetri. Vete Tirana e kishte te cudicme marrdhenien me punen. Ne Tirane edhe kur kishe pune te dukej sikur nuk kishe. Vete qyteti nuk i kishte qejf ata qe punonin, dukej sikur po te punonin do ti mernin qytetit ate cka per te ishte esenca, ajo qe te terheq te gjerat dhe ti se ve re se cfare eshte.  Po ne dreq te veje, tha ky, na iku gjithe dita kot, tani ta bejme deri ne fund. Mesa duket edhe per kotesine kishte kuptim shprehja: “Tu veshe gjerave deri ne fund”. Ti veshe kotesise deri ne fund. Kjo ishte nje shprehje qe ishte bere lajt motiv i Tiranes prej shume kohesh.

Kur u kthye ajo keta ishin gati. Ishin ngjeshur mire ne trup dhe ne mendje. I ftohti jasht nuk ishte ne natyren e qytetit, e jo me te tyren. U vesh dhe ajo, mori gjerat e veta dhe u drejtuan nga dera. Ai nuk e ktheu koken as majtas e as djathtas, ndersa miku i tij i hodhi njehere syte rreth e perqark. Ajo mezi po ecte. Ky nuk donte qe ta mbante per krahu, dhe as vete nuk e kuptonte pse i rrinte aq larg. U rregullua ne menyre te atille qe miku te ishte ne mes. Ajo me nje levizje te shpejte sikur do binte e kap mikun e tij per krahu dhe u rrotullua rreth tij. E ndodhur ne mes, kthehet nga ai dhe i thote:”Ju do vini me mua me nje kusht!” E c’kusht na qenka ky moj?! – i pergjigjet ai si per ti then qe nuk po me plas shume vij a nuk vij. Me kusht qe te mos permendim ate cfar folem me pare, tha ajo si me lutje e dhimbje bashke. Aha, e kuptoj, u pergjigj ky si te ish kapur ne gabim. Ajo nuk po e mbante veten fare, ca nga i ftohti e ca nga pija. Me mire keshtu, mendoi ai, se i ftohti te nxjerr pijen. E pa me bisht te syrit, pa dashur ti jepte shkas per kontakt. Aha, mendoi, me duket se pija po i nxjerr te ftohtin dhe jo e kunderta.

Duke ecur, miku kthehet nga kjo dhe e pyet tere shend. Po ti e di ku po shkojme? Di vetem emrin tha jo, dhe i tha emrin e cuditshem e lokalit tjeter per te i cili ishin drejtuar. Ndodhi qe ai te ishte vendi ku ky shkonte rregullisht. Dhe kur degjoi emrin nenqeshi si me keqardhje. Normale, nuk kishte si ndodhte ndryshe, tha duke ju drejtuar mikut. Si?! – pyeti ajo pasi nuk e kishte degjuar se ca po flisnin ata te dy, dhe beri te zgjaste krahun ta ndalonte se kishte ngelur mbrapa. Por ngeli vetm ne tentative. Se zeri i saj duke thene ate “Si” u kthye ne nje ‘i’ te gjate dhe te cjerre, e me pas ne nje ulerime te bukosur. Ajo kishte rreshkitur dhe ishte plasur ne toke. Miku i tij qeshte pa ze, ndersa ky duke u ulur ta ngrinte e shikonte me nje keqardhje dhe meshire te tepruar. Ajo e kapi forte ate prej brryli dhe u cua ashtu shpejt e shpejte nga turpi se mos e shikonte njeri. Me mire ta mbaj keshtu, tha ajo per doren qe e kishte futur te krahu i tij. Po me mire keshtu, mendoi ai, se sa ndonje skene tjeter rruges si kjo qe sapo ndodhi. Ne ato momente po i behej qejfi qe rruget ishin bosh. Duke u zgerdhire nga krahu tjeter miku i tij e pyet me ironi, nuk do e shkundesh nga mbrapa se eshte bere pis? Por si ironia, si pyetja ngelen pa pergjigje.

