Ku të firmos…?!

bankingSa leke do marr une dhe ku te firmos?… Kjo eshte fraza qe konsumatori mesatar shqiptar perdor kur vjen stadi i fundit per te marre kredine. Ne pamje te pare nuk ka gje te keqe, problemi eshte se ky per te eshte stadi i pare dhe i fundit. Kjo eshte edhe arsyeja pse shume njerez kane marre ne qafe veten kur jane bere pjese e mardhenieve financiare pa patur inforamacionin e nevojshem.

Asimetria e informacionit eshte ceshtje thelbesore ne shkencat ekonomike dhe trajtohet gjeresisht ne mikroekonomi, menaxhim, finance dhe marketing. Me fjale me te thjeshta asimetria e informacionit eshte situata qe ndodh ndermjet nje klienti injorant dhe bankes se specializuar. Dmth: Ti nisesh per te marre nje kredi pa patur idene se cfar ka ajo nga mbrapa, ndersa ne krahun tjeter qendron banka duke ditur cdo detaj te mundshem. Kur them klient injorant e egzagjeroj qellimisht, se edhe po te qe klienti i zgjuar prap kjo asimetri do te egzistonte ne te tille mardhenie. Per ta bere me te thjeshte akoma: Ai qe shet nje makine e di shume mire se ku i calon gomari, ndersa ai qe e blen sado ta kontrolloje do besoje cfar i thot shitesi.

Fraza ‘ku do firmos dhe sa leke do marr’ eshte problemi i pare qe vjen si rezultat e injorances financiare te konsumatorit shqiptar.

Ne kete mardhenie jane dy pale: banka dhe klienti.

Si fillim, per klientin thame qe eshte i pa informuar. Megjithate, kjo nuk do te thote se eshte thjesht budalla ose injorant. Psh: Loni i cili eshte me shkolle te mesme dhe per hir te financimit te parukerise se nuses i duhet nje kredi. Po nderkohe eshte dhe Beni i cili eshte inxhinier ndertimi dhe gjithashtu ka nevoje per nje kredi. Te dy keta nuk kane ndryshim ne momentin qe vihen ne mardhenie me banken, sepse asnjeri nuk ka njohuri te specializuara ne fushen e financave.

Ndryshimi mes te te dyve eshte ky: Loni per te marre nje kredi pyet te afermin e pare qe i vjen ne mendje qe ka marre nje kredi. E zeme hallen. Halla i thote qe te filan banke ishte shume e mire kredia dhe goca qeshte shume bukur. Edhe Loni thote do ta marr atje se atje e ka marre dhe halla ime. Besoj kuptohet thelbi i Lonit, per te mos u zjgatur me shume me te.

Ne krahun tjeter eshte Beni i cili ka nje formim me te mire intelektual. Beni i drejtohet dikujt qe ‘merr vesh nga ajo pune’ dhe e pyet per informacion me te detajuar per hilete e kredise dhe te bankave. Ju siguroj se ne pothuajse mbi 90% te rasteve Beni del me i fituar se Loni. Pra e gjithe ideja eshte qe kur shkon ne gjykate ti merr nje avokat, edhe kur i drejtohesh bankes duhet te pajtosh nje konsulent. Banka eshe si gjykata, po nuk pate perfaqsuesin tend te zotin ka dhe shanse qe te mos gjesh drejtesine e duhur…

Si fillim kjo ishte pikpamja e klientit, e atij qe ne te gjitha rastet ka me pak informacion se banka. Ndersa ne krahun tjeter eshte banka, institucioni financiar qe ofron sherbime kundrejt nje pagese. Ose po te zgjatesha me tej, eshte ai ndermjetsuesi financiar i tregut. Njerezit kujtojne se kur shkon ne banke eshte njesoj si te blesh nje buke, pra cmimi eshte fiks. Nuk e ke idene se sa mund te negociosh me banken!

Bankat ne Shqiperi jane si mamutha dhe jo shume te zhvilluara ne te gjitha aspektet. Nje arsye eshte per fajin e tyre sepse nuk kane punuar si duhet, dhe tjetra eshte se klientela eshte e pa edukuar dhe zhvilluar ne kerkesat financiare. Ne logjiken e ekonomistit edhe kjo e dyta si arsye i bie te jete e bankes. Dmth i bie bankes pergjegjesia ti edukoje dhe ti zhvilloje nevojat e tyre. Bill Gates po sheron gjithe Afriken nga malarja qe me pas tu shesi kompjutera ekologjik por qe operojne Microsoft Windows (create the freakin demand!!!).

