Kur mundohem te gjej nje fjale per te pershkruar kete vitin qe lame pas nuk ja dal dot. Eshte tipike si ajo situata kur rri nje ore ne banje e nuk ben gje, pastaj kur nisesh per diku te vjen… Megjithate, prap nuk me vjen asnje fjale. E nis me metodologji, a thua ti se c’do bej, dhe e ndaj ne te mira e ne te keqija. Po prap me […]
Vice versa
Si ne vendet e zhvilluara, e si ato ne zhvillim ekonomia dhe shoqeria bazohen gjeresisht ne ato qe quhen njohuri. Per te shprehur me mire dhe perkufizuar me qarte se cfare jane njohurite eshte mire te mos perdoret perkufizimi i ndonje autori apo dhe perceptimi i ndonje tjetri por te shpjegohet me perjetim. Nuk ka me mire se te shpjegohet me perjetim nje fenomen. E ben ate me te prekshem, […]
Asgjë e re nga Olimpi
Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te […]
Cudirat e vitit te vjeter, dhe hallet e te riut
Ne që kemi zgjedhur të jetojmë në këtë qerbela në krahasim me ata që jetojnë se nuk kanë nga tja mbajnë, kemi një avantazh! Avantazhi është se ne nuk jemi pjesë e asaj që të gjithë e dinë se çfarë ndodh por asnjë nuk flet. Do thuash ti lexues i dashur në pritje të open-barit të vitit të ri, po çfarë bëni ju ndryshe nga të tjerët? Ne nuk flasim […]
Butakët
Për ata qe nuk e dine perse përdoret fjala butak ne kontekstin shqiptar: përdoret për të përshkruar një njeri pa shtyllë kurrizore, një person që pluskon kot, një vegjetues dhe njeri apatik, një njeri qe ka parime morale por nuk ka mundësi tja ndjeje për to, një njeri qe është poshtë cipes së pellgut të qelbësirllekut dhe pluskon në paqe të plotë me të, një njeri që pritet te hahet […]
Barbaret te porta…
U vesha e u ngjesha per ne pune dhe me nxitim u nisa per te marre makinen te garazhi nja ca pallate me larg timit, se pjesen qe eshte per garazhe te pallati ku banoj e ka bere loni magazine. Nejse, sa zbres nga ajo qe barabaria qe kam verdall e quan “acensor” kujtohem qe kisha harruar tasin me buke dhe vitaminat qe mi kishte dhene Eralda. Kthehem prape, ashtu […]
Shoqëria e maskave
E pruri sistemi ketu apo e pruren sistemin ketu?! Projeksioni qe i ben realitetit shqiptar kur je jashte Shqiperise eshte pashmangshmerisht i perthyer ne rastin me te mire, dhe miop ne rastin me te keq. Mirepo, kur je ketu eshte ndryshe! Ndryshe jo se ndryshon gje, por se e shikon zhbirimin e ngjarjeve ne kohe reale, dhe aq sa vuajtje mund te jete kjo per disa, aq edhe sherben si […]
Dasma e Shoqes
E kish mberthyer Tiranen nje i ftohte i pazakonte. Por si per ngushellim, ne te njejten gjendje ishte e gjithe Evropa. Lajmet jepnin fshatra te bllokuara dhe mjerim ne Shqiperi, por kur pershkruanin te ftohtin qe kishte zene evropen nxirrnin vetem kartolinat me pamjet e bukura te dimrit me debore, edhe pse i ftohti ishte i njejte si ne Shqiperi, Angli, Portugali apo Gjermani. Natyra nuk para diskrimonon ne te […]
Katharsisi i bilbilit
Që shoqëria shqiptare ka pafundësisht probleme kjo nuk është ndonjë gjë e re. Që media shqiptare është jo profesionale edhe kjo nuk do kallauz. Por që të laheshin mëkatet në TV, nuk ishte pare. Çlidhje dua të krijoj ndërmjet shoqerisë dhe medias tani? Do vij me vonë te kjo pike. Një bilbil i muzikës shqiptare të premten në darkë te një emision që unë e kam shumë përzemër, tentoi të […]