Që nga koha e qoftëlargut shoqëria jonë është ngritur mbi një fasadë ku të gjithë njerëzit jetojnë rregullisht për të tjerët. Mëkati më i madh kur të jepet vetëm një jetë, të paktën për ne që nuk i japim më shumë rëndësi jetës së përtejme se sa kësaj që kemi sepse do preferoja që virgjëreshat ti kisha në këtë jetë dhe jo në tjetrën, është të mos e jetosh atë […]
Të bësh paqe
Po të drejtohem ty që ke humbur shpresën, ty që ke dhënë shpirt, ty që nuk të shkon në mendje se ka gjë ndryshe, ty që të ka humbur zembereku i ndërgjegjjes apo nuk ke diçka të till fare, ty që nuk e ke nocionin e kohës dhe nuk e ndjen sa shpejt po të ikën jeta, ty që do të martohesh dhe pllenohesh shpejt të mbyllësh hesapet, ty që […]
Supa, heronjtë, vlerat
Në kohën e supës! M’u kujtua nga ajo shprehja: “Hë lëre se supë po ha “, ose si i thonë nga jugu:”Ky te ha munë! Dikur ishte problem të gjeje informacion, se helbete duhet tu futeshe librave me kokë, e për tu futur librave me kokë duhet kokë. Po kokën duhet ta kesh plotë, po ato plotë duhet të jenë tjetër gjë përveç tallashit, e kështu zgjatet diskutimi kot. Sot […]
PPP
Dikur, që në vegjëli, kam dëgjuar një histori e cila mu tregua për të ilustruar konfliktin intelektual mes Nolit dhe Konicës. Kjo ishte si shtojcë në kuadrin e gojëdhënave dhe nuk e di sa autentike ishte. Thuhet se Konica ishte aq sqimatar si person dhe përçmues ndaj Nolit sa që thosh: Unë, nuk jam si Ai! – Ai edhe kur mbaron supën, ngre tasin me dorë për tëmarrë fundin, unë ha deri sa të marri luga. Mu kujtua kjo histori kur diskutoja me […]
Heronjtë e munguar të një proteste (një kronike e munguar)
Që në moshë të herët duke patur një pavarësi të çuditçme, kisha një liri që ndonjëherë më frigonte. Jo se sot nuk jam i ri, duke qenë se kam vetëm 32 pranvera mbi supe! Në zgjedhjet që bëja si i ri, me atë hapsire që kisha, përherë i hapja avaze vetes. Një zgjedhje që bëra herët ishte të lexoja Nietzsche-n, jo atë të Fushë Krujës por të vërtetin dhe pikërisht […]
Sindroma e Karshtetit
Oooo sa kohë u bë! Sa kohë u bë i dashur lexues që nuk e kam trazuar përroin psiqik dhe tërrëfej. Shumë, shumë fare madje! Kjo nuk është gjë e mirë, se të rrëfesh në mot motit i ka bërë mirë njerëzimit, atij që e nxjerr dhe atij që e dëgjon. Nga krahu tjetër, jo se nuk ka patur perla, marrina, apo dhe gjëra të bukura ooo si jo! Ka patur plot dhe ti lexuesi im i rregullt dhe me durim gomari e di që unë çoç i vëzhgoj […]
Ooo Bambagjysh!
Ulur me dy miq të huaj duke folur për Shqipërinë. Unë si zakonishtnu qurravitem pse gjerat nuk funksionojnë këtu dhe ata që qeshin ose e kalojnë me ndonjë batutë. Papritur, miku më kthehet dhe më pyet se kundo bëj pushimet. Ngela unë! Pushimet?‚ – pyes unë si i zënë kaps Po, tani për festat e fundvitit. Cfarë do bësh, ku do festosh? Prap ngela unë! I them se nuk kam ndonjë plan e as nuk e di se cfarë do bëj, me siguri do sajohem në moment të fundit si përherë. Unë si natyrë, nuk bëj as urime për vit të ri, të vjetër apo ndonjë adet tjetër. Ore u kthye nga mua si të më kapte mat.
Llum
I dashur lexuesi im vullnet kalitur dhe fanatik i gjës së mirë! U bë kohë që nuk shkruaj dhe kjo për disa arsye. Po së pari, punë me bereqet! Durimmadhin dhe vullnetxhiun në fund të ditës e shpërblen universi. Së dyti, kjo kohë ka qenë aq intensive saqë më janëmbledhur aq shumë gjëra për të thënëne shkruar sa nuk po e mbaj dot më. Ueee sa shumë kam! Ndonjë herë mendoj se sikur tja plas të gjitha sa di e shoh kush e di sa do prishen balancat! Pastaj mendohem thellë, ndez një cigare dhe […]
Në stacion…
Kur je rrugës çdo detaj e ngre piedestal. Jo se ka ndonjë gjë të çuditshme ose speciale rreth asaj që shikon ose vë re, por është thjesht efekti i rrugëtimit. Ti bëhesh i çmendur rrugëtim, bëhesh moskokçarës, bëhesh nomad, bëhesh pisanjos, bëhesh melankolik, ndonjëherë edhe legen Për shembull, ajo vajza që është aq e bukur dhe ti e di që nuk do e shikosh më atë fytyrë që krejt papritur të ngazëlleu […]
Shoqëria kopile
Mora rrugën për Janinë dhe përfundova te protesta e parë kundra importit të plehrave apo mbetjeve si i thonë borgjezët. Një koleg më telefonon dhe më thotë që hajde se na thërret detyra qitetare e civile që ti bëjmë ball këtij demoni qe po rrezikon të ardhmen tonë. Në vend i thash, ti e di që unë jam patriot vatani dhe për këto raste të këput. Të them të drejtën […]