Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Butaforia e rinisë së përparimit dhe amerikanët!

Si çdo gjë në këtë vend, që të ftillohen njerëzit, duhet që një fenomen të saturohet në atë pikë sa të të vijë për të vjellë ose duhet të vdesë njeri. Që ta konkretizoj: i ke parasysh ato streçet e femrave me leopard? Kur nuk ngeli dhe burrë pa i veshur ato atherë e kuptuan femrat që nuk mbante me ujë pilafi. Ose, e ke parasysh kur flasin njerëzit për […]

Analize / Ekonomi / Politike / Sociale

Ministri i Qilarit

Një vend është mirë nëse ekonomia e tij është mirë. Për tu shpjeguar studentëve teorinë e hirearkisë së nevojave sipas Maslow përdor shpesh një shprehje e cila pa shumë shkence e sintetizon gjenialitetin e atij zotërisë. “Nuk bëhet filozofi me barkun bosh!” – kjo është ajo fjali që unë mendoj se e shpjegon më mirë, edhe pse studentet në pamje të parë prap nuk e kuptojnë. Ideja është që ti […]

Politike / Shtypi / Sociale

Opozita kaps

Kjo vjeshtë ka për të qenë e bukur, jo për arsyen se morra 20.000 lekë gjobë për vonesë të deklarimit tatimor, por se kam një ndjesi të brendshme që më bën të besoj se do jetë e tillë. Sidomos pas një vere të veshtirë ku përvec vapës, thatësire ishte dhe ekonomia e shoqëria bashkë. Pasi vijuan aksionet për ribërjen e shtetit një e nga një, njerëzit ngaqë u mësuan keq, […]

Analize / Përroi Psiqik / Sociale

Asgjë e re nga Olimpi

Shyqyr që është kaq vapë! Kjo jo për arsyen se disa shëllohen në diell, hanë një vezë 2 mijë lekë dhe pinë një medemek koktejl 15 mijë lekë, e kam për njerëzit kur takohen me njëri-tjetrin, nuk kanë çfarë thonë kur përshëndeten dhe mbushin atë vakumin e shëmtuar mes dy njerëzve që takohen aq shpesh sa nuk kanë ç’te thonë, si puna e kamarierit që e shikon përditë, rrojes te […]

Analize / Politike / Shtypi / Sociale

Për fushatë i bëj të gjitha…

U bë kohë që marr vrull të zografis ndonjë gjë, por sa herë më vjen, bëhem gati dhe prapë ikën. Është njësoj si ajo ndjesia që të shkohet në banjë aq shumë dhe sa arrin te dera nuk të shkohet më… Megjithatë, jo se nuk ka material për t’u marrë, apo situata, apo njerëz, sepse dhe stof ka dhe gallatë ka, por edhe ditëzinj ka. Mirëpo janë bërë aq shumë […]

Analize / Politike / Sociale

Panairi i Këlcyrës

U nisa me një kolegun tim për të parë se ç’bëhej nga “Panairi i Punës”, i cili u shpall në darkë dhe u bë në mëngjes, pak a shumë si emisionet kaps që bëhen në televizionet shqiptare. Nga lajmerimi publik që pashë nuk prisja gjë të madhe se niste me një butafori të paperceptueshme, siç ia këpusin përherë për arsye të ndryshme butakët. Në lajmërim thuhej se duhet të përvishje […]

Analize / Përroi Psiqik / Politike / Shtypi / Sociale

Cudirat e vitit te vjeter, dhe hallet e te riut

Ne që kemi zgjedhur të jetojmë në këtë qerbela në krahasim me ata që jetojnë se nuk kanë nga tja mbajnë, kemi një avantazh! Avantazhi është se ne nuk jemi pjesë e asaj që të gjithë e dinë se çfarë ndodh por asnjë nuk flet.  Do thuash ti lexues i dashur në pritje të open-barit të vitit të ri, po çfarë bëni ju ndryshe nga të tjerët? Ne nuk flasim […]