Ecen pa folur perreth pese minuta. Ja te ai cepi aty eshte ai vendi tha ai, duke bere me dore drejt cepit me mundim. Asaj gjate rruges i iknin kembet ne drejtime te ndryshme. Kur u afruan te dera ai i hoqi krahun dhe hapi deren qe ajo te hynte para. E la te ecte pak para duke menduar se e njihnin te vendi te cilin ai  gjithmon frekuentonte, e nuk donte te mendonin ndonje gje per te. A thua se cfar kishte ne ate mes per te menduar! Hyri me pas miku i tij, e me pas ai vete. Duke ndenjur te hyrja, pas deres, vuri re se as vet nuk e kuptonte se nga i vinte ndrojtja qe kishte. Nderkohe, ajo kishte ecur para dhe po shikonte si ne tym per shoqen. Shiko sa budallaqe qe eshte, tha miku duke qeshur. Po shikon per shoqen me koken lart. Ajo se kishte mendjen fare se ke po kerkonte. Si pa e vene re ai ishte afruar tek ajo dhe u be gati ta pyeste se ku dreqin ishte shoqja e saj. Aty nga afer degjoi nje ze qe po therriste emrin e saj si pa dashur te bente zhurme ose ta degjonin te tjeret. Ky ktheu koken dhe e vuri re vajzen e ulur vetem pak hapa larg saj, po priste vetem. Ajo nuk e kishte haberin fare se ku ishin.

Ky e kapi per brryli dhe e ktheu ne menyre qe te shikonte shoqen qe po e priste. Ajo e pa shoqen e vet dhe nisi te ecte me nxitim drejt saj. Kembet i venin nje andej nje ketej dhe kur u turr drejt shoqes me brryla pa kujdes fare u binte karrigeve qe u kalonte afer. Keta te dy u afruan drejt tavolines, per nje moment po shikoheshin ne sy me njeri tjetrin dhe asnje nuk po e hapte gojen. Momenti i sikletshem u prish nga nje zhurme qe jo pak i vuri ne pozite te tre. Ajo kishte hedhur canten ne toke dhe ishte plasur ne karrige si te mos kishte pike fuqie.  Te dy ata u ulen me shume siklet si per te mos dashur te binin ne sy te njerezit qe kthyen koken. Do me thene, ju jeni bashke pyeti shoqja e saj pa ju drejtuar njeriut konkretisht. Ndoshta tha ajo, dhe po e shikonte tjetrin tere frike. Keta u pane me njeri tjetrin dhe gati te shperthenin nga nervat. Si ndoshta moj, pyeti ai tere nervozizem dhe me nje percmim ndaj saj te dukshem. E di si eshte puna tha tjetra, une them te porosisim ndonje gje, do ishte mire, pastaj dhe flasim me tej. Pasi i beri me shenje kamareires u drejtua nga ata . Po ju cuna me se mereni? – i pyeti ajo si te ishin pa pike rendesie.

Si e kishe emrin ti? – ju kthye ky asaj si te mos e kishte degjuar pyetjen fare. Lerka, tha ajo me nje kompetence qe s’merrej vesh nga i buronte. Po ju, i pyeti ajo menjehere. Po c’te duhet ty me se meremi ne? – e pyeti ai me nje indiference si per ti kthyer reston. Situata po tensionohesh shume, dhe ne nje mase te madhe pa arsye, sepse asnjeri nuk kishte arsye pse ti hakerrehesh tjetrit. Nderkohe ishte erresuar. Nje cun i imet, me pantallona te ngushta nga kercinjte, dhe me nje bluze si nje marinar homoseksual u afrua drejt tavolines me nje qiri te ndezur dhe ndezi qiririn qe ishte ne mesin e tavolines se tyre. Me pas vazhdoi me te gjitha tavolinat me radhe. Te dyja ato ndezen cigare dhe filluan te tymosnin si per te zene gojen e mos folur. Miku i tij qe per cudi nuk e humbi asnjehere ate ndjenjen e qesendise, u kthye nga ai dhe i thote si te mos kishe ndodhe gje: ‘’A ikim fare ne?”