Problemet me bankat fillojne qe nga stafet e pa trajnuar, menaxheret e dobet, marja ne pune e agronomeve ne vend te ekonomistve, reziqet  e tregut, etj.

Bankat kane nje karakter primitiv. Nuk eshte e vertete ajo qe thuhet se cmimet jane konkuruese, aspak! Jane cmimet me te larta ne Evrope duke i krahasuar me fuqine blerese. Kane dobesira te theksuara ne sherbim. Psh nje shqiptar e ka te pamundur te bleje ne internet po nuk pati karte krediti. Por qe te kesh karte krediti duhet te kesh nje minimum prej $500 e per te mos fol me teper per komisionet. Ose absurdi me i madh: Kur ti je i pakenaqur nga nje banke dhe do te mbyllesh llogarine tende bastarde dhe te ikesh, e di ca ndodh?! Ti je i detyruar te paguash 15 mije leke te vjetra per te mbyllur llogarine. Tmerr!!! Eshte njesoj si te marresh buke te dyqani poshte shtepise, dhe nje te marte te zeze e more buken te dyqani tjeter. Ky i pari te shikon dhe te thote tani qe e more buken atje do me japesh mua 10 mije leke se ike te tjetri. Ketu vertet eshte faji i autoritetit te konkurences dhe atij pallavraxhiut te mbrojtjes se konsumatorit, por gjithashtu tregon se sa primitive jane bankat. Nuk e kuptoj se kush i fantazon komisione te tilla.

Megjithate, duket se ne fund te tunelit do ket pak drite. Nuk eshte problemi me individet, se nuk e kane kuptuar akoma se sa u kushton banka dhe te tjera kosto financiare, por bizneset ne anen tjeter kane filluar te ndergjegjesohen. Kane kuptuar se keshtu nuk ecet me, komisionet jane tmerr, premiumet e riskut jane larte sa me sbehet, te marresh nje kredi ti i paguan bankes 2-fish e mos me shume. Por bizneset tani kerkojen konsolidim dhe formalizim tregu. Kerkojne nje strukture, mbrojtje, dhe konkurence. Nuk kerkojne me kredi ndermjet Agimit. Qe te marresh 30.000 euro kredi ti i jep nen dore oficerit te kredise 4000 euro dhe je ne rregull, ose shto dhe nje 500 euro per pershpejtim procedure dhe e mbyllim. Bizneset jane te lodhura me kete pune, jane frustruar dhe per kete arsye nje perfaqsues i konfindustrise po formulon jo mire kerkesat e tyre ne publik. Por per hir te se vertetes bankat kane tendence qe ta pranojne kete kerkese te biznesit sepse ekonomikisht ‘makes sense’. Problemi eshte prap shqiptar, se si gjithmon duhet te behet me logjiken e te keqit te vetes. Biznesi qe te shkoje drejt atij drejtimi, duhet te mos punoje me me 2 bilance, duhet te jete me transparent dhe si rrjedhim me i hapur. Edhe ky hap do kohe qe te hyje ne praktike, ndoshta shume kohe. E rendesishme eshte se edhe bizneset po e kuptojne se metoda e punes me dy bilance, ne momentin qe tregu dhe shoqeria po konsolidohet, do dale demode…

Si perfundim, gjerat vijne me kohen. me kohen vijne stadet, stadet vijne me pjekurine, pjekuria vjen me eksperiencen, dhe eksperienca do kohe per tu akumuluar. edhe tregu financiar shqiptar, si cdo gje tjeter do ndjeki te njejtin proces.

Po sa te vije momenti ku te gjithe te ndjehen te mbrojtur dhe te barabarte ne treg do te duhet dhe shume kohe, ndaj noti mes peshkaqeneve do jete i domosdoshem. Kur ti pyet nje konsulent financiar eshte e njejta gje si pyet doktorin, avokatin, arkitektin, mesuesin, apo … Ne te gjitha rastet ose shpeton ose kursen!

 

p.s: te gjithe emrat e permendur me siper jane fiktiv dhe nuk i drejtohen ndonje njeriu konkret.

2 thoughts on “Ku të firmos…?!

  1. ej po me vertet mendon se Bill Gates po sheron gjithe Afriken nga malarja qe me pas tu shesi kompjutera ekologjik por qe operojne Microsoft Windows ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *