Bordell

Para se shthurja e shtetit Grek te ndodhte nje panorame e till si kjo me posht pasqyrohesh ne mediat nderkombetare.  

Ne shkrimin me posht e marre nga MAPO.AL vihet re se deputeteve u aguhen qera, mbi 100 mije dollare kohe telefonike, dhe me interesantja eshte se parlamenti ka hapur procedurat per nje makine te re se me rente pika mua ajo qe ka krietari tani qenka shume e vjeter (mbi 10 vjet) dhe ka kryer me shume se 200.000 km. Tirana eshte nje mendere vend, dhe sa te vjetra i kane makinat mallagaret e dine te gjithe… 

Per me teper shkrimi nga mapo.al

Kuvendi i Shqipërisë programon që të 140 deputetët t’i pajisë me tableta elektronike ose laptop. Një gjë e tillë është përcaktuar si objektiv për t’u realizuar gjatë vitit 2014 nga Shërbimi i Teknologjisë së Informacionit dhe është pasqyruar edhe në raportin vjetor mbi veprimtarinë e Kuvendit për vitin 2013, i publikuar në faqen e këtij institucioni. Bëhet fjalë për një masë që ky institucion kërkon të marrë për zëvendësimin e kompjuterave “PC” të blerë gjatë kohës që Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli, në kuadër të projektit “e-Parlament” dhe që u hoqën gjatë nisjes së kësaj legjislature pas kërkesës së ardhur nga deputetët socialistë. Më konkretisht, në këtë raport thuhet: “Duke iu referuar objektivave për vitin 2014 me investimet e parashikuara për blerje pajisjesh elektronike (tablet, laptop, të sugjeruara për këtë aktivitet) në sallën e seancave për sistemin e-parlament”, realizohen dy objektivat kryesorë dhe sigurohet një sistem informatik më të sigurt. Realizimin e këtij objektivi shërbimi teknologjisë e justifikon me nevojën për ta shndërruar të gjithë procesin legjislativ në të gjitha hallkat e tij në një proces elektronik të automatizuar dhe pa letër. Ndërkohë që sa i përket 140 kompjuterave të hequr nga salla e Parlamentit dhe 92 kompjuterave të tjerë që ishin në depo, ky shërbim propozon që ato t’i kalojnë administratës së Kuvendit dhe komisioneve të përhershme. “Gjithashtu, me zëvendësimin e kompjuterave me pajisjet e reja për deputetët, kompjuterat e instaluar në sallën e seancave mund të kalojnë për të zëvendësuar kompjuterat e amortizuar të administratës”, – thuhet në raport. Në këtë raport janë përfshirë raportimet e të gjitha shërbimeve të tjera të Kuvendit, ku jepet një panoramë e punës së kryer dhe objektivave për të ardhmen. Kështu, shërbimi i financës dhe buxhetit raporton ndër të tjera se për vitin 2013, te zëri i shpenzimeve operative, 60 % e buxhetit është harxhuar për honorare dhe përfitime të tjera financiare të deputetëve, të cilat i jepen një deputeti nga Statusi i Deputetit, për pjesëmarrjen në seanca plenare dhe komisione parlamentare. Këto shpenzime përfshijnë dietat 6-12 ditë në muaj, sipas vendbanimit të vetëdeklaruar nga çdo deputet në momentin e fillimit të Legjislaturës, shpenzimet për karburant, ku jepet 45 000 lekë mesatarisht për një deputet, por që faktikisht kjo mesatare është e shpërndarë në varësi të distancave të qarqeve, përfaqësues të të cilëve janë deputetët, shpenzimet për telefon, honoraret për pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit, të cilat jepen në bazë të listë-prezencave të konfirmuara nga kryetari i Komisionit. Më konkretisht, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit kanë qenë 240 milionë lekë të vjetër, shpenzimet transporti 148 milionë dhe shpenzime telefoni 110 milionë lekë. Në këtë raport shërbimi transportit kërkon hapjen e procedurës për blerjen e një autoveture të re për Kryetarin e Kuvendit për arsye se autovetura në shërbim të tij nuk plotëson kriteret e sigurimit që kërkon Garda e Republikës (autovetura ka mbi 10 vjet në përdorim dhe ka përshkuar rreth 200.000 km ). Gjatë vitit 2013, si rezultat i lënies së mandatit nga 61 deputetë, buxheti i shtetit ka akorduar për ta 200 milion lekë si pensione suplementare të personave që kryejnë funksione publike. Ndërkohë që në vitin 2013 janë trajtuar me qira banese 14 deputetë. Sipas procedurës Sektori i Trajtimit të Deputetëve, përgatit shkresën pasi të ketë marrë në dorëzim nga deputeti të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në vendimin dhe udhëzimin për trajtimin e deputetëve. Në këtë raport evidentohet dhe një marrëdhënie jo shumë e mirë mes këtij institucioni dhe Ministrisë së Financave sa i përket plotësimit të nevojave për financime nga buxheti i shtetit. “Për të gjitha sa më sipër, duhet theksuar se pavarësisht vlerësimit të nevojave buxhetore në Kuvend, miratimi i tyre, të cilat kalojnë tavanet e vendosura nga MF, kërkon sensibilizimin, informimin dhe ndërhyrjen e Sekretariatit për Buxhetin dhe Komisionin e Ekonomisë. Buxheti i Kuvendit i nënshtrohet shkurtimeve arbitrare nga MF si dhe disa limiteve mujore të detyruara të arkës, të cilat në fillim të vitit 2013 sollën pengesa. Si rezultat i këtyre, buxheti i Kuvendit nuk gëzon pavarësi. Në lidhje me këtë, ka dhe rekomandime të IPA-s, në lidhje me forcimin e rolit të Sekretariatit për Buxhetin, si dhe të shtimit të neneve në Rregulloren e Kuvendit, ku të vendoset që Kuvendi të votojë dhe të zbatojë lirisht buxhetin e tij”, – thuhet në këtë raport teksa i referohet edhe një rekomandimi të IPA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *