E pruri sistemi ketu apo e pruren sistemin ketu?! Projeksioni qe i ben realitetit shqiptar kur je jashte Shqiperise eshte pashmangshmerisht i perthyer ne rastin me te mire, dhe miop ne rastin me te keq. Mirepo, kur je ketu eshte ndryshe! Ndryshe jo se ndryshon gje, por se e shikon zhbirimin e ngjarjeve ne kohe reale, dhe aq sa vuajtje mund te jete kjo per disa, aq edhe sherben si shkolle me vete. Per nje moment po qendroj te ndryshimi.
Shume vijne, ose kthehen me idene e ndryshimit dhe se do mund te bejne nje gje ‘jo ndryshe’, por me te mire. Po i bie shkurt dhe nuk po permend ate fazen e adaptimit, po kaloj direkt te faza e fundit problematike. Faza e fundit dhe problematike eshte ajo kur gjithe ato ide apo naivisht endrra qe ke pasur ti ka perpire nje grope e zeze qe eshte realiteti shqiptar. Ketu lind bipyetja: A eshte individi i dobet, apo realiteti shume i forte?
Nga nje prespektive me shoqerore eshte e veshtire te gjykosh individin. Kjo per arsye se ketij realiteti i mungon meritokracia, boshti i vlerave, kultura, e nje liste e gjate gjerash te tjera. Nga ana ekonomike dhe me nje doze darvinizmi nga mbrapa, e gjykon individin qe cke me te! Pavaresisht si eshte realiteti do mbijetoje me i forti, ose e thene ne konotacion ekonomik me i zoti (te pakten teorikisht).
Gjithashtu, pak rendesi ka se me ‘zotesi’ ne kete mes do te kuptojme te qenit matrapaz, me vlera te diskutueshme morale, apo edhe nentedhjetenendesh. Si do qofte, per te mbijetuar duhet te jesh prap i zoti, keshtu qe ose do futesh gjithe dijet e tua ne kete vorbull e te vallezosh me te, ose dicka tjeter qe nuk eshte e pelqyeshme. Dikush thote qe do guxim te jetosh, e jo te vdesesh.
Neqofte se mundohesh te mbijetosh, me patjeter duhet te hysh ne sistem, te kuptosh si luan sistemi, dhe nese nuk do te behesh qelbur, duhet te behesh patjeter pak pis. Qe nga momenti qe ke hyre ne sistem detyrimisht je pjese e tij. At’her, ne kete rast cfare gjykohet? Sistemi, apo individi? Dua te them qe gjykohet sistemi, por nje merak se mos ngre nje kurth logjik per me vone, sme le te bindem. Te marr sikur gjykohet sistemi, se ne fund te fundit edhe individi qe sapo u fut ne te duhet patjeter te sillet e luaje si ky i fundit, dhe nese nuk e ben nje gje te tille athere ai e flak individin jashte vorbulles se tij .
Personalisht besoj se individi e ben sistemin dhe jo e kunderta. Shume njerez fajin per problemet e medha qe ka kjo shoqeria ja faturojne sistemit. Cfare te metash ka sistemi shqiptar? Pas kesaj pyetje ngecet fyti i mendjes dhe nuk kaperdin gje… Sepse eshte e nevojshme qe para se te gjykosh duhet nje perkufizim dhe ndarje e termit sistem. Cfare problemi ka sistemi politik? Une them qe nuk ka! Po ai gjyqesor? Prap, them qe nuk ka! Po ai ekonomik? Po edhe per kete them qe nuk ka! Po sistemi shoqeror? Ta marrim sikur edhe ky nuk ka. Dhe lind pyetja tjeter: Ather cfare problemi ka?
Problemi eshte individual, eshte nje sistem virtual qe shqiptaret e kane ngritur ne mendjet e tyre. Pak rendesi ka se cfare modeli apo sistemi ekonomik, gjyqesor, politik e shoqeror eshte realisht, shqiptaret kane te tyrin virtual. Eshte si nje psikoze kolektive qe ka krijuar nje pershtjellim virtual ku njerezit jetojne. Te marr nje shembull ne menyre qe ta konkretizoj. E beson kush se ne mendjet e njerezve do ndryshoje gje sikur te jete taksa e sheshte apo progresive? Mendon dikush se ndryshimi i takses, ose i nje kodi cfaredo ligjor do ndryshoje menyren se si mendojne njerezit, si jetojne, si i hedhin plehrat ne toke, si parkojne dysh e tresh, si peshtyjne ne toke, apo dhe si i zene vendet e punes?
Ngritja e ketij sistemi virtual qe ndodhet vetem ne koken e njerezve krijon dhe nje shkeputje ne realitet, ose ndryshe ajo qe rendom thuhet se ‘ligje kemi po nuk zbatohen’. Pikerisht pra , per kete arsye, sepse nuk ka rendesi cfare ligji ose rregulli eshte, por pse nuk zbret ky sistem ne menyre qe te behet me real?
Gjithe ky problem i madh eshte rezultat i mospercaktimit te rolit te individit ne shoqeri. Pamundesia e individit duket qe te fakti qe cdo njeri prej tyre mendon se do ishte me mire nje pune ne shtet, e duke vijuar me vone me kompleksin e magazinierit. Shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri fasadash, nje shoqeri rolesh, por jo aktoresh. Duke marre parasysh eksperimentin e Stanford, roli te njeriu ndikon ne nje mase shume te madhe. Mirepo, ne shoqerine shqiptare efekti i rolit nuk vjen nga nje burim institucional, por nga ky realiteti virtual. Roli nuk eshte thjesht nje ure per ne jeten reale, por eshte dhe nje maske te cilen individi e ve para se te perballet me kete realitet, para se te perballet me tjetrin. Perversiteti i ketij procesi eshte se ka arritur nje pike vicioze. Njerezit ndihen vetvetja me maske, jane rehat me maske, dhe me e keqja akoma po u vene maska dhe femijeve te tyre. Nje shembull po banal do ishte: Te keqen mami mos ta marr vesh bota se cka shtepia! – Mire Ma! Po mire kur mund te kesh turp nga varferia, nga tradhetia e burrit, nga paaftesia, por kur keto kalojne ate cakun moral? Po sikur e ema i thote te birit mos te marr vesh bota qe babi i hyn ne dru mamase? Dhe keshtu me rradhe mesohen dhe breza te tere maskarenjsh (lexo: njerez me maska).
Ne te kundert me sintezen, duhet gjetur dhe problemi i problemit te cilin u pretendua ketu. Per ate ka nje mori gjithashtu, qe vijne qe nga historia e larget, te rrethanat gjeografike, e ndoshta te ndonje problem gjenetik per te cilin nuk kam kellqe te flas.
Sistemi nuk vet-behet, individi e krijon ate, i jep forme, dhe shume gjera te tjera por jo fiziologji. Ndersa individi nga sistemet nuk krijohet, por i jepet forme ose ndikohet ne menyra te ndryshme. Sa e vertete eshte kjo e fundit?! Nuk e di, se kush me mohon qe komunizmi ne Shqiperi nuk krijoji nje individ te ri? Nje model Orwell-ian, qe edhe kur nuk pergjohet i duket sikur pe gjohet nga Ai.
Si perfundim, ne kete faze reflektive ne te cilen po notoj ne ambiguitetin e ideve, argumentave dhe doktrinave po i mbetem besimit tim qe individi eshte superior ne lidhje me sistemin, dhe si i tille mund ta ndryshoje ate. Shenjat qe nje individ le ne realitetin historik mund te jete nje vije jo e drejte si ne Efektin Flutur, ose si nje levizje valesh qe kap gjithe bregun (ripple effect).
p.s: Ne qofte se ne shoqerite e zhvilluara ne bote maska eshte simboli i anonymous, atyre qe nxjerrin te vertetat, luftojne padrejtesine dhe bejne Robin Hood-in modern e virtual, po ne Shqiperi simboli i cfare ose kujt eshte maska?
Nje opinion i shpejte:Ne Shqiperi maskat jane simbol i PADIJES. Pse? Sepse:”kusaria,ligesia,varferi dhe gjithe sa te keqija kane,meme padijen kane.”
Duhen ca korrigjime “Kusaria,ligesia,varferia dhe gjithe sa te liga jane meme padijen kane……
Artikull interesant per te cilin ja vlen te mendohesh pak .
Maska eshte simboli anonymus sepse vizioni i ketij bashkimi nuk eshte te luftoje per , ose me EMRAT. emrat mund te percahen ,te pushtohen , te shpifen dhe te shkaterrohen. IDETE JO . emrat qendrojne ne rrugen e qellimeve dhe ideve.
Anonymus nuk perfaqson individin, organizaten apo partine. Kur IDETE nuk jane anonime, jane te prangosura dhe nuk gezojne liri .
Frika dhe privimi i lirise se mendimit qe u esht imponuar dhe ushtruar ndaj shqiptareve nga pushteti kto 70 vitet e fundit, i ka fshehur pas nji sistemi te shtirur vlerash njerzore me qellim mbijetesen individuale.
Si gjithmone te percare nga egoja , shqiptaret nuk jane bashkuar sepse injoranca i ka lene pa vizion dhe miope duke mos pare pertej pragut se shtepise .
Por koha ka ndryshuar, jam optimist dhe kam besim te rinia shqiptare tani qe eshte perfshire ne proceset integruse ne cdo aspekt te jetes. mendimi i popullit tone po evolon dhe kjo fale hapjes me boten . ( interneti , media , levizja dhe jetesa ne vendet jasht ) i ka pajisur shqiptaret me eksperiencen e kombeve te tjera .
Ne fund te fundit mendoj se sot jemi me te lire dhe jo aq te friksuar , sa ta shprehim veten pa maska. po evoluojme nga specie jo rruazore ne specie rruazore :p
Maskat jane nje trashegimni . Trashegimni e nje babai i cili mban femijen ne vendin e pare pa rrip sigurimi dhe kalon me te kuq , trashegimni e nje drejtori qe shkon ne shkolle i dehur , trashegimni e nje deputeti pa arsim te mesem dhe me precedent penal. Shembuj si keto ka pafund ne realitetin shqiptar dhe kur persona me nje fare pozite dhe roli ne shoqeri perdorin maske per tu ber te paster , mbjell tek brezat pasardhes te njejten fryme. Ne e bejme sistemin dhe ne kemi per ta ber ne te ardhmen , por mendoj se me persona intelektual dhe te perkushtuar si ju dhe me persona si une dhe shum te tjere me nje enderr qe ajo maska e njOhur deri tani te shnderrohet ne nje maske si ajo e Robin Hood , jemi ne ne rrugen e duhur per te “miren e pergithsme” sic thote dhe Ruso .
Mendoj se ne Shqiperi maska eshte simbol i paaftesise ,i frikes per te dal kunder te gjithve dhe per te thene ate qe mendojne ,frike nga sistemi ,edhe pse jemi demokraci une shikoje njerez qe kan frike nga fjala dhe nuk e thone ate qe mendojne dhe nuk i lene as femijet te thone ate qe mendojne duke thene : «nuk eshte puna jone »po nese nuk eshte detyra jone e kujte eshte ? ajo qe me bene te trishtohem eshte rinia qe i ka humbur te gjitha vlerat ,qe nuk ka qellime ne jete ,qe nuk e kan ndjenjen e drejtesise ,nuk e kan ndjenjen e te attutiti rezultate sepse e meritojne jo sepse kane , ,ajo qe me merzit jane maturantet qe me keshillen e prinderve behen pjese e fushatatve politike ,me shprehjen kjo shprehje aq sa me bene per te qeshur aq edhe me bene te ndihem keq ,qe rinia e ka humbur besimin ne vetvete ,e ka humbur deshiren per ti arritur gjerat ne jete sepse jane te afte ,kjo i bene te ndihen te dobet dhe te kene frike dhe si rrugedalje vendosin maske.Nese ka shprese? Me duket veshtire por jo e pamundur ,perderisa eshte ne doren tone qe te ndergjegjesohemi dhe te heqim maskat dhe te shfaqim vetveten .
Mendoj se ne Shqiperi maska eshte simbol i paaftesise ,i frikes per te dal kunder te gjithve dhe per te thene ate qe mendojne ,frike nga sistemi ,edhe pse jemi demokraci une shikoje njerez qe kan frike nga fjala dhe nuk e thone ate qe mendojne dhe nuk i lene as femijet te thone ate qe mendojne duke thene : «nuk eshte puna jone »po nese nuk eshte detyra jone e kujte eshte ? ajo qe me bene te trishtohem eshte rinia qe i ka humbur te gjitha vlerat ,qe nuk ka qellime ne jete ,qe nuk e kan ndjenjen e drejtesise ,nuk e kan ndjenjen e te arituri rezultate sepse e meritojne por sepse kane para,miqe,ajo qe me merzit jane maturantet qe me keshillen e prinderve behen pjese e fushatatve politike ,me shprehjen«partia te jep buke sot » kjo shprehje aq sa me bene per te qeshur aq edhe me bene te ndihem keq ,qe rinia e ka humbur besimin ne vetvete ,e ka humbur deshiren per ti arritur gjerat ne jete sepse jane te afte ,kjo i bene te ndihen te dobet dhe te kene frike dhe si rrugedalje vendosin maske.Nese ka shprese? Me duket veshtire por jo e pamundur ,perderisa eshte ne doren tone qe te ndergjegjesohemi dhe te heqim maskat dhe te shfaqim vetveten
Sistem i kalbur, i degjeneruar, pa vlera, me njerez fantazma, i zhytur ne erresire, vrases i shpresave, pa rini, pa shkolla e universitete, pa mendim te lire… Perfundimisht duhet te jesh jashte sistemit per ta luftuar ate se duke qene brenda tij dashje pa dashje do behesh pis
Idea nuk eshte se behesh pis …. por duke qene e tille polemike vazhdimisht duhet te luftosh keta…”hipokritet” dhe “egoistet” e maskuar …dhe qe ti luftosh duhet t’ju zhbirosh anen psikologjike ku kane ata piken e dobet…dhe pika e dobet eshte “shpirti egoist shume i dobet perpara te vertates….qe realisht eshte maskaralleku me i madh sikurse eshte “maskimi” me i neveritshem njekohesisht me grotesku dhe goditja me satirike e drejtuar ndaj asaj fytyre te bere pis…. po qe te arrishketu… nuk mund te ecesh ne cdo udhe duke e konsideruar te shtruar me asfalt…duke ecur me koken lart e dinjitoz ne cdo hap…epra ajo te berit pis lidhet me faktin qe masken e groteskut e te mskuarit te dobet ta perdoresh si gur per tu hedhur ne loje …(big brother nje lloj reality show) ama te shpetosh pa u lagur qe dmth te ruash vlarat morale,shpirterore dhe dinjitetin …