Përveç te tjerash, këtë vere pata mundësinë te jem pjese e një projekti qe ka për qellim shkencën. Me pak fjale një pyetësor relativisht i gjate duhet te behet ne forme interviste me bizneset shqiptare. Ne listën e atyre qe duheshin intervistuar ka firma nga me te voglat dhe te me prestigjiozet ne treg. Mua me ra për pjese te intervistoja 12 firma nga Tirana, 2 nga Saranda, 4 nga Korça, 1 ne Laç dhe nja dy te tjera neper Shqipëri.
Te them te drejtën nuk e mora me shume gëzim te madh. Se mendova vere, helbete ndonjë pushim duhet, po shume angazhime te tjera, dhe kjo sikur ishte angari. Megjithatë, fillova fushatën me Tiranën. Vajta pothuaj se te te gjitha firmat një muaj e gjysmë para. Se thash tu jap dhe kohe qe ta përtypin se është një cik i gjate si pyetësor. Por para se te beja takimet bëra një gabim. Mendova se për ta bere me te rëndësishëm pyetësorin u thashë qe duhet plotësuar nga dikush me nivel menaxherial se e ka informacionin me te plote n lidhje me kompaninë. Kjo me erdhi si bumerang, sepse pothuaj se te gjithë bene vetëm një veprim, te cilin do ta sqaroj me vone. Një sqarim për më tej: Qëllimi i këtij shkrimi nuk është reklama e njërës ose deklamimi i ndonjë firme tjetër, qëllimi është të përshkruaj ato që nuk i mëson shumë në libra por vetëm në përballje me realitetin se si bizneset operojnë.
Firma e parë që kontaktova ishte shoqëria e sigurimeve SICRED. Te recepsioni një goce shumë e sjellshme pranoi formularin dhe ja drejtojë drejtoreshës së burimeve njerëzore, e cila më tha që që nesër do ishte gati. Shumë të komunikueshëm por formularin pasi kam vajtur 5 herë akoma se kam marrë, sepse është plotësuar por sekretarja që e ka ikur me leje dhe të tjerët nuk e dine se ku e ka lënë kjo e fundit.
Para se të filloja fushatën bëra një plan pune dhe një tabele ku në të ishin emrat e firmave, përfaqësuesi që do takoja, adresa dhe një numër telefoni. Gjatë kohës kisha dy probleme. E para, nuk mendoja ndonjë herë se do përdorja GPS për të ardhur vërdallë në Tiranë. Thash me vete, nuk i fikson njeriu rrugët sa here i shikon, dhe me shumë orientohemi me ndonjë lokal apo ngjyrë pallati, përveç të tjerash dhe më falet se jabanxhi jam. Por problemi i dyte me adresat ishte se një pjesë e mirë e bizneseve ja kishin fut kot. Kjo me zgjati punën dhe ndryshoji planin.
Pasi vajta te disa firma te tjera kuptova qe unë nuk isha i pari qe u veja me një pyetësor ne dore, dhe kjo shpjegonte indiferencën e disave, por jo sjelljen arrogante dhe me ere te keqe te tyre. P.sh: Një firmë e përpunimit të mineraleve dhe metaleve pasi kontaktova me presidentin në tel dhe po përpiqesha të gjeja zyrat e tyre më tha: “Shiko mor burrë, ne kena një zyrë diku te ajo rruga por që nuk është zyrë, vetëm ekonomisti rri aty kur ka punë. Tani dhe ju me këto pyetësorët na hoqët mendjen, nje herë INSTATI njëherë ju. – Ortaku im është në Turqi unë jam në fabrikë, ku kam nge unë të merrem me to, është punë angari për ne”. – Më fal për shqetësimin, dhe gjithë të mirat. Uroj që punë të keni. Pasi i thashë këto fjalë dhe mbylla telefonin dëgjova që donte të fliste se ju thye pak yryshi për të më zbythur me pretekstin e kohës. Këtë e kuptoj se sa do më tha arsyen se pse nuk mundte dhe brenda normave të edukatës.
Para se të them rastin tjetër, le të bej një sqarim tjetër. Është e vërtete që shumë firma marrin pyetësorë. Që nga studentët që me një zell e pasion marrin mundimin të bëjnë pyetësorë, qe ç ‘është e vërteta janë skarco, sepse u mungojnë shumë gjëra dhe nuk kanë teorinë e mjaftueshme për të analizuar. Është e vërtete që marrin pyetësorë nga institute, universitete, projekte, INSTATI, banka, etj. Por në të gjitha rastet janë në të mirë të tyre dhe të shoqërisë. Për mendimin tim edhe në rastin e studenteve e kanë për detyrë tu përgjigjen, se nuk duhet të ndërpresin atë shans të vetëm që kanë për të bërë sikur ushtrojnë në praktik njohuritë e tyre. Sepse harbutëria e njerëzve të pa edukatë nuk duhet tu ndërpresë punën dhe zellin e tyre në rrugën që kanë nisur. Ndërsa në rastet e tjera, bizneset nuk e kuptojnë që po vuajnë nga politikat alla Adhamudh e alla Nastradin. Se në botë mblidhen të dhëna dhe pastaj ndërmerren politika, ndërsa këtu është si ti teket ndonjë Loni. Nuk e kuptojnë që p.sh banka pyet që të kuptojë kushtet e tregut. Mire po nëse ti debil nuk përgjigjesh se çfarë të dhemb nuk ka nga ta dijë banka se çfarë politike te ndërmarri. Dhe si rrjedhim nëse të dhemb zemra do te kurojnë për prostatën dhe Fullani do tja futi nga mendja ose nga ndonjë gjë tjetër politikat e bankës.
Gjatë këtyre intervistave mësova shumë dhe më bëri që të rikonsideroja disa gjëra teorike që i lexon gjithkund nga pseudo analistet ose ekspertet e ekonomisë. Kupton vërtet se ku u pikon çatia shumë industrive, që nga kërkesa për punonjës deri te mekanizmat burokratik.
Rasti tjetër i sjelljes me erë dhe arrogante ishte, ose më sakte ishin dy firma te tjera. E para: Pasi vajta te adresa e pare më thanë që kanë adresë tjetër. Kjo që më dha adresën tjetër më dha dhe një numër kontakti dhe më porositi që pronari nuk e hap telefonin po nuk njohu numrin. U çudita! Pas shume peripecish për të kontaktuar arrita ta gjeja. Pasi e kisha sqaruar në tel kush isha dhe se kë përfaqësoja, si dhe qëllimin e vizitës më pyet në fund: “Nga vije ti?!”. Edhe unë e ndryshova gjuhen: “Shiko mer burrë – i them, një formular është, nuk jam as nga tatimet e as nga doganat pa merak!”. Aha, ok! – tha dhe më dha adresën. Vini re se çfarë babilonie është. Që thua ti lexues i vëmendshëm kjo ishte një call center, dhe që në letra unë e kisha kompani marketingu.
Sa hyra shikoj një tabello të madhe “Pro Marketing”. Qenka gjithë kjo mendova. Sapo hyra ve re një sallë të madhe me operatorët me kufje në vesh në aksion për të bindur njerëzit. Ika më tutje dhe duke ecur një vajzë e re më thërret se ku po shkoja. E sqaroj me fjalimin që më ishte bërë standard tashmë. Dhe më thotë prit sa të flas me pronaren. Erdhi shpejt e shpejt si flutur dhe më tha që ajo nuk ka kohe tani dhe nuk e di ca të të them. “Ore palaço po ka ngele Gjiri Persik për tu zgjidhur nga pronarja jote, dhe ajo shefe e call centerit bën sikur ka 2 mln euro portofol investimesh dhe nuk denjon as te dale nga strofulli, pse mi gomist të dukem unë, pa ofenduar profesionin e ndritur të gomistit” – mendova ti thosha. Por ne fakt i thashë: ”Shiko ky një pyetësor është, ta le unë këtu me gjithë një kartëvizitë timen dhe kur të keni kohë ju lutem plotësoheni dhe brenda mundësive më kontakto”. Sikur u zbut, e pranoi dhe ika. Pas një muaji e vizitoj sërish callin e centerit. Tanimë e dija rrugën, dhe vajta drejtë e te ajo goca që meqë ra llafi përgjegjëse e burimeve njerëzore. Sa bej ta përshëndesja ma pret duke më thënë “Ku veni ju!”. Thash nuk ka mundësi të mos mbaj mend fytyrën time të bukur, jo për gjë po kisha drejtuar flokët dhe… , bëj shaka! Erdha për atë formularin, nuk mban mend? – i thashë i habitur. Jo tha por duhet të kalosh më parë te recepsioni dhe jo te hysh direkt këtu. Kthej kokën dhe shikoj ku dreqin ishte recepsioni i asaj katnares se mu veshën sytë nga nervat. I them të gjitha tavolinat janë një soje me njerëz me kufje në vesh dhe nuk dallohet, pastaj ne kemi fol njëherë bashkë. Recepsioni thotë Manushaqja (ja futa kot se nuk e di emrin) është te ajo goca qëështë në këmbë. Ore i them, seriozisht e ke ti? Po! – tha, jam në orar të punës unë dhe në punë jam serioze.
Qyqja, me iku mendja. Ore ku e ke bërë shkollën ti i them? Diku këtu tha. Bravo të qoftë – ju përgjigja, por për burime njerëzore që je shumë… dhe nuk e mbarova fjalën. Gjithë ajo bëhesh për të mos plotësuar formularin. Nuk e zgjata më dhe ika.
Tani për sqarimin e parë që më erdhi bumerang: Unë mendova që ta bëja më të marketueshëm formularin u thashë të gjithëve që duhet plotësuar nga nivel menaxherial, jo se është i vështirë por do informacion. Në momentin që u thosha këtë asnjë nuk pranonte ta plotësonte në moment, por të gjithë thoshin me një krenari lere këtu se të kontaktojmë ne. Krenari shqiptari si e dhisë së zgjebosur, kishin frikë se mos nuk dinin ndonjë pyetje dhe nuk ishte mire që të pyesje. Po të vije re fytyrat, ishin aq të lexueshme, se ne si komb ço ku dallohemi kur shesim nga ato me erë.
Pasi hoqa picirin për të gjetur firmën e radhës agjensinë e marketingut “OGILVY”. Zyra shume të bukura, vend-ndodhje shumë e mire, një staf daullesh. Te recepsioni ishte një gocë që për të qenë e bindur e mbante facebookun hapur dhe në kompjuter dhe në telefon, të cilin nuk e lëshonte nga dora, edhe kur fliste njëherë shikonte telefonin dhe qeshte njëherë ty, me kujtoje disa miqtë e mi. Pasi e sqarova me fjalimin tim se kush, qysh, si dhe çfarë. Më thotë, nëse mund ta plotësonte ajo. I thash më vjen keq por duhet dikush nga niveli menaxherial. Do ti qe u ofendua?! I them edhe një here se e shikoj qe u mërzite dhe ndoshta jam unë gabim se nuk të pyeta, çfarë funksioni keni ju këtu? Recepsioniste – tha.
Me sa di unë ju si recepsioniste nuk keni informacion të detajuar për firmën, kjo ishte për ti thënë më butë që nuk je për këtë punë dhe mos bej sikur të ngelet hatri. A ka mundësi të takoj dike? Po! – tha dhe me një përtesë të paparë, si të thoshte që nuk më kërcet fare për ty thirri me zë te larte një goce tjetër. Vjen kjo Manushaqja tjetër dhe pa pyetur e pa u prezantuar, i thotë kësaj se kush isha unë, ndërkohë që unë isha aty. Mendova, po mund të isha klient dhe kjo nuk dinte gjë fare, me këtë sjellje e pret një klient qe një fushate marketingu nga ato qe bëjnë ata kushton mijëra euro. Sa e pa pyetësorin, të gjithë nesër ikim me leje tha. Por pas 15 gushtit dhe mundet të merret dikush me të. Në moment kalon dikush dhe i flet greqisht. Ajo iku dhe me la me recepsionisten me potencial për menaxhere. Ore ju i them, pronaret grek i keni? Po tha – kompania është pjese e një kompanie greke. E lashë formularin me qëllim të kthehesha pas një muaji. Sot që po shkruaj këto rreshta më erdhi ky mesazh nga kompania:
“Pershendetje Rezart. Te shk nga kompania Ogilvy per formularin qe na ke lene per plotësim. Ai u lexua nga ne dhe u vu re qe nuk eshte direkt per kompaninë tone, kshuqe do tju lutesha brenda mundësive te vinit ta merrnit kur te keni mundësi sepse nuk mundemi ta plotësojmë. Faleminderit *****”
Në momentin që më erdhi mesazhi sapo kisha mbaruar intervistën më të mirë të dy muajve, më një firme shumë të madhe dhe për tu marre shembull, por që më vonë do ti vije radha. Pasi bëra kërkimin tim Ogilvy për hir të së vërtetës është një firmë prestigjioze ndërkombëtare. Mirë po dega që ka në Shqipëri nuk është në varësi të kompanisë mëmë ndërkombëtare por është një zgjatim i firmës greke, pra një papafingo e asaj gereke . Dhe biznesi i vetëm që ata kanë këtu është po me firmat greke. P.sh reklamën e Tirane Bank etj. Pra ideja është që paraja të mbetet brenda shtëpisë kalon nga njëra dorë në tjetrën. Megjithatë, si përfundim nuk i ktheva përgjigje dhe nuk vajta të merrja formularin. Nejse!
Si kërkues shkencore me integritet përzgjedhja e firmave ishte random ose në gjuhën statistikore në shqip e rastësishme. Mirë po në data bazë ishin dhe disa ujësjellësa që për hir të së vërtetës janë ligjërisht sh.a. Personalisht isha kundër futjes së tyre në statistikë se dihet që janë piramida dhe sado forma e tyre të jetë sh.a prape janë në varësi te bashkive, dhe argumenti im ne diskutim ne grupe nuk u pranua se ishte ende fillimi. Ne fillim njerëzit tentojnë te kundërshtojnë kot dhe te mbrojnë edhe gabimet e tyre.
Përveç ujësjellësve mua më kishte rënë në listë një agjensi tjetër shtetërore me emër “Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve”. Kjo agjensi ishte diku në të theodhoriut, në një pjesë të Tiranës të cilën se kisha parë ndonjëherë. Dreq, mendova nuk mu ndanë këto. Mezi e gjeta dhe ishte një godine me një porte gri dhe pa asnjë tabelë se çfarë ishte. Të them të drejtën, lagjja atje ishte si një wild west. Hapa derën e hekurit dhe sapo futem në të djathtë ishte një dhomëz e vogël me një si tip polici që po hante dhe po shikonte televizor. Sa pashë televizorin, mu kujtua një sekretare në institucionin të cilin punoj e cila shikon Sulltanin e Madhërishëm në punë. Ai sa vuri re që hyra, shumë i sjellshëm dhe pa fshirë buzët që nuk e di me çfarë i kishte më pyet se si mund të më ndihmonte. Ka njeri brenda i them, se si shkretëtire më duket këtu. Po janë ca – tha pa e prishur terezinë, dhe bëri të ikte para si të më thoshte më ndiq.