Miku i tij ishte ulur peball Lerkes, ndersa ajo ishte ulur perball atij. Kur degjoi fjalet e mikut ajo ja nguli syte atij si te donte ti thoshte ndonje gje. Pastaj filloi te tundte koken lehte si per te mos terheq vemendjen e te tjereve. Nje tundje koke qe thoshte haptazi: “Mos ik!” Ky gjithashtu ja kish ngulur syte si ti kerkonte llogari per kushedi se cfare. Miku i tij po shikonte gjetiu, kthente koken andej ketej si te mos kerkonte asgje konkretisht. Nderkohe qe nje vajze pak e shendetshme dhe jo shume e bukur afrohet te tavolina e tyre. Me sa dukej ishte kamarjeria. Nuk ishte e zakonshme qe te gjeje kamariere femra ne Tirane. Ambjenti, ne pergjithesi, ishte shume i rende per to. Ne gjithe boten kamarierja femer ishte terheqje, ndersa ne Shqiperi ishte burim problemesh.

Une dua nje caj me fruta pylli, tha ky. Edhe pse nuk ishte ajo cka merte zakonisht, ai e njihte mire vendin dhe as nuk e pa fare menune si liberth qe kishte hedhur kamarierja ne tavoline. Ndersa miku i tij, pa njehere qesendi kamarieren, pastaj hodhi syte nga Lerka dhe ju drejtua asaj si te ishte ajo kamarieria: “Ndersa mua nje uiski” – tha tere tersellime. Situata ishte e tensionuar dhe kamarieria po shikonte e cuditur. Mua ma bej nje birre, tha Lerka me nje ton zeri cuditerisht te ndrojtur. Birre?! – thirri si i cuditur miku i tij duke u kthyer nga ai. Edhe une birre, tha tjetra.

Sapo iku kamarieria, ra nje qetesi nga ato ku secili priste te flasi tjetri. Mire, tha Lerka. Po ju si njiheni? Ajo beri te fliste po nuk i dilte gje. Ne tha ky, sikur ti kishte mare fjalen e pa nxjerre nga goja asaj, u njohem sot nga dreka. Ashtu na bashkoi… Pa mbaruar fjalen ky, Lerka u hodh duke thene: “Aha…ju bashkoi rastesia!” E mo mire tha ky, edhe pse une s’besoj ne rastesi, pergjigjia me e mire kjo do ishte, qe na bashkoi rastesia. Duke thene ato fjale mendonte: “Sikur se di une, gjithmone per njeren pale eshte rastesi, per tjetren eshte e llogaritur. Eshte gjithmon nje pale qe con drejt asaj ‘rastesise’ se vleresuar dhe mistifikuar kaq shume”

Po mire ju drejtua Lerka asaj, pasi kishte bere nje muhabet sikur miqesor me djemte, po mua tani perse me thirre ketu? Ajo sikur u zgjua nga zgjumi. Pse te thirra ty? – pyeti ajo duke u shtrenguar dhe ne pamundesi te permbajtjes nxorri disa pika loti. Po, tha Lerka. Me the mua qe te vija urgjentisht ketu, me the se duhet te vija patjeter. Cfare  ka ndodhur ? – e pyet kjo gjithe inat. Te thirra se doja te flisja me ty, mezi u pergjigj ajo. Po athere pse nuk flet, ju hakerrye ajo, por lejon te krijohen situata te tilla te sikletshme me vakume qe po na konfliktojne, shtoi ajo duke bere me dore si per nga te gjithe. Aha, mendoi ky, edhe kjo qenka avokate, te pakten keshtu duket nga te folurit.

Dua te flas vetem me ty, i tha ajo duke u perpjekur te mbante veten. Tanime ishte bere e bezdishme me te qaren e vete, aq shume saqe keta te dy qeshnin me jarget dhe hundet qe i rridhnin. Por kur degjuan se cfar tha ajo, te dy ngrine ne fytyre. Ky, i nervozuar ja nguli syte, si ti thoshte: “Cfare dreqin thua?” Ajo gjithashtu po e shikonte ate si te mos kishte njeri aty fare. Lerka me mikun e tij u habiten per menyren se si ata po shikoheshin. He… i thote ai gjithe nerva, kur doje te flisje privatisht me tet shoqe pse na the neve te vinim ketu. Cfar pret ti tani, vazhdoi ai duke shfryre, qe te cohemi ne tani per hir te bythes tende?! Jo pra, kjo ska per te ndodhur! Nderkohe u kthye nga kamarierja dhe i bertiti pse spo i vinte birra qe kishte porositur. Ajo si e hutuar i thote qe zoteria porositi caj me fruta pylli e jo birre, dhe hapi duart si te thoshte qe e kish kuptuar mire apo jo. Po, cajin, car dreqin porosita, a mund te ma sjellesh me shpejt, e pyet ky? Kamarieria pasi pohoi shume sjellshem me koke, u largua. Ishte e rralle ne Tirane te gjeje kamariere te sjellshem. Ata ishin te sjellshem me ty vetem nese e njihje ose nese ishe kengetar.

U krijua nje moment nje suspanse, dhe te gjithe prisnin se cfare reagimi do bente ai me tej. Ky u kthye nga miku i tij dhe i tha gjithe tersellime: “A te ka faj kjo more?!” Ai nuk dinte si te reagonte, dhe vazhdonte cuditerisht me ate qetesine e tij. Papritur, ajo nisi te fliste. Mire pra, tha, me nje ngadhenjim si te ishte ne faj te madh dhe ne hall te tmerrshem njekohesisht.  He tani, i thote e shoqja e saj me nje padurim, nxirre te shkreten, cfare ke? E mban mend lidhjen time te fundit, pyet ajo duke u drejtuar shoqes se vete? Ne ate moment nisi te mekej nga ngasherimat. Cilen lidhje, pytei ajo e habitur? Ti ke kohe qe nuk je me njeri, shtoi ajo shpejt si per te mos humbur te drejten e fjales. Apo mos e ke fjalen per ndonje gje qe nuk e di une? Jo, u pergjigj ajo, duke u perpjekur te mblidhte veten, e di shume mire per ke e kam fjalen. Moj ti i thote ajo, mos ke ndonje problem me ato shoqet me te cilat ndan shtepine, si perhere, dhe nuk po thua gje? Asaj, nje fytyre i vinte e nje i ikte. U mblodh te karrigia e u be nje grusht. Keta te dy ishin bere sy e vesh, dhe po prisnin ku do dilnin keto te dyja.

He pra, insistoi shoqja, prap me ate ke bere llafe ti? Po ma nxiu jeten, ja plasi kjo gjith mllef! Keta nderkohe luajten nga vendi. Ma nxiu jeten, klithi kjo mbyturazi per se dyti! Cdo gje qe bej une do ta bej dhe ajo, me duket sikur po me vjedh jeten mu para syve te mi. Ajo ka te dashur, tha ajo ne nje menyre qe linte te nenkuptonte nje deshperim se pse ajo vete nuk kishte nje te till. Hodhi syte rreth tavolines dhe me ze te ulet si te mos e degjonte njeri shtoi: “Une nuk jam e shemtuar, apo jam?” Cfare kam une qe nuk kam nje te dashur?!

Keta shikonin njeritjetrin si te pyesnin se cfar po ndodhte. Po cte duhet ty me ate i thote shoqja, ti ke jeten tende dhe ajo te sajen. Pse je bere kaq e obsesuar me te? Prit moj prit ti, nderhyn ky si te ishte indinjuar shume. Po nuk kishe hall tjeter ti, se nuk kuptoj gje une tani? Ajo ngerdheshi fytyren sikur ti kujtonte qe para se te  vinin aty i kishte thene te mos tregonte asnje gje nga ato qe kishin folur me perpara.  Ky, pa dashur tia dinte shume, ashtu pa takt e pyeti nese ishte martuar apo jo? Ne atë moment, sa degjoi pyetjen shoqja e vet kerceu nga vendi. Ti je martuar, gati sa nuk uleriti ajo?! Po, u pergjigj kjo me nje fytyre skizofreneje dhe duke i treguar unazen jo per ate cka perfaqesonte ajo por si trofe te fituar. Po me ke je martuar, nxitoi te pyeste shoqja? Me ate te fundit qe me mban mend ti, thot ajo pa e ndryshuar fytyren. Sa e pafytyre paske qene i thote kjo, une jam shoqja jote e ngushte e nuk di gje ndersa ketyre qe nuk i njeh fare u ke thene gjithcka? E di si eshte puna i thote kjo, une dua qe te flasim vetem qe te ti tregoj te gjitha. Ndenji pak heshtur dhe pastaj ktheu koken nga keta si per tu thene qe erdhi koha per tu larguar. Te dy keta u nervozuan. Tani i thote ky, ne do apo nuk do ti nuk levizim qe ketej. E para eshte shume ftohte, e dyta do pime keto qe kemi mare, dhe e treta po rrime per te pare se si do mbaroje kjo tenelovele pavaresisht se ti mund te mos jesh mire nga mendja.

Kjo e zene ngushte nga nervozizmi i tij,u cua ne kembe dhe tha qe une po iki te ha dicka te shpejte se kam shume uri. Keta nuk e prisnin qe ajo te ikte ne ate menyre. Ne fillim u habiten se menduan se ajo iku fare, por shoqja e saj i qetesoje duke u thene se do kthehesh  sepse kishte  lene canten aty. Tani i kthehet ky shoqes se kesaj, ka mundesi te me sqarosh mua se cfar po ndodh ketu sepse mua me ka thene nje histori tjeter qe nuk ka lidhje me keto qe po te thoshte ty. Si fillim, ajo hezitoi te fliste dhe devijoi. Shiko i thote ky me thuaj si qendron puna me aq sa di ti dhe une me pas te tregoj cme ka brockullisur ajo gjithe diten, se me cfare po kuptoj do habitesh kur ti degjosh. Ajo sikur u bind dhe ju rrit interesi ndjeshem.

Shiko si eshte puna i thote kjo, dhe ne moment u ngerdhesh me nje qeshje ne fytyre, me te cilen ai nuk e mori vesh se cfare donte te thoshte. Ajo jeton me nje vajze te cilen nuk e ka qejf hic. Perhere ka patur konflikte me te, ne fillim per pune te dashurish dhe pastaj per budallalliqe nga me te voglat me te cilat kapen njerezit kur jetojne bashke. Mire, thote ky, kur jeton me dike ne shtepi keto jane normale. Ndonjehere, edhe babain tend nuk duron dot ne shtepi, shtoi ky si pa te keq. Jo, jo, tha kjo me nje nenqeshje si ti thoshte se nuk e kishte fjalen per ate qe kishte kuptuar ai. Pa prit njehere, prit, nderpreu ai hovin qe ajo sapo kishte marre per te folur serish. Kjo na tha ne se jetonte me te fejuarin e saj, ose burrin e mbetur ne tentative, tha ky si te zbulonte dicka. Me ke burre jeton ajo more ti, i kthehet ajo sikur sapo te kishte marre vesh nje thashethem te papare. Burrin pra, ngulmoi ky. Ajo na tregoi dhe unazen madje, e kishte ne dore tani. Po e vura re unazen, tha ajo po harrova ta pyesja se ce kishte ate ne dore.Po me ke eshte martuar, pyet kjo te dy ata? Ku di une, i thote ky, ti e ke shoqe ndersa ne sote e njohem. Pastaj, ka mundesi me ate tipin per te cilin po flisnit qepare, me ate gjene e zgjuar. Joo, klithi ajo, me ate ska mundesi, ate e kishte te dashur kohe me pare, pastaj edhe cfar nuk ndodh ne kete bote, perfundoi ajo dhe sikur ra ne mendime. Po pse e quan gje te zgjuar ti ate, pyeti ajo si per te mos lene biseden bosh nderkohe qe mendohej akoma. Hehe beri ky, dhe u kthye nga shoku i tij sikur ai ta kuptonte per cfare e kishte fjalen. Po si jo moj, ai eshte tip fare. Ka te dashur kete tru peshken, pastaj nje dite te bukur kthehet ne shtepine te cilen ja paguan po kjo, dhe ngaterron deren e dhomes dhe pallon shoqen e saj, ate me te cilen ndan shtepine. Se c’eshte e verteta, ajo na tha qe ate gocen e kishte shoqe te ngushte, po nejse. Po mire kjo, thote ky sikur te mos kishte mbaruar avazi. Po ai tani pret dhe nje femije nga shoqja e kesaj budallaqes. Si perfundim, te tre jetojne me nje shtepi te paguar nga kjo, keta dy prinderushat pa asnje te ardhur i mban kjo me shtepi dhe shpenzime jetese. Kesaj i thone poligami ne kushte moderne, dhe ti nuk i thua gje te zgjuar atij?! Meqe ra llafi, edhe guston e femrave se paska keq fare, kjo shume e mire, ndersa ajo shoqja qe na tregoi kjo nje fotografi gjithashtu e mire. Nje brune nje bionde, pa me thuaj cili do ishte ai mashkull qe nuk do donte nje gje te tille pa u quajtur i semure nga njerezia?

Nderkohe qe ky tregonte me qejf, ndizte cigare, dhe here pas here kthehej nga shoku i tij per miratim humoristik te ketyre qe po thoshte, ajo kishte ngelur fare e habitur dhe harroi cfar po mendonte, vetem degjonte ate me shume interes dhe me gojen gjysem hapur. Po ti cpate, pyet ky si me shaka? Ajo po pertypte akoma cfar kishte degjuar. Athere ky e kuptoi se versioni i tij ne rastin me te mire ishte i deformuar dhe ne rastin me te keq, nje shpifje telenovelash nga nje vajze me probleme te dukshme psikologjike. Pse, pyet kjo fillimisht me nje fytyre te cuditur duke e ndryshuar menjehere ne nje qeshje djallezore, keto u ka thene juve? Ti do te thuash qe keto nuk jane te verteta, ja ktheu ai, po me pyetje?

Hahaha… ja dha ajo nje te qeshuri qe degjohej stonuar dhe dukej i bere me pahir. Ajo jo vetem qe nuk eshte martuar, po as ajo shoqja e saj nuk ka e as pret femije me te dashurin e saj imagjinar. Ti do te thuash qe kjo budallacka as shtepine nuk e ka te sajen, e as nuk punon ne nje kancelari avokatie? Cfar kancelarie more, ajo eshte nje vit me e vogel se mua, ja pret ajo gjithe  tersellime. Une kete vite e mbarova shkollen, para disa muajsh, dhe nuk kam 2 muaj qe kam filluar pune ne nje kompani sigurimesh. Ouu, bravo i thote ky. Po a te paguajne mire aty, pyet sikur te mos kishte asnje gje te keqe ose sikur te mos ishte jasht teme? Kjo e pa njehere, si per ti thene qe pyetja skishte lidhje me cfar po flisnin, dhe u pergjigj shkurt: “Kenaqshem!”

Ej! Ti e degjon ca te thote ajo apo jo? U hodh shoku i tij nga ana tjeter. Clidhje ka sa e paguajne ate tani, ti e degjon qe githe diten ne kemi qene perballe nje tenelovele? Faktikisht thote ky ne kemi degjuar nje te tille, e jo pare. Por ose ajo eshte shume e semure nga mendja ose eshte shume e zgjuar per te ngritur nje rrefenje ne detaje te tilla. Pastaj, thote ky, tani qe e mendoj me mire disa detaje dhe nuk perputhen. Ehu.. hidhet miku i tij, se mos e kishe mendjen te detajet ti kur fliste ajo. Ti e kishe mendjen te dy detajet e medha te saj, bashke me mua, shtoi ai duke nenqeshur. Kjo nuk e kuptoi ku donte te dilte miku i tij me ate qe tha, dhe ne nje fare menyre ky u ndje me rehat qe ajo nuk e kuptoi. Domethene, kjo psikopatja na ka genjyer gjithe kohes ne? Tha ky me nje fare ndjesie qe i mungonte intati per kohen e ikur kot me te, dhe e tha ne nje menyre si ta vleresonte ate. Po mire i drejtohet ky Lerkes, po ti ca versioni ke?

Shiko i thote kjo, ajo nuk eshte e martuar dhe rreth asaj kohe qe thote ajo u martova une, une kisha dasem. Ajo ka bere shume llafe me ate shoqen qe ka ne shtepi e ndoshta nje pjese e ketyre historive kane te bejne me te. Megjithate deri ketu nuk do ma merte mendja te arrinte historia. Po ajo, qe thoni ju, ka patur probleme mendore dhe me perpara. Ou?! Bene te dy keta njekohesisht si te ishin ne kor. Pervec te tjerash ajo eshte dhe tip cinike, nuk para i le njerezit qe te jetojne jeten e tyre. Ka nje mani qe te kerkoje gjithmon cka eshte e tjetrit, ose me sakte e tjetres. Gjithmon per kete eshte ngrene me ate shoqen e dhomes. Pse ka veshur ajo ate, e dua dhe une. Pse ka ajo te dashur, e dua dhe une ashtu. Pse ajo punon, dua dhe une pune ashtu, e te tjera si puna e ketyre pretendimeve te semura. Mire po, ca kohe u be obsesive dhe kishte dhe kriza mendore. Keta ishin bere sy e vesh, dhe here pas here shikonin njeritjetrin ne sy si per te thene “Mos more!”.

Lerka nderpret te treguarin, syte i kishte ngulur diku me larg djemve. Keta kthehen te dy si per te pare se cndodhi. Kjo po vinte qete qete, medemek kishe ngrene. Kur te gjithe po prisnin te shperthente situata, ajo u ul ndezi nje cigare dhe i hodhi atij nje shikim krejt dashamiresi. Nuk po fliste njeri. Ky e shikonte i habitur dhe priste ndonje reagim. Asaj i rreshkiten disa pika loti, por pa e ndaluar te fliste. A jam e bukur une, pyeti ajo ate pa ja hequr syte per asnje moment?! Ky u mendua per nje moment dhe u terhoq ne karrige si per te marre pozicion imponues dhe serioz. Te te them te verteten i thote ky, je dhe madje shume. Se po te ishte e kunderta nuk do me kishe ngjalle interes fare qe nga fillimi, dhe mbi te gjitha nuk do kisha ardhur deri ne kete pike. Kesaj sikur i pelqeu pergjigjja dhe u hap ne karrige sikur te ishte shplodhur dhe kenaqur njekohesisht. Ndenji pak, i mori fytyra nje vetkenaqesi dhe i drejtohet atij duke i thene se donte te ikte ne ate moment, te cohej prej andej. Ky hezitoi per pak, dhe me pas e pyet se ku donte te shkonte. Ajo mund te priste shume pergjigje por ate jo! Ngeli njehere dhe e pa ate si te habitur. Pse une duhet ta gjej se ku do shkojme, pyeti ajo si e zhgenjyer nga pergjigjia e tij?

Lerken nderkohe nuk e mbante vendi. Shiko tha Lerka, une javes tjeter organizoj nje feste, e di ckeni ju cuna, pse nuk vini te festa ime? Jeni te dy te ftuar, do kete shume lloje ushqimesh, madje dhe pije te ndryshme. Hajdeni se jeni te ftuarit e mi. Lerka e thoshte kete me nje fytyre aq djallezore saqe dhe keta e vune re. Ndrkohe qe i ftonte ata ne feste, shikonte me djallezi here pas here ate. Ata te dy nuk po e kuptonin cpo ndodhte. Ky i rreshqet syte Lerkes per te pare ate. Ajo kishte ndryshuar ne moment. Fytyra e saj ishte shenderruar ne fytyren e nje te semuri mendor, hundet i ridhnin, lotet i mbuluan syte fillimisht dhe pastaj faqet. U mblodh ne karrige dhe po shtrengohesh. Miku i tij si i ndjere ngusht, jo se ky nuk po ndihej ashtu, i thote kesaj se do vijne patjeter. Madje shkembejme kontaktet ne menyre qe te gjejme njeri tjetrin. Do tju kontaktoj une, tha Lerka pasi u mori kontaktin atyre pa u dhene te sajin. E mire, tha ky si pa te keq dhe per te zhbllokuar situaten.

Por pa rezultat. Fytyra e Lerkes kishte marre nje djallezi qe nuk i ikte, por vetem shprehte pushtet sadist dhe fitore frustruese. Miku i tij rrinte i habitur. Ky po shikonte ate duke i kerkuar nje shpjegim se cfar dreqin kishte ajo ne momentin kur po flitej thjeshte per nje feste, mbi te gjitha te organizuar nga shoqja e saj e ngushte. Ajo nuk duroi dhe shpertheu ne ngasherima. Ja pra, tha ajo duke qare dhe fshire hundet me dore, kjo eshte ajo shoqja ime. Po dreqi e mori, kjo mi mer te gjitha, kjo mi merr, kjo, kjo, kjo!!! Ky ngeli i shtangur. Miku i tij nuk po dinte cfare te bente e si te reagonte. Ndersa Lerka, kishte nje vetkontroll dhe nje vet kenaqesi te papare. Cuna, mos harroni per festen, tha ajo gjithe peshtiresi ne zerin e saj. Ju lutem mbani fundjaven e ardhshme te lire, shtoi duke i hedhur syte asaj. Ja pra, tha Laura duke qare, ajo me merr cdo gje, e shikon?! Edhe ju do tu marri te festa e saj, thua se festa ishte nje vrime e zeze thithese qe te zhdukte e te kthente ne anti materie. Ndoshta per ate ajo ashtu dukej. Do te marri dhe ty, shtoi ajo si te mos degjohej ne gjysem zeri.

Ketij i vinin e i iknin njemije e nje gjera ne koke. Mendonte per psikopatine, per komplekset, patetizmin, mungesen e karakterit, karakterin e dobet, telenovela, perralla, mashtruesit. Mendonte per limitet, ne qofte se egzistonin te karakterit te njeriut, cfare e shtyn nje njeri te sillet si sillet, hipokrizine, zgjuarsine, genjeshtren, budallalllikun, tinezine, sinqeritetin, ndjenjat, pafuqine, vlerat, e ndoshta dashurine me format e saj. Por te vetmet fjale qe nxorri nuk kishin lidhje me keto. Kthehet nga miku i tij duke mos patur kujt ti kthehej tjeter, ai per hir te se vertetes e kishte humbur dhe po qeshte ashtu si ben budallai kur nuk kupton, dhe i thote: “Ore, nuk po kuptoj kush po i vjedh jeten kujt?!…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *