Butakët

Për ata qe nuk e dine perse përdoret fjala butak ne kontekstin shqiptar: përdoret për të përshkruar një njeri pa shtyllë kurrizore, një person që pluskon kot, një vegjetues dhe njeri apatik, një njeri qe ka parime morale por nuk ka mundësi tja ndjeje për to, një njeri qe është poshtë cipes së pellgut të qelbësirllekut dhe pluskon në paqe të plotë me të, një njeri që pritet te hahet i gjalle, një njeri që të ul dhe pantallonat kur vjen puna ose po të jetë nevoja.

E pra, meqë u sqarua se çfarë eshë butaku njerëzor gjithçka më rri në mendje është një pështjellim për gjithë shoqërinë. A nuk është gjithë shoqëria shqiptare butake?! Po pse te gjithë do thotë dikush? Çfarë është ky përgjithësim kamunist? – Po ne mos te gjithë, atëherë një pjesë më e madhe se shumica.

Kjo ku jetojmë ne nuk është një shoqëri çudirash, por është butakësh. Nuk është çudirash sepse këtu nuk çuditet më njeri me çka ndodh, dhe është butakësh se nuk çuditet me njeri se çka ndodh. Gjithashtu është butakësh sepse të gjithë e dine çfarë ndodh dhe asnjë nuk flet ose reagon.

Po mirë mo Loni do thotë dikush, çfarë ka ndodhur qe shoqëria apo ndonjë tjetër nuk po reagon që e bëkam unë kaq te madhe? – Ka ndodhur shumë! Madje dhe nga ato qe vihen re dhe nga ato qe nuk vihen re, janë tmerr… Para se ti ngre në formë argumentesh, ja të tregoj disa historiza, gjithmonë pa mërzitur ty lexues i vëmendshëm që ke smartfonin në shalë diku në plazh.

Po ta filloj me ndonjë gjë të vogël. Kur ende pa nisur plazhi në brigjet borgjeze të Dhërmiut, u gjenda me një mikun tim ne breg te detit. Pas një peripecie na u duk ajo shtrirja ne shezllon si te isha Sulltani i Madhërishëm, qe zoti i shtoftë seritë. Vjen kamerieri dhe pyet nëse kishte mundësi të paguanim. Patjetër i them, sa kushton? – 500 lekë të reja. Unë i dhashë leket, e falënderova dhe kaq. Miku im u mbulua nga një kënaqësi në fytyrë dhe mezi priste të fliste. “Ho me!” – i them, ç’ke, sikur të dha leke ai e jo i dhamë. Jo tha po qenka lirë çmimi.

Deri këtu jemi në rregull, thjesht një biznes që ka krijuar pritshmëri. Ndenji pak dhe tha ta marrim ndonjë birre dhe me qefin për ti paguar vete. I thotë atij çunit të sillte dy birra. Dhe kur erdhi ai me gëzimin qe i kishte mbetur nga 500 lekëshi i shezllonit e pyet shpejt e shpejt sa bënin birrat. Kamerieri i thotë 12 mije leke. Dikur ka qene një shprehje e mbetur nga Sali Berisha, qe i thoshte “do te ngrij buzëqeshjen ne buze” dikujt atëherë. Po e njëjta gjë ndodhi me ketë mikun tim, jo se ja ngriu Berisha por pritshmëria e kundërt që sapo kishte krijuar. Unë e pashe, u rehatova, ndeza një cigare dhe po qeshja.

Ai pa pritur të ikte kamerieri, i kuq nga inati më thotë: “Tmerr! Po ti er burrë pse qesh?!” I them me çudirat qe ndodhin këtu dhe pritshmërinë që kishe ti. Se është me keq kur ty te ndryshon pritshmëria dhe mendon se do paguash me pak, se sa kur e di qe do paguash shumë dhe e ha me qejf. Ç’eshte e vërteta unë po qeshja që se hëngra unë dhe pagova i pari shezllonin, po kjo të mbetet midis nesh.

Dhe që të mos e zgjas shumë me këtë histori. Pas një diskutimi ekonomik nëse është me mirë të shesësh më shumë me çmim mesatar apo me pak me çmim të lartë, e gëlltitem ketë kollotumbe. U rehatuam të dy dhe po shikonim bukuritë fizike që vinin vërdalle përpara. Nuk ka si ky plazh tjetër në Shqipëri, tha miku që kisha në krah. Uji kristal, vendi bukuri, femrat nuk ke ç ‘thua! Thashë me vete, nuk e ditka që ka dhe më mirë në Shqipëri, Miami Beach nuk ka vetëm Florida por dhe Golemi, ndërsa te Tropikali venë në plazhe me taka dhe tualet. Mirë po, kaluan nja dy ore dhe s’kishte ndryshuar gjë. Ishim në të njëjtin pozicion vetëm se birrat kishin mbaruar.

Ore akoma nuk e kemi konceptin e turizmit ne këtu, – brofi miku duke thyer qetësinë, paguan një qerre me lekë për të ndenjur gjithë ditën në shezllon. Nuk ka asnjë aktivitet rekreativ, sa mbrapa kemi ngelur! Mua qe serish me kapi e qeshura e thashë ti thosha që sot nuk ka as shkuma parti, moda e radhës si xhinset Miss Sixty te femrave dikur, por e mbajta veten. Megjithatë, prape dhashë arsye tjetër për tjetër se pse po qeshja. Besoj e keni parasysh për çfarë e kam fjalën, kur ja fut kot sa për të vazhduar më tutje? Ore i them por kur nuk ka aktivitete rekreative, çmimet janë kaluar Mykonos, bifteku ishte si tullë nga ato qe prodhon vjehrri i Fullanit në fabrikën e vet, djathi dhe gjiza kanë një çmim dhe mbi te gjitha çmim borgjezie, pse vijnë këta njerëz valle? Në përgjigje të kësaj vjen një teori që ka lidhje me frustrimin, e ndoshta një shkallë më lart akoma. Si e ka emrin ajo gjeja që sa më shumë të këput në dru dikush aq më shumë e do? Megjithate, nuk është pjesë e këtij diskutimi.

Unë ketë e quaj plazh butakësh. Sepse të gjithë ankohen dhe asnjë nuk reagon. Ne ato plazhe zakonisht janë të rinj e të reja dhe shume adoleshentë. Shumë pak prej tyre kanë punuar ose janë në punë. Pra me lekët e mamit dhe më shumë të babit (pa ofenduar mamin) bëjnë pushimet që i kërkon shoqëria dhe jo ata vet. Më mirë në atë vend mu duken një pesçe çunash përpara meje. Kishin mbush një çantë plot me birra, pinin dhe i grumbullonin aty kanoçet. Kamerieri kalonte dhe i mblidhte gjithë inat. Pas pak ndjej një ere relativisht të rëndë hashashi, thashë qyqja ç ‘behet kështu në mes të ditës, në mes të kallaballëkut, në mes te plazhit. Shikoj ishin ata çunat. Kishin ndezur nja tre ’cinare’ të mëdha dhe të mira dhe ishin aq rehat.

Çohem dhe u afrohem. Ore çuna nuk ju vjen zor! – Ata që u prehen fare thane po ky ç’na hap avaze tani. Ore, ore po nuk ju vjen zor keni tre cigare sa një pëllëmbe dore dhe një komshi qe keni afër shezllonit si thoni ta heqë njëherë, mire mo të gjithë nga Gjirokastra jeni?! – Ata ja plasën së qeshuri, atij të qeshurit tipik të barit.

Nejse, kjo pjesa ku u çova dhe fola me ta është imagjinate e imja (fiksion), nuk ndodhi, thjeshte mendova se do ishte bukur ta shtoja. Tani te le brekët e detit dhe të kaloj shpejt e shpejt në një histori tjetër.

Para pak kohesh, qeverriu ynë që punon për të mirën tonë dhe të ardhmen tonë bëri një marrëveshje me CEZ. Fjala marrëveshje do të thotë që palët merren vesh dhe jo që njëra i ul poturet tjetrës, ndjese për konotacionin por e tille ishte marrëveshja. CEZ një kompani mediokre e kuotuar në bursë erdhi në Shqipëri bleu ca xhipa, rinovoji ca zyra pune, me fal, ca godina të ish KESH-it se zyrat po i rinovon qeveria, u dha rroga menaxhereve të vet qindra mijëra euro dhe bëri dhe ca qoka këtu që futi disa në punë.

CEZ në negociata paska pas pretendime se në Shqipëri nuk kishte shtet ligjor dhe se energjia vidhej. Me rente një pike, po pse kur erdhi këtu i mori vesh CEZ-i këto? Një firmë që pretendon të jetë prestigjioze dhe e kuotuar në bursë, bën një analize paraprake investimi. Po një PESTEL, dhe një Porter nuk kushtojnë gje, e bëjmë dhe ne te ekonomiku! Pastaj merr vendimin për të investuar. Mirëpo po asnjë të mos mendoj se palaçot e CEZ-it nuk i kane ditur këto. Pasi vodhën si dreqi, dhe e ri-falimentuan sistemin atëherë u tërhoqën. Nga informacioni qe unë kam nga ekspertë të brendshëm dhe gjithashtu juriste, këtë çështje Shqipëria e kishte fituar në arbitrazh. Mirëpo si krenare që jemi, mikpritës dhe sy petritë ne nuk ja lejonim dot vetes që CEZ të humbte. Me përgjegjësinë më të madhe i thamë që ne jo vetëm që nuk vemi në arbitrazh, por e di c ‘keni ju?! Ne do tu dëmshpërblejmë juve për humbjet tona dhe për falimentimin e sistemit. Sa thane Çeket do na paguani, na jepni nja €50 milionë? Sa re i tha ky i yni? Ne ju japim €95 se për ketë dite kane punuar shqiptaret. Palët i thane njeri tjetrit ‘Shëndet e te mira’ dhe nuk u ndjenë më.

Nderkohe ne te njëjtën kohe butaket po ankohen se nuk kane pensione, firmat se nuk po i likuidon shteti, uji është akoma me orar po nuk pate depozitë, dhe dreqi e mori një akullore paska vajtur 3 mijë lekë. Kur unë isha i vogël me 3 mijë lekë qerasja gjithë klasën! Asnjë llaf nuk u tha nga ekspertët për këtë negociatë të turpshme. Qeveria tha se ai Loni më përpara e kishte fajin ne kështu e gjetëm, ata me përpara thanë një gjë që as vetë se morën vesh. Por nuk tha as gjë ndonjë ekspert juridik, ndonjë ekspert ekonomie, ndonjë i shqetësuar për shoqërinë dhe ekonominë! Butakeria vazhdon…

3 persona vdiqën në një ditë në aksidentin e rradhes në galeri e tunele që të kujtojnë kohët e afro dy shekujve më parë ku punëtorët ishin ‘skllevër’ të sistemeve. Sa kanë vdekur në ato galeri? Kush foli? Kush u ankua për ta? Qeverriu dërgoji një grup pune i cili kishte nxjerre në konferencë për shtyp një pantallona salep që dridhej kur lexonte e fliste, por prape e kishte atë kompetencën dhe fudullëkun e të pa-aftit si të thoshte se unë kam dale të bej adetin dhe jam i asaj partisë që të zgjidh hallet. Opozita doli dhe tha një përrallë me dike që i kishte ngulur thikën pas shpine dhe nuk do të toleronte thika te tjera. Po ky piramida i sindikatave? Po ndonjë nga këto OJF-rat që u grinë në lekë për këto të drejtat e njeriut? Po avokati i popllit? Apo avokati i popllit do fliste e do reagonte vetëm nëse në miniera dikush nga ata që ka vdekur do ishte homoseksual apo trans, apo lezbik, apo ku di gjë unë? Thonë që pas vdekjes ça nuk të bëjnë, të bukur, të pasur, me dashnore, njeri të mirë e bir të denjë të perëndisë. Po të ishte ky çmimi për të reaguar njeri dhe familja të merrte një dëmshpërblim, atëherë njeri prej të vdekurve ishte turk, le ta shpallin atë homoseksual… Butakeria vazhdon…

Pa dale more dale! Se ketë jave ndodhi çudia e te gjitha çudirave, u vodh Banka e Shqipërisë, u vodh për te dytën herë thesari i shtetit të shqiptarëve! Një kolegu im e krahasoji ngjarjen me El pason e dikurshme. Ore të uruar nuk u vodhën pak por 7-qind meleone leke, 700.000.000 leke, afro 7 milionë dollarë, ose 4.4 milionë euro! Ore si nuk u ndie njeri?! Vetëm në facebook plasi gallata. Institucioni me i sigurt në Shqipëri kishte 4 vjet që vidhej rregullisht dhe butaku në krye të bankës krihej.

Qeverriu? Asnjë reagim. Opozita? Asnjë reagim. Ndonjë butak tjetër? Asnjë reagim. Ore ku po jetojmë? Në mënyrën më të paturpshme del dhe thotë se vjedhjen e denoncoi vete banka? Ouh really! Mire qe kjo nuk ka anë e udhë, se mesa duket mund dhe të mos e kish treguar fare, po ky bixhozxhiu i bankës qendrore deklaron në deponimet e veta në prokurori se e zbuloi vet aferën se kishte frike nga auditi. Shqiptareve prape ju vodh thesari, prapë ja dhanë sapunin për djathë, prape u bënë atë që në vendet e civilizuara të botës nuk konceptohet. As Mugabe nuk vjedh thesarin sepse ka turp, por e bën në mënyrë më të sofistikuar. Butakeria vazhdon…

Dhe një histori të fundit se u zgjata shume, dhe ti lexues i mire dhe i bukur nuk ke shumë kohë të merresh me kësi gjërash. Megjithatë kam përshtypjen se po ke arritur deri te këto rreshta diçka nuk shkon me ty!

Në Butakland, qeverriu ndryshoji hartën e çmimeve të tokave në Tiranë dhe rreth saj. Ndodhi ajo që në asnjë vend të botës nuk ndodh, nuk e di në Mars çfarë bëhet, por ajo që asnjë logjike ekonomike nuk e shpjegon. U rrit çmimi i tokave në periferi dhe u ul në qendër të Tiranës! Tmerr!!!

Pas ndryshimeve të çmimeve në Tirane, kur për plebenjtë e rinj të këtij shteti duhet të ulin çmimet e deklaruar mbi te cilat ky shtet mban taksën kundrejt transaksionit, se çmimi real është gjithmonë tjetër. Ka dhe disa fshatra që po ndiqet e njëjta logjike, Lundra dhe Surreli. Lundra ku po shpërngulen udhëheqësit, elita, gjikatesit, fasadaxhinjte e Butakolandit çmimi është ulur nga 4371 leke/m2 ne 3283 leke/m2. Çdo logjike ekonomike thotë që ku rritet kërkesa rritet dhe çmimi, ne në Butakoland kemi rregullat tona. Ndërsa në Surrel më rëntë pika, sa vajti bëri shtëpinë kryeministri ranë çmimet e pronave. Kam dëgjuar se ranë çmimet nga që nuk blen njeri aty se thonë se kryeministri bën shumë zhurmë natën.

Injoranca e thellë dhe prona jo te i zoti e ka lenë ketë vend Butak. Dolën nga shtëpitë njerëz që kishin 70 e kusur vjet në ato shtëpi, u morën pronat e i degdisën pronarët kush e di se ku, dolën 4 pronare mbi një tokë dhe u vranë me njeri-tjetrin. Tani edhe çmimin e vendosin si ja do qejfi plebeut dhe si përfundim rroftë Borgjezia e Hillsave. A foli njeri për pronat? Butakeria vazhdon…

Pas gjithë këtij çarçafi, e fundit gjë që të vjen në mend është që të japësh dhe argumente. E ç’janë argumentet në fund të fundit, teknikalitete që nuk i mban mend njeri dhe nuk i ngjisin në memorie askujt. Por historitë gjithmonë mbahen mend, kane atë afinitetin emocional, dhe si të tilla të ngacmojnë.

Francis Fukuyama thotë se: “Problemi i vetëm me i madh në shoqëritë që kanë aspirata për tu bere demokratike është dështimi i tyre në sigurimin asaj ç ’ka njerëzit kërkojnë nga një qeveri: sigurinë personale, rritje ekonomike për shoqërinë dhe shërbime publike bazike, sidomos edukimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën. Këto duhen nga njerëzit për të arritur shanset individuale”. Mire po Fukuyama harron se në Butakoland nuk kërkon njëri shans individual, por të mira kolektive. Akoma flasim në shumës për veten, nuk themi Unë por Ne, akoma bëjmë letra kolektive, akoma ka fletë rrufe. Por ky kolektivitet është i shtirur siç u mësuan prindërit e këtij brezi për 40 e kusur vjet. I shtirur sepse po te ishte e kundërta nuk do pastrohesh deri te pragu i derës, por dhe pas pragut se me demek është i yni…

Ore meqë ra llafi, drejtoresha e tatimeve vlerësonte ndeshjen Jorgaqi – Kadare, si doli?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *